Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Bestsellerët më të lexuar edhe nga studentët e UEJL-së

Libri “Pesëdhjetë hijet e Greit”, E. L. James është romani më i lexuar në bibliotekën universitare të UEJL-së, duke u pasuar nga tekstet universitare të fushave të ndryshme.



Kjo është e zakonshme për këtë periudhë kohore, kur studentët janë në ligjërata dhe nuk është periudha e provimeve. Zakonisht, kjo kohë është më relaksuese dhe studentët e shfrytëzojnë për të lexuar romane dhe libra të ngjashëm. Studentët tanë janë gjithnjë në harmoni me trendët botërore të leximit të romaneve. Romani triler “Pesëdhjetë hijet e Greit” është bestseller në shumë vende të botës me mbi 70 milion kopje të shitura.

“Financat Publike”, me autor Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti është libri më i huazuar nga tekstet universitare gjatë kësaj periudhe nga studentët, duke u pasuar nga libri me të njëjtin titull, por në gjuhem maqedonase me autor Zhivko Atanasovski. Në mesin e pesë librave, që më së shumti huazohen nga studentët e Universitetit tonë janë edhe tekstet universitare “Bashkimi Evropian : e drejta, institucionet dhe politikat” me autor Doc. Dr. Abdulla Azizi, pastaj “Bazat e programimit në C++”, me autorë, Agni Dika dhe “Calculus for business, economics, and the social and life sciences / Laurence D Hoffmann.

Sipas statistikave të bibliotekës universitare, aktualisht më së shumti huazohen librat në gjuhën angleze, kryesisht të letërsisë amerikane dhe angleze.

Sipas statistikave të bibliotekës universitare, aktualisht më së shumti huazohen librat në gjuhën angleze, duke u pasuar nga librat në gjuhën shqipe dhe maqedonase.

Biblioteka është mirë e furnizuar, sepse furnizimi me tituj të rij bëhet në bazë të sillabusit. Studentët kanë mundësi të gjejnë shumicën e librave, të cilët i shfrytëzojnë gjatë studimeve.

Lista e librave më të rij në bibliotekë:

1- “The Kosovo News and Propaganda War “ - Peter Goff

2- “E drejta civile : pjesa e përgjithshme”- Abdulla Aliu

3- “Information technology project management “ - Kathy Schwalbe

4- “E-business and e-commerce management : strategy, implementation and practice” – Dave Chaffey

5- “Кензијанска економска филозофија : од Кејнз до денешни дни”- Таки Фити

Sipas raporteve zyrtare baza e të dhënave, për shfrytëzim mujor biblioteka renditet në mesin e tre vendeve të para në Maqedoni.

Biblioteka universitare është lider në shfrytëzimin e bazave të të dhënave elektronike online në Maqedoni, si p.sh. EBSCO dhe bazat tjera. Biblioteka “Max van der Stoel” është anëtare e vetme nga universitetet jo publike e Konzorciumit të bibliotekave në Maqedoni.

Google+