Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Zhvillim profesional për një performancë më të mirë

Në Universitetin e Evropës Juglindore përfundoi java e trajnimeve (20-24 janar 2014), ku u trajtuan tema të ndryshme me rëndësi për zhvillimin profesional të stafit akademik dhe administrativ.



Sfidat e qeverisjes dhe menaxhimit, cilësia, vëllimi i punës për stafin akademik dhe metrika e performancës, mundësitë për hulumtim dhe profili hulumtues i stafit akademik, komunikimi profesional – linjat e autoritetit, efikasiteti dhe mirësjellja, zgjidhja efektive e ankesave dhe studentëve dhe stafit, ndërkombëtarizimi dhe mobiliteti i studentëve, ishin disa nga temat në fokus të prezantimeve dhe punëtorive të realizuara, etj.

Tradicionalisht, në suaza të programit për zhvillim dhe trajnim në UEJL, është ndarë edhe çmimi për performancë të lartë të stafit akademik për vitin akademik 2012/2013. Ky çmim i ka takuar profesor Ali Pajazitit.

“Falënderoj komisionin përzgjedhës, presidentin e Bordit, rektorin si dhe stafin e UEJL-së në përgjithësi për këtë çmim përnderues”, deklaroi Pajaziti.

Me këtë rast, janë ndarë edhe çmime të tjera të ndryshme për aktivitete që ndërtojnë dhe avancojnë imazhin e universitetit në komunitet dhe më gjerë, por edhe që japin kontribut për shoqërinë dhe botën akademike.

Google+