Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Shkencat politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare

Drejtimi: Shkencat politike
Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Shkencat Shoqërore Bashkëkohore
Kodi i programit: N-PSIR-PS
Viti akademik: 2018 / 2019
Titulli: I diplomuar në shkencat politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare / Drejtimi: Shkencat politike
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi
SETK: 240 (të vazhduara + 1 vit) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Programi i shkencave politike synon të njoftojë studentët me parimet themelore të politikës, organizimin dhe funksionimin e institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare, po ashtu edhe të autoriteteve politike, mendimit politik dhe çështjeve teorike të qeverisjes. Në suazat e programit përshkruhen dhe identifikohen degët e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor; bashkëveprimi tyre në sundimin e së drejtës dhe demokracia funksionale.
Qëllimet kryesore të programit janë:

-Studentët të fitojnë njohuri teorike dhe ta kuptojnë rëndësinë e proceseve politike nëpërmjet qasjes politike krahasuese.

-T’i aftësojë të marrin pjesë në nivele të ndryshme të sistemit qeveritar dhe jetës publike dhe si analistë politikë të japin pikëpamjet e tyre lidhur me problemet politike.

- T’i përgatisë studentët për vlerësimin e tendencave politike në shoqërinë dhe shtetin, ta vlerësojnë ndikimin e tyre në proceset evrointegruese në vend dhe rajon.

-T’i aftësojë studentët për të indentifikuar nevojat e grupeve të interesit dhe të institucioneve shtetërore në kuadër të procesit politik.

-Të mund të marrin iniciativë për identifikimin dhe adresimin e nevojave për mësim funksionimit të institucioneve shtetërore dhe administratës publike. 

Studimet e Shkencave politike mundësojnë plotësimin e nevojave arsimore në përkrahjen e studentëve në fillimin e karrierës së tyre profesionale në agjencitë qeveritare në nivel qendror dhe vendor, komunat, institucionet publike, partitë politike, organizatat jofitimprurëse, universitetet dhe ndërmarrjet.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Ka njohuri të parimeve themelore të politikës, organizimin dhe funskionimin e institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare dhe autoriteteve politike, mendimit politik dhe çështjeve teorike për udhëheqjen.
- Ka njohuri të degëve të pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor dhe të bashkëveprimit të tyre me sundimin e së drejtës dhe demokracisë funskionale.
- Ka njohuri teorike dhe kuptim të rëndësisë së proceseve politike përmes qasjes krahasuese politike. 

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Ka mundësi të punojë në organizime politike të institucioneve qeveritare dhe  joqeveritare, si dhe të sigurojë analizë për proceset e ndryshme politike.
- Mund të marrë pjesë në nivele të ndryshme të sistemit qeveritar dhe jetës publike, si analist politik duke dhënë analiza profesionale në favor të zgjidhjes së problemeve politike.
- Është në gjendje të realizojë një anketë publike dhe të implementojë metodologji përkatëse.
- Është në gjendje të demonstrojë aftësinë për të lobuar, të posedojë dhe negociojë me më shumë aktorë me ndikim politik në shoqëri.
- Mund të aplikojë njohuri teorike, të realizojë hulumtime për të zgjidhur fenomenet shoqërore dhe të zhvillojë karrierë në fushën akademike. 

Aftësitë për të vlerësuar

- Ka aftësi për të menduar në mënyrë kritike dhe aktivisht të përfshihet në çështjet aktuale politike në nivel qendror dhe vendor.
- Të bëjë dallimin e fenomeneve të ndryshme që lidhen me kulturën politike të një komuniteti.
- Në mënyrë kritike krahason trendet politike në shoqëri dhe shtet dhe vlerëson ndikimin e tyre në proceset integruese të vendit. 

Aftësitë e komunikimit

- Është në gjendje të marrë pjesë në debate politike, ndërmjetësim dhe negociata, duke siguruar analizë të argumentuar të diskursit politik.
- Posedon aftësi koherente për të shkruar ngjarje dhe fjalime politike.
- Tregon aftësi për komunikim profesional me më shumë aktorë në frymën e ekipit dhe qasje gjithëpërfshirëse.

Aftësitë e të mësuarit

- Mund ta definojë dhe ta vërtetojë rolin e politikës në shoqëri të bazuar në dije.
- Mund të ndërmarrë iniciativë për identifikimin e interesave të grupeve dhe institucioneve shtetërore në kuadër të procesit politik.
- Ka shkathtësi për të zbatuar të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe vetedukim në fushën e shkencave politike. 
- Aftësi për të trajnuar qytetarët për sistemin politik dhe shoqërinë demokratike.

Semestri 1

  • [CPS-104] [6 SETK] Teoria e shtetit dhe e së drejtës
    Lënda studentëve ju ofron njohuri hyrëse teorike për konceptet dhe institutet kryesore në fushën e shtetit dhe të drejtës. Në mënyrë plotësuese program i lëndës është thelbësor për studimin e një vargu të lëndëve të tjera gjatë studimeve.
  • [CPS-1011] [6 SETK] Hyrje në Sociologji
    Lënda "Hyrje në sociologji" duhet t'u sigurojë studentëve njohuri të përgjithshme për lëvizjet dhe ndryshimet shoqërore. Bëhet fjalë për një lëndë që i shqyrton lëvizjet themelore sociale, duke filluar me ato me të cilat të gjithë ne përballemi si qytetarë dhe akademikë. Studentët do të pajisen me një literaturë të plotë nga autorë vendas dhe të huaj, të cilët do t'u mundësojnë atyre të zgjerojnë dhe zhvillojnë njohuritë e tyre në fushat e temave që janë subjekt i analizave. Si qëllime të veçanta të këtij kursi mund të theksohen:  Studentët të kuptojnë konceptet dhe teoritë themelore sociologjike  Studentët të kuptojnë kornizën shkencore të sociologjisë.  Studentët të jenë në gjendje të njohin paradigmat themelore dhe drejtimet në sociologji.  Studentët të krijojnë mendime kritike rreth sociologjisë si një sistem dinamik.  Studentët të ndërtojnë një qëndrim personal dhe kritik ndaj ndërveprimeve shoqërore në nivelin mikro, si dhe lidhjen e tyre me strukturën makro sociale.  Studentët të njohin aspektet sociale dhe kulturore të socializimit.  Studentët krijojnë mendime personale rreth globalizimit dhe zhvillimit teknik dhe teknologjik dhe ndikimit të tyre në shoqëritë bashkëkohore.
  • [CPS-103] [6 SETK] Hyrje në shkencat politike
    Përmes kësaj lënde studentët do të fitojnë njohuri për kategoritë themelore, për konceptet dhe definicionet, të cilat do t’u ndihmojnë t’i kuptojnë, studiojnë dhe në mënyrë kritike t’i qasen politikës dhe shoqërisë bashkëkohore. Me këtë rast duhet: - Ta përmirësojnë kulturën dhe vetëdijen e tyre politike me ndihmën e teksteve nga autorët klasikë dhe ata bashëkohorë si dhe analistëve politikë. - Të rrisin njohuritë dhe kapacitetet e tyre për studimin e etikës politike evropiane. - Studentët duhet ta përsosin shkrimin, mendimin dhe të shprehurit e tyre lidhur me politikën. Përmes ligjëratave studentët duhet të marrin disa përgjigje për pyetjet vijuese themelore, si për shembull: - Çka është politika dhe pse ajo është aq e rëndësishme për jetën tonë dhe të shoqërisë? - Si është zhvilluar njeriu si krijesë politike? - Çka e karakterizon shoqërinë bashkëkohore demokratike? - Cilat janë karakteristikat e shoqërisë së Maqedonisë si shoqëri politike? - Çka është politika? - A është ajo pjesë integrale e njeriut? - Pse dhe si e mësojmë politikën?
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze
    • [BENP-01] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 1
    • [BENP-02] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 2
    • [BENP-03] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 3
    • [BENP-04] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 4
    • [BEN-05] Gjuhë angleze 5
    • [BEN-06] Gjuhë angleze 6
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 2

  • [CPS-2044] [6 SETK] Filozofia bashkëkohore politike
    • Bën lidhjen e filozofisë politike moderne me praktikën sociale, teorinë liberale dhe i drejton studentët në jetën dhe aktivitetet e tyre të punës. • Demonstrohen dhe kuptohen nga pikëpamja e mendimit politik, teoritë politike bashkëkohore, lëvizjet, institucionet, duke e orientuar thelbin politik të njerëzve dhe organizatave. • Zbatohen dhe realizohen shkathtësi hulumtuese dhe analitike, të vendimmarrjes dhe pjesëmarrjes në jetën publike dhe politike. • Vlerësohen aspektet njerëzore, kulturore, etike dhe kritikohet liberalizmi, dobësitë e elitës politike, kulturës. • Zhvillon aftësi bashkëpunimi nërmjet formave të komunikimit politik në një mjedis në të cilin demokracia ende nuk është ndërtuar plotësisht. • Modelohet e ardhmja politike, vendosen marrëdhëniet bashkëpunuese, nëpërmjet nismave, projekteve kërkimore, bashkëpunimit institucional.
  • [EPS-405] [6 SETK] Hyrje në ekonomi
    Përmes kësaj lënde studentët do të njihen me rrethimin e jashtëm dhe të brendshëm të ndërmarrjes. Ndërkaq, kujdes do t’i kushtohet funksionit të financimit, marketingut dhe organizatimit të ndërmarrjes. Përveç kësaj, analizohet edhe ndikimi i ndërmarrjes në bashkësinë ku ajo vepron.
  • [CPS-201] [6 SETK] Psikologjia sociale
    Temat e diskutimit përfshijnë: përceptimin e personalitetit, marrëveshjet, formimin e qëndrimeve, vlerësimin dhe ndryshimet, paragjykimet, agresivitetin, të mësuarit social, dinamikën grupore, psikologjinë sociale dhe aplikimin shoqëror, ligjor dhe organizativ.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze
    • [BENP-01] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 1
    • [BENP-02] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 2
    • [BENP-03] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 3
    • [BENP-04] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 4
    • [BEN-05] Gjuhë angleze 5
    • [BEN-06] Gjuhë angleze 6
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2

Semestri 3

  • [CPA-6033] [6 SETK] Metodate kualitative dhe kuantitative në shkencat shoqërore
    Qëllimi i lëndës është që të fokusohet në dy qasje të përgjithshme për analizën e të dhënave, domethënë, sasiore dhe cilësore. Sa i përket analizës sasiore, ajo fokusohet në përdorimin e analizave statistikore në aspektin e analizës cilësore, ku përcaktohen qasjet, që nuk përfshijnë qasjet sasiore - ose qasjet që nuk përdorin manipulimin numerik. Në kuadër të lëndës, do të prezantohen rastet studimore, metodat e hulumtimit, qasjet kërkimore, zbatimi i dizajnit empirik dhe analizat me shumë variacione.
  • [CPA120] [6 SETK] Politikat publike
    Lënda ka për qëllim t’u mundësojë studentëve ta kuptojnë më lehtë dhe ta përvetësojnë politikën publike si një disiplinë e re shkencore dhe marrëdhëniet me shkencat e tjera sociale. Gjithashtu në këtë lëndë studentët do t’i mësojnë parimet themelore të politikës publike, duke krijuar një analizë specifike të politikave, zbatimin dhe vlerësimin. Përmes mësimit praktik studentët do të njihen me llojet e ndryshme të politikave publike si dhe bartësve ose kreatorëve të tyre në praktikë, kështu që të kenë mundësi të binden për rolin dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes për çështjet më të rëndësishme shoqërore.
  • [CPS-305] [6 SETK] Politika e Evropës dhe Bashkimit Evropian
    Kjo lëndë ka të bëjë me njohjen e konceptit në shkencat krahasimtare politike për studimin e Evropës bashkëkohore. Kursi kërkon njohuri paraprake të koncepteve dhe metodave themelore në shkencat politike dhe njohjen e historisë së Evropës pas Luftës së dytë botërore. Lënda do të ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë e kursit do të fokusohet në politikën evropiane në nivel mbikombëtar të kontekstit historik, institucionet politike dhe politikat e Bashkimit Evropian. Në pjesën e dytë do të mësohen teoritë kryesore të politikës krahasimtar të cilat mund të ndihmojnë të kuptohet variacioni në institucionet, sjelljet politike dhe në politikat e vendeve evropiane dhe të vetë BE-së. Gjatë kursit do të zgjidhen disa nga sfidat me të cilat përballet Evropa dhe BE-ja sot dhe do të analizohet me kujdes një varg debatesh të rëndësishme shoqërore dhe politikat bashkëkohore.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze për qëllime specifike 1
    • [LPCEN-01] Gjuhë angleze për administratë publike, shkenca politike dhe komunikim 1
    • [LPCEN-02] Gjuhë angleze për administratë publike, shkenca politike dhe komunikim 2
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 4

  • [CPS-4011] [6 SETK] Partitë politike, zgjedhjet dhe modelet zgjedhore
    Kjo lëndë do t’u ofrojë studentëve njohuri të përgjithshme rreth lëvizjeve dhe ndryshimeve shoqërore. Flitet për lëndë, në të cilën analizohen disa lëvizje themelore shoqërore, duke filluar nga ato, me të cilat të gjithë ne përballemi, si qytetarë dhe akademikë. Studentët, do të pajisen me një literaturë të plotë nga autorë vendas dhe të huaj, duke iu mundësuar t’i zgjerojnë dhe zhvillojnë njohuritë e tyre në fushat e temave që janë objekt i analizës. Qëllimet e kësaj lënde mund të veçohen, si më poshtë: -Të inicioj dhe zhvilloj mendimin kritik brenda grupit. -Studentët duhet të jenë në gjendje, që informacionin e fituar ta përdorin për dhënien e vlerësimeve dhe në ndërtimin e argumenteve. -Të zhvilloj te studentët shkathtësi të komunikimit. -Studentët të kuptojnë se si po zhvillohen lëvizjet politike në vende të ndryshme të botës dhe mbi këtë bazë, të krijojnë qëndrime kritike mbi lëvizjet politike në Maqedoni; - Studentët t’i kuptojnë temat që përpunohen brenda shkencave politike; - Studentët të jenë në gjendje të bëjnë dallimin midis demokracisë dhe sistemeve politike jodemokratike; - Studentët të fitojnë aftësitë e nevojshme analitike për t’i kuptuar dhe vlerësuar lëvizjet dhe fenomenet politike brenda dhe jashtë vendit; - Studentët të jenë më të aftë t’i kuptojnë teknikat shkencore të punës me thekss të veçantë në metodën krahasuese, etj.
  • [CPS-402] [6 SETK] Marrëdhëniet ndërkombëtare
    Përmes kësaj lënde studentët njihen me komponentët teorikë në marrëdhëniet ndërkombëtare, me idetë kyçe dhe debatet kryesore në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare e sidomos me konceptet themelore, me aktorët në marrrëdhëniet ndërkombëtare, me politikën e jashtme, fuqinë e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ligjëratat gjithashtu do të fokusohen në politikën ekonomike ndërkombëtare dhe politikën e mirëqenies globale, problemet ekzistuese dhe të ardhshme në sistemin ndërkombëtar duke përfshirë edhe konfliktet e armatosura, ekonominë, demografinë dhe mjedisin jetësor.
  • [EPS-505] [6 SETK] Institucionet publike
    Qëllimet programit të lëndës: T’u ndihmojë studentëve ta kuptojnë kontekstin më të gjerë të funksionimit të institucioneve publike. T’i motivojë studentët për t’i përmirësuar aftësitë e tyre të analizës, dhe të punojnë në matricën institucionale të menaxhimit modern publik me theks të veçantë në ndjeshmërinë ndaj parimeve demokratike Të zhvillohet vetëdija për zbatimin e këtyre parimeve në praktikë në sektorin publik dhe jofitimprurës.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EPS-504] Sistemi politik i RM-së
    • [EPS-401] Institucionet dhe politikat e BE-së
    • [EPS-402] Etika në politikë
    • [EPS-403] Hyrje në administrimin publik
    • [EPS-502] Religjioni dhe politika
    • [EPS-701] Komunikimi dhe marketingu politik
    • [CPS-303] Constitutional Law
    • [CPA-502] Sistemet e vetëqeverisjes vendore
    • [EPS-601] Shteti social dhe politika
    • [EPS-603] Rinia dhe politika
    • [EPS-702] E drejta publike
    • [CPA071] Politika sociale
    • [EPS8010] Sistemet bashkëkohore administrative
    • [EPS7030] Analiza e politikave ndërkombëtare
    • [ECSS-01] TI në sektorin publik
    • [ECSS-03] Bazat e politikës sociale
    • Strategjitë për kërkim të punës
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze për qëllime specifike 2
    • [LPCEN-01] Gjuhë angleze për administratë publike, shkenca politike dhe komunikim 1
    • [LPCEN-02] Gjuhë angleze për administratë publike, shkenca politike dhe komunikim 2

Semestri 5

  • [ECM-6033] [6 SETK] Politika ndërkombëtare dhe e drejta ndërkombëtare
    Lënda është dizajnuar në atë mënyrë që studentët të njihen me konceptet bazë të së drejtës publike ndërkombëtare, shpesh e identifikuar me të drejtën ndërkombëtare në përgjithësi, e cila i fiton bazat e saj në shekullin e shtatëmbëdhjetë, si e drejtë e kombeve, siç dëshmohet sot me emrin e organizatës më të rëndësishme universale, Kombet e Bashkuara. Ata, do të njihen me të drejtën publike bashkëkohore ndërkombëtare, e cila i rregullon marrëdhëniet në mes shteteve, në mes të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, marrëdhëniet e ndërsjella të organizatave ndërkombëtare dhe sjelljen e individëve dhe subjekteve juridike, që shtetet dhe organizatat ndërkombëtare konsiderojnë se janë të rëndësishëm për bashkësinë ndërkombëtare. Deri në fund të ligjëratave, studentët do të jenë në gjendje të demonstrojnë njohuri dhe kuptim të qartë për: - Natyrën e sistemit të së drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhëniet e tij me sistemet kombëtare të së drejtës: Përparësitë dhe mangësitë e këtij sistemi të drejtësisë; Rregullat e përgjegjësisë së shtetit dhe për zbatimin e normave dhe standardeve ligjore ndërkombëtare në rast të shkeljes së tyre; - Mekanizmat e vendosura (jashtë gjyqit dhe gjyqësorit), në rast të mosmarrëveshjeve ndërmjet subjekteve të së drejtës publike ndërkombëtare; - Përparësitë dhe mangësitë e sistemit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, si dhe roli i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë; - Mbrojtja ndërkombëtare e qenieve njerëzore;
  • [CPS-304] [6 SETK] Metodat hulumtuese në shkencat politike
    Përmes kësaj lënde studentëve u mundësohet të njihen me metodat hulumtuese shkencore në sferat shoqërore dhe në dukuritë politike. Studentët do të fitojnë njohuri nga aspekti teorik dhe praktik, për metodat kërkimeve shkencore dhe për rëndësinë e tyre për shkencën, si dhe për individët në shoqëri. Përmbajtja e lëndës përbëhet nga hulumtimet teorike dhe empirike, ndërkaq do të përfshihen temat vijuese: proporcionet e metodikës dhe teorisë së njohjes; njohuritë shkencore dhe struktura e tyre; roli dhe funksioni i projekteve kërkimore shkencore; monitorimi; pyetësori; klasifikimi; interpretimi i materialit të mbledhur fotografik etj.
  • [CPS-503] [6 SETK] Financat publike
    Studentëve u sigurohet njohuri lidhur me financat publike, si një nga rolet kryesore të politikave makroekonomike dhe instrumenteve themelore për funksionimin e një ekonomie kombëtare si një tërësi dhe si një nënsistem i një sistemi ekonomik të vendit. Studentët njoftohen me njohuri për të mirat publike dhe shpenzimet, alokimin dhe rialokimin e të hyrave, aspektet krahasuese të financave publike në vendet e zhvilluara dhe atyre të tranzicionit, specifikat e sistemeve fiskale ne Maqedoni, trendet dhe sfidat e të njëjtave, decentralizimi fiskal etj. Njoftohen me njohuri profesionale lidhur me buxhetin dhe fondet jashtëbuxhetore si instrumente kryesore të politikës fiskale, procedurave rreth përgatitjes, përpunimit, përmbledhjes, miratimit, krahasimit dhe kontrollit të buxhetit, si dhe teknikave të buxhetit si në nivel vendor ashtu edhe në nivel qendror. Krijohet një pasqyrë e qartë për studentët lidhur me funksionimin e një sistemi fiskal të dhënë, duke u dhënë pikat e referimit për sa i përket teorive të ndyshme fiskale me të cilat do të mund realizojnë ndryshimet krahasuese dhe të gjejnë pikat e përbashkëta të funksionimit të këtyre sistemeve në vendet e ndryshme. Marrin njohuri informative për treguesit kryesorë të politikës fiskale në RM, krijohet një bazë reale e të dhënave në aspekt të trendeve fiskale afatgjata në RM duke stimuluar studentët të punojnë punime seminarike dhe ese të pavarura në fushën fiskale.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EPS-504] Sistemi politik i RM-së
    • [EPS-401] Institucionet dhe politikat e BE-së
    • [EPS-402] Etika në politikë
    • [EPS-403] Hyrje në administrimin publik
    • [EPS-502] Religjioni dhe politika
    • [EPS-701] Komunikimi dhe marketingu politik
    • [CPS-303] Constitutional Law
    • [CPA-502] Sistemet e vetëqeverisjes vendore
    • [EPS-601] Shteti social dhe politika
    • [EPS-603] Rinia dhe politika
    • [EPS-702] E drejta publike
    • [CPA071] Politika sociale
    • [EPS8010] Sistemet bashkëkohore administrative
    • [EPS7030] Analiza e politikave ndërkombëtare
    • [ECSS-01] TI në sektorin publik
    • [ECSS-03] Bazat e politikës sociale
    • Strategjitë për kërkim të punës
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EPS-504] Sistemi politik i RM-së
    • [EPS-401] Institucionet dhe politikat e BE-së
    • [EPS-402] Etika në politikë
    • [EPS-403] Hyrje në administrimin publik
    • [EPS-502] Religjioni dhe politika
    • [EPS-701] Komunikimi dhe marketingu politik
    • [CPS-303] Constitutional Law
    • [CPA-502] Sistemet e vetëqeverisjes vendore
    • [EPS-601] Shteti social dhe politika
    • [EPS-603] Rinia dhe politika
    • [EPS-702] E drejta publike
    • [CPA071] Politika sociale
    • [EPS8010] Sistemet bashkëkohore administrative
    • [EPS7030] Analiza e politikave ndërkombëtare
    • [ECSS-01] TI në sektorin publik
    • [ECSS-03] Bazat e politikës sociale
    • Strategjitë për kërkim të punës

Semestri 6

  • [CPA118] [6 SETK] Sistemet politike bashkëkohore
    Synim parësor i lëndës Sistemet politike bashkëkohore është t’i pajisë studentët me njohuri rreth funksionimit të sistemeve politike që hasen sot në mbarë botën, duke i përfshirë këtu jo vetëm sistemet politike që konsiderohen si demokratike. Lënda është strukturuar asisoj që të pajisen studentët me njohuri përkatëse teorike rreth teorive dhe koncepcioneve bazë mbi sistemet politike, duke i njoftuar ato njëkohësisht edhe me funksionimin praktik të më tepër sistemeve politike nga bota. Shikuar nga ky këndvështrim, si qëllime të veçanta të kësaj lënde mund të theksohen: - Studentët të njoftohen me sistemet politike nga këndvështrimi i nocionit, specifikave dhe zhvillimit historik të tyre. - Studentët të pajisen me njohuri themelore rreth teorive dhe koncepcioneve kryesore mbi sistemet politike - Studentët të pajisen me njohuri mbi qasjet kyç ndaj klasifikimit të sistemeve politike. - Studentët të aftësohen që t’i identifikojnë specifikat e sistemeve të veçanta politike.
  • [CPS-403] [6 SETK] Menaxhimi politik
    Në kuadër të kësaj lënde, studenti duhet: - Të përvetësojë njohuri themelore të termeve politike dhe të menaxhmentit; - Të njihen me mjetet themelore dhe aktivitetet që kanë të bëjnë me dallimin e proceseve politike sipas kritereve të ndryshme; - Të përfitojë njohuri adekuate për përgatitje të anketës dhe punës në terren. - T’i aplikojë njohuritë e fituara nga lëndët tjera si për shembull për metodologjinë për përpunimin e eseve-punimeve seminarike; - T’i analizojë proceset zgjedhore dhe mënyrën e realizimit; - Të përgatisë fjalim politik dhe të simulojë një ngjarje politike. - Të tregojë aftësi për pjesëmarrje aktive në debat të organizuar nga Unioni i studentëve; - Të tregojë aftësi për të përgatitur dhe për të marrë pjesë në projekte hulumtuese si dhe t’i prezantojë rezultatet e veprimtarisë së kërkimit shkencor; - Të përcaktojë mënyra të ndryshme për përdorimin e burimeve shkencore, të mësojë të lexojë selektivisht dhe në mënyrë krahasimtare t’i analizojë proceset politike.
  • [CPA-604] [6 SETK] Punim diplome
    Ky është një aktivitet lidhur me punimin e diplomës dhe projekt profesional. Nga studentët kërkohet ta shkruajnë një projekt që zakonisht lidhet me punën e diplomës, të punohet struktura e projektit, të bëhet një hulumtim dhe të shkruhet raporti.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EPS-504] Sistemi politik i RM-së
    • [EPS-401] Institucionet dhe politikat e BE-së
    • [EPS-402] Etika në politikë
    • [EPS-403] Hyrje në administrimin publik
    • [EPS-502] Religjioni dhe politika
    • [EPS-701] Komunikimi dhe marketingu politik
    • [CPS-303] Constitutional Law
    • [CPA-502] Sistemet e vetëqeverisjes vendore
    • [EPS-601] Shteti social dhe politika
    • [EPS-603] Rinia dhe politika
    • [EPS-702] E drejta publike
    • [CPA071] Politika sociale
    • [EPS8010] Sistemet bashkëkohore administrative
    • [EPS7030] Analiza e politikave ndërkombëtare
    • [ECSS-01] TI në sektorin publik
    • [ECSS-03] Bazat e politikës sociale
    • Strategjitë për kërkim të punës
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EPS-504] Sistemi politik i RM-së
    • [EPS-401] Institucionet dhe politikat e BE-së
    • [EPS-402] Etika në politikë
    • [EPS-403] Hyrje në administrimin publik
    • [EPS-502] Religjioni dhe politika
    • [EPS-701] Komunikimi dhe marketingu politik
    • [CPS-303] Constitutional Law
    • [CPA-502] Sistemet e vetëqeverisjes vendore
    • [EPS-601] Shteti social dhe politika
    • [EPS-603] Rinia dhe politika
    • [EPS-702] E drejta publike
    • [CPA071] Politika sociale
    • [EPS8010] Sistemet bashkëkohore administrative
    • [EPS7030] Analiza e politikave ndërkombëtare
    • [ECSS-01] TI në sektorin publik
    • [ECSS-03] Bazat e politikës sociale
    • Strategjitë për kërkim të punës

240 SETK (të vazhduara + 1 vit)

Semestri 7

  • [EPS7010] [6 SETK] Arbitrazhi dhe zgjidhja paqësore e kontesteve
    Përmes kësaj lënde studentët do t’i pasurojnë njohuritë e tyre ekzistuese në fushën e konfliktit, si dhe mënyrën dhe metodat për zgjidhjen e tyre paqësore në shoqërinë moderne. Ata do të fitojnë njohuri të avancuara për qasje shkencore drejt zgjidhjes paqësore të konflikteve përmes metodave bashkëkohore me ç’rast do të mnjihen me praktikat e mira dhe rezultatet nga negociatat dhe konferencat e deritashme paqesore. Gjithashtu studentët do të njihen me mjetet dhe aktivitetet lidhur me parandalimin e konflikteve, në raport të zbulimit të hershëm të burimeve të mundshme. Në mënyrë plotësuese studentët do të fitojnë njohuri përkatëse për pjesëmarrje aktive në proceset paqesore dhe të përgatisin strategji dhe taktika për shkathtësitë e suksesshme negociuese në procesin e negociatave.
  • [EPS-4044] [6 SETK] Sociologjia e kulturës politike
    Qëllimi i lëndës është, që studentët të fitojnë njohuri të thella shkencore në lidhje me natyrën, strukturën dhe mekanizmat e funksionimit të fenomeneve kulturore, veçanërisht në proceset e ndërveprimit me të gjitha fenomenet e tjera shoqërore.
  • [CPS-701] [6 SETK] Demokracia dhe shoqëria civile
    Studentët në këtë lëndë do t’i fitojnë aftësitë, njohuritë dhe qasjet në vijim: - Të kuptuarit e proceseve, teoritë dhe analizat empirike që lidhen me institucionet politike dhe sjelljen politike; - Aftësi për të zbatuar procesin e të menduarit kritik dhe aplikimin e metodave bazë të hulumtimit dhe analiza sasiore; - Fitimin e aftësive efektive të komunikimit me shkrim.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EPS-504] Sistemi politik i RM-së
    • [EPS-401] Institucionet dhe politikat e BE-së
    • [EPS-402] Etika në politikë
    • [EPS-403] Hyrje në administrimin publik
    • [EPS-502] Religjioni dhe politika
    • [EPS-701] Komunikimi dhe marketingu politik
    • [CPS-303] Constitutional Law
    • [CPA-502] Sistemet e vetëqeverisjes vendore
    • [EPS-601] Shteti social dhe politika
    • [EPS-603] Rinia dhe politika
    • [EPS-702] E drejta publike
    • [CPA071] Politika sociale
    • [EPS8010] Sistemet bashkëkohore administrative
    • [EPS7030] Analiza e politikave ndërkombëtare
    • [ECSS-01] TI në sektorin publik
    • [ECSS-03] Bazat e politikës sociale
    • Strategjitë për kërkim të punës
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 8

  • [EPS7020] [6 SETK] Institucionet Euro-Atlantike të sigurisë
    Lënda është dizajnuar si një pasqyrë dhe interpretim i gjenezës se koncepteve themelore dhe mekanizmave institucionalë për sigurinë e shteteve anëtare dhe partnerëve të Aleancës së Atlantikut të Veriut, me referencë të veçantë për SHBA dhe BE pas përfundimit të Luftës së ftohtë, me theks të veçantë në Bashkimin Evropian dhe Shtetet anëtare të saj. Qëllimet janë: futja e studentëve në zhvillimin modern të koncepteve të sigurisë, në marrëdhëniet komplekse të SHBA-ve me partnerët e tyre evropianë SHBA pas vitit 1989; përpjekjet e BE-së për të ndërtuar identitetin e vet dhe dilemat e (jo) pavarësisë së politikës së pavarur të sigurisë; shpjegimi i dyshimeve dhe dallimet në mes të anëtarëve të BE-së në lidhje me aftësitë dhe përfitimet, zhvillimin dhe zbatimin e një politike të pavarur të sigurisë; një pasqyrë e rezultateve dhe problemeve në zbatimin praktik të CFSP / PESM; çështjet lidhur me lidhshmërinë e koncepteve të sigurisë Euro-Atlantike në Evropën Juglindore.
  • [CPS-801] [6 SETK] Analiza e opinionit publik
    Qëllimi i lëndës është që të përqëndrohet në dy metoda të përgjithshme të analizës së të dhënave, pra sasiore dhe cilësore. Në raport me metodën e analizës sasiore fokusohet në përdorimin e analizës statistikore në raport me analizën cilësore në të cilën përkufizohet si ato qasje në ato analiza në të cilat nuk janë përfshirë qasjet sasiore – ose qasjet të cilat nuk shfrytëzojnë manipulim numerik. Gjithashtu ky kurs do t’i analizojë dhe përmes studimeve të rastit do t’i prezantojë metodat e hulumtimit, disa pjesë të hulumtimit shoqëror shkencor, qasjet për dizajn hulumtues, zbatimin e dizajnit empirik si analizë multivariabile.
  • [CPS-802] [6 SETK] Çështjet bashkëkohore gjeopolitike
    Qëllimi i lëndës është që studentet të fitojnë njohuri për rrjedhat e proceseve gjeopolitike, problemet kryesore të gjeopolitikës botërore dhe për ndikimin e tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare në përgjithësi, veçmas ne momentin aktual të rendit botëror kur paralajmërohet kthimi i gjeopolitikës së vjetër nga lufta e ftohte, pas ndodhive në Gjeorgji, Ukrainë dhe Siri.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EPS-504] Sistemi politik i RM-së
    • [EPS-401] Institucionet dhe politikat e BE-së
    • [EPS-402] Etika në politikë
    • [EPS-403] Hyrje në administrimin publik
    • [EPS-502] Religjioni dhe politika
    • [EPS-701] Komunikimi dhe marketingu politik
    • [CPS-303] Constitutional Law
    • [CPA-502] Sistemet e vetëqeverisjes vendore
    • [EPS-601] Shteti social dhe politika
    • [EPS-603] Rinia dhe politika
    • [EPS-702] E drejta publike
    • [CPA071] Politika sociale
    • [EPS8010] Sistemet bashkëkohore administrative
    • [EPS7030] Analiza e politikave ndërkombëtare
    • [ECSS-01] TI në sektorin publik
    • [ECSS-03] Bazat e politikës sociale
    • [ECSS-02] Strategjitë për kërkim të punës
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EPS-504] Sistemi politik i RM-së
    • [EPS-401] Institucionet dhe politikat e BE-së
    • [EPS-402] Etika në politikë
    • [EPS-403] Hyrje në administrimin publik
    • [EPS-502] Religjioni dhe politika
    • [EPS-701] Komunikimi dhe marketingu politik
    • [CPS-303] Constitutional Law
    • [CPA-502] Sistemet e vetëqeverisjes vendore
    • [EPS-601] Shteti social dhe politika
    • [EPS-603] Rinia dhe politika
    • [EPS-702] E drejta publike
    • [CPA071] Politika sociale
    • [EPS8010] Sistemet bashkëkohore administrative
    • [EPS7030] Analiza e politikave ndërkombëtare
    • [ECSS-01] TI në sektorin publik
    • [ECSS-03] Bazat e politikës sociale
    • Strategjitë për kërkim të punës
Google+