Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Gjendja dhe perspektiva e sociolinguistikës sot – Konferencë shkencore në UEJL

“Debatet e tilla si ky që po organizohet tani hedhin dritë më shumë në kontributin që po jep komunikimi gjuhësor brenda një komuniteti dhe komuniteteve të ndryshme dhe kjo vërteton thënien e dikurshme të albanologut tonë të nderuar Eqrem Çabej se, vendi që zuri ndër shekuj populli shqiptar në brigjet e Adriatikut e të Jonit, do të përcaktonte edhe fatet historike të gjuhës e të kulturës së tij”.- Prof. Dr. Zamir Dika gjatë hapjes së konferencës në UEJL.



Konferenca ndërkombëtare shkencore u organizua nga Universiteti i Evropës Juglindore në një bashkëpunim të vazhdueshëm me studiues të njohur nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Universiteti i Amsterdamit, Universiteti i Korçës, Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Elbasanit si dhe ‘University College of International Relations and Diplomacy of Zagreb’.

Akademik Emil Lafe nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë shprehu nderimet e tija në fjalën e tij përshëndetëse: “jam i nderuar, që gjendem në këtë vatër të dijes dhe kulturës shqiptare. Ky Universitet është shembull edhe për universitet tjera për rëndësinë që i jep shkencës dhe hulumtimeve shkencore”.

Gjatë gjithë ditës së premte (1 nëntor) vazhduan punimet në seanca plenare, ku u lexuan kumtesat e pjesëmarrësve: Disa nga temat që u diskutuan ishin: Fjalorët dialektorë e krahinorë të shqipes si bazë e studimeve të sotme sociolinguistike, Gjuha e të rinjve në rrjetet sociale si një aspekt sociolinguistikë i komunikimit, Migrimi i popullatës shqiptare nga Maqedonia – studim etnik , Gjuha, element themelor në formimin e identitetit në letërsinë e Rilindjes, Përdorimi i simboleve dhe shenjave në komunikimet elektronike, Vlerat gjuhësore dhe patriotike në veprën “ Ligjërimet arbëreshe ” të Gjovalin Shkurtajt

Pritet që punimet e studiuesve të kësaj konference të botohen në të ardhmen si burime shkencore të rëndësishme si për studiues të ndryshëm ashtu edhe për të rinjtë, gjegjësisht studentët.

Google+