Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL në Shkup me objekt të ri me standarde ndërkombëtare

UEJL në Shkup me objekt të ri me standarde ndërkombëtare



Duke u nisur nga interesi i shtuar për studim në Qendrën e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) në Shkup, nga ky vit studentët do të studiojnë në një objekt më të madh dhe më atraktiv. UEJL në Shkup është zhvendosur në objektin e ri, që gjendet në qendër të Shkupit, në Çarshinë e Vjetër tek objekti “Ura”.

“Zhvendosja në objektin e ri në Shkup ishte nevojë e kohës, pasi numri i studentëve të rinj, të cilët duan të studiojnë në UEJL në Shkup është rritur çdo vit. Kjo e shtyri menaxhmentin e Universitetit të kërkojë një objekt më të madh dhe që i plotëson standardet ndërkombëtare dhe kushtet e nevojshme për studim. Objekti ka një hapësirë mbi 3.000 metra katrorë, amfiteatro dhe klasa për mësim”, thotë rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir DIka.

Tashmë, studentët e UEJL-së në Shkup, do të kenë të njëjtat kushte të studimit me ato në kampusin qendror në Tetovë.

Me këtë investim Universiteti i Evropës Juglindore është Universiteti i vetëm në Maqedoni që ofron kushte studime të njëjta për studentët si në kampusin qendror ashtu edhe në atë në Shkup.

“Qëllimi ynë është që studentët të marrin shërbim cilësorë dhe të njëjtë, në cilëndo qendër të studiojnë ata. Ne kujdesemi për standardet dhe cilësinë si të mësimdhënies, ashtu edhe të infrastrukturës. Në këtë drejtim jemi lider në rajon”, thotë rektori Dika.

Google+