COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Financa (2022/2023)

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Biznesi dhe Ekonomia
Kodi i programit: FIN-120
Viti akademik: 2022 / 2023
Titulli: Magjistër i shkencave ekonomike / Drejtimi: Financa
SETK: 120 (2 vite) Akreditimi
Vendimi:

Qëllimet e programit janë:

  • Ngritja e nivelit të administrimit dhe të udhëheqjes së ndërmarrjes dhe zhvillimi i menaxhmentit bashkëkohor;
  • Aftësimi dhe ndërtimi i menaxherëve të profilit bashkëkohor: sipërmarrës, të gatshëm të ndërmarrin aksione, por edhe rreziqe të cilat ndërlidhen me çdo iniciativë, fleksibile, persona të vendosur dhe të guximshëm;
  • Arsimimi i menaxherëve me kualifikim të lartë dhe profesionistë me aftësi lideri dhe dëshira për t’u ballafaquar me sfidat e mileniumit të ri;
  • Krijimi i menaxherëve me pikëpamje të reja dhe me mënyra, po ashtu të reja, të të menduarit, zhvillimi i aftësive për parashikimin e të ardhmes dhe pranimi i sfidave dhe mundësive, të cilat i ofron biznesi në shekullin 21.

Pas përfundimit me sukses të programit, studentët do të mund:

  • Të punojnë në mënyrë individuale dhe në grupe për hulumtimin e formave më përkatëse për plotësimin e nevojave të popullatës,
  • T’i elaborojnë dallimet dhe nevojat e bashkësisë, nga aspekti shkencor dhe profesional.
  • Të marrin pjesë aktive në ndërtimin e politikës makroekonomike dhe mikroekonomike.
  • Të informohen dhe të kontribuojnë në elaboratet shkencore dhe profesionale.
Njohuritë dhe të kuptuarit

Llogaritja e agregatëve themelorë makroekonomikë dhe analiza kritike e politikave aktuale makroekonomike.

Dhënia e mendimit kritik për politikat zhvillimore dhe aplikimi i tyre në ekonominë kombëtare.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

Aftësi për të diagnostifikuar zhvillimet aktuale të tregut, parashikimi i tendencave të këtyre zhvillimeve dhe analiza e efekteve dhe e masave të politikës ekonomike mbi lëvizjet e tregut.

Aftësitë për të vlerësuar

Të jenë në gjendje të përfshihen në pozita udhëheqëse në organizatat fitimprurëse dhe jofitimprurëse në vend dhe nëpër botë.

Analiza e proceseve të përgjithshme të zhvillimit ekonomik në botë dhe veçanërisht në proceset e tranzicionit, rajonalizimit dhe globalizimit të trendeve botërore ekonomike. 

Aftësitë e komunikimit

Mundësia e zhvillimit të aftësive personale, komunikimit, hulumtimit dhe fitimi i aftësive të tjera të rëndësishme të cilat janë të nevojshme për punësim.

Mundësia që studentët të angazhohen në mënyrë aktive në ligjërata dhe të kryejnë hulumtime të pavarura në të gjitha fushat e biznesit dhe ekonomisë.

Aftësitë e të mësuarit

Zhvillimi i konceptit i të të menduarit kritik të studentëve.

Mundësia e përvetësimit të aftësive hulumtuese dhe përvojës për menaxhim, marketing dhe financa publike, në organizatat private dhe jofitimprurëse.

Semestri 1

  • [C2139] [3 SETK] Tatimet dhe vendimmarrja
    Lënda thekson qasjen e vendimmarrjes, prezanton të gjitha temat e taksave dhe mbulon tatimin themelor të të gjithë tatimpaguesve: individë, korporata, ortakëri dhe subjekte fiduciare, duke theksuar ekuilibrin midis koncepteve dhe detajeve. Lënda, përmban detaje të mjaftueshme teknike për të siguruar një bazë për praktikën e ardhshme në taksimin dhe shërbimet e këshillimit, ndërsa nuk e ngarkon studentin me detaje që rrallë hasen.
  • [C2138] [6 SETK] Raportimi financiar dhe vendimmarrja
    Përmes informacionit të pasqyrave kryesore financiare synohet, që organet e menaxhimit në kompani, të jenë në kohë te pajisur me informacion cilësor në funksion të miratimit të vendimeve të drejta biznesore. Informacioni cilësor përmes pasqyrave financiare vjetore dhe kuartale të prezantuara në bilancin e gjendjes, pasqyrën e të ardhurave, bilancin e rrjedhës së parasë, treguesit kryesorë të perfromancës ekonomike, si profitabiliteti, likuiditeti, solventiteti, risku dhe bankroti potencial, do të bindin investitorët aktualë dhe të ardhshëm të investojnë në kompani dhe të verifikojnë investimet e tyre nëpërmjet vlerës së tregut të akcioneve të tyre.
  • [C2140] [3 SETK] Bankieria tregtare dhe e korporatave
    Lënda synon të pajisë studentët me aftësitë themelore për një karrierë në bankën tregtare. Lënda është krijuar për të përgatitur bankierë tregtarë, analistë kredie dhe kontrata se si të menaxhojmë produktet dhe shërbimet bankare, duke i identifikuar mundësitë dhe duke i menaxhuar rreziqet e përfshira në proces.
  • [CBEE-603] [6 SETK] Ekonometria
    Qëllimi i lëndës është që të ju mundëson studentëve që të zhvillojnë kuptimin e ekonometrisë në një nivel që do t'i pajisë ata me të kuptuarit dhe vlerësimin e analizës më të zbatuar të të dhënave ndër-sektoriale dhe të jenë në gjendje të ndërmarrin vetë një analizë të tillë. Më konkretisht qëllimet e kësaj lënde janë: - të zhvillojnë një kuptim të përdorimit të analizës së regresionit dhe teknikave përkatëse për vlerësimin e marrëdhënieve ekonomike dhe testimin e teorive ekonomike; - ti aftësojë studentët për të lexuar dhe vlerësuar punime empirike në revista profesionale; - të ofrojë përvojë praktike të përdorimit të programeve kryesore të regresionit (STATA 16) për të gjeneruar modele ekonomike.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [CBEM-503] Hulumtimet e tregut
    • [EFB-02] Teoria e lojës dhe strategjia e biznesit
    • [C2132] E-tregtia
    • [E2579] Financat e patundshmërive dhe analiza e investimeve
    • [E2580] Ndërmarrje e qëndrueshme
    • [E2581] Lidershipi, puna në ekip dhe diversiteti
    • [E2582] Sistemet e informacionit të kontabilitetit
    • [E2585] Negociatat për zgjidhje të konflikteve dhe ndryshime udhëheqëse
    • [E2593] Parimet e financave ndërkombnëtare
    • [E2594] Strategjia financiare dhe ristrukturimi i korporatave
    • [ECBM-603] Standarde ndërkombëtare të kontabilitetit
    • [E2589] Udhëheqja me proceset e biznesit
    • [E2595] Financat kuantitative
    • [E2591] Biznesi digjital
    • [CBEF-701] Kontabilitetit kombëtar dhe kontabilitetit i organizatve jo-fitimprurëse
    • [E2596] Menaxhimi i riskut në bankieri dhe rregullativa
    • [E2597] Çmimi i aseteve dhe vlerësimi i letrave me vlerë
    • [C2137] Ueb-i dhe analitika e mediave sociale
    • [E2611] Menaxhimi i përgjithshëm i cilësisë dhe performancës
    • [CBA089] Ekonomia monetare

Semestri 2

  • [C2141] [3 SETK] Kontabiliteti i aplikuar
    Lënda ka për qëllim t’i zhvillojë studentët në përdorimin e softuerit kompjuterik dedikuar udhëheqjes së kontabilitetit financiar të mikro subjekteve të vogla dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë. Kjo lëndë ka për qëllim të zhvillojë aftësi të veçanta për zbatimin e duhur të njohurive teorike të kontabilitetit financiar nëpërmjet softuerit kompjuterik kontabël në përputhje me ligjin për kontabilitet në fuqi në R. Maqedonisë, si dhe standardet e kontabilitetit (SNK, SNR). Lënda, kontabiliteti financiar aplikativ do t’i aftësojë studentët të përgatisin të gjitha dokumentat materiale dhe financiare të nevojshme të subjekteve afariste, që do mundëson përpilimin e shpejtë të raporteve financiare dhe finalizimit të llogarive vjetore për nevojat e SHT, si dhe Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) dhe Regjistrit Qendror të RM (RQRM). Studentët, me këtë lëndë do të fitojnë shkathtësi dhe mundësi të reja duke lëvizur një hap më tej drejtë vetëpunësimit si kontabilist ose të punësohet në ndonjë zyrë të Kontabilistëve të certifikuar në vend. Arritja e këtyre objektivave do t’i rrisin atributet e studentëve duke i bërë ato me një vetëbesim më të lartë dhe më konkurrues në tregun e punës.
  • [EBEF-604] [3 SETK] Revizioni
    Lënda është përpiluar që tu ofron studentëve kuptimin bazë për apsektet konceptuale toerike dhe praktike që lidhen me auditimin. Krijimi i programit mësimor është inspiruar që tu mundëson studentëve që të rrumbullaksojnë dijen e përvetësuar nga fusha e kontabilitetit dhe më tej të vazhdojnë në profesionin e auditimit. Qëllimi kryesor i lëndës është të demonstron problemet kyçe me të cilat ballafaqohet profesioni i auditimit në rrafsh ndërkombëtar dhe në vend. Lënda, është koncipuar duke përdorur një qasje që realizohet hap pas hapi në kuadër të procesit të auditimit nga faza fillestare e që lidhet me negocimin e angazhimit, respektivisht nga planifikimi i auditimit dhe njohja e klientit, përmes planifikimit të aktiviteteve dhe realizimin e procedurave audituese deri në fazën finale e që është formimi i opinionit, përpilimi dhe raportimi nga realizimi i audimit.
  • [E2584] [6 SETK] Menaxhimi i investimeve
    Lënda ka për qëllim të pajisë studentët me një fond të përshtatshëm të njohurive teorike dhe aftësive praktike në fushën e investimeve dhe vendimmarrjes investive midis subjekteve afariste në vend dhe në botën moderne. Lënda synon të afrojë teoritë dhe metodat më moderne të menaxhimit të projekteve dhe proceseve investive, dokumentimin e tyre si dhe matjen e efikasitetit dhe efektivitetit të tyre. Studentët nga kjo lëndë do të mund të njohin dhe analizojnë investimet në mikro dhe makro plan; të përcaktojnë motivet dhe faktorët e mundshëm për investime; të planifikojnë projekte investive dhe të menaxhojnë proceset e investimeve; të përcaktojnë nivelin e rrezikut të investimit; të studiojnë dhe zbatojnë kriteret standarde dhe moderne të buxhetimit të kapitalit për pranimin ose përzgjedhjen e projektit më efikas investiv; të rrisin vetëbesimin e tyre, si dhe motivimin drejt njohurive të reja shkencore dhe përvojave praktike që do ju ndihmonin atyre në vetë punësimin eventual, ose si punonjës në ndonjë shoqëri ose bankë tregtare.
  • [C2134] [6 SETK] Anaitikë biznesi dhe modelim
    Lënda përqendrohet në procesin e transformimit të të dhënave në informacione për zgjidhjen e problemeve të biznesit në botën reale. Lënda, ka një qasje fazore në gjenerimin e njohurive: së pari, mësohet analitika përshkruese ku përdoret analitika vizuale për të karakterizuar të dhënat; së dyti, mësohet analitika rekomanduese që përqëndrohet në strategjitë optimale që "duhet" të ndërmerren në të ardhmen; së treti, mësohet analitika parashikuese që përqëndrohet në përdorimin e algoritmeve për parashikimin e të ardhmes në bazë të dhënave historike. Temat përfshijnë: eksplorimin e të dhënave, përgatitjen e të dhënave, optimizimin jolinear, etj.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [CBEM-503] Hulumtimet e tregut
    • [EFB-02] Teoria e lojës dhe strategjia e biznesit
    • [C2132] E-tregtia
    • [E2579] Financat e patundshmërive dhe analiza e investimeve
    • [E2580] Ndërmarrje e qëndrueshme
    • [E2581] Lidershipi, puna në ekip dhe diversiteti
    • [E2582] Sistemet e informacionit të kontabilitetit
    • [E2585] Negociatat për zgjidhje të konflikteve dhe ndryshime udhëheqëse
    • [E2593] Parimet e financave ndërkombnëtare
    • [E2594] Strategjia financiare dhe ristrukturimi i korporatave
    • [ECBM-603] Standarde ndërkombëtare të kontabilitetit
    • [E2589] Udhëheqja me proceset e biznesit
    • [E2595] Financat kuantitative
    • [E2591] Biznesi digjital
    • [CBEF-701] Kontabilitetit kombëtar dhe kontabilitetit i organizatve jo-fitimprurëse
    • [E2596] Menaxhimi i riskut në bankieri dhe rregullativa
    • [E2597] Çmimi i aseteve dhe vlerësimi i letrave me vlerë
    • [C2137] Ueb-i dhe analitika e mediave sociale
    • [E2611] Menaxhimi i përgjithshëm i cilësisë dhe performancës
    • [CBA089] Ekonomia monetare
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [CBEM-503] Hulumtimet e tregut
    • [EFB-02] Teoria e lojës dhe strategjia e biznesit
    • [C2132] E-tregtia
    • [E2579] Financat e patundshmërive dhe analiza e investimeve
    • [E2580] Ndërmarrje e qëndrueshme
    • [E2581] Lidershipi, puna në ekip dhe diversiteti
    • [E2582] Sistemet e informacionit të kontabilitetit
    • [E2585] Negociatat për zgjidhje të konflikteve dhe ndryshime udhëheqëse
    • [E2593] Parimet e financave ndërkombnëtare
    • [E2594] Strategjia financiare dhe ristrukturimi i korporatave
    • [ECBM-603] Standarde ndërkombëtare të kontabilitetit
    • [E2589] Udhëheqja me proceset e biznesit
    • [E2595] Financat kuantitative
    • [E2591] Biznesi digjital
    • [CBEF-701] Kontabilitetit kombëtar dhe kontabilitetit i organizatve jo-fitimprurëse
    • [E2596] Menaxhimi i riskut në bankieri dhe rregullativa
    • [E2597] Çmimi i aseteve dhe vlerësimi i letrave me vlerë
    • [C2137] Ueb-i dhe analitika e mediave sociale
    • [E2611] Menaxhimi i përgjithshëm i cilësisë dhe performancës
    • [CBA089] Ekonomia monetare

Semestri 3

  • [CMBA01] [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të fitojnë njohuri dhe të kuptuarit e teorive të ndryshme shkencore dhe metodologjitë. Fillimisht studentëve do t’u shpjegohen konceptet themelore dhe përkufizimet teorike dhe mostrat e të gjitha metodave ekzistuese të hulumtimit, hipoteza të drejtpërdrejta dhe indirekte, variablat, vlefshmëria e rezultateve, BIAS-i dhe paragjykimet dhe cilësive shkencore dhe metodologjitë sasiore të kërkimit dhe qasjet e tjera metodologjike. Për çdo kapitull studentët do të kryejnë edhe detyra praktike. Pas përfundimit me sukses të kësaj lënde, studentët do të jenë në gjendje: ta dinë dhe ta kuptojnë rëndësinë e koncepteve themelore shkencore; t’i mësojnë teknikat për hulumtim dhe kërkim efikas të informacionit dhe qasje efikase në informacione dhe literaturë relevante; t’i identifikojnë, t’i përshkruajnë dhe t’i formulojnë problemet shkencore; të bëjnë një zgjedhje të kujdesshme të qasjeve alternative kërkimore, të përshkruajnë me kujdes; të krahasojnë dhe të shpjegojnë avantazhet dhe disavantazhet e metodave të ndryshme shkencore për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave në kërkime sasiore dhe cilësore; t’i aplikojnë metodat themelore shkencore për të analizuar të dhënat sasiore dhe cilësore; të sigurojnë korniza teorike themelore mbi të cilat do të ndërtohen kërkimet; t’i shqyrtojnë ato dhe të bëjnë një vlerësim të publikimeve teknike dhe atyre shkencore.
  • [EBE-408] [6 SETK] Menaxhimi i projekteve
    Qëllimi lëndës që të inkuadrohen studentët në botën e projekteve moderne dhe t’i ballafaqojë ata me mundësitë dhe me sfidat e jetës reale ekonomike në krijimin e projekteve të përshtatshme për nevojat reale. Qëllimet specifike të lëndës janë: si të përcaktohet një projekt i caktuar (duke përdorur disa faza) dhe të theksohet roli i rëndësishëm i menaxherit të projektit (të kuptohen nevoja, fusha e veprimit, aktivitetet për implementim, kompleksiteti i dizajnit modern, etj.). Studentët, duhet të trajnohen se si të aplikojnë mjete dhe teknika moderne të menaxhmentit modern të projektimit me rastin e transformimit të nevojës ose të idesë krijuese në një projekt real e të dokumentuar, i cili do të bëjë të jenë më inventivë për vete dhe më kompetitivë në tregun më konkurrues të punës.
  • [CBEF-601] [6 SETK] Financa ndërkombëtare
    Kjo lëndë mbulon dimensionin ndërkombëtar të investimeve dhe financave të korporatave. Zhvillon strategji për investime ndërkombëtare, duke përfshirë mbrojtjen e rrezikut të kursit të këmbimit, përshtatjen ndaj preferencave të klientit dhe monedhat vendase, vlerësimin e performancës, vlerësimin e ekspozimit të një korporate ndaj rrezikut real të kursit të këmbimit, strategjitë për të mbrojtur rrezikun ose për tu rregulluar dinamikisht ndaj goditjeve dhe arsyet për një korporatë mbrojtje. Gjithashtu, mbulon buxhetimin ndërkombëtar të kapitalit, çmimet shumëkombëshe të transferimit dhe menaxhimin ndërkombëtar të parave të gatshme.
  • [EM554] [6 SETK] Ekonomia e aplikuar
    Nëpërmjet kësaj lënde studentët do të studiojnë konceptet shumë të rëndësishme dhe përdorimin e teknikave analitike në ekonominë e avancuar. Kjo lëndë do t’ju mundësojë studentëve që të përfitojnë njohuri nga teoria dhe metodologjia ekonomike, si dhe aplikimi i tyre në observimin, mendimin kritik dhe analizën e fenomeneve ekonomike. Lënda, do të mësohet në dy pjesë: mikroekonomia dhe makroekonomia e avancuar. Në mikroekonominë e avancuar do të mësohen aspektet teorike të mekanizmit të tregut dhe konkurrenca e plotë dhe jo e plotë, si dhe aplikimi i saj praktik, kurse në makroekonominë e avancuar, do të mësohen aspektet teorike të ekonomisë si tërësi në afat të shkurtër dhe në afat të gjatë, si dhe aplikimi i njohurive në praktikë.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [CBEM-503] Hulumtimet e tregut
    • [EFB-02] Teoria e lojës dhe strategjia e biznesit
    • [C2132] E-tregtia
    • [E2579] Financat e patundshmërive dhe analiza e investimeve
    • [E2580] Ndërmarrje e qëndrueshme
    • [E2581] Lidershipi, puna në ekip dhe diversiteti
    • [E2582] Sistemet e informacionit të kontabilitetit
    • [E2585] Negociatat për zgjidhje të konflikteve dhe ndryshime udhëheqëse
    • [E2593] Parimet e financave ndërkombnëtare
    • [E2594] Strategjia financiare dhe ristrukturimi i korporatave
    • [ECBM-603] Standarde ndërkombëtare të kontabilitetit
    • [E2589] Udhëheqja me proceset e biznesit
    • [E2595] Financat kuantitative
    • [E2591] Biznesi digjital
    • [CBEF-701] Kontabilitetit kombëtar dhe kontabilitetit i organizatve jo-fitimprurëse
    • [E2596] Menaxhimi i riskut në bankieri dhe rregullativa
    • [E2597] Çmimi i aseteve dhe vlerësimi i letrave me vlerë
    • [C2137] Ueb-i dhe analitika e mediave sociale
    • [E2611] Menaxhimi i përgjithshëm i cilësisë dhe performancës
    • [CBA089] Ekonomia monetare

Semestri 4

  • [BE-THESIS-120] [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Ky modul u mundëson studentëve që të transferojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për kërkime dhe për të bërë detyrën më të ndërlikuar - Punimin e Magjistraturës. Moduli synon të jetë plotësisht praktik dhe studentët t’i fitojnë njohuritë e nevojshme, por edhe aftësitë dhe shkathtësitë që t'i qasen shkrimit të punimit. Moduli ka një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë punimin e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efikasitet maksimal. Lënda ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe stilin e shkrimit të punimit, duke mbajtur llogari për ndalesën e shërbimit me mjete të palejuara, siç janë: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që janë të ndaluara me Statutin e UEJL-së.
Google+