Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U promovuan bursat ndërkombëtare

Universiteti i Evropës Juglindore ishte nikoqir i aktivitetit, i cili u mbajt të mërkurën ( 16 maj 2012), për promovimin e bursave ndërkombëtare për studentët dhe prezantimin e mundësive për këmbim akademik nëpërmjet programit JFDP.



“Në frymën e Bolonjës për këmbimin e stafit dhe studentëve, sot promovohen bursat ndërkombëtare, duke qenë besnik cilësimit si universitet kampion në rajon për mobilitet”, tha prorektori për hulumtime, Prof. Dr. Blerim Reka.

“Një ndër qëllimet kryesore të Zyrës Ndërkombëtare është promovimi i mundësive për mobilitet të studentëve dhe stafit të UEJL-së. Nëpërmjet këtij aktivitetit studentët patën mundësi të informohen për bursat për mobilitet në universitete të vendeve të ndryshme të Evropës dhe SHBA”, tha Luan Eshtrefi, udhëheqës i Zyrës Ndërkombëtare të UEJL-së.

Interesimi i studentëve për këto lloje të bursave ishte shumë i madh dhe pjesëmarrësit u shprehën se kanë realizuar shumë aplikime për bursa.

Në këtë organizim bursat i prezantuan tetë ambasada të akredituara në Shkup dhe Agjencia Nacionale për Programe Studimore Evropiane dhe Mobilitet Studentor.

Google+