Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

TIK – përparësi në UEJL

Duke qenë se UEJL është i pajisur shumë mirë me teknologjitë e informimit dhe te komunikimit (TIK), interesante është fakti që të shihet impakti që kanë këto ivestime në planin personal e institucional të përdorimit të ketyre kapaciteteve.



Aktualisht, Universiteti i Evropës Juglindore u ofron studentëve të vet një sërë shërbimesh elektronike, për komunikim dhe menaxhim efikas të proceseve të mësimnxënies, siç janë: My SEEU, Webmail, Libr (Learning Content Management System), Library Catalogu.

Në periudhën nëntor-dhjetor në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në pesë fakultete u realizua një anketë me 306 studentë nga disa profesorë të këtij universiteti.

Në të gjithë studimin janë marrë në shqyrtim rreth 80 indikatorë, të cilët prekin aspekte të ndryshme të përdorimit të TIK në jetën studentore dhe në aktivitetin e tyre të përditshëm, si dhe në familjet e studentëve. Gama e teknologjive të studiuara prek aspekte të tilla si: pajisja dhe përdorimi i kompjuterit, pajisja dhe përdorimi i telefonisë celulare, pajisja dhe qëllimet e përdorimit të internetit, etj. Indikatorët përshkrues shoqërohen me aspekte të tjera të demografisë studentore, sociale dhe ekonomike, që lidhen me familjen dhe raportet e saj me këto teknologji.

Të dhënat e studimit tregojnë se kompjuteri pothuajse ndodhet në çdo shtëpi: rreth 96% e studentëve kanë të paktën një kompjuter në shtëpitë tyre. Ndërkaq, edhe interneti është i pranishëm në shtëpitë e studentëve: ata që kanë kompjuter në 92,81% e rasteve janë të lidhur me internetin në shtëpitë e tyre.

Sa i përket mundësive të përdorimit të kompjuterit dhe lidhjes në internet në universiteti, studentët në përgithësi i vlresëojnë si maksimale shanset. Faktorët janë të shumtë dhe para së gjithash sepse këto teknologji po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditëshme, por padyshim kjo vjen edhe prej faktit se në UEJL bëhet një punë e mirë dhe e kujdesshme për futjen e këtyre teknologjive.

Qëllimi më i rëndësishëm i përdorimit të internetit nga studentët në UEJL është informimi mbi aktualitetin me 80%, pastaj përgatitja në kuadër të studimeve me 73%, përdorimi në shtëpi mbi aktivitetet e tyre profesionale ose për studimet e tyre me 71%, etj.

Pozitiv është fakti se studentët i vlerësojnë me nota të mira përpjekjet që bëjnë drejtuesit e universitetit dhe stafi akademik i tij për paisjen gjithnjë e më të mirë të universitetit me teknologjitë e reja të informimit dhe për përdorimin e teknologjive të informimit e të komunikimit në procesin e mësimdhënies janë të të kënaqëshme. Në një shkallë notash nga 1 në 10, ata vlerësojnë me notën 8 këto përpjekje, si ato të stafit, ashtu edhe ato të drejtuesve të universitetit.

Për më tepër, këtë punim mund ta gjeni në një revistë ndërkombëtare ‘Science Series Data Report’ në vëllimin 4, Nr. 3.

Google+