Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Biznes dhe Ekonomi

Drejtimi: Ekonomi
Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Biznesi dhe Ekonomia
Kodi i programit: N-BABE/N-BABE-EC
Viti akademik: 2018 / 2019
Titulli: I diplomuar në Biznes dhe Ekonomi / Drejtimi: Ekonomi
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi
SETK: 240 (të vazhduara + 1 vit) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Programi studimor Biznes dhe ekonomi paraqet kombinim të barazpeshuar të njohurive bazë teorike dhe të shkathtësive specifike profesionale. Struktura e programit përfshin studime të cilat nga natyra janë dinamike dhe interaktive. Programi është i dizajnuar të ofrojë tema nga lëmi i ekonomisë dhe menaxhmentit, duke bërë implementinimin e konceptit në fjalë përmes programit studimor. Lëndët të cilat janë të përfaqësuara në këtë program paraqesin perspektiva të cilat bazohen mbi teorinë e cila është e ndërlidhur ngushtë me implementimin praktik në botën e biznesit. Ky program u mundëson studentëve përvetësim të aftësive dhe përvojave të nevojshme për: teoritë ekonomike, përdorimin e menaxhmentit, financave si dhe analizë ekonometrike të të dhënave.
Programi studimor ka për qëllim:
• T’i përgatisë studentët për pozita të liderëve në organizata profitabile apo joprofitabile në vend dhe çdo kund në botë.
• T’i përgatisë studentët për ndërtim të karrierës në lëmin e ekonomisë dhe menaxhmentit, por edhe të sektorit privat në lëmin e financave.
• Të mundësojë përvetësim të aftësive dhe përvoja hulumtuese për: teoritë ekonomike, përdorim të menaxhmentit, financave si dhe analizë ekonometrike të të dhënave.
• Ta zhvillojë konceptin e punës praktike tek studentët.
• Ta zhvillojë konceptin e të menduarit kritik tek studentët.
• T’u mundësojë studentëve të kyçen në mënyrë aktive në ligjëratat me qëllim që në mënyrë të pavarur t’i kryejnë hulumtimet në të gjitha fushat e ekonomisë dhe menaxhmentit.
• Të mundësojë zhvillim të aftësive personale, komunikuese, hulumtuese dhe aftësive të tjera që janë të rëndësishme për punësim.
Gjatë kohës së studimeve, studentëve u jepen mundësi për punë praktike (internship), me çka ata do të aftësohen t’i implementojnë njohuritë dhe aftësitë e fituara në këtë lëmi. 

Programi studimor Biznes dhe ekonomi do t’u mundësojë studentëve:
- Të fitojnë një arsimim të përgjithshëm në disiplina që nënvizojnë teorinë dhe praktikën e menaxhmentit ndërsa nga ana tjetër ende ngelen të specializuarit në ekonomi.;
- Të ndërmarrin studim të thelluar të ekonomisë me opsionet e menaxhmentit që do t’u mundësojë të shikohen në mënyrë kritike çështjet e menaxhmentit;
- Të fitojnë trajnim në parimet e ekonomisë dhe aplikimeve të tyre;
- Ta kuptojnë se menaxhmenti është një shkencë me bazë të gjerë sociale dhe fushë multidisiplinare;
- Të njihen me mjetet e përshtatshme të analizës për të trajtuar çështje dhe problematika të politikave ekonomike;
- T’i kuptojnë organizatat, aspektet kyçe të Menaxhmentit të tyre dhe ambientin e jashtëm në të cilin ato operojnë;
- Të kenë një mjedis ku ata mund t’i zhvillojnë shkathtësitë e tyre interpersonale dhe komunikative;
- Të kenë një bazë të fortë për studime të mëtejshme dhe për punësim;

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Ka njohuri të nevojshme për funksionet biznesore si në vijim: ekonomi, menaxhment, financa,
biznes dhe menaxhment ne kontekstin global,parimet e kontabilitetit,financat e  korporatave,Menaxhmentin strategjik,Menaxhmentin e burimeve njerëzore dhe marketing;
- Ka njohuri të fushave funksionale të ekonomisë dhe menaxhmentit,hulumtimet dhe
inovacionet aktuale, trendet e ardhshme si dhe ndikimin e këtyre ndodhive në teori dhe praktikë.
- Ka njohuri dhe të kuptuarit e  situatës kombëtare,rajonale dhe globale ekonomike në treg;
- Ka njohuri të teorive menaxheriale, analizave dhe raportimeve;
- Fiton një bazë të fortë për atë se si të zhvillohet më shpejt ekonomia dhe është i gatshëm për karrierë dhe studime postdiplomike që kanë të bëjnë me ekonominë dhe menaxhmentin ose me drejtime tjera të përafërta;
- Ka njohuri për mjetet e ndryshme të nevojshme për marrjen e vendimeve menaxheriale;

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Aftësi për të shkruar në mënyrë profesionale dhe zhvillim të mëtutjeshëm të detyrave në ekonomi dhe menaxhment dhe implementimi i tyre në jetën reale;
- Aftësi për të ndihmuar në formulimin dhe zbatimin praktik të planeve të suksesshme të Menaxhmentit të përgjithshëm dhe strategjive;

Aftësitë për të vlerësuar

- Të mendojnë në mënyrë kritike dhe t’i aplikojnë dijet teorike dhe praktike dhe përvojën për identifikimin dhe analizën e problemeve ekonomike;
- Të analizojnë në mënyrë kritike dhe ta vlerësojnë identifikimin e mundësive menaxheriale;

Aftësitë e komunikimit

- Të tregojnë se e kuptojnë dinamikën individuale dhe grupore;
- Të funksionojnë në mënyrë efikase në punën ekipore;
- Të merren në mënyrë efektive me njerëz që kanë prejardhje të ndryshme në aspektin shoqëror, ekonomik, kulturor dhe fetar;
- Të demonstrojnë mirëkuptim dhe ndjeshmëri për përgjegjësitë etike, sociale dhe ligjore të kompanive;
- Të shfaqin idetë e biznesit në mënyrë efektive;
- Të demonstrojnë aftësi kyce negociuese;
Të interpretojnë të dhënat e biznesit dhe treguesit ekonomikë;

Aftësitë e të mësuarit

- Mund të hulumtojnë dhe t’i dektektojnë burimet e të mësuarit;
- Mund të trajnohen për mësim individual dhe ekipor;
- Kanë aftësinë për të përdorur literaturë shkencore dhe të bëjnë analiza të opinioneve dhe vlerësimeve të autorëve të tjerë;

Semestri 1

  • [CBE-102] [6 SETK] Parimet e marketingut
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të njoftohen me konceptet themelore të cilat janë ndërtuar në funksionet e marketingut në organizatat bashkëkohore. Fokusi është vendosur në konceptet, si dhe në çështjet lidhur me marketingun e prodhimeve dhe shërbimeve të konsumatorëve. Në mënyrë më specifike, qëllimi është që studentët ta njohin mjedisin e marketingut nëpërmjet analizës së tregut, që pastaj të implementohen strategjitë e suksesshme të marketingut në atë mjedis. Studentët gjithashtu do të mund t’i implementojnë konceptet shkencore për dizajnimin e planit të marketingut për produktin e tyre. Kjo lëndë u mundëson studentëve të njoftohen me aktivitetet e ndryshme në fushën e marketingut, të cilat kontribuojnë që kompania të jetë më konkurrente dhe më e suksesshme në treg.
  • [CBE-101] [6 SETK] Hyrje në ekonomi dhe biznes
    Qëllimi kryesor i kësaj lënde është ta zhvillojë kuptimin bazik të koncepteve dhe teorive kryesore ekonomike, të cilat përdoren për analizë të çështjeve ekonomike. Kjo lëndë është e dizajnuar në atë formë që t’u mundësojë studentëve të pajisen me njohuri për parimet bazë, me konceptet dhe teknikat në fushën e ekonomisë si shkencë si dhe në analizat ekonomike. Kjo lëndë siguron hulumtimin e parimeve të mikroekonomisë dhe makroekonomisë, duke u fokusuar në implementimin e dijes në sjelljen e vendimeve në një ambient global. Pas mbarimit të lëndës, studentët duhet të aftësohen: ta përdorin modelin e ofertës dhe kërkesës dhe ta përcaktojnë ndikimin e ndryshimeve të kërkesës dhe ofertës mbi çmimin dhe sasinë; ta definojnë PBB (GDP) dhe të kalkulojnë matjen, përdorimin dhe kufizimin e PBB (GDP) si një mjet i mirëqenies ekonomike; ta definojnë inflacionin dhe ta kalkulojnë atë, të njihen me pasojat dhe si të përshtaten në to; si dhe t’i përshkruajnë rolet dhe mjetet e bankës qendrore.
  • [CBE-103] [6 SETK] Parimet e menaxhmentit
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët që njoftohen me bazat e menaxhmentit, gjenezën dhe përkufizimin e tij, si dhe me parimet themelore në të cilat do të bazohet puna e secilit menaxher të ardhshëm. Ndjekja e kësaj lënde ka për qëllim që studentët të përfitojnë njohuri themelore nga fusha e funksioneve bazike në menaxhment si planifikimi, organizimi, koordinimi, motivi dhe kontrolli. Të mësuarit e kësaj lënde studentëve do t’u mundësojë: - T’i mësojnë bazat e menaxhmentit dhe të aftësohen për to që të japin shembuj konkretë. - Të aftësohen ta shohin këtë lëndë si nevojë për fitimin e njohurive, të cilat do të jenë në kontekst të zbatimit në praktikë të asaj që kanë mësuar. - Të mendojnë në mënyrë efikase që do t’u ndihmojë të përballen me problemet afariste në jetën e tyre te mëtutjeshme.
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze
    • [BENP-01] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 1
    • [BENP-02] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 2
    • [BENP-03] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 3
    • [BENP-04] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 4
    • [BEN-05] Gjuhë angleze 5
    • [BEN-06] Gjuhë angleze 6
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 2

  • [CBE-201] [6 SETK] Parimet e kontabilitetit
    Qëllimi i programit të lëndës është t’u ndihmojë studentëve ta kuptojnë thelbin e kontabilitetit, t’i mësojnë bazat e kontabilitetit financiar, konceptet dhe parimet e kontabilitetit. Në mënyrë më specifike, studentët të fitojnë njohuri dhe t’i kuptojnë raportet financiare, komponentët e tyre, rregullat themelore të evidentimit të të dhënave kontabël, përdorimin e dokumenteve kontabël.
  • [CBE-202] [6 SETK] Matematikë biznesi
    Qëllimet e e lëndës matematikë e biznesit janë si në vijim: - Studentët të aftësohen ta zbatojnë sistemin e ekuacioneve lineare për zgjidhjen e problemeve të ndryshme nga lëmi i biznesit dhe ekonomisë. - Studentët të aftësohen t’i zbatojnë njohuritë e tyre për modelet lineare dhe vargjet e shumta për zgjidhjen e problemeve të ndryshme në biznes dhe ekonomi. - Studentët të fitojnë njohuri të avancuara në përllogaritjen e shkallës së ndërlikuar të kamatës, depozitave periodike, të rentave periodike, huave dhe vendimeve financiare.
  • [CBE-203] [6 SETK] Mikroekonomi
    Nëpërmjet kësaj lënde arrihen njohuri themelore për fenomenet ekonomike dhe për terminologjinë universale globale mikroekonomike. Ndiqen dhe analizohen qasjet teorike që mundësojnë të arrihet pasqyra vetanake për zgjidhjet e mundshme aplikativee për problemet e prodhimtarisë, këmbimit dhe organizimit të ndërmarrjeve individuale, degës ose tregut të veçantë. Komponentët e zhvillimit japin një dimension dinamik pa të cilët qasjet më pak komplekse do të ishin të papërdorshme. Bazat e mikroekonomisë mësohen në tërë botën si pjesë e përpjekjeve universale që të përafrohen dhe të definohen problemet e ngjashme dhe të vijë deri te mundësia që ato të zgjidhen në mënyra të ngjashme gjithkund në botë, por edhe për të ardhur deri te informacionet të cilat munden në nivelin agregat të ndihmojnë në formulimin e qëllimeve makroekonomike dhe të elementeve strategjike të planifikuara. Kjo është pjesë e nevojës që të ndërtohen shoqëri të ngjashme globale në të cilat kontaktet e shpeshta biznesore, politike, afariste do të jenë të njohura për të gjithë pjesëmarrësit dhe do të zgjidhen në të njëjtën mënyrë duke përdorur instrumente të njejta komplementare të cilat gjithëkund janë të përdorshme.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze
    • [BENP-01] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 1
    • [BENP-02] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 2
    • [BENP-03] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 3
    • [BENP-04] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 4
    • [BEN-05] Gjuhë angleze 5
    • [BEN-06] Gjuhë angleze 6
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2

Semestri 3

  • [CBE-301] [6 SETK] Statistika
    Qëllimi i programit është që studentët të fitojnë njohuri që të jenë të aftë: - Ta përdorin analizën deskriptive gjatë analizës së të dhënave. - Ta përdorin gjasën dhe ndryshimet e rastit në zgjidhjen e problemeve të biznesit. - Ta kuptojnë përfundimin statistikor i cili paraqet bazë për interpretimin e rezultateve dhe sjelljen e vendimeve afariste. - T’i shfrytëzojnë korrelacionin dhe regresionin e thjeshtë dhe të përbërë. - T’i dinë bazat e analizës së variances. - T’i kuptojnë bazat e numrave indeksues dhe metodat e analizës së serive kohore Parakushte për ta regjistruar këtë lëndë: Matematika e biznesit.
  • [CBE-302] [6 SETK] Kalkulus biznesi
    Qëllimi i programit është t’i aftësojë studentët: - Të dëshmojnë që kanë njohuri dhe kuptim për varësitë ndërmjet madhësive të cilat të cilat zbatohen në biznes dhe ekonomi dhe modelet e thjeshta matematikore. - T’i identifikojnë relacionet ndërmjet kalkulusit diferencial dhe funksionet e biznesit dhe ekonomisë. - T’i aplikojnë këto relacione për studimin e varshmërive ndërmjet madhësive në biznes dhe ekonomi. - Ta aplikojnë kalkulusin diferencial për zgjidhjen e problemeve të ndryshme të cilat aplikohen në biznes dhe ekonomi. Parakushte për ta regjistruar këtë lëndë: matematikë biznesi
  • [CBE-303] [6 SETK] Makroekonomia
    Studenti të do të përfitojnë njohuri për: - Termet dhe kategoritë makroekonomike, të cilat janë parakusht për funksionimin e një ekonomie nacionale e cila është pjesë e një sistemi të zgjeruar ekonomik global. - Rëndësinë e indikatorëve kryesorë makroekonomikë siç janë: bruto prodhimi kombëtar, të ardhurat kombëtare, rritja ekonomike, ciklet ekonomike, investimet dhe harxhimet publike, inflacionin, papunësinë, paratë dhe bankat, buxhetin, bilancin e pagesave etj. - Instrumentet themelore të analizës makroekonomike (oferta dhe kërkesa agregate) dhe politikat makroekonomike (politika monetare dhe fiskale) etj. - Funksionimi efikas i një ekonomike kombëtare, krahasuar me ekonomitë bashkëkohore të tregut, duke evidentuar në atë drejtim dallimet, ngjashmëritë dhe mundësitë për zhvillimin e ardhshëm të ekonomisë përkatëse; - Njohuritë nga fusha e makroekonomisë, që do t’u mundësojnë qasje të thjeshtësuar kah lëndët tjera të avancuara makroekonomike. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Hyrje në ekonomi, Mikroekonomi.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze për qëllime specifike 1
    • [BEEN-01] Аnglishtja e biznesit 1
    • [BEEN-02] Аnglishtja e biznesit 2
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 4

  • [CBE-401] [6 SETK] Menaxhmenti i operacioneve
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të fitojnë njohuri për t`u aftësuar: - Të përgatisin dhe të sjellin vendime me të cilat realizohen prodhimet dhe shërbimet. - Të përgatisin dhe të sjellin vendime me të cilat kontrollohen prodhimet dhe shërbimet. - Të gjejnë një qasje të përshtatshme për zgjidhjen e secilës situatë lidhur me problemet komplekse të prodhimeve dhe shërbimeve. - T’i mësojnë aktivitetet e ndryshme në organizatë dhe funksionimin e sistemit në tërësi të Menaxhmentit operativ. - Të përgatisin dhe të sjellin vendime me të cilat krijohen kushte për prodhimet dhe shërbimet. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Parimet e menaxhmentit.
  • [CBE-402] [6 SETK] Kontabiliteti financiar
    Qëllimi i kësaj lënde është që t’u mundësojë studentëve dije më të avancuar në fushën e kontabilitetit dhe implementimin e saj në sistemin kontabël të entiteteve biznesore. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Parimet e kontabilitetit.
  • [CBE-403] [6 SETK] Marketing menaxhment
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të përgatiten t’i përdorin dhe t’i menaxhojnë 4 P-të në një organizatë ose kompani, ashtu që të jenë në gjendje t’i dizajnojnë elementet optimale të marketingut, produktin, çmimet, promocionin dhe metodat e shpërndarjes me të cilat ballafaqohen kompanitë. Në mënyrë më specifike qëllimi është të kuptohet kompleksiteti i vendimeve në Menaxhmentin e marketingut, si dhe kornizat për analizat e tregjeve, klientëve, konkurrentëve si dhe integrimi i koncepteve me planin origjinal të marketingut. Parakusht për ta regjistruar këtë lëndë: Parimet e marketingut.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EBE-403] Plani i biznesit
    • [EBE-406] Menaxhmenti i investimeve
    • [EBE-408] Menaxhmenti i projekteve
    • [EBE-409] Etika dhe përgjegjësia shoqërore e korporatave
    • [EBEM-504] Marketingu ndërkombëtar
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze për qëllime specifike 2
    • [BEEN-01] Аnglishtja e biznesit 1
    • [BEEN-02] Аnglishtja e biznesit 2

Semestri 5

  • [CBEE-501] [6 SETK] Ekonomia ndërkombëtare
    Qëllimi i lëndës: Studentët të aftësohen ta kuptojnë dallimin në mes të krijimit global, mirëmbajtjen dhe modifikimin në krahasim me strategjitë ndërkombëtare në aspektin e biznesit ndërkombëtar; të fitojnë njohuri për të kryer analizë për shpenzimet nga një perspektivë globale; të fitojnë njohuri për të kryer analizat SWOT për kompani të ndryshme ndërkombëtare, si dhe të jenë në gjendje të mësojnë tregje të reja globale. Ata duhet ta kuptojnë thelbin e biznesit global ndërkombëtar dhe shfrytëzimin e komunikimit global; të përcaktojnë dhe të përdorin strategji për vlerësimin e sipërmarrjes të përbashkët (joint venture ), për të bashkuar dhe blerjen e kompanive të ndryshme në mënyrë që të kenë akses në tregjet e reja. Po ashtu duhet të dinë të marrin vendime për segmentimin e tregjeve, si dhe mënyrat për të hyrë në to.
  • [CBEF-502] [6 SETK] Ekonomia monetare
    Lënda ka për qëllim të japë njohuri themelore të njërës prej kategorive më dinamike në ekonominë – parave dhe bankave, si një kusht pa të cilin nuk mund të imagjinohet asnjë ekonomi moderne kombëtare. Ajo gjithashtu ka për qëllim të vërë në dukje dhe të përshkruajë trajektore historike të zhvillimit të sistemit bankar, për të sjellë përvojat e vendeve të tjera të zhvilluara në botë dhe të japë njohuri për sistemet e vendeve fqinje si pjesë e mjedisit të tij të drejtpërdrejtë pas diplomimit i cili do të jetë pjesë e hapësirës së tyre punuese. Kuptimi i operacioneve bankare mundëson besimin më të lehtë te bankierët, ku nevoja për monitorimin e kreditit apo monitorimin bankar ose për monitorimin tjetër ofron një mundësi për të tërhequr vëmendjen, ose për të fituar besimin e klientëve të cilët janë pjesë e procesit të punës së kompanisë ku ekonomisti i ardhshëm do të punojë. Në anën tjetër sistemi bankar ofron profesion tërheqës dhe prestigjioz se është jo vetëm interesant, por siguron një pozitë dhe status të mirë në shoqëri dhe njëherësh edhe të ardhura të mira. Një pjesë e studentëve të diplomuar mund të orientohen në sektorin bankar, që më tej duke ndjekur kursin do të mund të gjejnë përgjigje për shumë pyetje lidhur me orientimin e tyre të përafërt profesional. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë:Hyrje në biznes dhe ekonomi, Makroekonomi, Mikroekoomi.
  • [CBEF-503] [6 SETK] Ekonomia e investimeve
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të marrin dije teorike dhe praktike nga sfera e investimeve dhe proceseve bashkëkohore investive si në planin mikro ashtu edhe në atë makro. Gjithashtu studentët duhet të trajnohen nëpërmjet analizave të investimeve si kategori ekonomike, t’i mësojnë motivet dhe funksionet e investimeve me theks të veçantë në ndikimin e investimeve në zhvillimin ekonomik të një ekonomie nacionale. Më tutje, në këtë lëndë studentët do të njihen me metodat më bashkëkohore të selektimit të investimeve financiare në arritjen e profitabilitetit më të madh. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Makroekonomia, Mikroekonomia.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EBEM-606] Zhvillimi i karrierës
    • [EBEM-602] Teoria e lojës
    • [EBEM-603] Е-tregtia
    • [EBEM-506] Меnaxhimi i riskut
    • [EBEM-505] Menaxhmenti i sistemeve të informacionit
    • [EBEM-503] Komunikimi afarist
    • [EBEM-501] Menaxhmenti i korporatave
    • [EBEF-504] Paraja dhe banka
    • [CBEM-502] Menaxhmenti i burimeve njerëzore
    • [EBEE-604] Ekonomia e mjedist jetësor
    • [EBEE-605] Ekonomia e fondeve publike
    • [EBA034] Zhvillimi ekonomik local
    • [EBEE-701] Biznesi dhe modelimi ekonomik
    • [EBEE-702] Ekonomia globale
    • [EBA050] Ekonomia e integrimeve evropiane
    • [EBEE-801] Ekonomia e sigurimeve
    • [EBE-802] Sistemet ekonomike dhe politike
    • [EBEE-803] Ekonomia e sjelljes
    • [EBEM-703] Modelet dhe metodat matematikore ne ekonomi
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EBEM-606] Zhvillimi i karrierës
    • [EBEM-602] Teoria e lojës
    • [EBEM-603] Е-tregtia
    • [EBEM-506] Меnaxhimi i riskut
    • [EBEM-505] Menaxhmenti i sistemeve të informacionit
    • [EBEM-503] Komunikimi afarist
    • [EBEM-501] Menaxhmenti i korporatave
    • [EBEF-504] Paraja dhe banka
    • [CBEM-502] Menaxhmenti i burimeve njerëzore
    • [EBEE-604] Ekonomia e mjedist jetësor
    • [EBEE-605] Ekonomia e fondeve publike
    • [EBA034] Zhvillimi ekonomik local
    • [EBEE-701] Biznesi dhe modelimi ekonomik
    • [EBEE-702] Ekonomia globale
    • [EBA050] Ekonomia e integrimeve evropiane
    • [EBEE-801] Ekonomia e sigurimeve
    • [EBE-802] Sistemet ekonomike dhe politike
    • [EBEE-803] Ekonomia e sjelljes
    • [EBEM-703] Modelet dhe metodat matematikore ne ekonomi

Semestri 6

  • [CBEM-601] [6 SETK] Menaxhmenti strategjik
    Qëllimi i kësaj lënde është: vlerësimi dhe zbatimi i elementeve kyçe të analizës strategjike, duke zgjedhur strategjinë e duhur brenda një plani fleksibël, pastaj të stimulojë të menduarit në lidhje me problemet që kanë të bëjnë me zbatimin e strategjisë së formuluar. Qëllimi i lëndës është, po ashtu, që studentët të mësojnë të mendojnë në mënyrë kritike rreth çështjeve dhe problemeve që lidhen me zgjedhjen e strategjisë në mjedisin e trazuar dhe dinamik dhe të kuptojnë se nuk ka ndonjë mënyrë të vetme të drejtë për të zhvilluar strategji. Pas përfundimit të mësimit, studentët duhet të jenë në gjendje: - T’i kuptojnë teoritë dhe konceptet e Menaxhmentit strategjik. - Ta përvetësojnë fjalorin lidhur me Menaxhmentin strategjik. - T’i integrojnë njohuritë e fituara në funksionet e veçanta menaxheriale. - T’i zhvillojnë aftësitë analitike dhe të komunikimit, si dhe aftësi për punë ekipore. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Parimet e menaxhmentit.
  • [CBEF-602] [6 SETK] Financat publike
    Qëllimet e programit mësimor: - Studentët të fitojnë njohuri të financave publike si një mjet i rëndësishëm i politikave makroekonomike, si një instrument themelor për funksionimin e një ekonomie kombëtare, si një tërësi dhe si një nënsistem i një sistemi ekonomik të vendit. - Studentët të fitojnë njohuri për begatitë publike dhe të dalat, eksternaliet, për shpërndarjen e të ardhurave publike, alokimin dhe rialokimin e të ardhurave, të aspekteve krahasuese të financave publike në vendet e zhvilluara dhe atyre në tranzicion, për specifikat e sistemeve fiskale të Maqedonisë, tendencat dhe sfidat e tyre, decentralizimit fiskale etj. - Studentët të fitojnë njohuri për buxhetin dhe fondet jashtëbuxhetore si instrumente kryesore të politikës fiskale, për procedurat përgatitjes, miratimit, zbatimit dhe kontrollit të buxhetit dhe për teknikat e buxhetit si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror. - Te studentët të krijohet një pasqyrë e qartë lidhur me funksionimin e një sistemi fiskal, në aspektin e teorive të ndryshme fiskale me të cilat mund të bëjnë krahasime të ndryshme dhe për të gjetur pika të përbashkëta të funksionimit të këtyre sistemeve në vende të ndryshme. - Studentët të njoftohen me treguesit kryesorë të politikës fiskale në Republikën e Maqedonisë, duke krijuar një bazë të dhënash në kuadër të trendeve fiskale afatgjate në RM, duke inkurajuar studentët që të punojnë seminare të pavarura dhe ese mbi politikën fiskale. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë:Hyrje në biznes dhe ekonomi. Mikroekonomi. Makroekonomi.
  • [CBEF-503] [6 SETK] Ekonometria
    Qëllimi i lëndës është që të mësohen bazat e ekonometrisë, që do t’u ndimojë studentëve të bëjnë hulumtime të veçanta. Përmbajta: kjo lëndë fokusohet në një spektër të gjerë të metodave të studimit, të cilat mund të shfrytëzohen në kuadër të të gjitha shkencave shoqërore. U kushtohet vëmendje metodave kuantitative dhe atyre kualitative të studimit. Kjo lëndë u kushtohet individëve të cilët kanë për qëllim të bëjnë studime shoqërore si pjesë e studimeve të tyre akademike. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Matematika e biznesit.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EBEM-606] Zhvillimi i karrierës
    • [EBEM-602] Teoria e lojës
    • [EBEM-603] Е-tregtia
    • [EBEM-506] Меnaxhimi i riskut
    • [EBEM-505] Menaxhmenti i sistemeve të informacionit
    • [EBEM-503] Komunikimi afarist
    • [EBEM-501] Menaxhmenti i korporatave
    • [EBEF-504] Paraja dhe banka
    • [CBEM-502] Menaxhmenti i burimeve njerëzore
    • [EBEE-604] Ekonomia e mjedist jetësor
    • [EBEE-605] Ekonomia e fondeve publike
    • [EBA034] Zhvillimi ekonomik local
    • [EBEE-701] Biznesi dhe modelimi ekonomik
    • [EBEE-702] Ekonomia globale
    • [EBA050] Ekonomia e integrimeve evropiane
    • [EBEE-801] Ekonomia e sigurimeve
    • [EBE-802] Sistemet ekonomike dhe politike
    • [EBEE-803] Ekonomia e sjelljes
    • [EBEM-703] Modelet dhe metodat matematikore ne ekonomi
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore

240 SETK (të vazhduara + 1 vit)

Semestri 7

  • [EBE-410] [6 SETK] E drejta tregtare
    Qëllimi i lëndës mësimore është që studentët të fitojnë njohuri themelore të së drejtës afariste. Në këtë mënyrë, studentët njoftohen: me rregullat juridike për kryerjen e aktivitetit të biznesit, mënyrën e organizimit të subjekteve afariste, me kushtet për krijimin dhe regjistrimin e subjekteve afariste dhe tregtarin individual, si dhe me mënyrën e përfundimit të subjekteve afariste, me mënyrat për themelimin e raportit afarist-juridik, me kushtet për krijimin e këtyre marrëdhënieve, efektet dhe pasojat, punën me letrat me vlerë: mënyrat për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale, mënyrat e mbrojtjes së subjekteve afariste nga konkurrenca e joluajale, me mënyrat e mbrojtjes së konsumatorëve etj.
  • [CBEE-701] [6 SETK] Zhvillimi dhe rritja ekonomike
    Qëllimi i lëndës është përdorimi i qasjes institucionale për studimin e procesit të zhvillimit dhe analizës së rrënjëve të përvojave zhvillimore dhe jozhvillimore në vendet, rajonet dhe organizatat e ndryshme. Qasja trajton teoritë institucionale të shkencave politike, sociologjisë dhe ekonomisë së re institucionale. Qëllimet e lëndës janë: • T’i shpjegojë institucionet dhe organizatat nga aspekti teorik • T’i analizojë implikimet zhvillimore të formave të ndryshme organizative • Të studiohet koordinimi në një ambient të rritjes së vazhdueshme të kompleksitetit të sistemeve institucionale, të cilat janë karakteristike për shtetet e zhvilluara • Të analizojë se si karakteristikat e kësaj ndërvarësie komplekse јanë të ndërlidhura me vazhdimësinë e zhvillimit në shkallë të lartë dhe të ulët.
  • [CBE-702] [6 SETK] Politikat sektoriale dhe industriale
    Qëllimet e lëndës: • Studentët të aftësohen të përdorin qasjet metodologjike në koncipimin e politikave teknologjike në nivel makro dhe mikro; • Të aftësohen të formojnë një marrëdhënie kreative për ndryshimet e reja dhe integrimin e tyre në politikat e zhvillimit në nivel të ndërmarrjes dhe në nivel të ekonomisë kombëtare • Të fitojnë njohuri të politikave të zhvillimit teknologjik dhe për lidhjet e tyre me ndryshimet strukturore në ekonomitë kombëtare në vendet në zhvillim dhe veçanërisht në vendet në tranzicion në një ekonomi tregu; • Të fitojnë njohuri për aspektet teorike të krijimit dhe shpërndarjes së inovacionit në kohën e globalizimit; • Të aftësohen për analizë krahasuese të aftësive teknologjike midis vendeve të ndryshme; • T’i kuptojnë kauzalitetet midis politikës teknologjike dhe politikës së marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare midis ndryshimeve teknologjike dhe zhvillimore;
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EBEM-606] Zhvillimi i karrierës
    • [EBEM-602] Teoria e lojës
    • [EBEM-603] Е-tregtia
    • [EBEM-506] Меnaxhimi i riskut
    • [EBEM-505] Menaxhmenti i sistemeve të informacionit
    • [EBEM-503] Komunikimi afarist
    • [EBEM-501] Menaxhmenti i korporatave
    • [EBEF-504] Paraja dhe banka
    • [CBEM-502] Menaxhmenti i burimeve njerëzore
    • [EBEE-604] Ekonomia e mjedist jetësor
    • [EBEE-605] Ekonomia e fondeve publike
    • [EBA034] Zhvillimi ekonomik local
    • [EBEE-701] Biznesi dhe modelimi ekonomik
    • [EBEE-702] Ekonomia globale
    • [EBA050] Ekonomia e integrimeve evropiane
    • [EBEE-801] Ekonomia e sigurimeve
    • [EBE-802] Sistemet ekonomike dhe politike
    • [EBEE-803] Ekonomia e sjelljes
    • [EBEM-703] Modelet dhe metodat matematikore ne ekonomi
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 8

  • [CBE-803] [6 SETK] Tregu i punës
    Qëllimi kryesor i lëndës Tregu i punës është t’i pajisë studentët me njohuritë bazë dhe njohuritë e thelluara në fushën e teorisë së tregut të punës, pastaj me mekanizmin e funksionimit të tij në ekonominë e tregut. Lënda Tregu i punës ka si mision t’u ofrojë dhe t’u mësojë studentëve kategoritë, ligjet dhe parimet kryesore me të cilat funksionon tregu i punës. Lënda u bën një analizë të hollësishme mënyrës së sjelljes dhe rolit që luajnë agjentët kryesorë të tregut të punës: individëve, firmave dhe qeverisë. Analiza mbështetet në dy kategoritë themelore: të kërkesës për punë dhe të ofertës së punës, të cilat gjejnë aplikim pothuajse në të gjitha temat që trajtohen në këtë lëndë. Njohuritë e përfituara nga studentët në këtë lëndë shërbejnë si bazë teorike themelore e domosdoshme për të kuptuar e përvetësuar teoritë dhe politikat e ndryshme që aplikohen në tregun e punës. Lënda synon që studentët të kuptojnë se si tregjet e punës shpërndajnë dhe përdorin në mënyrë efikase faktorin e rrallë të prodhimit, punën. Leksionet përfshijnë njohuri të koncepteve të kërkesës për punë e të ofertës së punës dhe aplikimit të tyre praktik; sjelljen e individëve në tregun e punës për të maksimizuar dobishmërinë e tyre; sjelljen e firmave në tregun e punës që synojnë maksimizimin e fitimit; rolin e qeverisë në tregun e punës, strukturat e ndryshme të tregjeve të punës: tregu i punës në konkurrencë të plotë, monopoli në tregun e punës, monopsoni në tregun e punës, roli i sindikatave në tregun e punës, monopoli bilateral në tregun e punës. Leksionet dhe diskutimet në klasë mbulojnë materiale të cilat mund të mos jenë në libër dhe disa aspekte të materialeve që përfshihen në librin bazë nuk do të diskutohen në klasë, por i lihen studimit aktiv te studentit. Prandaj studenti, për të garantuar suksesin në përvetësimin sa më të mirë të lëndës, duhet të jetë i pranishëm në leksion dhe seminar duke marrë pjesë në mënyrë aktive në diskutimin e problemeve të ndryshme që lidhen me tregun e punës.
  • [CBEE-804] [6 SETK] Metodat hulumtuese në shkencat shoqërore
    Qëllimet e programit të lëndës: • T’i përshkruajë komponentët kryesorë të hulumtimit shoqëror; • Të zhvillojë shkathtësi dhe dije për hulumtim shoqëror sasior dhe cilësor; • T’i identifikojë kriteret e përdorura për vlerësimin e cilësisë së hulumtimit shoqëror;
  • [EBE-407] [6 SETK] Tregjet dhe institucionet financiare
    Qëllimi i këtij programi është që t’i njoftojë studentët me parimet themelore të funksionimit të tregjeve financiare (tregjet e parasë, tregjet e kapitalit, tregjet e huaja, etj.) dhe me institucionet financiare (bankat, kompanitë e sigurimeve, fondet për pensione, fondet e investimeve, etj.) të cilat janë pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e çdo ekonomie kombëtare dhe botërore në tërësi.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EBEM-606] Zhvillimi i karrierës
    • [EBEM-602] Teoria e lojës
    • [EBEM-603] Е-tregtia
    • [EBEM-506] Меnaxhimi i riskut
    • [EBEM-505] Menaxhmenti i sistemeve të informacionit
    • [EBEM-503] Komunikimi afarist
    • [EBEM-501] Menaxhmenti i korporatave
    • [EBEF-504] Paraja dhe banka
    • [CBEM-502] Menaxhmenti i burimeve njerëzore
    • [EBEE-604] Ekonomia e mjedist jetësor
    • [EBEE-605] Ekonomia e fondeve publike
    • [EBA034] Zhvillimi ekonomik local
    • [EBEE-701] Biznesi dhe modelimi ekonomik
    • [EBEE-702] Ekonomia globale
    • [EBA050] Ekonomia e integrimeve evropiane
    • [EBEE-801] Ekonomia e sigurimeve
    • [EBE-802] Sistemet ekonomike dhe politike
    • [EBEE-803] Ekonomia e sjelljes
    • [EBEM-703] Modelet dhe metodat matematikore ne ekonomi
  • [CBE-802] [6 SETK] Projekt - Studimi i rastit
    Qëllimet lëndës: - Të nxit të mësuarit aktiv; - Të ofroj mundësi për zhvillim të shkathtësive bazike si komunikim, punë ekipore dhe zgjidhje të problemit; - Lejimin e aplikimit të njohurive teorike me çka zvogëlon hendekun mes teorisë dhe praktikës; - T’u asistoj studentëve për ballafaqimin me paqartësitë; - T'u mundësojë studentëve të gjenerojnë dhe vlerësojnë zgjidhje të shumta;
Google+