Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Mbledhja e Bordit të Universitetit: Disa anëtarëve u përfundoi mandati!

Në mbledhjen e fundit, të mbajtur më 25 maj 2012, Bordi i Universitetit të Evropës Juglindore, ndërmjet tjerash ka konfirmuar përfundimin e mandatit të disa anëtarëve të deritashëm.



Kështu, në përbërjen e re të Boprdit, në vend të Prof. Paul Foster, prof. Aksenti Gërnarov, Prof. Gëzime Starova dhe prof. Sami Ibrahimi do të ketë anëtarë të rinj, të cilët vijnë nga mjedise të ndryshme akademike e intelektuale me një përfshirje vendore dhe ndërkombëtare.

Anëtarëve të deritashëm të Bordit u ndanë dhurata simbolike në shenjë mirënjohjeje për kontributin e dhënë. Rektori UEJL-së,Prof. dr. Zamir Dika dhe kryetari i Bordit, Prof. dr. Denis Farington i falënderuan ata për punën e bërë në afirmimin dhe mbarëvajtjen e Universitetit.

Në këtë mbledhje rektori Dika e informoi Bordin për çështje të ndryshme në lidhje me Universitetin.

Google+