Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Shoqërimi në Bjeshkët e Sharrit

Një grup studentësh, entuziastë dhe anëtarë të stafit të Universitetit të Evropës Juglindore, në fillim të tetorit, kanë realizuar ecje rekreative në shtegun nga Kodra e Diellit tek vendi i quajtur “Guri i Sidollit”.



“Kjo, nuk është hera e parë, që Departamenti i sportit i UEJL-së në bashkëpunim me klubet e ndryshme të universitetit të organizojë aktivitete të ngjashme, të cilët kanë për qëllim shoqërimin dhe ruajtjen e shëndetit fizik të pjesëmarrësve, ” u shpreh udhëheqësi i Departamentit të sportit, Menan Memedi.

“Përveç rekreacionit, stafi dhe studentët patën rastin të shoqërohen midis vete në mënyrë relaksuese jashtë amfiteatrove dhe klasave të mësimit”, theksoi prof. Artan Luma, kryetar i klubit “SEEU Alpine”, klub i cili ishte bashkorganizator i kësaj ecjeje rekreative.

Shtegu ishte mjaft interesant, me shumë bukuri natyrore që i ofron Mali Sharr. Studentët, posaçërisht ata që nuk ishin nga Tetova, u shprehën se aktivitet e këtilla mundësojnë që ta njohin qytetin, të njohin bukuritë e natyrës që e rrethojnë atë dhe që është më e rëndësishmja, shoqërimi, që në kushte të këtilla natyrore zhvillohet në mënyrë spontane.

Google+