Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Trajnime për të rritur cilësinë akademike

Universiteti i Evropës Juglindore (nga 16-18 janar), ka mbajtur trajnimet për stafin akademik dhe atë administrativ në fusha të ndryshme, me qëllim që të rrisë cilësinë akademike.



Menaxhimi i cilësisë, hulumtimet, komunikimi efikas dhe tema të tjera të rëndësishme për zhvillimin e stafit, ishin objekti i kryesor i këtij trajnimi, për ç’gjë u përkujdesën ekspertë të njohur të fushës nga vendi, ekspertë ndërkombëtar, por edhe ekspert të Universitetit. Trajnimet janë vazhdimësi e trajnimeve, të realizuara gjatë këtij viti akademik në Krushevë dhe kanë për qëllim ruajtjen dhe ngritjen e performancës profesionale të të punësuarve.

Në kuadër të këtij aktiviteti janë shpallur edhe fituesit e projektit për mësimdhënie dhe hulumtuesi i vitit, si dhe shpërblimet për performancë të lartë të stafit akademik dhe administrativ.

Luiza Zeqiri, është shpallur fituese të çmimit të vitit për projektin për mësimdhënie dhe të nxënit. Gjithashtu, vlen të theksohet se të gjithë projektet në fjalë, janë vlerësuar dhe përzgjedhur nga profesori i njohur i Universitetit të Lundit, Thomas Olsson. Ky çmim jepet për herë të tretë në UEJL.

Shpërblimi për performancë të lartë në punë për vitin akademik 2011/2012, iu nda Nuriman Bejtulit, kurse të gjithë të nominuarve (gjithsej 11), iu ndanë mirënjohje. Ky çmim jepet për herë të parë në UEJL dhe do të jetë tradicional.

Google+