Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Programi Horizon 2020 i bashkon kompanitë me universitetet

Universitetet, së bashku me kompanitë mund të konkurrojnë për të përfituar fonde për realizimin e inovacioneve.



Kjo, mundësi ofrohet në kuadër të programit më të ri të Bashkimit Evropian, Horizon 2020, i cili është i dedikuar për hulumtime dhe inovacion.

Horizon 2020 është instrument financiar Bashkimit Evropian, që ka për qëllim sigurimin e konkurrencës globale në Evropë.

Programi është vazhdim i Programit FP 7, por i fokusuar në hulumtime dhe inovacion. Të gjithë ata, të cilët do të konkurrojnë, do të kenë mundësi, që përveç hulumtimeve të aplikojnë edhe me inovacione.

Programi Horizon 2020, është i hapur për të gjithë dhe i përshtatur për të konkurruar dhe fokusuar në atë që me të vërtet është e rëndësishme.

Ky programi pritet të plotësohet me instrumente shtesë me qëllim zhvillimin e Zonës Evropiane të Hulumtimit. Këto instrumente , do të synojnë thyerjen e barrierave për të krijuar një treg të vërtetë e unik të dijes, hulumtimit dhe inovacionit.

Fondet që janë ndarë për këtë program janë rreth 80 miliard euro, kurse kohëzgjatja e realizimit të projekteve është deri në vitin 2020.

Google+