Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Qyteza e UEJL joshëse për studentët e rinj

Në Universitetin e Evropës Juglindore, të hënën (17 shtator 2011), filloi “Java orientuese” për të gjithë studentët e regjistruar në vitin e ri akademik. Në ceremoninë solemne, rektori i këtij universiteti, Prof. Dr. Zamir Dika dhe prorektori për çështje akademike, Prof. Dr. Endrju Godspid u dëshiroi mirëseardhje studentëve të saporegjistruar.



“Ju, ashtu siç keni ardhur sot në një ditë të veçantë, ashtu edhe do të ndjeheni të veçantë gjatë gjithë këtyre viteve të studimit, sepse do të studioni në universitetin ku standardet janë më të avancuarat dhe më evropianet në rajon dhe mund të them me krenari se janë të harmonizuara me sistemin që buron nga procesi i ashtuquajtur i Bolonjës – sinonim ky i reformave më të thella të arsimit të lartë në Evropë”, tha rektori Dika.

“Sistemi edukativ dhe modeli pedagogjik në Universitetin e Evropës Juglindore është i dizajnuar që të jetë konsistent me maturimin dhe pjekurinë tuaj individuale, pra është i përshtatur me stilin tuaj të jetës”, nënvizoi mes tjerash rektori Dika.

Prorektori për çështje akademike, Prof. Dr. Endrju Godspid, i porositi ata të jenë kreativ, të guximshëm, të punojnë shumë, që të kenë një të ardhme të ndritshme.

Gjatë javës orientuese, studentët u njohën me qytezën universitare dhe u pajisën me dokumentet e identifikimit studentor (kartelat ID), e kanë përpiluar orarin dhe u njohën me këshilltarët për çështje studentore dhe administratën e Universitetit.

Ata, po ashtu u njohën me shërbimet kryesore të universitetit, si shërbimin studentor, shërbimin e teknologjive informatike, bibliotekën, shërbimin e karrierës dhe me fakultetin, ku ata kanë zgjedhur të studiojnë.

Google+