Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Programe studimore për nevojat globale të tregut

Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë për vitin e ri akademik 2012/2013 ka publikuar ofertën e tij më të re studimore. Studentët e ardhshëm i presin një sërë risish si në aspektin e studimit ashtu edhe në aspektin e bursave.



Përveç programeve studimore tradicionale në ofertën studimore për vitin e ri akademik 2012/13 studentët do të kenë mundësi të zgjedhin edhe disa programe studimore të reja.

Komunikimi ndërkombëtar, është drejtimi më i ri që ofrohet për të gjithë studentët, të cilët e shohin vetën për të punuar në organizata ndërkombëtare, misione diplomatike, institucione shtetërore dhe në sektorin joqeveritar.

Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë këtë vit ofron drejtimet: Menaxhment dhe Ekonomi (nëkuadër të këtij programi, nëpërmjet moduleve zgjedhore studentët përcaktojnë drejtimin-profilin (menaxhment, marketing, financa, etj.), Sistemet e Informacionit dhe Menaxhmentidhe drejtimin më të ri Agrobiznes, i cili paraqet një përzierje të përgatitjes së studentëve për biznes, por duke përdorur metodat më të reja të menaxhimit të biznesit dhe agrikulturës.

Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike ofron drejtimet: Administrim Publik, Shkencat Politike dhe Lidershipi e Puna e Rinisë në Komunitet.

Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore ofron këtë vit programet studimore: Informatikën e Biznesit, Informatikën e Mediumeve dhe Inxhinierinë Kompjuterike .

Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit këtë vit ofron programet studimore: Gjuhë dhe Letërsi Angleze, Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Gjuhë dhe Letërsi Gjermane.

Fakulteti i Drejtësisë ofron programe studimore për Drejtësi, Kriminalistikë dhe Siguri.

Google+