Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL me ofertë sfiduese akademike

Universiteti I Evropës Juglindore edhe vitin e ri akademik 2014/2015, ofron programe sfiduese akademike në të tre ciklet e studimit.



Analizat e tregut dhe të dhënat nga studentët aktual dhe ata potencial kanë bërë, që kjo ofertë të harmonizohet me këto kërkesa, duke I inkorporuar të gjitha aspektet e një oferte sipas standardeve akademike të hapësirës evropiane të arsimit të lartë.

“Këtë vit akademik do të ofrojmë 17 programe deridiplomike, 34 programe të ciklit të dytë apo master sipas modelit 3 plus 2 dhe modelit 4 plus 1. Vazhdojmë të mbesim të vetmit në rajon duke ofruar edhe programe online, katër programe studimore në cilin e parë dhe të dytë të studimeve. Gjithashtu, këtë vit fillojmë me konkursin e dytë të realizimit të studimeve të doktoraturës, përmes shkollës së doktoraturës dhe atë kemi hapur 9 programeve studimore të akredituara të doktoraturës apo ciklit të tretë”, thotë rektori Dika.

Në vitin e ri akademik në UEJL, pritet të regjistrohen rreth 1 mijë e 300 studentë, numër ky i përcaktuar në relacion me kuadrin që ofron universiteti, në pajtim me standardet ndërkombëtare për raportin student-profesor.

Burimet e informimit janë të shumta. Të gjithë ata që janë të interesuar dhe të tjerët mund t’i referohen ueb faqes sonë, mediave sociale, shërbimeve tona për të marrë informata burimore dhe gjithëpërfshirëse.

Konkursi tashmë është publikuar dhe të gjithë kanë mundësi, që në mënyrë transparente të shohin drejtimet studimore dhe kuptohet pagesën e shkollimit.

Universiteti I Evropës Juglindore ndryshe nga Universitetet tjera në rajon tashmë ka ndarë bursat meritore, që këtë vit janë rreth 80. E veçanta e kësaj është se bursat meritore iu ndanë kandidatëve potencial para se ata të jenë regjistruar në studime universitare.

Google+