Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Vizitat studimore përvojë botërore e studentëve të UEJL-së

Studentët e Universitetit të Evropës Juglindore janë pjesë përvojës së vazhdueshme e traditës së krijuar në këtë Universitet, ku u krijohet mundësia praktike e hulumtimit dhe njohjes për së afërmi me atë që studiojnë.



Të gjithë fakultetet e Universitetit në agjendën e tyre të aktiviteteve akademike varësisht nga fusha studimore vizitat studimore i kanë të vendosura si prioritete për realizim.

Fakulteti i Drejtësisë, zakonisht vizitat studimore i cakton gjatë muajit prill, kurse synimi është që studentët të vizitojnë institucionet kryesore të drejtësisë të Bashkimit Evropian, por edhe të vendeve anëtare të këtij unioni.

“Qëllimi është zgjerimi i horizonteve evropiane dhe ndërkombëtare të studentëve tanë, me ç’rast ata kanë mundësi që për së afërmi të njihen me funksionimin dhe mënyrën e punës së institucioneve relevante evropiane dhe ndërkombëtare, si: parlamentet e shteteve, parlamenti evropian, gjykatat nacionale dhe ndërkombëtare, fakultetet juridike, etj., kështu që, atë që e mësojnë në aspektin teorik e ndërlidhin me aspektet praktike. Kuptohet se, gjatë këtyre vizitave studimore, studentët tanë e kanë edhe mundësinë që të shkëmbejnë përvoja me kolegët e tyre studentë të fakulteteve juridike të shteteve të ndryshme evropiane, duke u njohur për së afërmi me mënyrën e mbajtjes së ligjëratave, ushtrimeve dhe provimeve.”, thotë prodekani i Fakultetit të Drejtësisë, Jeton Shasivari

Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, vizitat studimore kryesisht i realizon në kompani të njohura në Maqedoni, të cilët e kanë IT fushë kryesore, por edhe në rajon. Shumë nga studentët realizojnë edhe punën praktike në këto kompani.

“Interesimi nga ana e studenteve ka qenë shumë i madh për të marrë pjesë në këta vizita dhe në disa raste kemi pasur dhe iniciativa konkrete nga ana e studentëve”, thotë Adrian Besimi, prodekani i Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore.

Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë, vizitat studimore i realizon në disa kompani të mëdha, me të cilat Universiteti ka bashkëpunim të ngushtë.

“Deri më tani kemi organizuar shume vizita studimore, duke filluar nga ndërmarrjet prodhuese , shërbyese dhe institucioneve financiare. Kjo, ka ndikuar pozitivisht ne suksesin e vet studenteve.”- tha prodekani i Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, Selajdin Abduli.

Vizita të ngjashme organizohen edhe nga Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimi dhe Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike.

Google+