Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare (120 SETK)

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Biznesi dhe Ekonomia
SETK: 120 (2 vite)
Vendimi:

Qëllimet e programit janë:

  • Ngritja e nivelit të administrimit dhe të udhëheqjes së ndërmarrjes dhe zhvillimi i menaxhmentit bashkëkohor;
  • Aftësimi dhe ndërtimi i menaxherëve të profilit bashkëkohor: sipërmarrës, të gatshëm të ndërmarrin aksione, por edhe rreziqe të cilat ndërlidhen me çdo iniciativë, fleksibile, persona të vendosur dhe të guximshëm;
  • Arsimimi i menaxherëve me kualifikim të lartë dhe profesionistë me aftësi lideri dhe me dëshira për t’u ballafaquar me sfidat e mileniumit të ri;
  • Krijimi i menaxherëve me pikëpamje të reja dhe mënyra të të menduarit, zhvillimi i aftësive për parashikimin e të ardhmes dhe pranimin e sfidave dhe mundësive, të cilat i ofron biznesi në shekullin 21.

Pas përfundimit me sukses të programit, studentët do të mund:

  • T’i zbatojnë njohuritë e fituara gjatë studimeve, t’i analizojnë çështjet komplekse nga sfera e biznesit, financave, menaxhimit dhe marketingut,
  • T’i njohin dhe t’i caktojnë problemet dhe çështjet sipas rëndësisë së tyre,
  • T’i mbledhin dhe t’i sintetizojnë të dhënat nga literatura profesionale në gjuhën shqipe, maqedonase dhe në gjuhën angleze (burimet ndërkombëtare),
  • T’i identifikojnë alternativat e mundshme për probleme specifike  dhe të implementojnë zgjidhje praktike.
Njohuritë dhe të kuptuarit
  • Llogaritja e agregatëve themelorë makroekonomikë dhe analiza kritike për politikat aktuale makroekonomike.
  • Dhënia e mendimit kritik për politikat zhvillimore dhe për aplikimin e tyre në ekonominë kombëtare.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
  • Aftësi për të diagnostifikuar zhvillimet aktuale të tregut, parashikim i tendencve të këtyre zhvillimeve dhe analiza e efekteve e masave të politikës ekonomike mbi lëvizjet e tregut.
Aftësitë për të vlerësuar
  • Të jenë në gjendje të përfshihen në pozita udhëheqëse në organizatat fitimprurëse dhe jofitimprurëse në vend dhe nëpër botë.
  • Analiza e proceseve të përgjithshme të zhvillimit ekonomik në botë dhe veçanërisht në proceset e tranzicionit, rajonalizimit dhe globalizimit të trendeve botërore ekonomike.
Aftësitë e komunikimit
  • Mundësia e zhvillimit të aftësive personale, komunikimit, hulumtimit dhe aftësive të tjera të rëndësishme të cilat janë të nevojshme për punësim.
  • Mundësia që studentët në mënyrë aktive të angazhohen në ligjërata dhe të kryejnë hulumtime të pavarura në të gjitha fushat e biznesit dhe të ekonomisë.
Aftësitë e të mësuarit
  • Zhvillimi i konceptit i të menduarit kritik të studentëve.
  • Mundësia e përvetësimit të aftësive hulumtuese dhe e përvojës për menaxhim, marketing dhe financa publike, në organizatat private dhe jofitimprurëse.

Semestri 1

  • [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Kjo lëndë fokusohet në një spektër të gjerë të metodave të studimit, të cilat mund të shfrytëzohen në kuadër të të gjitha shkencave shoqërore. Vëmendje u kushtohet metodave sasiore, po ashtu edhe cilësore të studimit. Kjo lëndë u dedikohet atyre që kanë nevojë për zbatimin e hulumtimeve shoqërore, si pjesë e studimeve të tyre akademike.
  • [6 SETK] Ekonomia e avancuar
    Kjo lëndë përbëhet prej dy pjesëve: mikroekonomisë dhe makroekonomisë. Në kuadër të mikroekonomisë studiohet sjellja e konsumatorit brenda ekzistimit të buxhetit të kufizuar dhe funksionimit të tij të plotë – maksimalizimi i shfrytëzueshmëria, sjellja e ndërmarrjes në strukturat e ndryshme tregtare dhe roli dhe funksioni i tyre – maksimalizimi i profitit. Në mikroekonomi studiohen edhe faktorët dhe çmimet e tyre dhe roli i shtetit në rregullimin e bizneseve dhe të segmenteve të pasuksesshme të tregut. Makroekonomia e studion funksionimin e ekonomisë në tërësi. Në këtë kontekst vëmendja është fokusuar në madhësitë më të rëndësishme makroekonomike: prodhimin bruto të vendit, inflacionin, papunësinë, kursimin, investimet, kursin devizor etj.. Vëmendje e posaçme u kushtohet faktorëve të cilët e prishin baraspeshën makroekonomike në periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë dhe natyrën e karakterin e politikave të rëndësishme makroekonomike, nëpër të cilat tentohet që prodhimi bruto faktik i vendit të afrohet aq sa është e mundshme me lëvizjen e prodhimit bruto potencial të vendit.
  • [6 SETK] Menaxhmenti strategjik
    Qëllimi i lëndës është t’i aftësojë studentët ta kuptojnë procesin e sjelljes së vendimeve, përkatësisht si menaxherë të ardhshëm, në mënyrë efektive të sjellin vendime të duhura afariste. Kjo materie mësimore mundëson që studentët të afrohen me qasjen themelore sistematike, analizën sistematike, teorinë e informacionit dhe teorinë e sistemit të informacionit, të cilat gjerësisht studiohen në vitet e ardhshme studimore. Sjellja e vendimeve është pjesë qenësore e profesionit të menaxherit. Gjatë realizimit të ushtrimeve, studentët praktikojnë punë individuale dhe ekipore. Në këtë mënyrë i afrohen organizimit real dhe aftësimit të zgjidhjes së dejtë të problemeve afariste.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 1
    Lëndë zgjedhore të lira
    • Retorika
    • Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • Komunikimi profesional
    • Metodologjia e mësimdhënies
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 1
    • Statitika aplikative
    • Marketingu ndërkombëtar
    • Menaxhmenti ndërkombëtar

Semestri 2

  • [6 SETK] Kërkimet e tregut
    Studimi i nevojave të informacioneve të marketingut dhe burimeve përfshin grumbullimin dhe zgjerimin e të dhënave primare dhe sekondare. Përkufizimi i problemit, dizajni i studimit, teknikat provuese, grumbullimi dhe analiza e të dhënave, pasqyra e përgjithshme e metodave për matjen e reagimeve të klientëve, për karakteristikat e projektit, efektivitetin e reklamimit dhe devizat tjera promovuese, janë pjesë të rëndësishme të studimit.
  • [6 SETK] Zhvillimi teknologjik dhe globalizimi
    Lënda i dedikohet njohjes së studentëve me proceset bashkëkohore teknologjike, si pjesë e globalizimit të ekonomisë botërore dhe ndikimi i tyre në ekonominë kombëtare. Përmbajtja e shkurtër e lëndës: karakteristikat e zhvillimit bashkëkohor teknologjik, domenet themelore të ndryshimeve teknologjike, efektet ekonomike dhe ndryshimet teknologjike, globalizimi i ekonomisë botërore, bartësit e ndryshimeve teknologjike dhe ekonomike në kohën e globalizimit, politikat e zhvillimit teknologjik në Republikën e Maqedonisë.
  • [6 SETK] Konceptet dhe politikat bashkëkohore makroekonomike
    Qëllimi i lëndës është prezantimi i koncepteve dhe politikave dominuese makroekonomike, ndikimi i tyre gjatë realizimit dhe zbatimit të politikës makroekonomike në disa vende. Përmbajtja e shkurtër e lëndës: bazat mikroekonomike të koncepteve dhe politikave makroekonomike, politikat makroekonomike keynesiane dhe neokeynesiane, monetarizmi dhe politikat makroekonomike, makroekonomia e re klasike, teoria e zgjedhjes publike dhe politikat makroekonomike, ekonomia e re keynesiane dhe politikat makroekonomike, konfrontimi i koncepteve dhe politikave bashkëkohore makroekonomike me faktet e jetës reale ekonomike, konceptet makroekonomike dhe implikacionet e tyre në disa vende.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë 2
    Lëndë zgjedhore të lira
    • Retorika
    • Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • Komunikimi profesional
    • Metodologjia e mësimdhënies
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 2
    • Statitika aplikative
    • Marketingu ndërkombëtar
    • Menaxhmenti ndërkombëtar

Semestri 3

  • [6 SETK] Biznesi ndërkombëtar
    Qëllimi i lëndës është që studentët të jetë në gjendje : * Ta kuptojnë dallimin midis krijimit global, mirëmbajtjes dhe modifikimit në krahasim me strategjitë ndërkombëtare në aspektin e biznesit ndërkombëtar; * Të fitojnë dituri për të kryer një analizë kosto-përfitim nga një perspektivë globale. * Të kryejnë analiza SWOT për kompanitë e ndryshme ndërkombëtare dhe të jenë në gjendje të mësojnë për tregjet e reja globale. * Ta kuptojnë thelbin e biznesit global ndërkombëtar dhe përdorimin e komunikimit global; * Të përcaktojnë dhe përdorin strategji për vlerësimin e ndërmarrjeve të përbashkëta (Joint Venture), unifikimin dhe blerjen e kompanive të ndryshme në mënyrë që të fitojnë qasje në tregjet e reja. * Të sjellin vendim në lidhje me zgjidhjet e segmentimit të tregut dhe mënyrat për të hyrë në to.
  • [6 SETK] Ekonomia ndërkombëtare
    Qëllimi kryesor i lëndës është të prezantohen tendencat moderne në ekonominë ndërkombëtare dhe ndikimi i tyre në ekonomitë nacionale. Përmbajtja e shkurtër e lëndës: hyrje në ekonominë ndërkombëtare, tendencat bashkëkohore të globalizimit të rrjedhave ekonomike ndërkombëtare, zhvillimi teknologjik dhe ndryshimet strukturore në ekonominë botërore, bazat teorike të ekonomisë ndërkombëtare, politika e marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare, problemi i detyrueshmërisë së tepërt të vendeve në zhvillim, politika makroekonomie në kushtet e ekonomisë së hapur, problemet ekonomike ndërkombëtare të vendeve në tranzicion, vendi i Republikës së Maqedonisë në ekonominë ndërkombëtare.
  • [6 SETK] Financat ndërkombëtare
    Objektivat e lëndës janë: * Të kuptohet si funksionojnë tregjet financiare ndërkombëtare; * Të ndërtohen njohuri për faktorët që e përcaktojnë kursin e këmbimit; * Të krahasohen metoda të ndryshme për sigurimin e kursit të këmbimit; * Të kuptohet thelbi i sistemit monetar ndërkombëtar; * Të ndërtohen njohuritë e financave ndërkombëtare dhe ato të përdorimit të komunikimit global. * Të përcaktohen dhe përdoren strategji për vlerësimin e ndërmarrjeve të përbashkëta (Joint Venture),për unifikimin dhe blerjen e kompanive të ndryshme në mënyrë që të fitohet qasja në tregjet e reja; * Të kuptohet roli dhe rëndësia e bilancit të politikës makroekonomike të vendit;
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 3
    • Teoria e lojës
    • Menaxhimi i korporatave
    • Strategjitë e eksportit dhe politika e konkurrencës
    • Menaxhimi i cilësisë totale
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore 4
    • Teoria e lojës
    • Menaxhimi i korporatave
    • Strategjitë e eksportit dhe politika e konkurrencës
    • Menaxhimi i cilësisë totale

Semestri 4

  • [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, punimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli-Mësimoro Shkencor i Fakulteti. Pas punimit të versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli Mësimoro-Shkeconr formon komision tre anëtarësh, i cili përgatit raport, me të cilin pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli Mësimoro-Shkecor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Pas kryerjes me sukes të mbrojtjes studenti pajiset me diplomë – Magjistër i shkencave ekonomike / Drejtimi: Marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare.
Google+