Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Universiteti i Evropës Juglindore dhe Komuna e Tetovës bashkë për projekte mjedisore

Universiteti i Evropës Juglindore dhe Komuna e Tetovës bashkë për projekte mjedisore



Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika dhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim të ndërsjellë.

Bëhet fjalë për "Memorandumin për mirëkuptim për vendosjen e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik mes Komunës së Tetovës dhe Universitetit të Evropës Juglindore", ku me ndihmën e Institutit të mjedisit jetësor dhe shëndetit të UEJL-së do t’i hyhet realizimit të projektit “Plani aksionar klimatik për qytetin e Tetovës".

“Ne do t’i bashkërendojmë aktivitetet tona, me qëllim që të përkrahim iniciativa dhe projekte në të mirë të komunës dhe të gjithë qytetarëve dhe Universitetit tonë. Ne me këtë akt shprehim gatishmërinë tonë për të ofruar ekspertizën që kemi si Universitet i Evropës juglindore”, tha rektori Prof. Dr. Zamir Dika.

“Me anë të këtyre marrëveshjeve e formalizojmë bashkëpunimin tonë dhe këtu e kemi gjetur përkrahjen e rektorit për të gjitha projektet tona me interes për qytetarët e komunës sonë”, tha kryetarja e Komunës së Tetovës, Prof. Dr.Teuta Arifi.

Realizmi i marrëveshjes është planifikuar të bëhet në disa faza, ku UEJL do të ketë rolin kyç në ofrimin e ekspertizës, në veçanti në përpilimin e planit aksionar klimatik për Tetovën, që parasheh zvogëlimin e emetimit të gazrave ndotës dhe shndërrimin e Tetovës në një qytet me mjedis të pastër jetësor.

Google+