Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Shkenca Kompjuterike

Drejtimi: Shkenca Kompjuterike
Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore
Kodi i programit: CS-240
Viti akademik: 2019 / 2020
Titulli: Inxhninier i Diplomuar në Shkenca Kompjuterike / Drejtimi: Shkenca Kompjuterike
SETK: 240 (4 vitе) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore i UEJL - Tetovë  është njësi akademike me qëllim të përgjithshëm të zhvillojë aktivitete të hulumtimit shkencor dhe arsimimit të lartë në fushat e shkencave kompjuterike, të  inxhinierisë kompjuterike dhe informatikës së biznesit.
Planprogrami “Shkencat Kompjuterike” është dizajnuar që t’i plotësojë kërkesat e tregut vendor, por edhe të ofrojë një perspektivë moderne dhe globale.
Qëllimet arsimore të programit janë:
- T’u mundësojë studentëve  të fitojnë shkathtësi më të gjëra komunikimi, të atyre gjuhësore dhe analitike,
- T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri teorike dhe praktike për shkencat kompjuterike dhe ato T’i aplikojë në jetën reale,
- T’i aftësojë studentët të kyçen në zhvillimin dhe implementimin e zgjidhjeve të ndryshme softuerike,
- T’i aftësojë studentët të punojnë në projekte individuale dhe grupore, që sipas natyrës mund të jenë: projekte shkencore-hulumtuese, projekte zhvillimore ose punë praktike,
- T’u mundësojë bazë të mirë për përshtatje të mëtutjeshme përkundrejt ndryshimeve të reja teknologjike/të tregut.

Pas përfundimit të suksesshëm të programit, studentët e diplomuar, do të kenë mundësi të punojnë në fusha të ndryshme të industrisë, siç janë: kompanitë e orientuara drejt TI-së, sektori i biznesit, administrata publike, etj.
Të diplomuarit, do të jenë të aftë:
- T’i shfrytëzojnë sistemet kompjuterike dhe teknologjitë informatike në jetën e përditshme dhe më tej;
- T’i aplikojnë në mënyrë efikase algoritmet dhe metodat e mësuara;
- Të programojnë zgjidhje për probleme të ndryshme;
- T’i organizojnë bazat e të dhënave, të dizajnojnë, të implementojnë dhe mirëmbajnë më tej, si dhe të përkujdesen për performansat;
- Të dizajnojë dhe të implementojë rrjeta kompjuterike;
- T’i përdorin teknologjitë e Internetit në mënyrë efikase;
- Të organizojnë dhe ndihmojnë për zgjidhjet teknike për t’u përgjigjur kërkesave të ndryshme sociale, ekonomike dhe shkencore-teknike.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Posedim njohurie dhe kuptim për aspektet teorike dhe praktike të shkencave kompjuterike. Kjo njohuri përfshin lëmenjtë kryesorë, si matematika për shkencat kompjuterike, algoritmet, teknologjitë informatike, rrjetet, paradigmat e programimit dhe aplikimi i tyre, bazat e të dhënave, si dhe një shumëllojshmëri të lëndëve të specializuara në lëmenj të ndryshëm të shkencave kompjuterike.
- Njohuri dhe kuptim të metodologjive të ndryshme të programimit në skenarë të ndryshëm të zgjidhjes së problemeve (programimi procedural, i orientuar në objekte, funksional, etj.)
- Njohuri dhe kuptim për udhëheqjen e projekteve hulumtuese dhe aplikative në përmasa të vogla në fushën e shkencave kompjuterike.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Aftësi për të aplikuar dhe përdorur në nivel të avancuar sistemet kompjuterike dhe sistemet i informimit për zgjidhjen e detyrave të rëndomta.
- Aftësi për të aplikuar në mënyrë autonome dhe kreative metodat dhe algoritmet standarde për zgjidhjen efikase të problemeve, zhvillimin e aplikacioneve (desktop, web dhe mobile) duke shfrytëzuar mjete kompjuterike të avancuara.
- Aftësi për të zhvilluar dhe për të mirëmbajtur programe, duke përdorur metodologji, mjete dhe praktika të ndryshme.
- Aftësi për të krijuar, për të organizuar dhe për të mirëmbajtur baza relacionale.
- Aftësi për të dizajnuar dhe për të zhvilluar rrjete vendore kompjuterike të vogla dhe të mesme.
- Aftësi për të organizuar sistemet e informimit me qëllim të zgjidhjes së detyrave të ndryshme sociale, ekonomike dhe teknologjike.

Aftësitë për të vlerësuar

- Aftësi për t’i mbledhur dhe analizuar të dhënat më qëllim të propozimit të zgjidhjeve softuerike.
- Aftësi për t’i vlerësuar platformat dhe mjetet për zhvillim të programeve.
- Aftësi për t’i vlerësuar zgjidhjet softuerike të ndryshme si dhe zhvillimin e zgjidhjeve të reja softuerike.

Aftësitë e komunikimit

- Aftësi për të përdorur zgjidhje të ndryshme softuerike dhe për të përkrahur të tjerët në fushën e sistemeve të informimit, duke përshtatur nivelin sipas audiencës.
- Aftësi për të zhvilluar projekte efikase të sistemeve të informimit dhe për t’i prezantuar ato në respekt të standardeve profesionale.
- Aftësi për të kontribuuar në organizimin e shoqërisë civile (e-society), duke marrë pjesë në takime dhe trupa vendimmarrës në nivele të ndryshme.
- Posedon aftësi dhe përvojë për punë në grup.
- Aftësi për komunikim me shkrim dhe në të folur mbi të gjitha fazat e propozimit dhe krijimit të softuerit si dokumentacion teknik, specifikim i kërkesave dhe prokurimeve në gjuhë angleze dhe së paku në njërën nga gjuhët vendore në nivel të avancuar.

Aftësitë e të mësuarit

- Aftësi për t’i ndjekur zhvillimet e reja në fushën e shkencave kompjuterike.
- Aftësi për t’i mësuar shpejt teknologjitë e reja, gjuhët e programimit, mjetet (toolkits) dhe libraritë (frameworks).
- Aftësi për t’i aplikuar aftësitë e të mësuarit në mësimdhënie dhe trajnime mbi sistemet e informimit nëpër shkolla dhe organizata.
- Aftësi për t’i aplikuar aftësitë e të mësuarit gjatë krijimit dhe menaxhimit të projekteve.

Semestri 1

  • [CCS-203] [6 SETK] Programimi
    Kjo lëndë ofron një hyrje në programimin C++ dhe mbulon koncepte, si: llojet bazike të të dhënave, aritmetikë, operatorë, komandat për hyrje-dalje, strukturat ciklike, strukturat përsëritëse, llojet e funksioneve, rekurzivitetin, implementimi me C++, algoritmet me vektorë dhe matrica, algoritmet për kërkim dhe radhitje, pointerët dhe operacionet mbi to dhe lidhja e tyre me vektorë, krijimi i llojit të ri të të dhënave në strukturat C++.
  • [CCS-101] [6 SETK] Hyrje në Shkenca Kompjuterike
    Kjo lëndë paraqet një hyrje të gjerë dhe të integruar në konceptet themelore të shkencave kompjuterike. Lënda mbulon tema, siç janë: historia e llogaritjes; logjika dhe sistemet digjitale; hyrje në arkitekturën kompjuterike, algoritme të thjeshta, zgjidhje problemesh dhe struktura të të dhënave; hyrje në gjuhët e programimit, sistemet operative, bazat e të dhënave, rrjetat, inxhinieria e softuerit dhe ueb-it; llojet e aplikacioneve, përfshirë edhe përshkrimin e disa programeve specifike (procesorë teksti, baza të dhënash, shfletues, etj.); procedimi i të dhënave tradicionale dhe multimediale.
  • [ACS-103] [6 SETK] Algjebra Lineare
    Programi i kësaj lënde është dizajnuar ashtu që t’i njoftojë studentët me konceptet dhe metodat që e përbëjnë bazën e algjebrës lineare. Algjebra lineare në fakt paraqitet çdokund. Konceptet e kësaj lënde shfrytëzohen në mënyrë të vazhdueshme çdokund pa u emërtuar. Integrali është linear, derivati është linear, etj. Pjesa më e madhe e zbatimit të matematikës në “jetën reale” vjen në shprehje përmes pjesës lineare. Ky është material mjaft me rëndësi për studentët e këtij drejtimi. Pas përfundimit të kësaj lënde studentët do të jenë në gjendje t’i shfrytëzojnë dhe t’i aplikojnë barazimet dhe zgjidhjet e tyre. Algjebrën e matricave. Transformimet lineare dhe shfrytëzimin e tyre në aplikacione. Hapësirat vektoriale. Vlerat vetiake dhe vektorët vetiakë të matricave reale. Determinantat dhe ortogonaliteti. Qëllim me rëndësi është të ndërlidhet algjebra lineare me lëmenjtë tjerë me ose pa përdorim të matematikës.
  • [3 SETK] Gjuhë Shqipe/Maqedonase
    • [BS018] Gjuhë Maqedonase për Fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë Maqedonase për Fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë Maqedonase Niveli i Mesëm 1
    • [MLIL-02] Gjuhë Maqedonase Niveli i Mesëm 2
    • [MAPP1010] Gjuhë Maqedonase për Qëllime Profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë Maqedonase për Qëllime Profesionale 2
    • [BAM1010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 2
  • [3 SETK] Gjuhë Angleze
    • [EE-01] Gjuhë Angleze Niveli Fillestarë
    • [PIE-02] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm i Ulët
    • [IE-03] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm
    • [UIE-04] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm i Lartë
    • [AE-05] Gjuhë Angleze Niveli i Avancuar
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Gjuhë, Shkathtësi ose Kulturë)
    • [EFE-105] Gjuhë Gjermane
    • [BSIL3010] Gjuhë Italiane
    • [EF999] Gjuhë Frenge
    • [EFE-132] Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
    • [EARTL-01] Teknologjia Reproduktive e Asistuar dhe e Drejta
    • [CCS084] Komunikimi Ndërkulturor
    • [EWC-01] Krijimi i Ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i Mediumeve Digjitale
    • [EITSOP-03] Shkathtesi të TI për Produktivitetin e Zyrës
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [EMOE-02] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [CLE-203] Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor
    • [EITL-02] E Drejta e Teknologjisë së Informacionit
    • [EFE-121] Zhvillimi Profesional i Karrierës
    • [EATN-02] Terminologjia Administrative dhe Nomoteknika
    • [ESSD-01] Zhvillimi i Shkathtësive Sociale
    • [EPA-605] Strategjitë për Kërkim të Karrierës
    • [ESCHC-01] Kapituj të Zgjedhur në Kompjuteristikë
    • [EBI-502] Ueb-Teknologjitë
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [EFE-104] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën shqipe
    • [EFE-103] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Maqedonase
    • [CBA112] Gjuhë Shqipe për Qëllime Specifike
    • [EPEG-01] Gramatika e Gjuhës Angleze në Praktikë
    • [ECE-02] Gjuhë Angleze për Bashkëbisedim
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [ELE065] Mbrojtja e Konsumatorëve
    • [CLE-302] E Drejta Tregtare
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [ECS-01] Siguria Kompjuterike
    • [ESML-02] Mediat Sociale dhe e Drejta
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [ELOD-03] Lidershipi dhe Zhvillimi Organizativ
    • [EFE-109] Aftësitë e Komunikimit
    • [ECTHD-01] Zhvillimi i të Menduartit Kritik
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja

Semestri 2

  • [CCS-102] [6 SETK] Teknologjitë e Internetit
    Qëllimi kryesor i lëndës është që t’u jepë studentëve njohuri praktike mbi mekanizmat themelorë, shërbimet dhe protokolet e rrjetit global - Internetit. Lënda ofron mësimin e arkitekturës së përgjithshme të ueb faqeve efikase, skalabile dhe të sigurta. Studentët, do të fitojnë njohuri të thella teknike të XML, XHTML (listat, tabelat, figurat, multimedia dhe formularët), CSS (formatimi, stilet dhe layout-i), si dhe JavaScript (variablat, kushtet, ciklet dhe funksionet).
  • [CCS-303] [6 SETK] Programimi i Orientuar në Objekte
    Qëllimi i kësaj lënde është t’i njoftojë studentët me konceptet themelore të programimit të orientuar në objekte përmes gjuhës programore C++. Për këtë qëllim shfrytëzohet koncepti i objekteve dhe klasave. Studentët, do të njoftohen me trashëgiminë e klasave, me hierarkinë dhe me polimorfizmin. Pas kompletimit të kësaj lënde studentët, do të jenë në gjendje të kuptojnë parimet e gjuhës së orientuar në objekte dhe të jenë në gjendje të shkruajnë programe në gjuhën programore C++.
  • [ACS-204] [6 SETK] Kalkulus
    Përmes kësaj lënde studentët njoftohen që në tërësi t’i përvetësojnë kuptimet vijuese: funksionin (si pasqyrim i veçantë), mënyrat e paraqitjes së një funksioni, vazhdueshmërinë e funksioneve elementare. Gjithashtu aftësohen për përcaktimin e vlerave kufitare të funksioneve (limitet), derivatet, zgjidhjen e problemeve në lidhje me përcaktimin e monotonisë së funksioneve dhe vlerave minimale dhe maksimale të funksioneve elementare, me të vetmin qëllim përfundimtar që të vizatojnë grafikun e funksionit nga i cili do të mund të lexohen të gjitha vetitë dhe karakteristikat e funksioneve. Gjithashtu, lënda ka për qëllim që studentët të njoftohen me kuptimin e integraleve dhe ta praktikojnë atë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme praktike.
  • [3 SETK] Gjuhë Shqipe/Maqedonase
    • [BS018] Gjuhë Maqedonase për Fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë Maqedonase për Fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë Maqedonase Niveli i Mesëm 1
    • [MLIL-02] Gjuhë Maqedonase Niveli i Mesëm 2
    • [MAPP1010] Gjuhë Maqedonase për Qëllime Profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë Maqedonase për Qëllime Profesionale 2
    • [BAM1010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 2
  • [3 SETK] Gjuhë Angleze
    • [EE-01] Gjuhë Angleze Niveli Fillestarë
    • [PIE-02] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm i Ulët
    • [IE-03] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm
    • [UIE-04] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm i Lartë
    • [AE-05] Gjuhë Angleze Niveli i Avancuar
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Gjuhë, Shkathtësi ose Kulturë)
    • [EFE-105] Gjuhë Gjermane
    • [BSIL3010] Gjuhë Italiane
    • [EF999] Gjuhë Frenge
    • [EFE-132] Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
    • [EARTL-01] Teknologjia Reproduktive e Asistuar dhe e Drejta
    • [CCS084] Komunikimi Ndërkulturor
    • [EWC-01] Krijimi i Ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i Mediumeve Digjitale
    • [EITSOP-03] Shkathtesi të TI për Produktivitetin e Zyrës
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [EMOE-02] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [CLE-203] Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor
    • [EITL-02] E Drejta e Teknologjisë së Informacionit
    • [EFE-121] Zhvillimi Profesional i Karrierës
    • [EATN-02] Terminologjia Administrative dhe Nomoteknika
    • [ESSD-01] Zhvillimi i Shkathtësive Sociale
    • [EPA-605] Strategjitë për Kërkim të Karrierës
    • [ESCHC-01] Kapituj të Zgjedhur në Kompjuteristikë
    • [EBI-502] Ueb-Teknologjitë
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [EFE-104] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën shqipe
    • [EFE-103] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Maqedonase
    • [CBA112] Gjuhë Shqipe për Qëllime Specifike
    • [EPEG-01] Gramatika e Gjuhës Angleze në Praktikë
    • [ECE-02] Gjuhë Angleze për Bashkëbisedim
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [ELE065] Mbrojtja e Konsumatorëve
    • [CLE-302] E Drejta Tregtare
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [ECS-01] Siguria Kompjuterike
    • [ESML-02] Mediat Sociale dhe e Drejta
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [ELOD-03] Lidershipi dhe Zhvillimi Organizativ
    • [EFE-109] Aftësitë e Komunikimit
    • [ECTHD-01] Zhvillimi i të Menduartit Kritik
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja

Semestri 3

  • [CCS-202] [6 SETK] Arkitektura Kompjuterike
    Lënda ka të bëjë me dizajnimin dhe teknologjinë e arkitekturave moderne kompjuterike dhe programimin në nivele të makinave. Lënda ofron përshkrimin e hollësishëm të komponentëve harduerikë dhe softuerikë, organizimin dhe ndërlidhjen e njësive përbërëse të kompjuterëve, si dhe përcaktimin e performancës së tyre.
  • [CBI-203] [6 SETK] Strukturat Diskrete
    Qëllimi i kësaj lënde është t’i pajisë studentët me njohuri matematikore të duhura që kanë zbatim të drejtpërdrejtë në fushën e informatikës së biznesit. Disa nga konceptet e parashikuara në këtë lëndë tashmë janë të njohura për studentët, por qëllimi këtu është t’i formalizojnë këto koncepte në një nivel akoma më të lartë që do t’u mundësojë zgjerimin e diapazonit të tyre të ideve dhe këto t’i aplikojnë duke zgjidhur probleme të ndryshme praktike.
  • [CCS-301] [6 SETK] Algoritmet dhe Strukturat e të Dhënave
    Lënda mundëson njohje me konceptet dhe parimet themelore për analizimin dhe hartimin e algoritmeve, si dhe përdorimin e strukturave të ndryshme të algoritmeve. Shqyrton algoritme të ndryshme për zgjidhjen e një problemi të njëjtë. Në hollësi shqyrton kompleksitetin kohor dhe hapësinor të algoritmeve. Vendos kritere për gjetjen e algoritmit më të mirë. Studion hartimin e strukturave të ndryshme dhe tashmë të njohura të të dhënave (lineare dhe jolineare) dhe konsideron mundësinë e krijimit të strukturave të reja të të dhënave, si dhe zbatimin konkret të tyre. Pjesa e fundit e këtij moduli paraqet hyrje në grafe dhe shqyrtimin e modeleve themelore të graf-algoritmeve. Studentët familjarizohen me lloje të ndryshme të të dhënave dhe algoritmeve, që më tej do t’u lejojë përfshirje të drejtpërdrejtë në analizimin, hartimin dhe zbatimin konkret të projekteve softuerike.
  • [6 SETK] Gjuhë Angleze për Qëllime Specifike
    • [EIT-01] Anglishtja për Teknologjinë e Informacionit 1
    • [EIT-02] Anglishtja për Teknologjinë e Informacionit 2
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Gjuhë, Shkathtësi ose Kulturë)
    • [EFE-105] Gjuhë Gjermane
    • [BSIL3010] Gjuhë Italiane
    • [EF999] Gjuhë Frenge
    • [EFE-132] Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
    • [EARTL-01] Teknologjia Reproduktive e Asistuar dhe e Drejta
    • [CCS084] Komunikimi Ndërkulturor
    • [EWC-01] Krijimi i Ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i Mediumeve Digjitale
    • [EITSOP-03] Shkathtesi të TI për Produktivitetin e Zyrës
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [EMOE-02] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [CLE-203] Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor
    • [EITL-02] E Drejta e Teknologjisë së Informacionit
    • [EFE-121] Zhvillimi Profesional i Karrierës
    • [EATN-02] Terminologjia Administrative dhe Nomoteknika
    • [ESSD-01] Zhvillimi i Shkathtësive Sociale
    • [EPA-605] Strategjitë për Kërkim të Karrierës
    • [ESCHC-01] Kapituj të Zgjedhur në Kompjuteristikë
    • [EBI-502] Ueb-Teknologjitë
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [EFE-104] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën shqipe
    • [EFE-103] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Maqedonase
    • [CBA112] Gjuhë Shqipe për Qëllime Specifike
    • [EPEG-01] Gramatika e Gjuhës Angleze në Praktikë
    • [ECE-02] Gjuhë Angleze për Bashkëbisedim
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [ELE065] Mbrojtja e Konsumatorëve
    • [CLE-302] E Drejta Tregtare
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [ECS-01] Siguria Kompjuterike
    • [ESML-02] Mediat Sociale dhe e Drejta
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [ELOD-03] Lidershipi dhe Zhvillimi Organizativ
    • [EFE-109] Aftësitë e Komunikimit
    • [ECTHD-01] Zhvillimi i të Menduartit Kritik
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja

Semestri 4

  • [CCS-401] [6 SETK] Sistemet Operative
    Lënda ka për qëllim njoftimin me konceptet themelore të sistemeve operative (OS). Si nivel ndërmjetësues mes aplikacioneve dhe harduerit, sistemet operative kontrollojnë dhe këmbejnë burimet kompjuterike. Fillimisht, sqarohen konceptet themelore të sistemeve operative, e më pas bëhet vlerësimi dhe analiza e tyre. Mes tjerash, përshkruhen detyrat dhe proceset, mënyrat e sinkronizimit, menaxhimi i memories, njësitë hyrëse/dalëse, fajllat sistemorë dhe siguria. Pjesa vijuese ka të bëjë me konceptet e shpërndarjes dhe me sistemet operative multimediale dhe të integruara. Pjesa e fundit u dedikohet sistemeve operative mobile. Për sqarimin e të gjitha këtyre koncepteve shfrytëzohen studimet e rastit për kategoritë përkatëse të sistemeve operative.
  • [CCS-403] [6 SETK] Bazat e të Dhënave
    Lënda paraqet hyrje në konceptet dhe sistemet e bazave të të dhënave. Studenti, i cili do ta përfundojë me sukses këtë modul, do të jetë në gjendje t’i shfrytëzojë modelet dhe konceptet e projektimit të bazave të të dhënave. Do të jetë në gjendje të përdorë dhe të hartojë baza të thjeshta dhe konkrete të të dhënave të bazuara në modelin relacional. Po ashtu, do të mundë të përdorë MS SQL Server sistemin për menaxhimin e bazave të të dhënave (DBMS), SQL gjuhët dhe zbatimin e veprimeve (queries).
  • [CCS-402] [6 SETK] Probabiliteti dhe Statistika
    Qëllimi i kësaj lënde është t’i pajisë studentët me njohuritë themelore nga probabiliteti dhe statistika që kanë zbatim të drejtpërdrejtë në fushën e shkencave kompjuterike. Qëllimi është që të mësohet se si bëhet përpunimi i të dhënave statistikore, ligjshmëritë e tyre, paraqitja e tyre, ligjet për dhënien e konkluzioneve përkatëse bazuar në të dhënat e përpunuara etj. Po ashtu, qëllimi është që të mësohen parimet themelore nga fusha e probabilitetit dhe se si mund të zbatohen ato parime në fushat e ndryshme nga jeta e përditshme posaçërisht në lëmin e shkencave kompjuterike.
  • [EACS-05] [6 SETK] Gjuhët Formale dhe Automata
    Lënda ka për qëllim të japë hyrje në teorinë e modelimeve kompjuterike dhe kalkulimeve kompjuterike përmes mësimit të gjuhëve formale si dhe automatët përfundimtar.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Profesionale)
    • [CISM2021] Hyrje në Sistemet e Informacionit
    • [ECS-401] Programimi i Avancuar në .NET
    • [ECS-601] Programimi në Java
    • [ECS-405] Dizajnimi Digjital Logjik
    • [EAIT-403] Sistemet Multimediale
    • [ECS6020] Hyrje në Kriptografi
    • [ECS-507] Llogaritjet Numerike
    • [ECS-506] Programimi i Pajisjeve Mobile
    • [ECS-403] Programimi i Lojrave
    • [ECS-609] Hyrje në Inteligjencën Artificiale
    • [ECS-502] Hyrje në Përpunimin Paralel
    • [ECS-500] E-Tregtia
    • [ECCE-603] Menaxhimi i Rrjetave Kompjuterike
    • [EACS-03] NoSQL bazat e të dhënave
    • [ECS-701] Rjetat Mobile dhe Pa Tel
    • [ECS-702] Etika Kompjuterike
    • [ECS-501] Hyrje në Ueb-in Semantik
    • [ECS-703] Analitika e Biznesit
    • [ECS3036] Programimi Paralel
    • [ECS3060] Etika Profesionale e TI
    • [ECS-404] Dizajnimi dhe Simulimi Kompjuterik i Qarqeve Logjike
    • [EPL2030] Kompajlerët

Semestri 5

  • [CCS-502] [6 SETK] Inxhinieria e Softuerit
    Qëllimi i lëndës është t’i pajisë studentët me njohuri të thella, kritike dhe sistematike për parimet dhe teknikat e specifikimit sistematik dhe softuerik; analiza dhe dizajn; programim, testim dhe vlerësim; mirëmbajtje dhe menaxhim të projektimeve të aplikacioneve softuerike efikase. Studentët, do të kenë kuptim të qartë për mjetet dhe metodologjitë për zhvillim të zgjidhjeve softuerike.
  • [CCS-503] [6 SETK] Rrjetat Kompjuterike
    Qëllimi i programit të lëndës është njoftimi me konceptet dhe parimet themelore të rrjetave kompjuterike. Shqyrtohen komponentët e ndryshëm të rrjetës dhe ndërlidhja mes tyre. Ofrohet përshkrimi i hollësishëm i dizajnimit dhe arkitekturës së rrjeteve. Në kuadër të lëndës ilustrohen konceptet më të rëndësishme të arkitekturës së rrjeteve si Ethernet dhe Internet. Studentët, do të fitojnë aftësi për analizë, dizajn dhe implementim të LAN rrjeteve dhe optimalizimin e performancave të tyre.
  • [CCS-501] [6 SETK] Ueb Programimi
    Kjo lëndë mbulon dizajnimin dhe zhvillimin e ueb aplikacioneve, përfshirë programimin në anën e klientit dhe atë të serverit. Gjithashtu, lënda përfshin edhe dizajnimin e bazave të të dhënave për ueb, gjuhët e programimit për ueb, si dhe integrimin e të dhënave në ueb aplikacione.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Profesionale)
    • [CISM2021] Hyrje në Sistemet e Informacionit
    • [ECS-401] Programimi i Avancuar në .NET
    • [ECS-601] Programimi në Java
    • [ECS-405] Dizajnimi Digjital Logjik
    • [EAIT-403] Sistemet Multimediale
    • [ECS6020] Hyrje në Kriptografi
    • [ECS-507] Llogaritjet Numerike
    • [ECS-506] Programimi i Pajisjeve Mobile
    • [ECS-403] Programimi i Lojrave
    • [ECS-609] Hyrje në Inteligjencën Artificiale
    • [ECS-502] Hyrje në Përpunimin Paralel
    • [ECS-500] E-Tregtia
    • [ECCE-603] Menaxhimi i Rrjetave Kompjuterike
    • [EACS-03] NoSQL bazat e të dhënave
    • [ECS-701] Rjetat Mobile dhe Pa Tel
    • [ECS-702] Etika Kompjuterike
    • [ECS-501] Hyrje në Ueb-in Semantik
    • [ECS-703] Analitika e Biznesit
    • [ECS3036] Programimi Paralel
    • [ECS3060] Etika Profesionale e TI
    • [ECS-404] Dizajnimi dhe Simulimi Kompjuterik i Qarqeve Logjike
    • [EPL2030] Kompajlerët
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Profesionale)
    • [CISM2021] Hyrje në Sistemet e Informacionit
    • [ECS-401] Programimi i Avancuar në .NET
    • [ECS-601] Programimi në Java
    • [ECS-405] Dizajnimi Digjital Logjik
    • [EAIT-403] Sistemet Multimediale
    • [ECS6020] Hyrje në Kriptografi
    • [ECS-507] Llogaritjet Numerike
    • [ECS-506] Programimi i Pajisjeve Mobile
    • [ECS-403] Programimi i Lojrave
    • [ECS-609] Hyrje në Inteligjencën Artificiale
    • [ECS-502] Hyrje në Përpunimin Paralel
    • [ECS-500] E-Tregtia
    • [ECCE-603] Menaxhimi i Rrjetave Kompjuterike
    • [EACS-03] NoSQL bazat e të dhënave
    • [ECS-701] Rjetat Mobile dhe Pa Tel
    • [ECS-702] Etika Kompjuterike
    • [ECS-501] Hyrje në Ueb-in Semantik
    • [ECS-703] Analitika e Biznesit
    • [ECS3036] Programimi Paralel
    • [ECS3060] Etika Profesionale e TI
    • [ECS-404] Dizajnimi dhe Simulimi Kompjuterik i Qarqeve Logjike
    • [EPL2030] Kompajlerët

Semestri 6

  • [CCS-602] [6 SETK] Sistemet e Shpërndara
    Kjo lëndë i njofton studentët me konceptet themelore të sistemeve të shpërndara. Analizohen arkitekturat e ndryshme të sistemeve të shpërndara, si dhe përparësitë dhe disavantazhet e tyre në krahasim me sistemet tradicionale të centralizuara. Studentët, do të mësojnë për mënyrën e komunikimit në mes të proceseve si dhe për Internet protokolet për komunikim. Ilustrohen bazat e programimit klient-server, platformat middleware (CORBA, JavaBeans, DCOM,. NET), Ueb Teknologjitë dhe Ueb Shërbimet, si teknologji të sistemeve të shpërndara. Pjesa e fundit e kësaj lënde merret me transaksionet, transaksionet e përbëra dhe transaksionet e shpërndara. Studentët, do t’i njohin nga afër zgjidhjet aplikative standarde për sistemet e shpërndara.
  • [ECS4060] [6 SETK] Interakcioni Njeri - Kompjutor
    Kjo lëndë ka për qëllim t’u mundësojë studentëve njohuri të teorisë dhe të praktikave të zhvillimit të softuerit, që lidhen me komunikimin ndërmjet njerëzve dhe kompjuterëve, me qëllim të krijimit të aplikacioneve, që mund të përdoren lehtësisht. Lënda mbulon aspektet psiko-motorike që ndikojnë në mënyrën si komunikojnë njerëzit me makinat. Nëpërmjet shembujve konkretë të aplikacioneve, studentët duhet të kuptojnë parimet dhe të jenë të aftë t’i aplikojnë ato gjatë dizajnimit të aplikacioneve të tyre.
  • [ECS-604] [6 SETK] Gjurmimi i të Dhënave
    Kjo lëndë mbulon konceptet dhe teknologjitë nga fusha e gjurmimit të të dhënave, terminologjinë, teknikat dhe algoritmet për kërkim në koleksione të mëdha dhe të paorganizuara të të dhënave me qëllim të gjetjes dhe organizimit të njohurive të rëndësishme. Temat e mbuluara përfshijnë: - Procesimin paraprak të të dhënave; - Depot e të dhënave dhe OLAP teknologjitë për gjurmimin e të dhënave; - Klasifikimin dhe parashikimin; - Gjurmimin e rregullave asociative në baza të mëdha të të dhënave ; - Analizën e grupeve; - Analizën e të dhënave të veçuara; - Trendet dhe aplikacionet për gjurmim të të dhënave;
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Profesionale)
    • [CISM2021] Hyrje në Sistemet e Informacionit
    • [ECS-401] Programimi i Avancuar në .NET
    • [ECS-601] Programimi në Java
    • [ECS-405] Dizajnimi Digjital Logjik
    • [EAIT-403] Sistemet Multimediale
    • [ECS6020] Hyrje në Kriptografi
    • [ECS-507] Llogaritjet Numerike
    • [ECS-506] Programimi i Pajisjeve Mobile
    • [ECS-403] Programimi i Lojrave
    • [ECS-609] Hyrje në Inteligjencën Artificiale
    • [ECS-502] Hyrje në Përpunimin Paralel
    • [ECS-500] E-Tregtia
    • [ECCE-603] Menaxhimi i Rrjetave Kompjuterike
    • [EACS-03] NoSQL bazat e të dhënave
    • [ECS-701] Rjetat Mobile dhe Pa Tel
    • [ECS-702] Etika Kompjuterike
    • [ECS-501] Hyrje në Ueb-in Semantik
    • [ECS-703] Analitika e Biznesit
    • [ECS3036] Programimi Paralel
    • [ECS3060] Etika Profesionale e TI
    • [ECS-404] Dizajnimi dhe Simulimi Kompjuterik i Qarqeve Logjike
    • [EPL2030] Kompajlerët
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Profesionale)
    • [CISM2021] Hyrje në Sistemet e Informacionit
    • [ECS-401] Programimi i Avancuar në .NET
    • [ECS-601] Programimi në Java
    • [ECS-405] Dizajnimi Digjital Logjik
    • [EAIT-403] Sistemet Multimediale
    • [ECS6020] Hyrje në Kriptografi
    • [ECS-507] Llogaritjet Numerike
    • [ECS-506] Programimi i Pajisjeve Mobile
    • [ECS-403] Programimi i Lojrave
    • [ECS-609] Hyrje në Inteligjencën Artificiale
    • [ECS-502] Hyrje në Përpunimin Paralel
    • [ECS-500] E-Tregtia
    • [ECCE-603] Menaxhimi i Rrjetave Kompjuterike
    • [EACS-03] NoSQL bazat e të dhënave
    • [ECS-701] Rjetat Mobile dhe Pa Tel
    • [ECS-702] Etika Kompjuterike
    • [ECS-501] Hyrje në Ueb-in Semantik
    • [ECS-703] Analitika e Biznesit
    • [ECS3036] Programimi Paralel
    • [ECS3060] Etika Profesionale e TI
    • [ECS-404] Dizajnimi dhe Simulimi Kompjuterik i Qarqeve Logjike
    • [EPL2030] Kompajlerët

Semestri 7

  • [CCS-601] [6 SETK] Grafika Kompjuterike
    Lënda i përmban elementet themelore të grafikës kompjuterike, algjebrës lineare si dhe përdorimin e platformës grafike OpenGL API. Rekomandohen njohuri nga gjuhët programuese, posaçërisht C/C++ që do të jenë të nevojshme për zgjidhjen e detyrave praktike. Gjithashtu, rekomandohen edhe njohuri elementare në lëmin e gjeometrisë dhe trigonometrisë, si dhe disa njohuri nga algjebra lineare, vektorët dhe matricat. Në këtë lëndë, do të përfshihen temat nga grafika kompjuterike, siç janë: transformimet dhe matricat, kuptimet mbi viewport-in, viewing plane-in dhe framebuffer-in, konceptet mbi anti-aliasing, mapimi i teksturës, përdorimi i kamerave dhe dritave, si dhe disa teknika dhe algoritme për realizim të koncepteve të lartpërmendura.
  • [CCS-701] [6 SETK] Menaxhimi i Projekteve
    Lënda paraqet një hyrje në fushën e menaxhimit të projektit softwar-ik, duke paraqitur teknikat dhe qasjet me qëllim të zhvillimit të një vetëdijeje kritike të sfidave dhe mangësive në këtë fushë. Moduli bazohet në njohuritë e Inxhinierisë Softuerike dhe në lëndë tjera, që lidhen me sistemet e informacionit.
  • [CCS-802] [6 SETK] Programim Logjik dhe Funksional
    Lënda ka për qëllim që t’i njoftojë studentët me paradigmën e programimit logjik nëpërmjet gjuhës Prolog. Lënda, fokusohet në sintaksën dhe semantikën e Prolog-ut, funksionimin e një përkthyesi Prolog dhe aplikacionet e ndryshme në Prolog. Në mënyrë të veçantë, lënda fokusohet në pyetësorët për baza të dhënash, parsim, meta-programim dhe në zgjidhjen e problemeve në intelegjencën artificiale.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Profesionale)
    • [CISM2021] Hyrje në Sistemet e Informacionit
    • [ECS-401] Programimi i Avancuar në .NET
    • [ECS-601] Programimi në Java
    • [ECS-405] Dizajnimi Digjital Logjik
    • [EAIT-403] Sistemet Multimediale
    • [ECS6020] Hyrje në Kriptografi
    • [ECS-507] Llogaritjet Numerike
    • [ECS-506] Programimi i Pajisjeve Mobile
    • [ECS-403] Programimi i Lojrave
    • [ECS-609] Hyrje në Inteligjencën Artificiale
    • [ECS-502] Hyrje në Përpunimin Paralel
    • [ECS-500] E-Tregtia
    • [ECCE-603] Menaxhimi i Rrjetave Kompjuterike
    • [EACS-03] NoSQL bazat e të dhënave
    • [ECS-701] Rjetat Mobile dhe Pa Tel
    • [ECS-702] Etika Kompjuterike
    • [ECS-501] Hyrje në Ueb-in Semantik
    • [ECS-703] Analitika e Biznesit
    • [ECS3036] Programimi Paralel
    • [ECS3060] Etika Profesionale e TI
    • [ECS-404] Dizajnimi dhe Simulimi Kompjuterik i Qarqeve Logjike
    • [EPL2030] Kompajlerët
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Profesionale)
    • [CISM2021] Hyrje në Sistemet e Informacionit
    • [ECS-401] Programimi i Avancuar në .NET
    • [ECS-601] Programimi në Java
    • [ECS-405] Dizajnimi Digjital Logjik
    • [EAIT-403] Sistemet Multimediale
    • [ECS6020] Hyrje në Kriptografi
    • [ECS-507] Llogaritjet Numerike
    • [ECS-506] Programimi i Pajisjeve Mobile
    • [ECS-403] Programimi i Lojrave
    • [ECS-609] Hyrje në Inteligjencën Artificiale
    • [ECS-502] Hyrje në Përpunimin Paralel
    • [ECS-500] E-Tregtia
    • [ECCE-603] Menaxhimi i Rrjetave Kompjuterike
    • [EACS-03] NoSQL bazat e të dhënave
    • [ECS-701] Rjetat Mobile dhe Pa Tel
    • [ECS-702] Etika Kompjuterike
    • [ECS-501] Hyrje në Ueb-in Semantik
    • [ECS-703] Analitika e Biznesit
    • [ECS3036] Programimi Paralel
    • [ECS3060] Etika Profesionale e TI
    • [ECS-404] Dizajnimi dhe Simulimi Kompjuterik i Qarqeve Logjike
    • [EPL2030] Kompajlerët

Semestri 8

  • [CCS-804] [6 SETK] Siguria e Informacinit
    Kjo lëndë mëson parimet e sigurisë kompjuterike nga një pikëpamje e aplikuar dhe siguron përvojë direkte me kërcënimet e sigurisë dhe kundërmasat. Lënda, gjithashtu, përfshinë parime dhe shkathtësi të dobishme për marrjen e vendimeve të sigurisë të bazuar në informata dhe për të kuptuar se si siguria ndërvepron me botën rreth saj. Temat e aplikuara përfshijnë kriptografinë, kontrollin e autorizimit, sigurinë e sistemeve operative dhe sigurinë e ueb-it dhe rrjetit. Tema të tjera përfshijnë parimet e përgjithshme të sigurisë, faktorët njerëzorë, siç janë: besimi dhe inxhinieria sociale, siguria e sistemeve komplekse dhe ekonomia e sigurisë. Lënda synon të balancojë teorinë dhe praktikën.
  • [CCS-805] [6 SETK] Testimi dhe Analiza e Softuerit
    Softueri luan një rol të rëndësishëm në aktivitetet tona të përditshme, shpesh duke ofruar shërbime kritike për përdoruesit përfundimtarë. Është e rëndësishme të siguroheni që këto sisteme të funksionojnë pasi ato janë të destinuara me një shkallë të lartë të cilësisë. Testimi i softuerit dhe analiza e programit, janë dy teknika që përdoren gjerësisht për të siguruar cilësinë e softuerit. Këto teknika përdoren nga zhvilluesit për të vërtetuar, verifikuar dhe vlerësuar cilësinë e softuerit të prodhuar gjatë procesit të inxhinierisë softuerike. Kjo lëndë synon t'u ofrojë studentëve njohuri të avancuara të teknikave të përdorura në testimin e softuerit dhe analizën e programeve. Studentët do të fitojnë një kuptim të koncepteve dhe teorive që i nënshtrohen këtyre teknikave. Studentët, gjithashtu, do të mësojnë të përdorin mjete ekzistuese popullore, që mbështesin detyrat e testimit dhe analizës dhe do të ekspozohen ndaj hulumtimeve të reja në zonë.
  • [CCS-806] [6 SETK] Arkitekturat e Orientuara nga Shërbimeve
    Qëllimi i kësaj lënde është të ofrojë një studim të thellë të Arkitekturave të Orientuara nga Shërbime (AOSH), nga tre perspektiva kryesore: pikëpamja e biznesit, arkitektonike dhe teknologjike. Nga perspektiva e biznesit, adoptimi i AOSH-it është thelbësor për të ofruar zhdervjelltesi me biznes, prandaj rëndësia e AOSH-it në industrinë, do të shpjegohet. Perspektiva arkitektonike, do të diskutojë modelet e ndryshme arkitekturore të zhvillimit të softuerit, me fokus në hartimin e AOSH-it dhe modelet e dizajnit. Perspektiva e teknologjisë do t'u ofrojë studentëve mundësinë për të fituar përvojën e duhur për të zbatuar dhe vendosur zgjidhje SOA që do të plotësojnë kërkesat e ndryshme funksionale dhe jofunksionale.
  • [CCS-603] [6 SETK] Punim Diplome
    Në këtë lëndë studentët do të punojnë në kompletimin e një projekti të aplikuar ose teorik. Qëllimi i lëndës është që t'u mundësojë studentëve t’i integrojnë njohuritë e fituara nga lëndët e programit studimor, në mënyrë që të ofrojnë një "produkt", qoftë softuer apo në formë teze. Studentët do të kenë mundësi të fitojnë përvojë në dizajnimin, programimin dhe vlerësimin e një projekti nga lëmi i inxhinierisë kompjuterike. Në fund, studentët e dokumentojnë punën e tyre në formë të raporteve me shkrim dhe të prezantimeve gojore, të cilat vlerësohen nga një komision i fakultetit.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Profesionale)
    • [CISM2021] Hyrje në Sistemet e Informacionit
    • [ECS-401] Programimi i Avancuar në .NET
    • [ECS-601] Programimi në Java
    • [ECS-405] Dizajnimi Digjital Logjik
    • [EAIT-403] Sistemet Multimediale
    • [ECS6020] Hyrje në Kriptografi
    • [ECS-507] Llogaritjet Numerike
    • [ECS-506] Programimi i Pajisjeve Mobile
    • [ECS-403] Programimi i Lojrave
    • [ECS-609] Hyrje në Inteligjencën Artificiale
    • [ECS-502] Hyrje në Përpunimin Paralel
    • [ECS-500] E-Tregtia
    • [ECCE-603] Menaxhimi i Rrjetave Kompjuterike
    • [EACS-03] NoSQL bazat e të dhënave
    • [ECS-701] Rjetat Mobile dhe Pa Tel
    • [ECS-702] Etika Kompjuterike
    • [ECS-501] Hyrje në Ueb-in Semantik
    • [ECS-703] Analitika e Biznesit
    • [ECS3036] Programimi Paralel
    • [ECS3060] Etika Profesionale e TI
    • [ECS-404] Dizajnimi dhe Simulimi Kompjuterik i Qarqeve Logjike
    • [EPL2030] Kompajlerët
Google+