Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Filloi mësimi në UEJL

Filloi mësimi në UEJL



Në Universitetin e Evropës Juglindore, tashmë ka filluar mësimi për të gjithë studentët e regjistruar në vitin e ri akademik 2013/2014. Në fjalën e mirëseardhjes, rektori i Universiteti të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika, ndërmjet tjerash theksoi: “Këtu do të jeni të veçantë. Prej jush kërkojmë që të bëheni studentë të mirë, të vyeshëm, të interesuar dhe kureshtar, të pyesni, të jepni vështrimet tuaja kritike dhe të jeni aktiv në mësim. Nëse bashkërisht dhe me përgjegjësi i luajmë rolet tona ashtu siç duhet, atëherë ju siguroj se prej këtij amfiteatri do të dalin liderë të mençur, menaxhues të suksesshëm të bizneseve, profesionistë të dalluar dhe mbi të gjitha qytetarë të denjë të Evropës së re të bazuar në dije. Dhe, e gjithë kjo e pasuruar me mundësi të ndryshme të jetës studentore, e cila është e organizuar në klube të ndryshme nga Parlamenti Studentor që së bashku përbëjnë sistemin që do ta ndryshojë jetën tuaj. Njëkohësisht, do të jemi miqtë tuaj, kolegët tuaj, por edhe prindërit tuaj. Do të kërkojmë prezencën e detyruar në mësim, por edhe fleksibilitet dhe udhëzime maksimale gjatë mësimit tuaj individual.”, tha mes tjerash rektori Prof. Dr. Zamir Dika.

Google+