Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Garë midis studentëve për ide më kreative për biznes

Më 9 dhe 10 prill 2011, në Universitetin e Evropës Juglindore në kuadër të Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, për herë të parë u mbajt garë për ide kreative dhe të arsyeshme për biznes, e emëruar si “CST CUP”.



Kjo garë u organizua në kuadër të një projekti nga: Arlind Musliu, Taulant Amiti, Liridon Selmani dhe Besjan Fazliu, studentë të këtij kfakulteti në Universitetin e Europës Juglindore. Qëllimi i kësaj gare ishte shkëmbimi i ideve të ndryshme midis studentëve të vitit të tretë nga tre departamentet e fakultetit.

Studentët ishin të ndarë në shtatë grupe me nga tre persona, për të punuar për ide kreative dhe të arsyeshme per biznes. Vlen të theksohet se studentët Ramazan Limko, Dona Alampioska dhe Aleksandar Mihailoski u kualifikuan në vendin e parë me idenë më të mirë: SMS Automation System. Në fund të garës, u ndanë certifikata për të gjithë pjesëmarresit dhe medalje për tri vendet e para.

Arlind Musliu, një nga organizatorët e kësaj gare tha se ishin shumë të kënaqur që punuan së bashku si një ekip, duke nxjerrë në pah një garë të sukseshme. “Kishim rastin të njohim njerëz të tjerë, të sjellim diçka interesante, të mësojmë sende të reja dhe të shohim se sa mirë mund të punojmë me njerëz që nuk i njohim. Ne, punuam shumë dhe me ndihmën e dekanit të fakultetit, Bekim Fetaji, ia arritëm qëllimit”.

Studentët e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohoreshpresojnë që kjo garëe emëruar“CST-CUP” do të jetë tradicionale, ngase kjo është një konkurrencë shumë interesante, ku studentët kanë mundësi ta njohin njëri-tjetrin më mirë dhe të bashkëpunojnënëmes vete për ide inovative.

Google+