Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Studimet e magjistraturës në UEJL – mundësi për karrierë ndërkombëtare

Universiteti i Evropës Juglindore edhe në vitin e ri akademik 2012/2013, vazhdoi me ofertën e pasur të programeve studimore të ciklit të dytë, sipas sipas modelit 3+2 dhe 4+1, në gjuhët vendore – në gjuhën shqipe dhe maqedonase, si dhe programet studimore në gjuhën angleze.



Në ciklin e dytë, sipas modelit 3+2, këtë vit ofrohen 20 drejtime në të gjitha fakultetet, në Kampusin në Tetovë dhe në Shkup. Po ashtu, këtë vit ofrohen edhe 5 programe studimore njëvjeçare dysemestrale sipas modelit 4+1 në Tetovë dhe në Shkup.

Programet studimore

të ciklit II

(me 90 kredi)

Programet studimore

të ciklit II

(me 120 kredi)

Fakultetet

· E Drejta Penale

· E Drejta Penale

· E Drejta Civile

· Studimet e Sigurisë

· E Drejta Ndërkombëtare

Fakulteti i Drejtësisë

(FD)

· Financë

· Menaxhment

· Administrim Biznesi(MBA)*

· Financa dhe Kontabilitet

· Menaxhmenti

· Marketing

· Ndërmarrësi dhe Zhvillimi Ekonomik Lokal

Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë

(FBE)

· Studime për diplomaci

· Studime të Administrimit Publik

· Shkencat Politike

· Studime për Diplomaci

· Zhvillimi i shoqërisë civile

Fakulteti i Administrimit Publik ahe Shkencave Politike (FAPSHP)

· Zhvillimi i Softuerit dhe Aplikacioneve

· Menaxhimi me Bazat e të Dhënave

· Informatika e Biznesit

Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore (FSHTB)

· Mësimdhënia e Gj. Angleze

· Studimet e Gjermanishtes

· Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

· Menaxhimi dhe udhëheqja e arsimit

· Marrëdhëniet me Publikun dhe Komunikimi i Marketingut

Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit (FGJKK)

Të dhënat e Shërbimit studentor flasin për një interesim të shtuar, pothuajse në të gjitha drejtimet, duke potencuar se ka kërkesa për hapjen edhe të programeve të reja.

Universiteti i Evropës Juglindore është lider në ofrimin e programeve të magjistraturës, me një përshtatje sipas nevojave të tregut. Ligjëratat ndiqen gjatë fundjavës dhe universiteti ofron mundësi për të kryer studime cilësore të standardeve bashkëkohore.

Vlen të theksohet se Universiteti i Evropës Juglindore ka filluar me ofrimin e programeve studimore të ciklit të dytë prej vitit 2005.

Google+