Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Ambasadori i SHBA-ve, Pol Volers takoi me studentët e UEJL-së

Studentët e UEJL-së, të premten ( 8 qershor 2012), patën mundësi të takohen me ambasadorin e SHBA-ve në Maqedoni, Pol Volers.



Ata më ambasadorin Volers, bashkëbiseduan për tema të ndryshme, kryesisht të sferës së profesionalizimit të tyre dhe u informuan për sistemin e arsimit të lartë të këtij shteti. Studentët u interesuan edhe për mundësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë mes studentëve të këtij universiteti dhe studentëve universiteteve të SHBA-ve.

Ambasadori Volers, pati edhe një takim me rektorin e UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika dhe me anëtarë të menaxhmentit.

Ambasadori i SHBA-ve, Paul Volers në këtë takim të ngrohtë e përgëzoi rektorin për të vazhduar edhe më tutje me hapat zhvillimor të këtij universiteti të nivelit ndërkombëtar.

“Ju sot keni tubuar disa asete, por tani do të varet nga ju se sa këto asete do të mund t’i shfrytëzoni në profesionin dhe karrierën tuaj”, tha midis tjerash ambasadori Volers.

Rektori Dika e njoftoi ambasadorin Volers me aktivitetet e përbashkëta të Bordit dhe menaxhmentit të universitetit dhe për përpjekjet që po bëjnë t’u siguruar studentëve kushte për të studiuar në një mjedis të standardeve evropiane dhe amerikane të arsimit të lartë, por edhe duke u përkujdesur që të dizajnojnë instrumente për matjen e performancës me qëllim të ruajtjes së këtyre standardeve akademike gjatë studimeve.

Google+