Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Studentë nga India trajnohen në Universitetin e Evropës Juglindore

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), prej 7-17 shtator ishte nikoqir i trajnimit ndërkombëtar me titull “Nxjerrja e vlerave të biznesit nga analitika”, në bashkëpunim me Fakultetin për Biznes Keli (Kelley School of Business), të Universitetit të Indianës (SHBA) dhe Institutit indian të menaxhmentit (Indian Institute of Management-IIM-L), nga Luknou (Lucknow), Indi.



Në kuadër të këtij trajnimi, rreth 70 studentë indianë përveç mësimit, kanë vizituar disa kompani në Tetovë dhe pikat më të rëndësishme turistike të rajonit të Tetovës, si Xhaminë e Larme, Teqenë “Harabati Baba”.

Pas përfundimit të kursit intensiv, studentët u pajisen me certifikatë.

“Studentët nga India kanë ndjekur studimet e magjistraturës në Institutin indian të menaxhmentit dhe shumica e tyre janë të punësuar në korporata të mirënjohura multinacionale dhe transnacionale. Instituti indian i menaxhmentit është radhitur në vendin e katërt në nivel shtetëror në Indi për programet e magjistraturës në administrimin e biznesit - MBA. Fakulteti për Biznes Keli (KSB), është i ranguar si një nga top fakultetet për biznes në SHBA”, thotë Luan Eshtrefi, shef i Zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare në UEJL.

Mysafirët nga Instituti indian i menaxhmentit u akomoduan në konviktet studentore të UEJL-së në Tetovë.

Ky është viti i dytë radhazi që UEJL është nikoqir i kësaj ngjarjeje me universitet partnere nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe India.

UEJL vazhdon të krijojë profilin e vet ndërkombëtar dhe ngjarjet e tilla janë të rëndësishme për ne dhe shoqërinë në përgjithësi.

Google+