Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Takim me studentët e doktoraturës

Studentët e doktoraturës, të shtunën (9.11.2013), janë takuar për t’u njoftuar me Universitetin, detyrat që i pret gjatë studimit dhe me të dhënat të tjera që u nevojiten në punën e tyre shkencore në kuadër të ditës së orientimit, që u organizua në Universitetin e Evropës Juglindore.



“Konsiderojeni këtë ditë si shumë të rëndësishme për ju. Kjo, është maja e zhvillimit tuaj profesional”, tha në fjalën e tij mirëseardhjeje prorektori për çështje akademike, Prof. Dr. Endrju Gudspid. Ai i siguroi studentët se do ta kenë përkrahjen e plotë gjatë tërë kohës së studimit nga të gjitha shërbimet e Universitetit.

Drejtori i studimeve të doktoraturës, Prof. Dr. Hasan Jashari, i informoi studentët se këtë vit për herë të parë në universitetin tonë studimet e doktoraturës janë të rregullta, që nënkupton ndjekjen e ligjëratave dhe dhënien e provimeve.

Ata, po ashtu u njohën me shërbimet kryesore të universitetit: shërbimin studentor, shërbimin e teknologjive informatike, bibliotekën,shërbimin e karrierëssi dhe u takuan me përfaqësuesit e fakulteteve.

Google+