Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Këmbimi studentor përvojë unike në UEJL

Studentët,Trime Halili, Leutrim Mehmedi dhe Liridona Veliu, janë vetëm një pjesë nga numri i madh i studentëve të Universitetit të Evropës juglindore (UEJL), të cilët kanë shfrytëzuar mundësinë për të marrë bursë në kudër të programit për këmbim studentor “Erasmus”.



Ky program, studentëve iu mundëson qëndrim studimor për një semestër në njërin nga universitetet partnerë në vende të ndryshme të Evropës, me të cilët UEJL ka të lidhur marrëveshje dypalëshe “Erasmus”.

"Vjen një moment në jetën tuaj, kur hapësira dhe vendet bëhen shumë të njohura, njerëzit përreth jush duken të njëjtë dhe kur idetë varfërohen. Sfidojeni veten. Bëhuni pjesë e projekteve të ndryshme të këmbimit të studentëve, lëvizni dhe eksploroni botën. Sfidoni kufijtë, bëhuni zotërues të vetes tuaj”, kështu thonë dy studente, Trime Halili dhe Liridona Veliu, të cilat janë pjesë e projektit për këmbim studentor, në kuadër të programit Erasmus dhe aktualisht qëndrojnë në Universitetin e Lubjanës.

“Fati i qesh gjithmonë të guximshmit”, ka thënë Desiderius Erasmus, njeriu, emrin e të cilit e mban projekti që ka shtyrë të rinjtë nga e gjithë bota të bashkohen, mësojnë dhe ndajnë përvojat e tyre në mënyrë më të mirë të mundshme. Në jetën tuaj, vetëm njëherë mund të bëheni studentë Erasmus. Mos e lëshoni asnjëherë mundësinë e artë që e ofron Universiteti i Evropës Juglindore”,thotë Leutrim Mehmedi.

Përveç programit “Erasmus”, janë edhe shumë programe të tjera, që u mundësojnë studentëve të UEJL-së, të lëvizin në Universitete të ndryshme të Evropës, duke sjell më pas përvojën e tyre në universitetin amë. Sipas zyrës ndërkombëtare të UEJL-së, është një numër i konsiderueshëm i studentëve, të cilët e kanë shfrytëzuar mundësinë e këmbimit studentorë dhe tashmë janë kthyer me një përvojë, që sipas tyre sa i përket mësimdhënies dhe cilësisë nuk dallon shumë nga UEJL. Ajo që u sjellë përfitime studentëve është përvoja, zgjerimi i njohjeve me studentë nga universitete të ndryshme dhe këmbimi i përvojës.

Google+