Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL – universiteti i dytë më i mirë në Maqedoni

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), në Tetovë, është renditur si universiteti i dytë në mesin e nëntëmbëdhjetë universiteteve në Maqedoni, sipas listës së rangimit të universitete të hartuar nga Universiteti i Shangait, Jiao Tong, një institucion ky udhëheqës lidhur me rangimin e institucioneve të arsimit të lartë.



Rangimi u njoftua zyrtarisht, më 17 shkurt 2012, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë.

“Ky rangim është edhe një konfirmim që justifikon misionin tone, përkrahjen dhe besimin e qeverive të SHBA-së, BE-së dhe të tjerëve se edhe në këto hapësira mund të ndërtohet një institucion I arsimit të lartë që përmbushë standardet ndërkombëtare. Me këtë rast, ju shpreh mirënjohje të sinqertë themeluesve, stafit ndërkombëtar dhe vendor që vazhdojnë të ndjekin këtë rrugëtim tonin drejt sfidave të së ardhmes”, thotë rektori i UEJL-së, Prof. dr. Zamir Dika.

Rangimi është kryer në përputhje me Parimet e Berlinit për renditjen e institucioneve të arsimit të lartë. Sipas hulumtimit të cilësisë të Universitetit të Shangait, Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), është në top listën e dy universiteteve me rejting më të lartë. Ky rangim i referohet vetëm universiteteve në lartë të llogaritur në përqindje. Rangimi stimulon konkurrencën midis institucioneve të arsimit të lartë dhe jep informacion të rëndësishëm lidhur me statusin e institucionit të arsimit të lartë për punëdhënësit, ekonominë, studentët dhe prindërit e tyre, etj.

Google+