Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Shkenca Kompjuterike

Drejtimi: Informatikë Biznesi
Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore
Kodi i programit: BI-180
Viti akademik: 2019 / 2020
Titulli: I diplomuar në Shkenca Kompjuterike Drejtimi: Informatikë Biznesi
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi
Vendimi:

Programi i studimor Shkenca Kompjuterike - Informatikë Biznesi, e bashkon më të mirën nga mjedisi i  biznes-ambientit dhe nga perspektivat teknologjike, të cilat në mënyrë gjithëpërfshirëse i japin impuls zhvillimit bashkëkohor të industrisë dhe njëkohësisht përgatiten studentët për pozita udhëheqëse në organizatat në mbarë botën. Tregu i punës tashmë po kalon nëpër një ekspansion rapid, në të njëjtën mënyrë siç lëvizin shoqëria dhe ekonomia e këtij vendi drejt standardeve të Bashkimit Evropian dhe drejt globalizmit në përgjithësi.
Në suazat e programit janë përfshirë studime, të cilat për nga natyra janë dinamike, integruese dhe interaktive. Pritet që këto studime  të gjenerojnë rezultate të larta profesionale, të përshtatura për nevojat e tregut të punës, të cilat njëherësh, do të shërbejnë si një bazë solide për studime të mëtutjeshme në nivel pasuniversitar.
Përmes këtij programi studimor, adresohen  nevoja dhe trende specifike të cilat i përmbushin nevojat aktuale dhe të ardhshme të tregut të punës në fusha të caktuara të zhvillimit korporativ lidhur  me menaxhmentin dhe udhëheqjen  e sistemeve informative dhe me zhvillimin e tyre. Programi, gjithashtu përfshin edhe: zhvillimin e portaleve, teknologjitë dhe projekte multimediale, aplikacione TI për biznese të reja, bazat e të dhënave, rrjetën e vlerave vargore, e-tregti, marketingun interaktiv, menaxhimin e marrëdhënieve me konsumatorët (CRM), konvergjencën e biznesit dhe biznesin virtual, financat korporative dhe kontabilitetin.
Përmes këtij Programi studentët seriozisht do ta kuptojnë dhe do ta njohin fushën e biznesit dhe shkencave kompjuterike, njëkohësisht duke u orientuar në lëmenj të caktuar të cilat janë të paraparë në ciklin e dytë të studimeve. Gjatë studimeve studimor studentëve u jepen mundësi për punë praktike (internship), me çka do të aftësohen për t’i aplikuar njohuritë dhe aftësitë e fituara në fushën e informatikës së biznesit.
Universiteti aktualisht posedon IT infrastrukturë të shkëlqyer për realizimin e planprogramit me laboratorë kompjuterikë, me qasje në internet dhe me mundësi për mësim nga larg (distance learning), si dhe bibliotekë me burime të disponueshme online për kërkim.
Struktura e planprogramit mësimor paraqet një kombinim të balancuar të diturive themelore dhe të shkathtësive specifike profesionale. Viti i parë është posaçërisht i rëndësishëm për studentët, për shkak se bashkon një spektër të tërë të lëndëve interdisiplinore me zbatim praktik nga të dyja fushat, të biznesit dhe informatikës. Kjo do të jetë në dobi të jashtëzakonshme për formimin e tyre profesional.
Qëllimet arsimore të programit:
- T’u mundësohet studentëve hulumtimi i pavarur, duke hyrë në ato fusha të Informatikës së Biznesit, të cilat nuk kanë qenë të përfshira me planprogramin mësimor;
- Të zhvillojnë aftësi për qasje kritike, analitike dhe funksionale, aftësi krahasuese për zgjidhjen e problemeve që mund të aplikohen në fushën e Informatikës së Biznesit;
- Të ofrohet mundësia për zhvillimin e aftësive personale, të komunikimit, hulumtimit dhe të aftësive të tjera të rëndësishme të nevojshme për punësim;
- Të ofrohet mundësia për njohje dhe fitim të përvojave të para të punës në një ambient real të punës nga lëmi i studimit, nëpërmjet punës praktike dhe përmes stazhimit.
- Të potencohet mësimi shumëgjuhësor dhe të promovohet dialogu ndëretnik dhe ndërkulturor;
- Të fitohen njohuri dhe shkathtësi nga disiplinat themelore të Informatikës së biznesit: programimi, bazat e të dhënave, rrjetat kompjuterike, ueb-teknologjitë e avancuara, financat korporative, menaxhmenti, marketingu si dhe implementimi i tyre në fusha të ngjashme.

Të diplomuarit mund  të gjejnë punë në fushat e zhvillimit të sistemeve, menaxhimit të projekteve softuerike,  mund t’u bëhen mbështetje përdoruesve përfundimtarë të IT, të punojnë në programim dhe të jenë si analistë të sistemeve të biznesit. Për këtë arsye, personat që kanë jo vetëm aftësinë për të hartuar zgjidhje teknike të bazuara në kompjuter, por gjithashtu kanë mundësinë të njihen me mundësitë e TI nga një perspektivë e biznesit, do të kërkohen për punësim nga çdo organizatë. Studentët do të pajisen me aftësitë e mëposhtme.
- Të menaxhojnë informacionin në organizata të mesme dhe të mëdha.
- Të analizojnë, të planifikojnë dhe të zhvillojnë zgjidhje nga TI që mbështesin nevojat e tregut.
- T’i planifikojnë analizat nevojshme të biznesit dhe vlerësimet e rrezikut të biznesit.
- T’i zhvillojnë aftësitë, të kontribuojnë në marrjen e vendimeve, hartimin dhe zbatimin e ndryshimeve në procesin e biznesit.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Posedimi i diturisë dhe të kuptuarit nga lëmenjtë e biznesit dhe informatikës (ekonomi, menaxhment, marketing, financa, programim, baza të të dhënave, sisteme kompjuterike dhe të informacionit, rrjeta dhe inxhinieri të të dhënave).
- Aftësim për zhvillim dhe zbatim të ideve origjinale dhe kreative në mjediset, ku përputhen, ose janë të ndërlidhura fushat e biznesit dhe informatikës.
- Aftësi për zbatim të diturisë ndërdisiplinore dhe për demonstrimin e  kompetencave specialistike nga informatika e biznesit.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Aftësi për zgjidhjen kritike, të pavarur dhe kreative të problemeve në mjedise të reja ose në mjedise në të cilat studentët nuk kanë përvojë paraprake në kontekstin multidisplinar në mjedisin real të biznesit ose të mjedisit organizativ.
- Planifikim, udhëheqje dhe vlerësim i hulumtimeve të pavarura në lëmin e biznesit, duke implementuar mjete të duhura llogaritëse, mjedise dhe teknologji.
- Kreativitet dhe origjinalitet në interpretimin e dijeve nga biznes proceset dhe përdorim i duhur i veglave kompjuteriketë bazuara në teknika të definuara për kërkim dhe hulumtim.

Aftësitë për të vlerësuar

- Aftësi për integrim kreativ dhe sintetizë të njohurive nga shumë lëmenj, që lidhen me biznes proceset dhe me përdorimin e veglave dhe teknikave kompjuterike.
- Aftësi për t’u ballafaquar me situata komplekse, që lidhen me proceset e biznesit, për t’i identifikuar rastet përkatëse të instancave të specializuara në lëmin e Biznesit dhe Informatikës dhe për të sjellë vlerësime të qëndrueshme në situata kur ka mungesë të informacionit të plotë, ose të të dhënave dhe në bazë të parimeve dhe përgjegjësive personale, shoqërore që lidhen me zbatimin e diturisë dhe të të kuptuarit.

Aftësitë e komunikimit

- Aftësi për performim të qartë dhe të pa mëdyshje të konkluzioneve profesionale, për rezultate, studime dhe njohuri me aftësi për përshtatjen e stilit dhe të formës të shprehjes.
- Kompetencë për hulumtime kritike, të pavarura dhe të argumentuara në mënyrë kreative, vlerësim të metodologjive dhe propozim apo mbrojtje të hipotezave të reja.
- Aftësi për inicim, udhëheqje dhe marrje të përgjegjësive për individë dhe grupe në raste kur kompetencat e biznesit dhe kompetencat informatike janë me rëndësi thelbësore.

Aftësitë e të mësuarit

- Aftësi për identifikimin e nevojave dhe drejtimeve personale për riedukim personal dhe autonom, si dhe për performimin e tij në mënyrë të pavarur dhe autonome në fushat e zakonta të lëmenjve të biznesit dhe të lëmenjve informatikë.
- Aftësi për të marrë përgjegjësi për mësim të vazhdueshëm individual në fusha të specializuara të lëmenjve të biznesit dhe informatikës në kuadër të ekonomisë së rrjetëzuar.

Semestri 1

  • [CCS-203] [6 SETK] Programimi
    Kjo lëndë ofron një hyrje në programim dhe mbulon koncepte si tipat e të dhënave, aritmetikë, operatorë, komandat për hyrje-dalje, kushtet, strukturat ciklike, funksionet, rekurzivitetin, algoritmet me vektorë dhe matrica, algoritmet për kërkim dhe radhitje, pointerët dhe operacionet mbi to, deklarimin e strukturave të reja të të dhënave.
  • [CCS-101] [6 SETK] Hyrje në Shkenca Kompjuterike
    Kjo lëndë paraqet një hyrje të gjerë dhe të integruar në konceptet themelore të shkencave kompjuterike. Lënda mbulon tema, siç janë: historia e llogaritjes; logjika dhe sistemet digjitale; hyrje në arkitekturën kompjuterike, algoritme të thjeshta, zgjidhje problemesh dhe struktura të të dhënave; hyrje në gjuhët e programimit, sistemet operative, bazat e të dhënave, rrjetat, inxhinieria e softuerit dhe ueb-it; llojet e aplikacioneve, përfshirë edhe përshkrimin e disa programeve specifike (procesorë teksti, baza të dhënash, shfletues, etj.); procedimi i të dhënave tradicionale dhe multimediale.
  • [CBI-103] [6 SETK] Hyrje në Ekonomi
    Përmes kësaj lënde studentët do të njoftohen me rrethin e brendshëm dhe të jashtëm të ndërmarrjes. Me këtë rast kujdes i veçantë do t’i kushtohet funksionit financiar, funksionit të marketingut dhe funksionit organizativ të ndërmarrjes. Krahas kësaj, do të shqyrtohet edhe ndikimi i ndërmarrjes në shoqëri.
  • [ACS-103] [6 SETK] Algjebra Lineare
    Programi i kësaj lënde është dizajnuar ashtu që t’i njoftojë studentët me konceptet dhe metodat që e përbëjnë bazën e algjebrës lineare. Algjebra lineare në fakt paraqitet çdo kund. Konceptet e kësaj lënde shfrytëzohen në mënyrë të vazhdueshme çdokund pa u emërtuar. Integrali është linear, derivati është linear, etj. Pjesa më e madhe e zbatimit të matematikës në “jetën reale” vjen në shprehje përmes pjesës lineare. Ky është material mjaft me rëndësi për studentët e këtij drejtimi. Pas përfundimit të kësaj lënde studentët do të jenë në gjendje t’i shfrytëzojnë dhe t’i aplikojnë barazimet dhe zgjidhjet e tyre. Algjebrën e matricave. Transformimet lineare dhe shfrytëzimin e tyre në aplikacione. Hapësirat vektoriale. Vlerat vetiake dhe vektorët vetiakë të matricave reale. Determinantat dhe ortogonaliteti. Qëllim me rëndësi është të ndërlidhet algjebra lineare me lëmenjtë tjerë me ose pa përdorim të matematikës.
  • [3 SETK] Gjuhë Shqipe/Maqedonase
    • [BS018] Gjuhë Maqedonase për Fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë Maqedonase për Fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë Maqedonase Niveli i Mesëm 1
    • [MLIL-02] Gjuhë Maqedonase Niveli i Mesëm 2
    • [MAPP1010] Gjuhë Maqedonase për Qëllime Profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
    • [BAM1010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 2
  • [3 SETK] Gjuhë Angleze
    • [EE-01] Gjuhë Angleze Niveli Fillestarë
    • [PIE-02] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm i Ulët
    • [IE-03] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm
    • [UIE-04] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm i Lartë
    • [AE-05] Gjuhë Angleze Niveli i Avancuar

Semestri 2

  • [CCS-102] [6 SETK] Teknologjitë e Internetit
    Qëllimi kryesor i lëndës është që t’u jep studentëve njohuri praktike mbi mekanizmat themelorë, shërbimet dhe protokollet e rrjetit global - Internetit. Lënda ofron mësimin e arkitekturës së përgjithshme të uebfaqeve efikase, skalabile dhe të sigurta. Studentët, do të fitojnë njohuri të thella teknike të XML, XHTML (listat, tabelat, figurat, multimedia dhe formularët), CSS (formatimi, stilet dhe layout-i), si dhe JavaScript (variablat, kushtet, ciklet dhe funksionet).
  • [CCS-303] [6 SETK] Programimi i Orientuar në Objekte
    Qëllimi i kësaj lënde është t’i njoftojë studentët me konceptet themelore të programimit të orientuar në objekte përmes gjuhës programore C++. Për këtë qëllim shfrytëzohet koncepti i objekteve dhe klasave. Studentët do të njoftohen me trashëgiminë e klasave, me hierarkinë dhe me polimorfizmin. Pas kompletimit të kësaj lënde studentët, do të jenë në gjendje të kuptojnë parimet e gjuhës së orientuar në objekte dhe të jenë në gjendje të shkruajnë programe në gjuhën programore C++.
  • [ACS-204] [6 SETK] Kalkulus
    Përmes kësaj lënde studentët njoftohen që në tërësi t’i përvetësojnë kuptimet vijuese: funksionin (si pasqyrim i veçantë), mënyrat e paraqitjes së një funksioni, vazhdueshmërinë e funksioneve elementare. Gjithashtu aftësohen për përcaktimin e vlerave kufitare të funksioneve (limitet), derivatet, zgjidhjen e problemeve në lidhje me përcaktimin e monotonisë së funksioneve dhe vlerave minimale dhe maksimale të funksioneve elementare, me të vetmin qëllim përfundimtar që të vizatojnë grafikun e funksionit nga i cili do të mund të lexohen të gjitha vetitë dhe karakteristikat e funksioneve. Gjithashtu lënda ka për qëllim që studentët të njoftohen me kuptimin e integraleve dhe ta praktikojnë atë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme praktike.
  • [3 SETK] Gjuhë Shqipe/Maqedonase
    • [BS018] Gjuhë Maqedonase për Fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë Maqedonase për Fillestarë 2
    • [MLIL-01] Gjuhë Maqedonase Niveli i Mesëm 1
    • [MLIL-02] Gjuhë Maqedonase Niveli i Mesëm 2
    • [MAPP1010] Gjuhë Maqedonase për Qëllime Profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
    • [BAM1010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë Shqipe për Fillestarë 2
  • [3 SETK] Gjuhë Angleze
    • [EE-01] Gjuhë Angleze Niveli Fillestarë
    • [PIE-02] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm i Ulët
    • [IE-03] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm
    • [UIE-04] Gjuhë Angleze Niveli i Mesëm i Lartë
    • [AE-05] Gjuhë Angleze Niveli i Avancuar
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Gjuhë, Shkathtësi ose Kulturë)
    • [EFE-105] Gjuhë Gjermane
    • [BSIL3010] Gjuhë Italiane
    • [EF999] Gjuhë Frenge
    • [EFE-132] Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
    • [EARTL-01] Teknologjia Reproduktive e Asistuar dhe e Drejta
    • [CCS084] Komunikimi Ndërkulturor
    • [EWC-01] Krijimi i Ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i Mediumeve Digjitale
    • [EITSOP-03] Shkathtesi të TI për Produktivitetin e Zyrës
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [EMOE-02] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [CLE-203] Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor
    • [EITL-02] E Drejta e Teknologjisë së Informacionit
    • [EFE-121] Zhvillimi Profesional i Karrierës
    • [EATN-02] Terminologjia Administrative dhe Nomoteknika
    • [ESSD-01] Zhvillimi i Shkathtësive Sociale
    • [EPA-605] Strategjitë për Kërkim të Karrierës
    • [ESCHC-01] Kapituj të Zgjedhur në Kompjuteristikë
    • [EBI-502] Ueb-Teknologjitë
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [EFE-104] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën shqipe
    • [EFE-103] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Maqedonase
    • [CBA112] Gjuhë Shqipe për Qëllime Specifike
    • [EPEG-01] Gramatika e Gjuhës Angleze në Praktikë
    • [ECE-02] Gjuhë Angleze për Bashkëbisedim
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [ELE065] Mbrojtja e Konsumatorëve
    • [CLE-302] E Drejta Tregtare
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [ECS-01] Siguria Kompjuterike
    • [ESML-02] Mediat Sociale dhe e Drejta
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [ELOD-03] Lidershipi dhe Zhvillimi Organizativ
    • [EFE-109] Aftësitë e Komunikimit
    • [ECTHD-01] Zhvillimi i të Menduartit Kritik
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja

Semestri 3

  • [CBI-201] [6 SETK] Parimet e Menaxhmentit
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët që njoftohen me bazat e menaxhmentit, gjenezën dhe përkufizimin e tij, si dhe me parimet themelore në të cilat do të bazohet puna e secilit menaxher të ardhshëm. Ndjekja e kësaj lënde ka për qëllim, që studentët të përfitojnë njohuri themelore nga fusha e funksioneve bazike në menaxhment si planifikimi, organizimi, koordinimi, motivi dhe kontrolli. Të mësuarit e kësaj lënde studentëve, do t’u mundësojë: - Të mësojnë bazat e menaxhmentit dhe të aftësohen për to që të japin shembuj konkretë. - Të aftësohen ta shohin këtë lëndë si nevojë për fitimin e njohurive, të cilat do të jenë në kontekst të zbatimit në praktikë të asaj që kanë mësuar - Të mendojnë në mënyrë efikase që do t’u ndihmojë të përballen me problemet afariste në jetën e tyre te mëtutjeshme.
  • [CCS-301] [6 SETK] Algoritmet dhe Strukturat e të Dhënave
    Lënda mundëson njohje me konceptet dhe parimet themelore për analizimin dhe hartimin e algoritmeve si dhe përdorimin e strukturave të ndryshme të algoritmeve. Shqyrton algoritme të ndryshme për zgjidhjen e një problemi të njëjtë. Në hollësi shqyrton kompleksitetin kohor dhe hapësinor të algoritmeve. Vendos kritere për gjetjen e algoritmit më të mirë. Studion hartimin e strukturave të ndryshme dhe tashmë të njohura të të dhënave (lineare dhe jolineare) dhe konsideron mundësinë e krijimit të strukturave të reja të të dhënave, si dhe zbatimin konkret të tyre. Pjesa e fundit e këtij moduli paraqet hyrje në grafe dhe shqyrtim të modeleve themelore të graf-algoritmeve. Studentët familjarizohen me lloje të ndryshme të të dhënave dhe algoritmeve, që më tej do t’u lejojë përfshirje të drejtpërdrejtë në analizimin, hartimin dhe zbatimin konkret të projekteve softuerike.
  • [CBI-203] [6 SETK] Strukturat Diskrete
    Qëllimi i kësaj lënde është t’i pajisë studentët me njohuri matematikore të duhura që kanë zbatim të drejtpërdrejtë në fushën e informatikës së biznesit. Disa nga konceptet e parashikuara në këtë lëndë tashmë janë të njohura për studentët, por qëllimi këtu është t’i formalizojnë këto koncepte në një nivel akoma më të lartë, që do t’u mundësojë zgjerimin e diapazonit të tyre të ideve dhe këto t’i aplikojnë, duke zgjidhur probleme të ndryshme praktike.
  • [CBE-101] [6 SETK] Parimet e Marketingut
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të njoftohen me konceptet themelore, të cilat janë ndërtuar në funksionet e marketingut në organizatat bashkëkohore. Fokusi është vendosur në konceptet, si dhe në çështjet lidhur me marketingun e prodhimeve dhe shërbimeve të konsumatorëve. Në mënyrë më specifike, qëllimi është që studentët ta njohin mjedisin e marketingut nëpërmjet analizës së tregut, që pastaj të implementohen strategjitë e suksesshme të marketingut në atë mjedis. Studentët, gjithashtu, do të mund t’i implementojnë konceptet shkencore për dizajnimin e planit të marketingut për produktin e tyre. Kjo lëndë u mundëson studentëve të njoftohen me aktivitetet e ndryshme në fushën e marketingut, të cilat kontribuojnë që kompania të jetë më konkurrente dhe më e suksesshme në treg.
  • [6 SETK] Gjuhë Angleze për Qëllime Specifike
    • [EIT-01] Anglishtja për Teknologjinë e Informacionit 1
    • [EIT-02] Anglishtja për Teknologjinë e Informacionit 2

Semestri 4

  • [CBE-201] [6 SETK] Parimet e Kontabilitetit
    Qëllimi i programit të lëndës është t’u ndihmojë studentëve ta kuptojnë thelbin e kontabilitetit, t’i mësojnë bazat , konceptet dhe parimet e kontabilitetit. Në mënyrë më specifike, studentët të fitojnë njohuri dhe t’i kuptojnë raportet financiare, komponentët e tyre, rregullat themelore të evidentimit të të dhënave kontabël, përdorimin e dokumenteve kontabël.
  • [CCS-403] [6 SETK] Bazat e të Dhënave
    Lënda paraqet hyrje në konceptet dhe sistemet e bazave të të dhënave. Studenti, i cili do ta përfundojë me sukses këtë modul, do të jetë në gjendje t’i shfrytëzojë modelet dhe konceptet e projektimit të bazave të të dhënave. Do të jetë në gjendje të përdorë dhe të hartojë baza të thjeshta dhe konkrete të të dhënave të bazuara në modelin relacional. Po ashtu, do të mundë të përdorë MS SQL Server sistemin për menaxhimin e bazave të të dhënave (DBMS), SQL gjuhët dhe zbatimin e veprimeve (queries).
  • [CCS-402] [6 SETK] Probabiliteti dhe Statistika
    Qëllimi i kësaj lënde është t’i pajisë studentët me njohuritë themelore nga probabiliteti dhe statistika që kanë zbatim të drejtpërdrejtë në fushën e shkencave kompjuterike. Qëllimi është që të mësohet se si bëhet përpunimi i të dhënave statistikore, ligjshmëritë e tyre, paraqitja e tyre, ligjet për dhënien e konkluzioneve përkatëse bazuar në të dhënat e përpunuara, etj. Po ashtu, qëllimi është që të mësohen parimet themelore nga fusha e probabilitetit dhe se si mund të zbatohen ato parime në fushat e ndryshme nga jeta e përditshme posaçërisht në lëmin e shkencave kompjuterike.
  • [CBI-402] [6 SETK] Bazat e Sistemeve të Informacionit
    Qëllimet e lëndës: - T’i mësojnë konceptet themelore dhe terminologjinë e sistemeve të informacionit: Sistemet themelore të informacionit dhe konceptet - harduerë, softuerë, rrjete; Е-World: е-biznes dhe е-tregti; Proceset zhvillimore. - Të mësojnë më shumë për sistemet dhe teknologjitë e informacionit, të cilat i përmirësojnë vlerat e biznesit dhe proceset e ndryshme të biznesit nëpër organizata. - T’i zbatojnë e-konceptet me disiplina të ndryshme menaxheriale, gjatë procesit të analizës, interpretimit, vlerësimit dhe marrjes së vendimeve. - Ta kuptojnë procesin e ridisejnimit të organizatave me shfrytëzimin e sistemeve të informacionit. - Ta përshkruajnë rolin e sistemeve të informacionit në vendimmarrje. - Ta shqyrtojnë sigurinë e informacioneve, si dhe çështjet etike dhe sociale. - Të njihen me Internetin, tregtinë elektronike dhe e-biznesin. - Të aftësohen studentët për të punuar në projekte individuale dhe grupore, të cilat për nga natyra mund të jenë: studime të rastit, projekte hulumtuese shkencore, projekte zhvillimore ose punë praktike.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Gjuhë, Shkathtësi ose Kulturë)
    • [EFE-105] Gjuhë Gjermane
    • [BSIL3010] Gjuhë Italiane
    • [EF999] Gjuhë Frenge
    • [EFE-132] Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
    • [EARTL-01] Teknologjia Reproduktive e Asistuar dhe e Drejta
    • [CCS084] Komunikimi Ndërkulturor
    • [EWC-01] Krijimi i Ueb-it
    • [EDMD-02] Dizajnimi i Mediumeve Digjitale
    • [EITSOP-03] Shkathtesi të TI për Produktivitetin e Zyrës
    • [EMOA-01] Microsoft Office Access
    • [EMOE-02] Microsoft Office Excel
    • [EMOPP-03] Microsoft Office PowerPoint
    • [EMOW-04] Microsoft Office Word
    • [CLE-203] Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor
    • [EITL-02] E Drejta e Teknologjisë së Informacionit
    • [EFE-121] Zhvillimi Profesional i Karrierës
    • [EATN-02] Terminologjia Administrative dhe Nomoteknika
    • [ESSD-01] Zhvillimi i Shkathtësive Sociale
    • [EPA-605] Strategjitë për Kërkim të Karrierës
    • [ESCHC-01] Kapituj të Zgjedhur në Kompjuteristikë
    • [EBI-502] Ueb-Teknologjitë
    • [EFE-102] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Angleze
    • [EFE-104] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën shqipe
    • [EFE-103] Të Shkruarit Akademik në Gjuhën Maqedonase
    • [CBA112] Gjuhë Shqipe për Qëllime Specifike
    • [EPEG-01] Gramatika e Gjuhës Angleze në Praktikë
    • [ECE-02] Gjuhë Angleze për Bashkëbisedim
    • [EDOL-03] Arsimim Online dhe Digjital
    • [ELE065] Mbrojtja e Konsumatorëve
    • [CLE-302] E Drejta Tregtare
    • [ELE-408] Dhuna në Familje
    • [ECS-01] Siguria Kompjuterike
    • [ESML-02] Mediat Sociale dhe e Drejta
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [ELOD-03] Lidershipi dhe Zhvillimi Organizativ
    • [EFE-109] Aftësitë e Komunikimit
    • [ECTHD-01] Zhvillimi i të Menduartit Kritik
    • [EPRNM-02] Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat e Reja

Semestri 5

  • [CCS-502] [6 SETK] Inxhinieria e Softuerit
    Qëllimi i lëndës është t’i pajisë studentët me njohuri të thella, kritike dhe sistematike për parimet dhe teknikat e specifikimit sistematik dhe softuerik; analiza dhe dizajn; programim, testim dhe vlerësim; mirëmbajtje dhe menaxhim të projektimeve të aplikacioneve softuerike efikase. Studentët, do të kenë kuptim të qartë për mjetet dhe metodologjitë për zhvillim të zgjidhjeve softuerike.
  • [CCS-501] [6 SETK] Ueb pPogramimi
    Kjo lëndë mbulon dizajnimin dhe zhvillimin e ueb aplikacioneve, përfshirë programimin në anën e klientit dhe atë të serverit. Gjithashtu, lënda përfshin edhe dizajnimin e bazave të të dhënave për ueb, gjuhët e programimit për ueb, si dhe integrimin e të dhënave në ueb aplikacione.
  • [BE-501] [6 SETK] Financat e Korporatave
    Qëllimi i lëndës është transferimi i shkathtësive dhe njohurive të nevojshme teorike në fushën e menaxhimit financiar, si dhe përgatitja e studentëve me njohuri dhe me përvojë bashkëkohore teorike në analizën e koncepteve themelore të financave korporative, projekteve investuese financiare e reale dhe vlerësimi i tyre përmes dimensionit kohor të parave. Qëllimi i lëndës vazhdon me trajnimin e studentëve se si të përdorin burime adekuate të financimit, si ta bëjnë menaxhimin efikas të kapitalit dhe si ta bëjnë përcaktimin e strukturës adekuate, përcaktimin e politikës adekuate të shpërndarjes së fitimit - politikës së dividentit dhe si të bëhet finalizimi i planifikimit financiar dhe parashikimi, etj. Arritja e objektivave të synuara të lëndës, studentëve u krijon mundësi të reja për qasje më konkurruese në tregun e punës ose menaxhim më efikas të bizneseve të tyre reale.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Profesionale)
    • [EBI-301] Metodologjitë e Hulumtimit në Biznes
    • [EBI-302] Bazat e të Drejtës Tregtare
    • [EBI-505] Ueb Analitika
    • [EBI-601] Menaxhimi i Rrezikut
    • [EBI-401] Е-Tregtia
    • [AIT-603] Zhvillimi i Aplikacioneve të Biznesit
    • [EBI-506] Sjellja Organizative
    • [EBI6010] Analiza e të Dhënave dhe Sjellja e Vendimeve
    • [EBI-603] Zhvillimi dhe Analiza e Proceseve të Biznesit
    • [CBI6040] Biznes Modelet
    • [EBI-604] Aplikimi dhe Hartimi i Projekteve të Biznesit
    • [EBEM-802] Kërkimet Operacionale
    • [EBI-701] Arkitektura Sistemore në Ndërmarrje
    • [EBI-702] Hyrje në Planifikimin e Resurseve në Ndërmarrje
    • [EBI-703] Financat Personale
    • [EBE-04] Ekonomiksi Menaxherial
    • [CBEM-507] Kontabiliteti Menaxherial
    • [CBE-401] Menaxhimi i Operacioneve
    • [EBA5090] Ekonomia e Dijes
    • [BE-402] Bazat e Ekonometrisë
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [BE-401] Parimet e Bankierisë dhe Financave
    • [CBEM-502] Menaxhmenti i Burimeve Njerëzore
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Profesionale)
    • [EBI-301] Metodologjitë e Hulumtimit në Biznes
    • [EBI-302] Bazat e të Drejtës Tregtare
    • [EBI-505] Ueb Analitika
    • [EBI-601] Menaxhimi i Rrezikut
    • [EBI-401] Е-Tregtia
    • [AIT-603] Zhvillimi i Aplikacioneve të Biznesit
    • [EBI-506] Sjellja Organizative
    • [EBI6010] Analiza e të Dhënave dhe Sjellja e Vendimeve
    • [EBI-603] Zhvillimi dhe Analiza e Proceseve të Biznesit
    • [CBI6040] Biznes Modelet
    • [EBI-604] Aplikimi dhe Hartimi i Projekteve të Biznesit
    • [EBEM-802] Kërkimet Operacionale
    • [EBI-701] Arkitektura Sistemore në Ndërmarrje
    • [EBI-702] Hyrje në Planifikimin e Resurseve në Ndërmarrje
    • [EBI-703] Financat Personale
    • [EBE-04] Ekonomiksi Menaxherial
    • [CBEM-507] Kontabiliteti Menaxherial
    • [CBE-401] Menaxhimi i Operacioneve
    • [EBA5090] Ekonomia e Dijes
    • [BE-402] Bazat e Ekonometrisë
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [BE-401] Parimet e Bankierisë dhe Financave
    • [CBEM-502] Menaxhmenti i Burimeve Njerëzore

Semestri 6

  • [CBI-605] [6 SETK] Inteligjenca e Biznesit
    Qëllimet e lëndës: Të pregatiten studentët që të jenë të gatshëm të ballafaqohen me problemet bashkëkohore të dizajnimit, zhvillimit dhe menaxhimit të zgjidhjeve nga fusha e biznes intelegjencës (BI). Me këtë studentët do të mësojnë për veglat dhe metodat e zhvillimit të sistemeve të IB-së, mbledhjen dhe analizën e të dhënave, bazat e gjurmimit të të dhënave, vizualizimit të të dhënave dhe aplikimi i tyre në biznes. Gjithashtu, studentët do të mësojnë edhe si të menaxhojnë me projekte nga fusha e IB-së, magazinat e të dhënave, ETL proceseve, sistemet e parashikimit, zhvillimin e IB-aplikacioneve etj.
  • [ECS4060] [6 SETK] Interakcioni Njeri - Kompjutor
    Kjo lëndë ka për qëllim t’u mundësojë studentëve njohuri të teorisë dhe të praktikave të zhvillimit të softuerit që lidhen me komunikimin ndërmjet njerëzve dhe kompjuterëve, me qëllim të krijimit të aplikacioneve që mund të përdoren lehtësisht. Lënda mbulon aspektet psiko-motorike që ndikojnë në mënyrën si komunikojnë njerëzit me makinat. Nëpërmjet shembujve konkretë të aplikacioneve, studentët duhet të kuptojnë parimet dhe të jenë të aftë t’i aplikojnë ato gjatë dizajnimit të aplikacioneve të tyre.
  • [CBI-603] [6 SETK] Sistemet Afariste Informative
    Qëllimet e lëndës: - Studentët të përfitojnë njohuri të sistemeve ERP (Enterprise Resource Planning), të zgjedhjes së softuerit ERP, si dhe integrimin e proceseve dhe transaksionet në ERP sistemin. - T’u mundësohet studentëve t’i kuptojnë sfidat në lidhje me implementimin e suksesshëm të sistemeve për menaxhim të zinxhirëve furnizues (Supply Chain Management systems). - T’u mundësohet studentëve t’i kuptojnë sfidat në lidhje me implementimin e suksesshëm të sistemeve për menaxhim të marrëdhënieve me konsumatorët (Customer Relationship Management systems). - Të zhvillohen aftësitë analitike dhe organizative të studentit përmes përdorimit të biznes studimeve të rastit dhe të punës në grupe.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Profesionale)
    • [EBI-301] Metodologjitë e Hulumtimit në Biznes
    • [EBI-302] Bazat e të Drejtës Tregtare
    • [EBI-505] Ueb Analitika
    • [EBI-601] Menaxhimi i Rrezikut
    • [EBI-401] Е-Tregtia
    • [AIT-603] Zhvillimi i Aplikacioneve të Biznesit
    • [EBI-506] Sjellja Organizative
    • [EBI6010] Analiza e të Dhënave dhe Sjellja e Vendimeve
    • [EBI-603] Zhvillimi dhe Analiza e Proceseve të Biznesit
    • [CBI6040] Biznes Modelet
    • [EBI-604] Aplikimi dhe Hartimi i Projekteve të Biznesit
    • [EBEM-802] Kërkimet Operacionale
    • [EBI-701] Arkitektura Sistemore në Ndërmarrje
    • [EBI-702] Hyrje në Planifikimin e Resurseve në Ndërmarrje
    • [EBI-703] Financat Personale
    • [EBE-04] Ekonomiksi Menaxherial
    • [CBEM-507] Kontabiliteti Menaxherial
    • [CBE-401] Menaxhimi i Operacioneve
    • [EBA5090] Ekonomia e Dijes
    • [BE-402] Bazat e Ekonometrisë
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [BE-401] Parimet e Bankierisë dhe Financave
    • [CBEM-502] Menaxhmenti i Burimeve Njerëzore
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore (Profesionale)
    • [EBI-301] Metodologjitë e Hulumtimit në Biznes
    • [EBI-302] Bazat e të Drejtës Tregtare
    • [EBI-505] Ueb Analitika
    • [EBI-601] Menaxhimi i Rrezikut
    • [EBI-401] Е-Tregtia
    • [AIT-603] Zhvillimi i Aplikacioneve të Biznesit
    • [EBI-506] Sjellja Organizative
    • [EBI6010] Analiza e të Dhënave dhe Sjellja e Vendimeve
    • [EBI-603] Zhvillimi dhe Analiza e Proceseve të Biznesit
    • [CBI6040] Biznes Modelet
    • [EBI-604] Aplikimi dhe Hartimi i Projekteve të Biznesit
    • [EBEM-802] Kërkimet Operacionale
    • [EBI-701] Arkitektura Sistemore në Ndërmarrje
    • [EBI-702] Hyrje në Planifikimin e Resurseve në Ndërmarrje
    • [EBI-703] Financat Personale
    • [EBE-04] Ekonomiksi Menaxherial
    • [CBEM-507] Kontabiliteti Menaxherial
    • [CBE-401] Menaxhimi i Operacioneve
    • [EBA5090] Ekonomia e Dijes
    • [BE-402] Bazat e Ekonometrisë
    • [EBEM-503] Komunikimi Afarist
    • [BE-401] Parimet e Bankierisë dhe Financave
    • [CBEM-502] Menaxhmenti i Burimeve Njerëzore
Google+