Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Menaxhmenti i UEJL viziton Holandën

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), Prof. dr. Zamir Dika, prorektori për hulumtime dhe marrëdhënie ndërkombëtare, Prof. dr. Blerim Reka dhe sekretar i përgjithshëm, Xhevahir Memeti, nga 3-7 dhjetor 2012, qëndruan në Holandë.



Gjatë kësaj vizite zyrtare, delegacioni i UEJL-së realizoi takime me përfaqësues të më shumë universiteteve dhe instituteve prestigjioze holandeze, si: Prof. Genugten, (dekan i Institutit global të drejtësisë në Hagë) dhe me Prof. dr. Leo de Haan, (rektor i Institutit ndërkombëtar për studime sociale, (ISS), në Hagë - pjesë e Universitetit Erasmus të Roterdamit).

Google+