Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U ndahen certifikata studentëve nga Kosova për “Lidership dhe Punën Rinore në Komunitet”

Universiteti i Evropës Juglindore dhe Qendra për arsimim joformal “Triagolnik” (Trekëndësi),ditë më parë solemnisht u ndanë certifikata 28 studentëve nga Kosova, të cilët me sukses kanë kryer Nivelin 2, të trajnimit për Lidership dhe Punë Rinore në Komunitet.



Në këtë Ceremoni, prorektori për hulumtime i UEJL-së, Prof. Dr. Blerim Reka tha se këta studentë janë të privilegjuar, pasi fitojnë përgatitje të fuqishme profesionale, që është shumë e rëndësishme jo vetën për zhvillimin profesional, por edhe në zhvillimin e biznesit privat.

Mr. Demush Bajrami, këshilltar i rektorit vuri në pah faktin se sot, bota e zhvilluar ka hyrë gjerësisht në epokën që, e quajti ai “epoka revolucionit arsimor”, duke çmuar vlerën dhe përgatitjet individuale të secilit prej nesh. Studentët nga Kosova i uroi edhe dekanja e Fakultetit të Administrimit Publik dhe Shkencave Politike, Prof. Dr. Elena Andreevska.

Prodekani i Fakultetit të Administrimit Publik dhe Shkencave Politike, Prof. Dr. Jonuz Abdullai, tha se sot do të ndajmë certifikata për studentët, të cilët me sukses e kanë kryer Programin Lidershipi dhe Puna Rinore në Komunitet, duke u pajisur me 60 kredi, te cilët mund t’i transferojnë në vazhdimin e studimeve në ciklin e parë në Universitetin e Evropës Juglindore dhe në universitete të tjera.

Mirjana Gjorgjevska, përfaqësuese e Organizatës joqeveritare “Triagolnik”, tha se këta studentë kanë bërë një punë të lodhshme, për ç’gjë në të ardhmen lidhjet e krijuara nga këta 28 liderë, do të ndikojnë në transferimin e shoqërisë drejt perspektivave evropiane.

Albulena Zaimi, përfaqësuese e Organizatës “CED”, tha se studentët kanë bërë një rrugë të gjatë, por të suksesshme. Arif Kamberi, njëri nga studentët, të cilët u pajisën me certifikata, shprehu përshtypjet e tij dhe të grupit për suksesin e këtij programi studimor.

Ai falënderoi Universitetin e Evropës Juglindore dhe Organizatën “Triagolnik” për mbështetjen e dhënë.

Ky është viti i dytë, që në UEJL, organizohet ceremonia e dhënies së certifikatave për kryerjen e kursit në kuadër të Programit Lidershipi dhe Puna Rinore në Komunitet.

Google+