Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Shkenca Kompjuterike

Drejtimi: Shkenca Kompjuterike
Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore
Kodi i programit: CS-180
Viti akademik: 2019 / 2020
Titulli: I Diplomuar në Shkenca Kompjuterike / Drejtimi: Shkenca Kompjuterike
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi
Vendimi:

Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore i UEJL - Tetovë  është njësi akademike me qëllim të përgjithshëm të zhvillojë aktivitete të hulumtimit shkencor dhe arsimimit të lartë në fushat e shkencave kompjuterike, të  inxhinierisë kompjuterike dhe informatikës së biznesit.
Planprogrami “Shkencat Kompjuterike” është dizajnuar që t’i plotësojë kërkesat e tregut vendor, por edhe të ofrojë një perspektivë moderne dhe globale.
Qëllimet arsimore të programit janë:
- T’u mundësojë studentëve  të fitojnë shkathtësi më të gjëra komunikimi, të atyre gjuhësore dhe analitike,
- T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri teorike dhe praktike për shkencat kompjuterike dhe ato T’i aplikojë në jetën reale,
- T’i aftësojë studentët të kyçen në zhvillimin dhe implementimin e zgjidhjeve të ndryshme softuerike,
- T’i aftësojë studentët të punojnë në projekte individuale dhe grupore, që sipas natyrës mund të jenë: projekte shkencore-hulumtuese, projekte zhvillimore ose punë praktike,
- T’u mundësojë bazë të mirë për përshtatje të mëtutjeshme përkundrejt ndryshimeve të reja teknologjike/të tregut.

Pas përfundimit të suksesshëm të programit, studentët e diplomuar, do të kenë mundësi të punojnë në fusha të ndryshme të industrisë, siç janë: kompanitë e orientuara drejt TI-së, sektori i biznesit, administrata publike, etj.
Të diplomuarit, do të jenë të aftë:
- T’i shfrytëzojnë sistemet kompjuterike dhe teknologjitë informatike në jetën e përditshme dhe më tej;
- T’i aplikojnë në mënyrë efikase algoritmet dhe metodat e mësuara;
- Të programojnë zgjidhje për probleme të ndryshme;
- T’i organizojnë bazat e të dhënave, të dizajnojnë, të implementojnë dhe mirëmbajnë më tej, si dhe të përkujdesen për performansat;
- Të dizajnojë dhe të implementojë rrjeta kompjuterike;
- T’i përdorin teknologjitë e Internetit në mënyrë efikase;
- Të organizojnë dhe ndihmojnë për zgjidhjet teknike për t’u përgjigjur kërkesave të ndryshme sociale, ekonomike dhe shkencore-teknike.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Posedim njohurie dhe kuptim për aspektet teorike dhe praktike të shkencave kompjuterike. Kjo njohuri përfshin lëmenjtë kryesorë, si matematika për shkencat kompjuterike, algoritmet, teknologjitë informatike, rrjetet, paradigmat e programimit dhe aplikimi i tyre, bazat e të dhënave, si dhe një shumëllojshmëri të lëndëve të specializuara në lëmenj të ndryshëm të shkencave kompjuterike.
- Njohuri dhe kuptim të metodologjive të ndryshme të programimit në skenarë të ndryshëm të zgjidhjes së problemeve (programimi procedural, i orientuar në objekte, funksional, etj.)
- Njohuri dhe kuptim për udhëheqjen e projekteve hulumtuese dhe aplikative në përmasa të vogla në fushën e shkencave kompjuterike.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Aftësi për të aplikuar dhe përdorur në nivel të avancuar sistemet kompjuterike dhe sistemet i informimit për zgjidhjen e detyrave të rëndomta.
- Aftësi për të aplikuar në mënyrë autonome dhe kreative metodat dhe algoritmet standarde për zgjidhjen efikase të problemeve, zhvillimin e aplikacioneve (desktop, web dhe mobile) duke shfrytëzuar mjete kompjuterike të avancuara.
- Aftësi për të zhvilluar dhe për të mirëmbajtur programe, duke përdorur metodologji, mjete dhe praktika të ndryshme.
- Aftësi për të krijuar, për të organizuar dhe për të mirëmbajtur baza relacionale.
- Aftësi për të dizajnuar dhe për të zhvilluar rrjete vendore kompjuterike të vogla dhe të mesme.
- Aftësi për të organizuar sistemet e informimit me qëllim të zgjidhjes së detyrave të ndryshme sociale, ekonomike dhe teknologjike.

Aftësitë për të vlerësuar

- Aftësi për t’i mbledhur dhe analizuar të dhënat më qëllim të propozimit të zgjidhjeve softuerike.
- Aftësi për t’i vlerësuar platformat dhe mjetet për zhvillim të programeve.
- Aftësi për t’i vlerësuar zgjidhjet softuerike të ndryshme si dhe zhvillimin e zgjidhjeve të reja softuerike.

Aftësitë e komunikimit

- Aftësi për të përdorur zgjidhje të ndryshme softuerike dhe për të përkrahur të tjerët në fushën e sistemeve të informimit duke përshtatur nivelin sipas audiencës.
- Aftësi për të zhvilluar projekte efikase të sistemeve të informimit dhe për t’i prezantuar ato në respekt të standardeve profesionale.
- Aftësi për të kontribuuar në organizimin e shoqërisë civile (e-society), duke marrë pjesë në takime dhe trupa vendimmarrës në nivele të ndryshme.
- Posedon aftësi dhe përvojë për punë në grup.
- Aftësi për komunikim me shkrim dhe në të folur mbi të gjitha fazat e propozimit dhe krijimit të softuerit si dokumentacion teknik, specifikim i kërkesave dhe prokurimeve në gjuhë angleze dhe së paku në njërën nga gjuhët vendore në nivel të avancuar.

Aftësitë e të mësuarit

- Aftësi për t’i ndjekur zhvillimet e reja në fushën e shkencave kompjuterike.
- Aftësi për t’i mësuar shpejt teknologjitë e reja, gjuhët e programimit, mjetet (toolkits) dhe libraritë (frameworks).
- Aftësi për t’i aplikuar aftësitë e të mësuarit në mësimdhënie dhe trajnime mbi sistemet e informimit nëpër shkolla dhe organizata.
- Aftësi për t’i aplikuar aftësitë e të mësuarit gjatë krijimit dhe menaxhimit të projekteve.

Semestri 1

  • [CCS-203] [6 SETK] Programimi
    Kjo lëndë ofron një hyrje në programim dhe mbulon koncepte si tipet e të dhënave, aritmetikë, operatorë, komandat për hyrje-dalje, kushtet, strukturat ciklike, funksionet, rekurzivitetin, algoritmet me vektorë dhe matrica, algoritmet për kërkim dhe radhitje, pointerët dhe operacionet mbi to, deklarimin e strukturave të reja të të dhënave
  • [ACS-103] [6 SETK] Algjebra Lineare
    Nëpërmjet këtij programi studentët, do tëme konceptet dhe metodat që e përbëjnë bazën e algjebrës lineare. Algjebra lineare në fakt paraqitet çdokund. Konceptet e kësaj lënde shfrytëzohen në mënyrë të vazhdueshme çdokund pa u emërtuar. Integrali është linear, derivati është linear, etj. Pjesa më e madhe e zbatimit të matematikës në “jetën reale” vjen në shprehje përmes pjesës lineare. Ky është material mjaft me rëndësi për studentët e këtij drejtimi. Pas përfundimit të kësaj lënde, studentët do të jenë në gjendje t’i shfrytëzojnë dhe t’i aplikojnë barazimet dhe zgjidhjet e tyre; Algjebrën e matricave; Transformimet lineare dhe shfrytëzimin e tyre në aplikacione; Hapësirat vektoriale; Vlerat vetiake dhe vektorët vetiakë të matricave reale; Determinantat dhe ortogonaliteti. Qëllimi me rëndësi është të ndërlidhet algjebra lineare me lëmenjtë tjerë me ose pa përdorim të matematikës.
  • [CCS-101] [6 SETK] Hyrje në Shkenca Kompjuterike
    Kjo lëndë paraqet një hyrje të gjerë dhe të integruar në konceptet themelore të shkencave kompjuterike. Lënda mbulon tema siç janë: historia e llogaritjes; logjika dhe sistemet digjitale; hyrje në arkitekturën kompjuterike, algoritme të thjeshta, zgjidhje problemesh dhe struktura të të dhënave; hyrje në gjuhët e programimit, sistemet operative, bazat e të dhënave, rrjetat, inxhinieria e softuerit dhe ueb-it; llojet e aplikacioneve, përfshirë edhe përshkrimin e disa programeve specifike (procesorë teksti, baza të dhënash, shfletues, etj.); procedimi i të dhënave tradicionale dhe multimediale.
  • [3 SETK] Gjuhë Shqipe/Maqedonase
    • [BS018] Gjuhë Maqedonase për Fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë Maqedinase për Fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë Maqedonase Niveli i Mesëm 1
    • [MLIL-02] Gjuhë Maqedonase Niveli i Mesëm 2
    • [MAPP1010] Gjuhë Maqedonase për Qëllime Profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë Maqedonase për Qëllime Profesionale 2
    • [BAM1010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 2
  • [3 SETK] Gjuhë Angleze
    • [EE-01] Gjuhë Angleze Niveli Fillestarë
    • [PIE-02] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm i Ulët
    • [IE-03] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm
    • [UIE-04] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm i Lartë
    • [AE-05] Gjuhë Angleze Niveli i Avancuar
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Gjuhë, Shkathtësi ose Kulturë)
    • [EFE-105] Gjuhë Gjermane
    • [BSIL3010] Gjuhë Italiane
    • [EF999] Gjuhë Frenge
    • [EFE-132] Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
    • [EARTL-01] Teknologjia Reproduktive e Asistuar dhe e Drejta
    • [CCS084] Komunikimi Ndërkulturor
    • [EWC-01] Krijimi i Ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i Mediumeve Digjitale
    • [EITSOP-03] Shkathtesi të TI për Produktivitetin e Zyrës
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [EMOE-02] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [CLE-203] Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor
    • [EITL-02] E Drejta e Teknologjisë së Informacionit
    • [EFE-121] Zhvillimi Profesional i Karrierës
    • [EATN-02] Terminologjia Administrative dhe Nomoteknika
    • [ESSD-01] Zhvillimi i Shkathtësive Sociale
    • [EPA-605] Strategjitë për Kërkim të Karrierës
    • [ESCHC-01] Kapituj të Zgjedhur në Kompjuteristikë
    • [EBI-502] Ueb-Teknologjitë
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [EFE-104] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën shqipe
    • [EFE-103] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Maqedonase
    • [CBA112] Gjuhë Shqipe për Qëllime Specifike
    • [EPEG-01] Gramatika e Gjuhës Angleze në Praktikë
    • [ECE-02] Gjuhë Angleze për Bashkëbisedim
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [ELE065] Mbrojtja e Konsumatorëve
    • [CLE-302] E Drejta Tregtare
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [ECS-01] Siguria Kompjuterike
    • [ESML-02] Mediat Sociale dhe e Drejta
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [ELOD-03] Lidershipi dhe Zhvillimi Organizativ
    • [EFE-109] Aftësitë e Komunikimit
    • [ECTHD-01] Zhvillimi i të Menduarit Kritik
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja

Semestri 2

  • [CCS-102] [6 SETK] Teknologjitë e Internetit
    Qëllimi kryesor i lëndës është që t’u japë studentëve njohuri praktike mbi mekanizmat themelorë, shërbimet dhe protokollet e rrjetit global - Internetit. Lënda ofron mësimin e arkitekturës së përgjithshme të uebfaqeve efikase, skalabile dhe të sigurta. Studentët, do të fitojnë njohuri të thella teknike të XML, XHTML (listat, tabelat, figurat, multimedia dhe formularët), CSS (formatimi, stilet dhe layout-i), si dhe JavaScript (variablat, kushtet, ciklet dhe funksionet).
  • [CCS-303] [6 SETK] Programimi i Orientuar në Objekte
    Qëllimi i kësaj lënde është t’i njoftojë studentët me konceptet themelore të programimit të orientuar në objekte përmes gjuhës programore C++. Për këtë qëllim shfrytëzohet koncepti i objekteve dhe klasave. Studentët, do të njoftohen me trashëgiminë e klasave, me hierarkinë dhe me polimorfizmin. Pas kompletimit të kësaj lënde studentët do të jenë në gjendje t’i kuptojnë parimet e gjuhës së orientuar në objekte dhe të jenë në gjendje të shkruajnë programe në gjuhën programore C++.
  • [ACS-204] [6 SETK] Kalkulus
    Përmes kësaj lënde studentët njoftohen që në tërësi t’i përvetësojnë kuptimet vijuese: funksionin (si pasqyrim i veçantë), mënyrat e paraqitjes së një funksioni, vazhdueshmërinë e funksioneve elementare. Gjithashtu, aftësohen për përcaktimin e vlerave kufitare të funksioneve (limitet), derivatet, zgjidhjen e problemeve në lidhje me përcaktimin e monotonisë së funksioneve dhe vlerave minimale dhe maksimale të funksioneve elementare, me të vetmin qëllim përfundimtar që të vizatojnë grafikun e funksionit nga i cili do të mund të lexohen të gjitha vetitë dhe karakteristikat e funksioneve. Gjithashtu, lënda ka për qëllim që studentët të njoftohen me kuptimin e integraleve dhe ta praktikojnë atë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme praktike.
  • [3 SETK] Gjuhë Shqipe/Maqedonase
    • [BS018] Gjuhë Maqedonase për Fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë Maqedinase për Fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë Maqedonase Niveli i Mesëm 1
    • [MLIL-02] Gjuhë Maqedonase Niveli i Mesëm 2
    • [MAPP1010] Gjuhë Maqedonase për Qëllime Profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë Maqedonase për Qëllime Profesionale 2
    • [BAM1010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 2
  • [3 SETK] Gjuhë Angleze
    • [EE-01] Gjuhë Angleze Niveli Fillestarë
    • [PIE-02] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm i Ulët
    • [IE-03] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm
    • [UIE-04] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm i Lartë
    • [AE-05] Gjuhë Angleze Niveli i Avancuar
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Gjuhë, Shkathtësi ose Kulturë)
    • [EFE-105] Gjuhë Gjermane
    • [BSIL3010] Gjuhë Italiane
    • [EF999] Gjuhë Frenge
    • [EFE-132] Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
    • [EARTL-01] Teknologjia Reproduktive e Asistuar dhe e Drejta
    • [CCS084] Komunikimi Ndërkulturor
    • [EWC-01] Krijimi i Ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i Mediumeve Digjitale
    • [EITSOP-03] Shkathtesi të TI për Produktivitetin e Zyrës
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [EMOE-02] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [CLE-203] Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor
    • [EITL-02] E Drejta e Teknologjisë së Informacionit
    • [EFE-121] Zhvillimi Profesional i Karrierës
    • [EATN-02] Terminologjia Administrative dhe Nomoteknika
    • [ESSD-01] Zhvillimi i Shkathtësive Sociale
    • [EPA-605] Strategjitë për Kërkim të Karrierës
    • [ESCHC-01] Kapituj të Zgjedhur në Kompjuteristikë
    • [EBI-502] Ueb-Teknologjitë
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [EFE-104] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën shqipe
    • [EFE-103] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Maqedonase
    • [CBA112] Gjuhë Shqipe për Qëllime Specifike
    • [EPEG-01] Gramatika e Gjuhës Angleze në Praktikë
    • [ECE-02] Gjuhë Angleze për Bashkëbisedim
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [ELE065] Mbrojtja e Konsumatorëve
    • [CLE-302] E Drejta Tregtare
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [ECS-01] Siguria Kompjuterike
    • [ESML-02] Mediat Sociale dhe e Drejta
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [ELOD-03] Lidershipi dhe Zhvillimi Organizativ
    • [EFE-109] Aftësitë e Komunikimit
    • [ECTHD-01] Zhvillimi i të Menduarit Kritik
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja

Semestri 3

  • [CCS-202] [6 SETK] Arkitektura Kompjuterike
    Lënda ka të bëjë me dizajnimin dhe teknologjinë e arkitekturave moderne kompjuterike dhe programimin në nivele të makinave. Lënda, ofron përshkrimin e hollësishëm të komponentëve harduerikë dhe softuerikë, organizimin dhe ndërlidhjen e njësive përbërëse të kompjuterëve si dhe përcaktimin e performancës së tyre.
  • [CCS-301] [6 SETK] Algoritmet dhe Strukturat e të Dhënave
    Lënda mundëson njohje me konceptet dhe parimet themelore për analizimin dhe hartimin e algoritmeve si dhe përdorimin e strukturave të ndryshme të algoritmeve. Shqyrton algoritme të ndryshme për zgjidhjen e një problemi të njëjtë. Në hollësi shqyrton kompleksitetin kohor dhe hapësinor të algoritmeve. Vendos kritere për gjetjen e algoritmit më të mirë. Studion hartimin e strukturave të ndryshme dhe tashmë të njohura të të dhënave (lineare dhe jolineare) dhe konsideron mundësinë e krijimit të strukturave të reja të të dhënave si dhe zbatimin konkret të tyre. Pjesa e fundit e këtij moduli paraqet hyrje në grafe dhe shqyrtim i modeleve themelore të graf-algoritmeve. Studentët familjarizohen me lloje të ndryshme të të dhënave dhe algoritmeve, që më tej do t’u lejojë përfshirje të drejtpërdrejtë në analizimin, hartimin dhe zbatimin konkret të projekteve softuerike.
  • [CBI-203] [6 SETK] Strukturat Diskrete
    Qëllimi i kësaj lënde është t’i pajisë studentët me njohuri matematikore të duhura që kanë zbatim të drejtpërdrejtë në fushën e informatikës së biznesit. Disa nga konceptet e parashikuara në këtë lëndë tashmë janë të njohura për studentët, por qëllimi këtu është t’i formalizojnë këto koncepte në një nivel akoma më të lartë që do t’u mundësojë zgjerimin e diapazonit të tyre të ideve dhe këto t’i aplikojnë, duke zgjidhur probleme të ndryshme praktike.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Gjuhë, Shkathtësi ose Kulturë)
    • [EFE-105] Gjuhë Gjermane
    • [BSIL3010] Gjuhë Italiane
    • [EF999] Gjuhë Frenge
    • [EFE-132] Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
    • [EARTL-01] Teknologjia Reproduktive e Asistuar dhe e Drejta
    • [CCS084] Komunikimi Ndërkulturor
    • [EWC-01] Krijimi i Ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i Mediumeve Digjitale
    • [EITSOP-03] Shkathtesi të TI për Produktivitetin e Zyrës
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [EMOE-02] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [CLE-203] Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor
    • [EITL-02] E Drejta e Teknologjisë së Informacionit
    • [EFE-121] Zhvillimi Profesional i Karrierës
    • [EATN-02] Terminologjia Administrative dhe Nomoteknika
    • [ESSD-01] Zhvillimi i Shkathtësive Sociale
    • [EPA-605] Strategjitë për Kërkim të Karrierës
    • [ESCHC-01] Kapituj të Zgjedhur në Kompjuteristikë
    • [EBI-502] Ueb-Teknologjitë
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [EFE-104] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën shqipe
    • [EFE-103] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Maqedonase
    • [CBA112] Gjuhë Shqipe për Qëllime Specifike
    • [EPEG-01] Gramatika e Gjuhës Angleze në Praktikë
    • [ECE-02] Gjuhë Angleze për Bashkëbisedim
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [ELE065] Mbrojtja e Konsumatorëve
    • [CLE-302] E Drejta Tregtare
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [ECS-01] Siguria Kompjuterike
    • [ESML-02] Mediat Sociale dhe e Drejta
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [ELOD-03] Lidershipi dhe Zhvillimi Organizativ
    • [EFE-109] Aftësitë e Komunikimit
    • [ECTHD-01] Zhvillimi i të Menduarit Kritik
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja
  • [6 SETK] Gjuhë Angleze për Qëllime Specifike
    • [EIT-01] Anglishtja për Teknologjinë e Informacionit 1
    • [EIT-02] Anglishtja për Teknologjinë e Informacionit 2

Semestri 4

  • [CCS-401] [6 SETK] Sistemet Operative
    Lënda ka për qëllim njoftimin me konceptet themelore të sistemeve operative (OS). Si nivel ndërmjetësues mes aplikacioneve dhe harduerit, sistemet operative I kontrollojnë dhe këmbejnë burimet kompjuterike. Fillimisht, sqarohen konceptet themelore të sistemeve operative, vlerësimi dhe analiza e tyre. Mes tjerash, përshkruhen detyrat dhe proceset, mënyrat e sinkronizimit, menaxhimi i memories, njësitë hyrëse/dalëse, fajllat sistemorë dhe siguria. Pjesa vijuese ka të bëjë me konceptet e shpërndarjes dhe me sistemet operative multimediale dhe të integruara. Pjesa e fundit u dedikohet sistemeve operative mobile. Për sqarimin e të gjitha këtyre koncepteve shfrytëzohen studimet e rastit për kategoritë përkatëse të sistemeve operative.
  • [CCS-403] [6 SETK] Bazat e të Dhënave
    Lënda paraqet hyrje në konceptet dhe sistemet e bazave të të dhënave. Studenti, i cili do ta përfundojë me sukses këtë modul, do të jetë në gjendje t’i shfrytëzojë modelet dhe konceptet e projektimit të bazave të të dhënave. Do të jetë në gjendje të përdorë dhe të hartojë baza të thjeshta dhe konkrete të të dhënave të bazuara në modelin relacional. Po ashtu, do të mund të përdorë MS SQL Server sistemin për menaxhimin e bazave të të dhënave (DBMS), SQL gjuhët dhe zbatimin e veprimeve (queries).
  • [CCS-402] [6 SETK] Probabiliteti dhe Statistika e Zbatuar
    Qëllimi i kësaj lënde është t’i pajisë studentët me njohuritë themelore nga probabiliteti dhe statistika që kanë zbatim të drejtpërdrejtë në fushën e shkencave kompjuterike. Qëllimi është që të mësohet se si bëhet përpunimi i të dhënave statistikore, ligjshmëritë e tyre, paraqitja e tyre, ligjet për dhënien e konkluzioneve përkatëse bazuar në të dhënat e përpunuara etj. Po ashtu, qëllimi është që të mësohen parimet themelore nga fusha e probabilitetit dhe se si mund të zbatohen ato parime në fushat e ndryshme nga jeta e përditshme, posaçërisht në lëmin e shkencave kompjuterike.
  • [EACS-05] [6 SETK] Gjuhët Formale dhe Automata
    Lënda ka për qëllim të japë hyrje në teorinë e modelimeve kompjuterike dhe kalkulimeve kompjuterike përmes mësimit të gjuhëve formale, si dhe automatët përfundimtar.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Profesionale)
    • [CISM2021] Hyrje në Sistemet e Informacionit
    • [ECS-401] Programimi i Avancuar në .NET
    • [ECS-601] Programimi në Java
    • [ECS-405] Dizajnimi Digjital Logjik
    • [EAIT-403] Sistemet Multimediale
    • [ECS6020] Hyrje në Kriptografi
    • [ECS-507] Llogaritjet Numerike
    • [ECS-506] Programimi i Pajisjeve Mobile
    • [ECS-403] Programimi i Lojrave
    • [ECS-609] Hyrje në Inteligjencën Artificiale
    • [ECS-502] Hyrje në Përpunimin Paralel
    • [ECS-500] E-Tregtia
    • [ECCE-603] Menaxhimi i Rrjetave Kompjuterike
    • [EACS-03] NoSQL Bazat e të Dhënave
    • [ECS-701] Rjetat Mobile dhe Pa Tel
    • [ECS-702] Etika Kompjuterike
    • [ECS-501] Hyrje në Ueb-in Semantik
    • [ECS-703] Analitika e Biznesit
    • [ECS3036] Programimi Paralel
    • [ECS3060] Etika Profesionale e TI
    • [ECS-404] Dizajnimi dhe Simulimi Kompjuterik i Qarqeve Logjike
    • [EPL2030] Kompajlerët

Semestri 5

  • [CCS-501] [6 SETK] Ueb Programimi
    Kjo lëndë e mbulon dizajnimin dhe zhvillimin e ueb aplikacioneve, përfshirë programimin në anën e klientit dhe atë të serverit. Gjithashtu, lënda përfshin edhe dizajnimin e bazave të të dhënave për ueb, gjuhët e programimit për ueb, si dhe integrimin e të dhënave në ueb aplikacione.
  • [CCS-502] [6 SETK] Inxhinieria e Softuerit
    Qëllimi i lëndës është t’i pajisë studentët me njohuri të thella, kritike dhe sistematike për parimet dhe teknikat e specifikimit sistematik dhe softuerik; analiza dhe dizajn; programim, testim dhe vlerësim; mirëmbajtje dhe menaxhim të projektimeve të aplikacioneve softuerike efikase. Studentët, do të kenë kuptim të qartë për mjetet dhe metodologjitë për zhvillim të zgjidhjeve softuerike.
  • [CCS-503] [6 SETK] Rrjetat Kompjuterike
    Qëllimi i programit të lëndës është njoftimi me konceptet dhe parimet themelore të rrjeteve kompjuterike. Shqyrtohen komponentët e ndryshëm të rrjetit dhe ndërlidhja mes tyre. Ofrohet përshkrimi i hollësishëm i dizajnimit dhe arkitekturës së rrjeteve. Në kuadër të lëndës ilustrohen konceptet më të rëndësishme të arkitekturës së rrjeteve si Ethernet dhe Internet. Studentët, do të fitojnë aftësi për analizë, dizajn dhe implementimin e LAN rrjeteve dhe optimalizimin e performances së të tyre.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Profesionale)
    • [CISM2021] Hyrje në Sistemet e Informacionit
    • [ECS-401] Programimi i Avancuar në .NET
    • [ECS-601] Programimi në Java
    • [ECS-405] Dizajnimi Digjital Logjik
    • [EAIT-403] Sistemet Multimediale
    • [ECS6020] Hyrje në Kriptografi
    • [ECS-507] Llogaritjet Numerike
    • [ECS-506] Programimi i Pajisjeve Mobile
    • [ECS-403] Programimi i Lojrave
    • [ECS-609] Hyrje në Inteligjencën Artificiale
    • [ECS-502] Hyrje në Përpunimin Paralel
    • [ECS-500] E-Tregtia
    • [ECCE-603] Menaxhimi i Rrjetave Kompjuterike
    • [EACS-03] NoSQL Bazat e të Dhënave
    • [ECS-701] Rjetat Mobile dhe Pa Tel
    • [ECS-702] Etika Kompjuterike
    • [ECS-501] Hyrje në Ueb-in Semantik
    • [ECS-703] Analitika e Biznesit
    • [ECS3036] Programimi Paralel
    • [ECS3060] Etika Profesionale e TI
    • [ECS-404] Dizajnimi dhe Simulimi Kompjuterik i Qarqeve Logjike
    • [EPL2030] Kompajlerët
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Profesionale)
    • [CISM2021] Hyrje në Sistemet e Informacionit
    • [ECS-401] Programimi i Avancuar në .NET
    • [ECS-601] Programimi në Java
    • [ECS-405] Dizajnimi Digjital Logjik
    • [EAIT-403] Sistemet Multimediale
    • [ECS6020] Hyrje në Kriptografi
    • [ECS-507] Llogaritjet Numerike
    • [ECS-506] Programimi i Pajisjeve Mobile
    • [ECS-403] Programimi i Lojrave
    • [ECS-609] Hyrje në Inteligjencën Artificiale
    • [ECS-502] Hyrje në Përpunimin Paralel
    • [ECS-500] E-Tregtia
    • [ECCE-603] Menaxhimi i Rrjetave Kompjuterike
    • [EACS-03] NoSQL Bazat e të Dhënave
    • [ECS-701] Rjetat Mobile dhe Pa Tel
    • [ECS-702] Etika Kompjuterike
    • [ECS-501] Hyrje në Ueb-in Semantik
    • [ECS-703] Analitika e Biznesit
    • [ECS3036] Programimi Paralel
    • [ECS3060] Etika Profesionale e TI
    • [ECS-404] Dizajnimi dhe Simulimi Kompjuterik i Qarqeve Logjike
    • [EPL2030] Kompajlerët

Semestri 6

  • [CCS-602] [6 SETK] Sistemet e Shpërndara
    Kjo lëndë i njofton studentët me konceptet themelore të sistemeve të shpërndara. Analizohen arkitekturat e ndryshme të sistemeve të shpërndara, si dhe përparësitë dhe disavantazhet e tyre në krahasim me sistemet tradicionale të centralizuara. Studentët, do të mësojnë për mënyrën e komunikimit në mes të proceseve, si dhe për Internet protokollet për komunikim. Ilustrohen bazat e programimit klient-server, platformat middleware (CORBA, JavaBeans, DCOM,. NET), Web teknologjitë dhe Web Shërbimet si teknologji të sistemeve të shpërndara. Pjesa e fundit e kësaj lënde merret me transaksionet, transaksionet e përbëra dhe transaksionet e shpërndara. Studentët, do t’i njohin nga afër zgjidhjet aplikative standarde për sistemet e shpërndara.
  • [ECS4060] [6 SETK] Interakcioni Njeri - Kompjutor
    Kjo lëndë ka për qëllim t’u mundësojë studentëve njohuri të teorisë dhe të praktikave të zhvillimit të softuerit, që lidhen me komunikimin ndërmjet njerëzve dhe kompjuterëve, me qëllim të krijimit të aplikacioneve që mund të përdoren lehtësisht. Lënda mbulon aspektet psiko-motorike që ndikojnë në mënyrën se si komunikojnë njerëzit me makinat. Nëpërmjet shembujve konkretë të aplikacioneve, studentët duhet t’i kuptojnë parimet dhe të jenë të aftë t’i aplikojnë ato gjatë dizajnimit të aplikacioneve të tyre.
  • [ECS-604] [6 SETK] Gjurmimi i të Dhënave
    Kjo lëndë mbulon konceptet dhe teknologjitë nga fusha e gjurmimit të të dhënave, terminologjinë, teknikat dhe algoritmet për kërkim në koleksione të mëdha dhe të paorganizuara të të dhënave me qëllim të gjetjes dhe organizimit të njohurive të rëndësishme. Temat e mbuluara përfshijnë: - Procesimin paraprak të të dhënave; - Depot e të dhënave dhe OLAP teknologjitë për gjurmimin e të dhënave; - Klasifikimin dhe parashikimin; - Gjurmimin e rregullave asociative në baza të mëdha të të dhënave ; - Analizën e grupeve; - Analizën e të dhënave të veçuara; - Trendet dhe aplikacionet për gjurmimin e të dhënave;
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Profesionale)
    • [CISM2021] Hyrje në Sistemet e Informacionit
    • [ECS-401] Programimi i Avancuar në .NET
    • [ECS-601] Programimi në Java
    • [ECS-405] Dizajnimi Digjital Logjik
    • [EAIT-403] Sistemet Multimediale
    • [ECS6020] Hyrje në Kriptografi
    • [ECS-507] Llogaritjet Numerike
    • [ECS-506] Programimi i Pajisjeve Mobile
    • [ECS-403] Programimi i Lojrave
    • [ECS-609] Hyrje në Inteligjencën Artificiale
    • [ECS-502] Hyrje në Përpunimin Paralel
    • [ECS-500] E-Tregtia
    • [ECCE-603] Menaxhimi i Rrjetave Kompjuterike
    • [EACS-03] NoSQL Bazat e të Dhënave
    • [ECS-701] Rjetat Mobile dhe Pa Tel
    • [ECS-702] Etika Kompjuterike
    • [ECS-501] Hyrje në Ueb-in Semantik
    • [ECS-703] Analitika e Biznesit
    • [ECS3036] Programimi Paralel
    • [ECS3060] Etika Profesionale e TI
    • [ECS-404] Dizajnimi dhe Simulimi Kompjuterik i Qarqeve Logjike
    • [EPL2030] Kompajlerët
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Profesionale)
    • [CISM2021] Hyrje në Sistemet e Informacionit
    • [ECS-401] Programimi i Avancuar në .NET
    • [ECS-601] Programimi në Java
    • [ECS-405] Dizajnimi Digjital Logjik
    • [EAIT-403] Sistemet Multimediale
    • [ECS6020] Hyrje në Kriptografi
    • [ECS-507] Llogaritjet Numerike
    • [ECS-506] Programimi i Pajisjeve Mobile
    • [ECS-403] Programimi i Lojrave
    • [ECS-609] Hyrje në Inteligjencën Artificiale
    • [ECS-502] Hyrje në Përpunimin Paralel
    • [ECS-500] E-Tregtia
    • [ECCE-603] Menaxhimi i Rrjetave Kompjuterike
    • [EACS-03] NoSQL Bazat e të Dhënave
    • [ECS-701] Rjetat Mobile dhe Pa Tel
    • [ECS-702] Etika Kompjuterike
    • [ECS-501] Hyrje në Ueb-in Semantik
    • [ECS-703] Analitika e Biznesit
    • [ECS3036] Programimi Paralel
    • [ECS3060] Etika Profesionale e TI
    • [ECS-404] Dizajnimi dhe Simulimi Kompjuterik i Qarqeve Logjike
    • [EPL2030] Kompajlerët
Google+