Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Dy ekspertë ndërkombëtarë do të mbikëqyrin cilësinë e Universitetit

Universiteti i Evropës Juglindore në kuadër të strategjisë për kontrollin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve akademike ka angazhuar dy kampionë të rinj të cilësisë.



Frances Owen (Frensis Ouen) dhe Steve Bristow (Stiv Bristou), janë kampionët e rinj të cilësisë, të cilët dy herë në vit, do të realizojnë auditime dhe do të japin rekomandime për përmirësime, duke u fokusuar në proceset e specifikuara akademike dhe administrative, funksionet ose të dhëna, që janë identifikuar dhe për cilat është rënë dakord paraprakisht.

Fransis Owen është njohës i mirë administrativ, me përvojë në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive organizative në kompani të mëdha, në zhvillimin korporativ dhe qeverisjen e korporatave. Njihet si studiues i fokusuar dhe menaxher me përvojë i cilësisë, me një biografi të pasur dhe të suksesshme në inspektimin e cilësisë.

Stephen Bristow, është kampioni tjetër i cilësisë, i cili po ashtu ka një përvojë të pasur në fushën e arsimit të lartë. Ai ka qenë njëri nga këshilltarët kryesor për politikat e arsimit të lartë në Ministrinë e Arsimit të Kosovës dhe këshilltar i lartë për sigurimin e cilësisë dhe qeverisjes në Këshillin Britanik të Akreditimit për Arsimim e Pavarur dhe anëtar e udhëheqës në shumë institucione të tjera, që kryesisht merren me çështjet e arsimit të lartë.

Google+