Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Shkenca Kompjuterike

Drejtimi: Inxhinieria Kompjuterike
Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore
Kodi i programit: CE-180
Viti akademik: 2019 / 2020
Titulli: I Diplomuar në Shkenca Kompjuterike / Drejtimi: Inxhinieria Kkompjuterike
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi
Vendimi:

Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore në UEJL ka për qëllim të përgjithshëm të zhvillojë aktivitete të hulumtimit shkencor dhe arsimimit të lartë në fushat e shkencave kompjuterike, të inxhinierisë kompjuterike dhe informatikës së biznesit.
Fushat specifike të Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, në programin Inxhinieria Kompjuterike janë: hardueri kompjuterik dhe softueri sistematik, sistemet e integruara kompjuterike, si dhe projektimi e programimi i tyre, konceptet themelore të inxhinierisë kompjuterike, bazat e elektroteknikës, sistemet e kontrollit automatik, sistemet e drejtimit në kohë reale, rrjetet kompjuterike, rrjetat kompjuterike me kabllo dhe pa kabllo, përllogaria  “Grid” dhe sistemet shpërndarëse kompjuterike, multimedia dhe sistemet multimediale, transmetimi i të dhënave dhe rrjetet e telekomunikacionit, bazat e të dhënave, sistemet e informacionit dhe projektimi i tyre, etj. Këto disiplina kanë potencial të madh për ngritjen e cilësisë së arsimit.
Riorganizimi i mësimit është projektuar ashtu që t’i plotësojë kërkesat e tregut vendor (duke i analizuar kërkesat e firmave të TI-së dhe organizatave në RMV), njëkohësisht, duke mundësuar perspektivë globale moderne.
Qëllimet arsimore të programit:
- t’u mundësojë studentëve që të pajisen me shkathtësi më të gjëra komunikative, gjuhësore dhe analitike;
- t’u mundësojë studentëve që të pajisen me njohuri teorike dhe praktike nga fusha e teknologjive informatike-komunikative dhe ato t’i aplikojnë në jetën reale dhe praktikën profesionale;  
- t’i aftësojë studentët që të kyçen  në zhvillimin dhe implementimin e zgjidhjeve të ndryshme në fushën  e teknologjive informatiko-komunikative;
- t’i aftësojë studentët që të punojnë në projekte individuale apo në grupe, të cilat për nga natyra mund  të jenë: shkencoro-hulumtuese, zhvillimore dhe punë praktike;
- t’u mundësojë bazë të mirë për përshtatje të mëtutjeshme drejt teknologjive të reja,ndryshimeve të tregut  dhe aplikimi i tyre;
- të mundësojë shkathtësi për përkahje gjatë organzimit, realizimit dhe implementimit të metodave dhe procedurave në fusha të tjera. 

Pas përfundimit me sukses të programit, studentët e diplomuar, do të kenë mundësi të punësohen në fusha të ndryshme të TI-së, ku ata mund të përdorin në mënyrë efektive teknologjitë e ndryshme të pranishme në fushën e teknologjisë së informacionit, sistemeve kompjuterike, rrjetave kompjuterike, sistemeve të informacionit, të kontrollit të automatizuar, sistemeve multimedia dhe të telekomunikacionit, t’i testojnë dhe t'i vlerësojnë ato, t’i vlerësojnë platformat e ndryshme dhe zhvillojnë zgjidhje optimale.
Ata do të jenë në gjendje: t’i projektojnë, t’i krijojnë dhe t’i mirëmbajnë sistemet e bazuara në kompjuter dhe rrjetet kompjuterike, si dhe të zbatojnë zgjidhje të orientuara në harduer, ta mirëmbajnë softuerin e sistemeve; të mirëmbajnë sisteme të automatizuara të kontrollit; të zhvillojnë sisteme multimediale; t’i menaxhojnë sistemet e informacionit dhe të telekomunikacionit.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Tregon njohuri dhe dijeni në fushat e shkencave kompjuterike, teknologjive të informacionit dhe bazat e elektro teknikës.
- Tregon njohuri dhe dijeni në fushat e teknologjive të informacionit, harduerët kompjuterikë dhe sistemet softuerike, rrjetat kompjuterike, sistemet e informacionit, sistemet e kontrollit, multimediumet dhe sistemet e telekomunikacionit.
- Ka njohuri të avancuara të gjuhës angleze.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Projektim, krijim dhe mirëmbajtje të disa sistemeve kompjuterike, si dhe zbatim i zgjidhjeve të orientuara në harduer.
- Projektim, zbatim dhe servisim i rrjetave kompjuterike dhe sistemeve të komunikimit.
- Implementim dhe mirëmbajtje i sistemeve të kontrollit, sistemeve të integruara, sistemeve multimediale dhe sistemeve të informacionit.
- Zbatim i zgjidhjeve të aplikueshme për probleme të orientuara në harduer-softuer, duke filluar me fazën e analizimit, hartimit dhe zbatimite deri në fazën e performimit, testimit, analizimit të performancës dhe mirëmbajtjes. 

Aftësitë për të vlerësuar

- Vlerësim, kontekstualizim dhe marrje  vendimesh për zgjidhje të duhura softuerike dhe harduerike.
- Shfrytëzim i teknikave për zgjidhje të problemeve në mënyrë që të sigurohen me efikasitet zgjidhje të TIK.
- Vendosni për përdorimin e mjeteve adekuate (mjetet për zhvillim).

Aftësitë e komunikimit

- Pjesëmarrje dhe organizim i punës ekipore.
- Prezantim, dokumentim dhe komunikim i dokumentacionit teknik.
- Vlerësim, argumentim dhe paraqitje e zgjidhjeve për pyetje, probleme dhe ide të ndryshme në fushëm e TIK.
- Gjetje, organizim dhe klasifikim i informacioneve në fushën e TIK (dokumente për harduer / softuer, manuale).

Aftësitë e të mësuarit

- Aftësim për t’i mësuar dhe përdorur komponentët e rinj harduerikë.
- Përvetësim dhe përdorim i sistemeve të reja dhe të azhuruara softuerike.
- Vlerësim, mësim dhe përdorim i mjeteve të reja për krijimin dhe/apo mirëmbajtjen e zgjidhjeve harduerike-softuerike.
- Demonstrimi i shkathtësive për punë seminarike dhe laboratorike.

Semestri 1

  • [CCS-203] [6 SETK] Programimi
    Kjo lëndë ofron një hyrje në programimin C++ dhe mbulon koncepte, si: llojet bazike të të dhënave, aritmetikë, operatorë, komandat për hyrje-dalje, strukturat ciklike, strukturat përsëritëse, llojet e funksioneve, rekurzivitetin, implementimi me C++, algoritmet me vektorë dhe matrica, algoritmet për kërkim dhe radhitje, pointerët dhe operacionet mbi to dhe lidhja e tyre me vektorë, krijimi i llojit të ri të të dhënave në strukturat C++.
  • [CCS-104] [6 SETK] Kalkulus 1
    Qëllimi i modulit është t’ju ofrojë studentëve njohuri matematikore nga pjesa e funksioneve (si një pasqyrim të veçantë), menyrat e definimit te një funksioni, vetitë e funksionit, vazhdimësia e një funksioni. Të sigurojë njohuri për kufirin e një funksioni dhe të vetive të tjera, siç është derivati i një funksioni. Qëllimi është gjithashtu të aplikojë konceptin e derivateve në gjetjen e monotonitetit dhe vlerave ekstreme të një funksioni, që përdoret në vizatimin e grafikut të një funksioni, si mjet shumë i rëndësishëm për të kuptuar dhe analizuar gjithçka në lidhje me funksionin e dhënë. Pastaj, qëllimi tjeter është të gjendet integrali i një funksioni dhe i njejti të zbatohet në zgjidhjen e problemeve të ndryshme praktike. Një qëllim tjetër është gjithashtu të mësuarit e metodave numerike për problemet e sipërpërmendura, me focus të veçantë përdorimin e tyre në fushën e shkencave kompjuterike. Studentët, gjithashtu, do të mësojmë disa koncepte nga llogaritja e matricës, përcaktuesit dhe zgjidhja e sistemeve të ekuacioneve lineare.
  • [CCS-101] [6 SETK] Hyrje në Shkenca Kompjuterike
    Kjo lëndë paraqet një hyrje të gjerë dhe të integruar në konceptet themelore të shkencave kompjuterike. Lënda mbulon tema, siç janë: historia e llogaritjes; logjika dhe sistemet digjitale; hyrje në arkitekturën kompjuterike, algoritme të thjeshta, zgjidhje problemesh dhe struktura të të dhënave; hyrje në gjuhët e programimit, sistemet operative, bazat e të dhënave, rrjetat, inxhinieria e softuerit dhe ueb-it; llojet e aplikacioneve, përfshirë edhe përshkrimin e disa programeve specifike (procesorë teksti, baza të dhënash, shfletues, etj.); procedimi i të dhënave tradicionale dhe multimediale.
  • [3 SETK] Gjuhë Shqipe/Maqedonase
    • [BS018] Gjuhë Maqedonase për Fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë Maqedonase për Fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë Maqedonase Niveli i Mesëm 1
    • [MLIL-02] Gjuhë Maqedonase Niveli i Mesëm 2
    • [MAPP1010] Gjuhë Maqedonase për Qëllime Profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë Maqedonase për Qëllime Profesionale 2
    • [BAM1010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 2
  • [3 SETK] Gjuhë Angleze
    • [EE-01] Gjuhë Angleze Niveli Fillestarë
    • [PIE-02] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm i Ulët
    • [IE-03] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm
    • [UIE-04] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm i Lartë
    • [AE-05] Gjuhë Angleze Niveli i Avancuar
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Gjuhë, Shkathtësi ose Kulturë)
    • [EFE-105] Gjuhë Gjermane
    • [BSIL3010] Gjuhë Italiane
    • [EF999] Gjuhë Frenge
    • [EFE-132] Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
    • [EARTL-01] Teknologjia Reproduktive e Asistuar dhe e Drejta
    • [CCS084] Komunikimi Ndërkulturor
    • [EWC-01] Krijimi i Ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i Mediumeve Digjitale
    • [EITSOP-03] Shkathtesi të TI për Produktivitetin e Zyrës
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [EMOE-02] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [CLE-203] Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor
    • [EITL-02] E Drejta e Teknologjisë së Informacionit
    • [EFE-121] Zhvillimi Profesional i Karrierës
    • [EATN-02] Terminologjia Administrative dhe Nomoteknika
    • [ESSD-01] Zhvillimi i Shkathtësive Sociale
    • [EPA-605] Strategjitë për Kërkim të Karrierës
    • [ESCHC-01] Kapituj të Zgjedhur në Kompjuteristikë
    • [EBI-502] Web Technologies
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [EFE-104] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën shqipe
    • [EFE-103] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Maqedonase
    • [CBA112] Gjuhë Shqipe për Qëllime Specifike
    • [EPEG-01] Gramatika e Gjuhës Angleze në Praktikë
    • [ECE-02] Gjuhë Angleze për Bashkëbisedim
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [ELE065] Mbrojtja e Konsumatorëve
    • [CLE-302] E Drejta Tregtare
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [ECS-01] Siguria Kompjuterike
    • [ESML-02] Mediat Sociale dhe e Drejta
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [ELOD-03] Lidershipi dhe Zhvillimi Organizativ
    • [EFE-109] Aftësitë e Komunikimit
    • [ECTHD-01] Zhvillimi i të Menduartit Kritik
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja

Semestri 2

  • [CCE-205] [6 SETK] Dizajnimi i Qarqeve Logjike
    Qëllimi i modulit është t’i njoftojë studentët me temat që përfshijnë analizën dhe projektimin e qarqeve kombinuese dhe sekuenciale, metodat e optimizimit të dizajnit të qarkut digjital, duke përdorur portat logjike, multipleksuesit, dekoduesit, regjistrat, numeruesit dhe vargjet logjike të programueshme.
  • [CCS-303] [6 SETK] Programimi i Orientuar në Objekte
    Qëllimi i kësaj lënde është t’i njoftojë studentët me konceptet themelore të programimit të orientuar në objekte përmes gjuhës programore C++. Për këtë qëllim shfrytëzohet koncepti i objekteve dhe klasave. Studentët, do të njoftohen me trashëgiminë e klasave, me hierarkinë dhe me polimorfizmin. Pas kompletimit të kësaj lënde studentët, do të jenë në gjendje të kuptojnë parimet e gjuhës së orientuar në objekte dhe të jenë në gjendje të shkruajnë programe në gjuhën programore C++.
  • [CCS-204] [6 SETK] Kalkulus 2
    Qëllimi i këtij programi është t’i pajisë studentët me njohuri matematike, që do të ketë zbatim të drejpërdrejtë në lëmin e inxhinierisë kompjuterike. Pjesë të koncepteve, që do të mësohen në këtë lëndë ndoshta mund të jenë të njohura për studentët, por qëllmi këtu është që ato të formalizohen në një nivel më të lartë për të mundësuar të zhvillojnë ide për zgjidhjen e problemeve të ndryshme praktike. Qëllimi është t’i pajisë studentët me njohuri në lidhje me konceptet të lidhur me vargjet, që studentët t’i kuptojnë dhe t’i zbatojnë konceptet e vargjeve numerike, vargjet furie, pastaj t’i kuptojnë dhe t’i zbatojnë konceptet e ekuacioneve diferenciale të rendit të parë dhe të rendit më të lartë, të kuptojnë dhe të zgjedhin sisteme të ekaucioneve diferenciale lineare, si dhe transformimin e Laplasit dhe transformimin invers të Laplasit.
  • [3 SETK] Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [BS018] Gjuhë Maqedonase për Fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë Maqedonase për Fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë Maqedonase Niveli i Mesëm 1
    • [MLIL-02] Gjuhë Maqedonase Niveli i Mesëm 2
    • [MAPP1010] Gjuhë Maqedonase për Qëllime Profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë Maqedonase për Qëllime Profesionale 2
    • [BAM1010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 2
  • [3 SETK] Gjuhë Angleze
    • [EE-01] Gjuhë Angleze Niveli Fillestarë
    • [PIE-02] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm i Ulët
    • [IE-03] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm
    • [UIE-04] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm i Lartë
    • [AE-05] Gjuhë Angleze Niveli i Avancuar
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Gjuhë, Shkathtësi ose Kulturë)
    • [EFE-105] Gjuhë Gjermane
    • [BSIL3010] Gjuhë Italiane
    • [EF999] Gjuhë Frenge
    • [EFE-132] Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
    • [EARTL-01] Teknologjia Reproduktive e Asistuar dhe e Drejta
    • [CCS084] Komunikimi Ndërkulturor
    • [EWC-01] Krijimi i Ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i Mediumeve Digjitale
    • [EITSOP-03] Shkathtesi të TI për Produktivitetin e Zyrës
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [EMOE-02] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [CLE-203] Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor
    • [EITL-02] E Drejta e Teknologjisë së Informacionit
    • [EFE-121] Zhvillimi Profesional i Karrierës
    • [EATN-02] Terminologjia Administrative dhe Nomoteknika
    • [ESSD-01] Zhvillimi i Shkathtësive Sociale
    • [EPA-605] Strategjitë për Kërkim të Karrierës
    • [ESCHC-01] Kapituj të Zgjedhur në Kompjuteristikë
    • [EBI-502] Web Technologies
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [EFE-104] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën shqipe
    • [EFE-103] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Maqedonase
    • [CBA112] Gjuhë Shqipe për Qëllime Specifike
    • [EPEG-01] Gramatika e Gjuhës Angleze në Praktikë
    • [ECE-02] Gjuhë Angleze për Bashkëbisedim
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [ELE065] Mbrojtja e Konsumatorëve
    • [CLE-302] E Drejta Tregtare
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [ECS-01] Siguria Kompjuterike
    • [ESML-02] Mediat Sociale dhe e Drejta
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [ELOD-03] Lidershipi dhe Zhvillimi Organizativ
    • [EFE-109] Aftësitë e Komunikimit
    • [ECTHD-01] Zhvillimi i të Menduartit Kritik
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja

Semestri 3

  • [CCS-202] [6 SETK] Arkitektura Kompjuterike
    Lënda ka të bëjë me dizajnin dhe teknologjinë e arkitekturave moderne kompjuterike dhe programimin në nivele të makinave. Lënda, ofron përshkrimin e hollësishëm të komponentëve harduerikë dhe softuerikë, organizimin dhe ndërlidhjen e njësive përbërëse të kompjuterëve, si dhe përcaktimin e performansave së tyre.
  • [CCS-301] [6 SETK] Algoritmet dhe Strukturat e të Dhënave
    Lënda mundëson njohje me konceptet dhe parimet themelore për analizimin dhe hartimin e algoritmeve, si dhe përdorimin e strukturave të ndryshme të algoritmeve. Shqyrton algoritme të ndryshme për zgjidhjen e një problemi të njëjtë. Në hollësi shqyrton kompleksitetin kohor dhe hapësinor të algoritmeve. Vendos kritere për gjetjen e algoritmit më të mirë. Studion hartimin e strukturave të ndryshme dhe tashmë të njohura të të dhënave (lineare dhe jolineare) dhe konsideron mundësinë e krijimit të strukturave të reja të të dhënave, si dhe zbatimin konkret të tyre. Pjesa e fundit e këtij moduli paraqet hyrje në grafe dhe shqyrtim i modeleve themelore të graf-algoritmeve. Studentët familjarizohen me lloje të ndryshme të të dhënave dhe algoritmeve, që më tej do t’u lejojë përfshirje të drejtpërdrejtë në analizimin, hartimin dhe zbatimin konkret të projekteve softuerike.
  • [CBI-203] [6 SETK] Strukturat Diskrete
    Qëllimi i kësaj lënde është t’i pajisë studentët me njohuri matematikore të duhura që kanë zbatim të drejtpërdrejtë në fushën e informatikës së biznesit. Disa nga konceptet e parashikuara në këtë lëndë tashmë janë të njohura për studentët, por qëllimi këtu është t’i formalizojnë këto koncepte në një nivel akoma më të lartë që do t’u mundësojë zgjerimin e diapazonit të tyre të ideve dhe këto t’i aplikojnë, duke zgjidhur probleme të ndryshme praktike.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Profesionale)
    • [CISM2021] Hyrje në Sistemet e Informacionit
    • [ECS-401] Programimi i Avancuar në .NET
    • [ECS-601] Programimi në Java
    • [EAIT-403] Sistemet Multimediale
    • [ECS6020] Hyrje në Kriptografi
    • [ECS-507] Llogaritjet Numerike
    • [ECS-506] Programimi i Pajisjeve Mobile
    • [ECS-403] Programimi i Lojrave
    • [ECS-609] Hyrje në Inteligjencën Artificiale
    • [ECS-502] Hyrje në Përpunimin Paralel
    • [ECS-500] E - Tregtia
    • [ECCE-603] Menaxhimi i Rrjetave Kompjuterike
    • [EACS-03] NoSQL Bazat e të Dhënave
    • [ECS-701] Rjetat Mobile dhe pa Tel
    • [ECS-702] Etika Kompjuterike
    • [ECS-501] Hyrje në Ueb-in Semantik
    • [ECS-703] Analitika e Biznesit
    • [ECS3036] Programimi Paralel
    • [ECS3060] Etika Profesionale e TI
    • [ECS-404] Dizajnimi dhe Simulimi Kompjuterik i Qarqeve Logjike
    • [EPL2030] Kompajlerët
    • [ECCE-701] Qarqet Digjitale
    • [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
    • [ECS4060] Interakcioni Njeri - Kompjutor
    • [CCS-501] Ueb Programimi
    • [CCS-601] Grafika Kompjuterike
    • [CCS-805] Testimi dhe Analiza e Softuerit
    • [CCE-802] Internet i Gjësendeve
  • [6 SETK] Gjuhë angleze për qëllime specifike
    • [EIT-01] Anglishtja për teknologjinë e informacionit 1
    • [EIT-02] Anglishtja për teknologjinë e informacionit 2

Semestri 4

  • [CCS-401] [6 SETK] Sistemet Operative
    Lënda ka për qëllim njoftimin me konceptet themelore të sistemeve operative (OS). Si nivel ndërmjetësues mes aplikacioneve dhe harduerit, sistemet operative kontrollojnë dhe këmbejnë burimet kompjuterike. Fillimisht, sqarohen konceptet themelore të sistemeve operative, vlerësimin dhe analizën e tyre. Mes tjerash, përshkruhen detyrat dhe proceset, mënyrat e sinkronizimit, menaxhimi i memories, njësitë hyrëse/dalëse, fajllat sistemorë dhe siguria. Pjesa vijuese ka të bëjë me konceptet e shpërndarjes dhe me sistemet operative multimediale dhe të integruara. Pjesa e fundit u dedikohet sistemeve operative mobile. Për sqarimin e të gjitha këtyre koncepteve shfrytëzohen studimet e rastit për kategoritë përkatëse të sistemeve operative.
  • [CCS-403] [6 SETK] Bazat e të Dhënave
    Lënda paraqet hyrje në konceptet dhe sistemet e bazave të të dhënave. Studenti, i cili do ta përfundojë me sukses këtë modul, do të jetë në gjendje t’i shfrytëzojë modelet dhe konceptet e projektimit të bazave të të dhënave. Do të jetë në gjendje të përdorë dhe të hartojë baza të thjeshta dhe konkrete të të dhënave të bazuara në modelin relacional. Po ashtu do të mundë të përdorë MS SQL Server sistemin për menaxhimin e bazave të të dhënave (DBMS), SQL gjuhët dhe zbatimin e veprimeve (queries).
  • [CCS-402] [6 SETK] Probabiliteti dhe Statistika e Zbatuar
    Qëllimi i kësaj lënde është t’i pajisë studentët me njohuritë themelore nga probabiliteti dhe statistika që kanë zbatim të drejtpërdrejtë në fushën e shkencave kompjuterike. Qëllimi është që të mësohet se si bëhet përpunimi i të dhënave statistikore, ligjshmëritë e tyre, paraqitja e tyre, ligjet për dhënien e konkluzioneve përkatëse bazuar në të dhënat e përpunuara etj. Po ashtu, qëllimi është që të mësohen parimet themelore nga fusha e probabilitetit dhe se si mund të zbatohen ato parime në fushat e ndryshme nga jeta e përditshme, posaçërisht në lëmin e shkencave kompjuterike.
  • [CCE-405] [6 SETK] Përpunimi i Sinjalit
    • Kuptimi i paraqitjes së sinjalit në domenin kohor dhe në domenin e frekuencës; • Kuptimi i mostrave të sinjalit , teorema e mostrave të sinjalit; • Kuptimi i sistemeve, sistemi linear kohor invariant; • Kuptimi i konvolucionit dhe konvolucionit diskret; • Transformimi i Furierit, transformimi i Furierit diskret dhe përdorimi i tij; • z-transformimi, përdorimi i z-transformimit; • Dizajni i filtrave diskret.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Profesionale)
    • [CISM2021] Hyrje në Sistemet e Informacionit
    • [ECS-401] Programimi i Avancuar në .NET
    • [ECS-601] Programimi në Java
    • [EAIT-403] Sistemet Multimediale
    • [ECS6020] Hyrje në Kriptografi
    • [ECS-507] Llogaritjet Numerike
    • [ECS-506] Programimi i Pajisjeve Mobile
    • [ECS-403] Programimi i Lojrave
    • [ECS-609] Hyrje në Inteligjencën Artificiale
    • [ECS-502] Hyrje në Përpunimin Paralel
    • [ECS-500] E - Tregtia
    • [ECCE-603] Menaxhimi i Rrjetave Kompjuterike
    • [EACS-03] NoSQL Bazat e të Dhënave
    • [ECS-701] Rjetat Mobile dhe pa Tel
    • [ECS-702] Etika Kompjuterike
    • [ECS-501] Hyrje në Ueb-in Semantik
    • [ECS-703] Analitika e Biznesit
    • [ECS3036] Programimi Paralel
    • [ECS3060] Etika Profesionale e TI
    • [ECS-404] Dizajnimi dhe Simulimi Kompjuterik i Qarqeve Logjike
    • [EPL2030] Kompajlerët
    • [ECCE-701] Qarqet Digjitale
    • [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
    • [ECS4060] Interakcioni Njeri - Kompjutor
    • [CCS-501] Ueb Programimi
    • [CCS-601] Grafika Kompjuterike
    • [CCS-805] Testimi dhe Analiza e Softuerit
    • [CCE-802] Internet i Gjësendeve

Semestri 5

  • [CCS-502] [6 SETK] Inxhinieria e Softuerit
    Qëllimi i lëndës është t’i pajisë studentët me njohuri të thella, kritike dhe sistematike për parimet dhe teknikat e specifikimit sistematik dhe softuerik; analiza dhe dizajn; programim, testim dhe vlerësim; mirëmbajtje dhe menaxhim të projektimeve të aplikacioneve softuerike efikase. Studentët, do të kenë kuptim të qartë për mjetet dhe metodologjitë për zhvillimin e zgjidhjeve softuerike.
  • [CCS-503] [6 SETK] Rrjetat Kompjuterike
    Qëllimi i programit të lëndës është njoftimi me konceptet dhe parimet themelore të rrjeteve kompjuterike. Shqyrtohen komponentët e ndryshëm të rrjetës dhe ndërlidhja mes tyre. Ofrohet përshkrimi i hollësishëm i dizajnimit dhe arkitekturës së rrjeteve. Në kuadër të lëndës ilustrohen konceptet më të rëndësishme të arkitekturës së rrjeteve si Ethernet dhe Internet. Studentët, do të fitojnë aftësi për analizë, dizajn dhe implementim të LAN rrjeteve dhe optimalizimin e performancave të tyre.
  • [CCE-505] [6 SETK] Sistemet e Ndërthurura të Mikroprocesorëve
    Kjo lëndë synon t'u japë studentëve një kuptim të plotë të arkitekturës së mikroprocesorëve dhe mikrokontrolluesve dhe si ato mund të programohen. Analiza e hollësishme e arkitekturës 8-bit dhe 16-bit është projektuar për të siguruar studentët me bazat e ndërtimit të mikroprocesorit dhe mikrokontrollorit, si dhe parimet e evolucionit të tyre. Duke analizuar formatet e ndryshme të mësimit, mënyrat e adresimit dhe modelet e programimit, lënda synon t'u ofrojë studentëve një metodologji për programim në gjuhën asembler, si dhe programimin në C, përdorimin e bibliotekave specifike dhe sistemeve operative për të hartuar sisteme të bazuara në mikrokontrollues. Gjithashtu, studentët do të mësojnë aspekte të ndryshme të përdorimit të mikroprocesorëve dhe mikrokontrolluesve dhe komunikimin e tyre me qarqe të integruara të jashtme.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Profesionale)
    • [CISM2021] Hyrje në Sistemet e Informacionit
    • [ECS-401] Programimi i Avancuar në .NET
    • [ECS-601] Programimi në Java
    • [EAIT-403] Sistemet Multimediale
    • [ECS6020] Hyrje në Kriptografi
    • [ECS-507] Llogaritjet Numerike
    • [ECS-506] Programimi i Pajisjeve Mobile
    • [ECS-403] Programimi i Lojrave
    • [ECS-609] Hyrje në Inteligjencën Artificiale
    • [ECS-502] Hyrje në Përpunimin Paralel
    • [ECS-500] E - Tregtia
    • [ECCE-603] Menaxhimi i Rrjetave Kompjuterike
    • [EACS-03] NoSQL Bazat e të Dhënave
    • [ECS-701] Rjetat Mobile dhe pa Tel
    • [ECS-702] Etika Kompjuterike
    • [ECS-501] Hyrje në Ueb-in Semantik
    • [ECS-703] Analitika e Biznesit
    • [ECS3036] Programimi Paralel
    • [ECS3060] Etika Profesionale e TI
    • [ECS-404] Dizajnimi dhe Simulimi Kompjuterik i Qarqeve Logjike
    • [EPL2030] Kompajlerët
    • [ECCE-701] Qarqet Digjitale
    • [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
    • [ECS4060] Interakcioni Njeri - Kompjutor
    • [CCS-501] Ueb Programimi
    • [CCS-601] Grafika Kompjuterike
    • [CCS-805] Testimi dhe Analiza e Softuerit
    • [CCE-802] Internet i Gjësendeve
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Profesionale)
    • [CISM2021] Hyrje në Sistemet e Informacionit
    • [ECS-401] Programimi i Avancuar në .NET
    • [ECS-601] Programimi në Java
    • [EAIT-403] Sistemet Multimediale
    • [ECS6020] Hyrje në Kriptografi
    • [ECS-507] Llogaritjet Numerike
    • [ECS-506] Programimi i Pajisjeve Mobile
    • [ECS-403] Programimi i Lojrave
    • [ECS-609] Hyrje në Inteligjencën Artificiale
    • [ECS-502] Hyrje në Përpunimin Paralel
    • [ECS-500] E - Tregtia
    • [ECCE-603] Menaxhimi i Rrjetave Kompjuterike
    • [EACS-03] NoSQL Bazat e të Dhënave
    • [ECS-701] Rjetat Mobile dhe pa Tel
    • [ECS-702] Etika Kompjuterike
    • [ECS-501] Hyrje në Ueb-in Semantik
    • [ECS-703] Analitika e Biznesit
    • [ECS3036] Programimi Paralel
    • [ECS3060] Etika Profesionale e TI
    • [ECS-404] Dizajnimi dhe Simulimi Kompjuterik i Qarqeve Logjike
    • [EPL2030] Kompajlerët
    • [ECCE-701] Qarqet Digjitale
    • [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
    • [ECS4060] Interakcioni Njeri - Kompjutor
    • [CCS-501] Ueb Programimi
    • [CCS-601] Grafika Kompjuterike
    • [CCS-805] Testimi dhe Analiza e Softuerit
    • [CCE-802] Internet i Gjësendeve

Semestri 6

  • [CCS-602] [6 SETK] Sistemet e Shpërndara
    Kjo lëndë i njofton studentët me konceptet themelore të sistemeve të shpërndara. Analizohen arkitekturat e ndryshme të sistemeve të shpërndara, si dhe përparësitë dhe disavantazhet e tyre në krahasim me sistemet tradicionale të centralizuara. Studentët, do të mësojnë për mënyrën e komunikimit në mes të proceseve, si dhe për Internet Protokollet për komunikim. Ilustrohen bazat e programimit klient-server, platformat middleware (CORBA, JavaBeans, DCOM,. NET), Ueb teknologjitë dhe Ueb Shërbimet, si teknologji të sistemeve të shpërndara. Pjesa e fundit e kësaj lënde merret me transaksionet, transaksionet e përbëra dhe transaksionet e shpërndara. Studentët, do t’i njohin nga afër zgjidhjet aplikative standarde për sistemet e shpërndara.
  • [CCE-605] [6 SETK] Dizajnimi dhe Arkitektura e Softuerit
    Qëllimi i lëndës është të hulumtojë aplikimin e parimeve të dizajnimit të softuerit në dizajnimin e aplikacioneve. Lënda i mëson parimet dhe konceptet e përfshira në analizën dhe dizajnimin e sistemeve të mëdha softuerike, arkitekturën dhe dizajnimin e sistemeve të kompletuara, duke u bazuar në komponentët dhe modelet.
  • [CCE-606] [6 SETK] Softuer për Sistemet e Ndërthurura
    Kjo lëndë synon t'u ofrojë studentëve një hyrje të përgjithshëm në sistemet e ndërthurura, përdorimin dhe parimet e dizajnimit të tyre. Dizajni i sistemeve të ndërthurura kërkon një kuptim të plotë të niveleve të ndryshme, duke filluar nga specifikimet themelore të harduerit deri te programimi i nivelit të lartë. Studentët, do të mësojnë rreth arkitekturave të ndryshme mikrokontrolluese dhe programimin e tyre në asembler dhe në gjuhën C. Gjithashtu, studentët njihen me një sërë sistemesh operative të përdorura në realizimin e sistemeve të nd[rthurura, si dhe parimet për programimin e aplikacioneve në këto sisteme operative.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Profesionale)
    • [CISM2021] Hyrje në Sistemet e Informacionit
    • [ECS-401] Programimi i Avancuar në .NET
    • [ECS-601] Programimi në Java
    • [EAIT-403] Sistemet Multimediale
    • [ECS6020] Hyrje në Kriptografi
    • [ECS-507] Llogaritjet Numerike
    • [ECS-506] Programimi i Pajisjeve Mobile
    • [ECS-403] Programimi i Lojrave
    • [ECS-609] Hyrje në Inteligjencën Artificiale
    • [ECS-502] Hyrje në Përpunimin Paralel
    • [ECS-500] E - Tregtia
    • [ECCE-603] Menaxhimi i Rrjetave Kompjuterike
    • [EACS-03] NoSQL Bazat e të Dhënave
    • [ECS-701] Rjetat Mobile dhe pa Tel
    • [ECS-702] Etika Kompjuterike
    • [ECS-501] Hyrje në Ueb-in Semantik
    • [ECS-703] Analitika e Biznesit
    • [ECS3036] Programimi Paralel
    • [ECS3060] Etika Profesionale e TI
    • [ECS-404] Dizajnimi dhe Simulimi Kompjuterik i Qarqeve Logjike
    • [EPL2030] Kompajlerët
    • [ECCE-701] Qarqet Digjitale
    • [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
    • [ECS4060] Interakcioni Njeri - Kompjutor
    • [CCS-501] Ueb Programimi
    • [CCS-601] Grafika Kompjuterike
    • [CCS-805] Testimi dhe Analiza e Softuerit
    • [CCE-802] Internet i Gjësendeve
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Profesionale)
    • [CISM2021] Hyrje në Sistemet e Informacionit
    • [ECS-401] Programimi i Avancuar në .NET
    • [ECS-601] Programimi në Java
    • [EAIT-403] Sistemet Multimediale
    • [ECS6020] Hyrje në Kriptografi
    • [ECS-507] Llogaritjet Numerike
    • [ECS-506] Programimi i Pajisjeve Mobile
    • [ECS-403] Programimi i Lojrave
    • [ECS-609] Hyrje në Inteligjencën Artificiale
    • [ECS-502] Hyrje në Përpunimin Paralel
    • [ECS-500] E - Tregtia
    • [ECCE-603] Menaxhimi i Rrjetave Kompjuterike
    • [EACS-03] NoSQL Bazat e të Dhënave
    • [ECS-701] Rjetat Mobile dhe pa Tel
    • [ECS-702] Etika Kompjuterike
    • [ECS-501] Hyrje në Ueb-in Semantik
    • [ECS-703] Analitika e Biznesit
    • [ECS3036] Programimi Paralel
    • [ECS3060] Etika Profesionale e TI
    • [ECS-404] Dizajnimi dhe Simulimi Kompjuterik i Qarqeve Logjike
    • [EPL2030] Kompajlerët
    • [ECCE-701] Qarqet Digjitale
    • [CCS-102] Teknologjitë e Internetit
    • [ECS4060] Interakcioni Njeri - Kompjutor
    • [CCS-501] Ueb Programimi
    • [CCS-601] Grafika Kompjuterike
    • [CCS-805] Testimi dhe Analiza e Softuerit
    • [CCE-802] Internet i Gjësendeve
Google+