Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Rritet këmbimi studentor mes UEJL-së dhe universiteteve evropiane

Gjatë vitit akademik 2013/2014 dhjetë studentët të Universitetit të Evropës Juglindore kanë shfrytëzuar mundësinë e këmbimit studentor në kudër të programit Erasmus.



Ky numër është arritur falë interesit dhe përgatitjes së studentëve të këtij Universiteti për të konkurruar dhe fituar në programe të ndryshme të këmbimit studentor.

“Janë 10 studentë, të cilët aktualisht i ndjekin studimet në universitete evropiane, me të cilët universiteti ynë ka të lidhura marrëveshje dypalëshe Erasmus. Krahasuar me vitin e kaluar akademik ka një rritje të theksuar të numrit të studentëve, të cilët kanë aplikuar dhe janë përzgjedhur për të realizuar këmbim studentor në universitete, siç janë: Geteborgu në Suedi, Tuente në Hollandë, apo Graci në Austri”, thotë Bujar Sinani, përfaqësues i Zyrës për Hulumtime dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Gjatë këtyre studimeve, studentët kanë sjellë përvojën evropiane të studimit, e cila sipas tyre, nuk dallon nga ajo që ata e marrin në universitetin amë.

Programi Erasmus në Maqedoni ka filluar të funksionoj në vitin akademik 2012/2013 dhe Universiteti i Evropës Juglindore ka qenë aktiv në dërgimin e studentëve në universitete dhe vende të ndryshme të Evropës.

“Nëse gjatë vitit të parë dhe të dytë universitetet në Maqedoni kanë mundur vetëm të dërgojnë studentë në këmbim, me programin Erasmus +, i cili fillon nga viti akademik 2014/2015, këmbimi do të jetë reciprok dhe Universiteti i Evropës Juglindore, do të jetë nikoqir i një numri të madh të studentëve ndërkombëtar, për vet faktin e ekzistimit të një numri të madh të programeve studimore në gjuhën angleze”, thotë Bujar Sinani.

Programi Erasmus nxit mësimin dhe të kuptuarit e vendit nikoqir, si dhe ndjenjën e të qenit pjesë e rrjetit të studentëve ndërkombëtar. Për pjesën më të madhe të studentëve, Programi Erasmus paraqet përvojën e tyre të parë të qëndrimit dhe studimit jashtë shtetit.

Google+