Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Menaxhimi i mjedisit jetësor

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Instituti për mjedisin jetësor dhe shëndetin
Viti akademik: 2023 / 2024
Titulli: Magjistër i menaxhimit të mjedisit jetësor
SETK: 60 (1 vit) Akreditimi
Vendimi:

Qëllimet kryesore të programit janë:

  • Kontributi në tendencat e mjedisit jetësor që zhvillohen në shoqërinë tonë
  • Nxitja e opinionit publik për të zgjidhur problemet mjedisore
  • Kërkimi shkencor

Me përfundimin e këtyre studimeve studentët fitojnë 60 ECTS kredi, me çka mund të vazhdojnë studimet e ciklit të tretë. 60 ECTS kreditë e fituara do t’u mundësojnë studentëve të vazhdojnë studimet e tyre në ato institucione të arsimit të lartë në vend dhe jashtë vendit që kanë studime të harmonizuara, ekuivalente dhe/ose analoge sipas procesit të Bolonjës.

Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Proceset natyrore që ndodhin në mjedis.
  • Temat e mjedisit si efekti serë, shiu i athtë, ndotja e ajrit.
  • Rëndësia e veprimit efektiv për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Hulumtimet shkencore.
  • Njohja e proceseve ekologjike, ekonomike dhe edukativo-arsimore.
  • Ndjekja e vazhdueshme e trendeve shkencore botërore.
Aftësitë për të vlerësuar
  • Njohja e koncepteve, strategjive dhe mundësitë e aplikimit të tyre në zgjidhjen e problemeve të caktuara në fushën e menaxhimit të mjedisit.
  • Njohja e marrëdhënieve reciproke midis shoqërisë dhe mjedisit.
  • Shkathtësitë në mbledhjen, përgatitjen, analizimin dhe prezantimin e të dhënave mjedisore të nevojshme për menaxhim.
Aftësitë e komunikimit
  • Aftësi për të shkëmbyer në mënyrë të qartë gjetjet dhe propozimet duke i argumentuar dhe duke ofruar mbështetje racionale me njerëz profesionistë dhe joprofesionistë.
  • Marrje e përgjegjësisë për rezultatet e përbashkëta, udhëheqje dhe inicim i aktiviteteve.
Aftësitë e të mësuarit
  • Përgatitja e pyetjeve të duhura që çojnë drejt një studimi dhe hulumtimi të suksesshëm.
  • Përkufizimi i koncepteve të tilla themelore siç janë: mjedisi jetësor, shoqëria, zhvillimi dhe teknologjia, pastaj aplikimi i përvojave lokale, kombëtare dhe globale.
  • Zhvillimi i hipotezave të bazuara në informacione të ekuilibruara, analiza kritike dhe sinteza të kujdesshme dhe testimi i tyre ndaj informacioneve të reja, bindjeve dhe përvojës personale.

Semestri 1

  • [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Qëllimi i kësaj lënde është që të njohë studentët me rëndësinë e metodologjisë së kërkimit shkencor, njohjen e thelbit të kërkimit shkencor, metodologjinë e hulumtimit, procedurat dhe llojet e hulumtimit, etj. Vëmendje e veçantë i kushtohet referimit të duhur të nxënësve në thelbin e kërkimit shkencor, interpretimit, vlerësimit të rezultateve të hulumtimit dhe përgatitjes së punimit shkencor. Studentët gjithashtu njihen me procedurën dhe fazat e përgatitjes së tezës së magjistraturës.
  • [6 SETK] Sistemet e informacionit për menaxhimin e mjedisit jetësor
    Përfitimi i njohurive të përgjithshme në lidhje me teknologjitë e informacionit, rreziqet dhe ndikimet në mjedisin jetësor dhe shëndetin. Njohuritë specifike për teknologjitë e informacionit dhe mënyrat e vlerësimit të informacioneve dhe teknologjive nga aspekti ekonomik.
  • [6 SETK] Burimet natyrore
    Qëllimet e kësaj lënde janë: - T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri për mjedisin jetësor, problemet me të cilat ballafaqohet, burimet natyrore, disponibilitetin dhe ripërtëritjen natyrore të tyre, ndotjen e burimeve dhe efektin tyre në mjedisin jetësor. - Roli i njeriut si një faktor kyç në ndotjen dhe ruajtjen e mjedisit dhe menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore. - Krijimi i shprehive pozitive në lidhje me ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor, vetëdijësimi mjedisor, ruajtja dhe mirëmbajtja e burimeve natyrore. - Përfitimi i njohurive shtesë dhe të avancuara lidhur me politikat kombëtare dhe globale në sferën e mjedisit (burimet natyrore). - Menaxhimi i burimeve natyrore si një kusht për zhvillimin e qëndrueshëm. - Përfitimi i njohurive rreth Strategjisë nacionale te RM për përdorimin racional të burimeve natyrore për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 1
    • Zhvillimi teknologjik dhe mjedisi jetësor
    • E drejta mjedisore
    • Energjia dhe mjedisi jetësor
    • Struktura institucionale dhe bashkëpunimi mbi mjedisin jetësor
    • Ekonomia dhe menaxhimi i mjedisit jetësor
    • Edukimi mjedisor dhe zhvillimi i qëndrueshëm
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 2
    • Zhvillimi teknologjik dhe mjedisi jetësor
    • E drejta mjedisore
    • Energjia dhe mjedisi jetësor
    • Struktura institucionale dhe bashkëpunimi mbi mjedisin jetësor
    • Ekonomia dhe menaxhimi i mjedisit jetësor
    • Edukimi mjedisor dhe zhvillimi i qëndrueshëm

Semestri 2

  • [24 SETK] Punimi i magjistraturës
    Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, punimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit. Pas punimit të versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli mësimor-shkencor formon komision tre anëtarësh, i cili përgatit raport me çka pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli mësimor-shkencor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Pas kryerjes me sukses të mbrojtjes studenti pajiset me diplomë – Magjistër i menaxhimit të mjedisit jetësor.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 1
    • Ekologjia dhe mbrojtja e mjedisit jetësor
    • Kapituj të zgjedhur nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • Aplikacione për përpunimin statistikor të të dhënave
Google+