COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Rektori Bexheti në takim pune me ministren e re të arsimit Milla Carovska

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, dje (10 shtator 2020), realizoi një takim pune me ministren e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Milla Carovska. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Ekologjisë dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.

“Vazhdojmë me bashkëpunimin e suksesshëm me Universitetin e Evropës Juglindore. Sot, në një takim pune me rektorin Abdylmenaf Bexheti dhe kolegun Naser Nuredini, biseduam për përpjekjet e përbashkëta për zhvillimin dhe përparimin e arsimit sipëror dhe krijimin e kuadrove, që do të munden t’i ndjekin trendët evropiane”, shkruan në facebook faqen e saj zyrtare, ministrja Carovska.

Gjatë takimit u bisedua për shumë çështje aktuale të sferës së arsimit e në veçanti lidhur me fillimin e vitit të ri akademik në kushte të masave të ndërmarra nga Ministria e Arsimit për mbrojtje nga Pandemia Kovid 19.

Google+