Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Ambasadori hungarez në UEJL

Të martën (29 maj 2012), ambasadori hungarez në Maqedoni, Sh.T. Jozsef Bencze dhe z. Atila Pinter e kanë vizituar Universitetin e Evropës Juglindore dhe janë takuar me prorektorin për hulumtime, Prof. Dr. Blerim Reka dhe z. Luan Eshtrefi.



Ambasadori Bencze e shpjegoi mundësinë e bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet ambasadës hungareze dhe UEJL-së në fusha të caktuara të arsimit të lartë. Prorektori Reka foli për bashkëpunimin e deritashëm dhe atë aktual me ambasadën hungareze dhe shprehu gatishmërinë e UEJL-së për bashkëpunim më të ngushtë.

UEJL dhe ambasada hungareze planifikojnë të hartojnë propozime konkrete për rrugët e rreja të bashkëpunimit në drejtim të arsimit të lartë.

Google+