Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Konviktet me kushte moderne presin studentët

Konviktet me kushte moderne presin studentët



Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë, është universitet i vetëm i integruar, i cili përveç kushteve të tjera ofron edhe akomodimin e studentëve brenda Kampusit.

Afrim Jonuzi, drejtor i Konvikteve, thotë se paraqitja për vendosje të studentëve bëhet para fillimit të çdo viti akademik dhe përparësi kanë studentët që vijnë nga qytetet tjera, përveç Gostivarit dhe Tetovës.

“Kapacitetet e konvikteve të UEJL-së konsistojnë në 7 godina me mundësi akomodimi prej 450 shtretërve”, thotë Jonuzi.

Të gjitha dhomat posedojnë kuzhinë për gatim dhe inventarë të nevojshëm për qëndrim sa më komod dhe me kushte moderne.

Universiteti i Evropës Juglindore kujdeset edhe për sigurinë e banorëve të konviktit dhe për këtë është angazhuar shërbimi i sigurimit, i cili i siguron objektet 24 orë. Po ashtu, konviktet kanë edhe përgjegjësin e tyre i cili është gjithnjë në dispozicion të konviktorëve për të gjitha kërkesat që ata mund të kenë sa i përket akomodimit dhe funksionimit të pajisjeve.

Gjatë qëndrimit në konvikte, studentët kanë mundësi të merren me aktivitete të ndryshme sportive. Për këtë qëllim janë terrenet sportive për futboll, basketboll, vrapim dhe fitnes. Të gjithë ata, të cilët duan të lexojnë dhe të përgatiten për mësime, mund të shfrytëzojnë leximoren e bibliotekës universitare, kurse të tjerët të cilët duan të zbaviten brenda kampusit gjendet bufeja dhe restoranti .

Google+