Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Cilësia në funksion të dijes

Akademikë nga fusha të ndryshme, udhëheqës arsimor dhe ata që bëjnë politikat arsimore, u tubuan të martën (12 qershor 2012), në UEJL, në kuadër të Konferencës nacionale për cilësinë e arsimit të lartë, e cila u organizua nga Zyra për sigurimin e cilësisë së këtij Universiteti.



Konferenca kishte për qëllim të tërheq vëmendjen në atë që është me të vërtetë e rëndësishme - cilësia në mësimdhënie dhe të nxënit. Të kuptuarit e rëndësisë së futjes së metodave të reja mësimore në pajtim me parimet e Bolonjës dhe Programit nacional për zhvillimin e arsimit në Maqedoni 2005-2015, përbëjnë thelbin e ndryshimit të paradigmës – nga mësimdhënësi drejt studentit. Krijimi i një sistemi të sigurimit të cilësisë është me rëndësi të madhe edhe për të ndihmuar misionin e universiteteve.

“Bashkëpunimi në sigurimin e cilësisë dhe zhvillimin e standardeve të përbashkëta, procedurave dhe udhëzimeve për sigurimin e cilësisë, duke këmbyer përvojat midis nesh, do të kontribuojë për një transparencë më të madhe dhe ndërtimin e besimit, duke çuar kështu në mobilitetin e studentëve dhe njohjen e kualifikimeve, që është thelbësore për atraktivitetin dhe konkurrencën e arsimit të lartë evropian”, tha rektori i UEJL-së Prof. Dr. Zamir Dika.

Përmes kësaj Konference dëshirojmë të nxisim një angazhim edhe më serioz për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë në ofrimin e dijes. Qëllimet e përcaktuara të kësaj konference kanë për synim që përmes një kontributi shkencor të japin ndihmesa drejt një sistemi më të avancuar të menaxhimit të cilësisë, tha Dika.

Pjesëmarrës në konferencë ishin shumë profesorë nga Maqedoni si dhe nga universitete të Evropës si dhe ministri i arsimit Pançe Kralev i cili vlerësoi lartë rolin e konferencave të këtilla në shërbim të arsimit në Maqedoni, ndërsa premtoi se ministria që drejton ai do të përkrah projekte të këtilla.

Moderator i konferencës ishte Pavel Zgaga, profesor i filozofisë së arsimit dhe politikës së arsimit në Universitetin e Lubjanës, në Slloveni.

Dr.Thomas Olsson nga Universiteti i Lund-it në Suedi tha se universiteti i tyre është një ndër universitetet më të suksesshme në Skandinavi në sferat e arsimimit dhe hulumtimit. Ai tha se që nga viti 1666 është angazhuar për përsosmërinë e këtij universiteti dhe për risi. Univerziteti i Lundtit aktualisht renditet ndër 100 universitetet më të mira në botë.

U diskutuan edhe rangimet ndërkombëtare, rezultatet e anketimeve të studentëve, dhe agjencitë e evaluimit (dhe sigurimit të cilësisë) të cilat dëshmojnë qartë për rëndësinë dhe fokusin e vazhdueshëm në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënit në arsimin e lartë në Republikën e Maqedonisë.

Bartëse e aktiviteteve kryesore të organizimit të kësaj konference ishte Zyra për sigurimin e cilësisë e UEJL-së.

Google+