Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Biznes dhe Ekonomi

Drejtimi: Menaxhment dhe Marketing
Cikli i studimeve: Cikli i parë (Deridiplomike)
Fakulteti: Biznesi dhe Ekonomia
Kodi i programit: N-BABE/N-BABE-MM
Viti akademik: 2018 / 2019
Titulli: I diplomuar në Biznes dhe Ekonomi / Drejtimi: Menaxhment dhe Marketing
SETK: 180 (3 vite) Akreditimi
SETK: 240 (të vazhduara + 1 vit) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Programi studimor Biznes dhe ekonomi paraqet kombinim të barazpeshuar të njohurive bazë teorike dhe të shkathtësive specifike profesionale. Struktura e programit përfshin studime të cilat nga natyra janë dinamike dhe interaktive. Programi është i dizajnuar të ofrojë tema nga lëmi i ekonomisë dhe menaxhmentit, duke bërë implementinimin e konceptit në fjalë përmes programit studimor. Lëndët të cilat janë të përfaqësuara në këtë program paraqesin perspektiva të cilat bazohen mbi teorinë e cila është e ndërlidhur ngushtë me implementimin praktik në botën e biznesit. Ky program u mundëson studentëve përvetësim të aftësive dhe përvojave të nevojshme për: teoritë ekonomike, përdorimin e menaxhmentit, financave si dhe analizë ekonometrike të të dhënave.
Programi studimor ka për qëllim:
• T’i përgatisë studentët për pozita të liderëve në organizata profitabile apo joprofitabile në vend dhe çdo kund në botë.
• T’i përgatisë studentët për ndërtim të karrierës në lëmin e ekonomisë dhe menaxhmentit, por edhe të sektorit privat në lëmin e financave.
• Të mundësojë përvetësim të aftësive dhe përvoja hulumtuese për: teoritë ekonomike, përdorim të menaxhmentit, financave si dhe analizë ekonometrike të të dhënave.
• Ta zhvillojë konceptin e punës praktike tek studentët.
• Ta zhvillojë konceptin e të menduarit kritik tek studentët.
• T’u mundësojë studentëve të kyçen në mënyrë aktive në ligjëratat me qëllim që në mënyrë të pavarur t’i kryejnë hulumtimet në të gjitha fushat e ekonomisë dhe menaxhmentit.
• Të mundësojë zhvillim të aftësive personale, komunikuese, hulumtuese dhe aftësive të tjera që janë të rëndësishme për punësim.
Gjatë kohës së studimeve, studentëve u jepen mundësi për punë praktike (internship), me çka ata do të aftësohen t’i implementojnë njohuritë dhe aftësitë e fituara në këtë lëmi. 

Programi studimor Biznes dhe ekonomi do t’u mundësojë studentëve:
- Të fitojnë një arsimim të përgjithshëm në disiplina që nënvizojnë teorinë dhe praktikën e menaxhmentit ndërsa nga ana tjetër ende ngelen të specializuarit në ekonomi.;
- Të ndërmarrin studim të thelluar të ekonomisë me opsionet e menaxhmentit që do t’u mundësojë të shikohen në mënyrë kritike çështjet e menaxhmentit;
- Të fitojnë trajnim në parimet e ekonomisë dhe aplikimeve të tyre;
- Ta kuptojnë se menaxhmenti është një shkencë me bazë të gjerë sociale dhe fushë multidisiplinare;
- Të njihen me mjetet e përshtatshme të analizës për të trajtuar çështje dhe problematika të politikave ekonomike;
- T’i kuptojnë organizatat, aspektet kyçe të Menaxhmentit të tyre dhe ambientin e jashtëm në të cilin ato operojnë;
- Të kenë një mjedis ku ata mund t’i zhvillojnë shkathtësitë e tyre interpersonale dhe komunikative;
- Të kenë një bazë të fortë për studime të mëtejshme dhe për punësim;

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Ka njohuri të nevojshme për funksionet biznesore si në vijim: ekonomi, menaxhment, financa,
biznes dhe menaxhment ne kontekstin global,parimet e kontabilitetit,financat e  korporatave,Menaxhmentin strategjik,Menaxhmentin e burimeve njerëzore dhe marketing;
- Ka njohuri të fushave funksionale të ekonomisë dhe menaxhmentit,hulumtimet dhe
inovacionet aktuale, trendet e ardhshme si dhe ndikimin e këtyre ndodhive në teori dhe praktikë.
- Ka njohuri dhe të kuptuarit e  situatës kombëtare,rajonale dhe globale ekonomike në treg;
- Ka njohuri të teorive menaxheriale, analizave dhe raportimeve;
- Fiton një bazë të fortë për atë se si të zhvillohet më shpejt ekonomia dhe është i gatshëm për karrierë dhe studime postdiplomike që kanë të bëjnë me ekonominë dhe menaxhmentin ose me drejtime tjera të përafërta;
- Ka njohuri për mjetet e ndryshme të nevojshme për marrjen e vendimeve menaxheriale;

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Aftësi për të shkruar në mënyrë profesionale dhe zhvillim të mëtutjeshëm të detyrave në ekonomi dhe menaxhment dhe implementimi i tyre në jetën reale;
- Aftësi për të ndihmuar në formulimin dhe zbatimin praktik të planeve të suksesshme të Menaxhmentit të përgjithshëm dhe strategjive;

Aftësitë për të vlerësuar

- Të mendojnë në mënyrë kritike dhe t’i aplikojnë dijet teorike dhe praktike dhe përvojën për identifikimin dhe analizën e problemeve ekonomike;
- Të analizojnë në mënyrë kritike dhe ta vlerësojnë identifikimin e mundësive menaxheriale;

Aftësitë e komunikimit

- Të tregojnë se e kuptojnë dinamikën individuale dhe grupore;
- Të funksionojnë në mënyrë efikase në punën ekipore;
- Të merren në mënyrë efektive me njerëz që kanë prejardhje të ndryshme në aspektin shoqëror, ekonomik, kulturor dhe fetar;
- Të demonstrojnë mirëkuptim dhe ndjeshmëri për përgjegjësitë etike, sociale dhe ligjore të kompanive;
- Të shfaqin idetë e biznesit në mënyrë efektive;
- Të demonstrojnë aftësi kyce negociuese;
Të interpretojnë të dhënat e biznesit dhe treguesit ekonomikë;

Aftësitë e të mësuarit

- Mund të hulumtojnë dhe t’i dektektojnë burimet e të mësuarit;
- Mund të trajnohen për mësim individual dhe ekipor;
- Kanë aftësinë për të përdorur literaturë shkencore dhe të bëjnë analiza të opinioneve dhe vlerësimeve të autorëve të tjerë;

Semestri 1

  • [CBE-102] [6 SETK] Parimet e marketingut
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të njoftohen me konceptet themelore të cilat janë ndërtuar në funksionet e marketingut në organizatat bashkëkohore. Fokusi është vendosur në konceptet, si dhe në çështjet lidhur me marketingun e prodhimeve dhe shërbimeve të konsumatorëve. Në mënyrë më specifike, qëllimi është që studentët ta njohin mjedisin e marketingut nëpërmjet analizës së tregut, që pastaj të implementohen strategjitë e suksesshme të marketingut në atë mjedis. Studentët gjithashtu do të mund t’i implementojnë konceptet shkencore për dizajnimin e planit të marketingut për produktin e tyre. Kjo lëndë u mundëson studentëve të njoftohen me aktivitetet e ndryshme në fushën e marketingut, të cilat kontribuojnë që kompania të jetë më konkurrente dhe më e suksesshme në treg.
  • [CBE-101] [6 SETK] Hyrje në ekonomi dhe biznes
    Qëllimi kryesor i kësaj lënde është ta zhvillojë kuptimin bazik të koncepteve dhe teorive kryesore ekonomike, të cilat përdoren për analizë të çështjeve ekonomike. Kjo lëndë është e dizajnuar në atë formë që t’u mundësojë studentëve të pajisen me njohuri për parimet bazë, me konceptet dhe teknikat në fushën e ekonomisë si shkencë si dhe në analizat ekonomike. Kjo lëndë siguron hulumtimin e parimeve të mikroekonomisë dhe makroekonomisë, duke u fokusuar në implementimin e dijes në sjelljen e vendimeve në një ambient global. Pas mbarimit të lëndës, studentët duhet të aftësohen: ta përdorin modelin e ofertës dhe kërkesës dhe ta përcaktojnë ndikimin e ndryshimeve të kërkesës dhe ofertës mbi çmimin dhe sasinë; ta definojnë PBB (GDP) dhe të kalkulojnë matjen, përdorimin dhe kufizimin e PBB (GDP) si një mjet i mirëqenies ekonomike; ta definojnë inflacionin dhe ta kalkulojnë atë, të njihen me pasojat dhe si të përshtaten në to; si dhe t’i përshkruajnë rolet dhe mjetet e bankës qendrore.
  • [CBE-103] [6 SETK] Parimet e menaxhmentit
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët që njoftohen me bazat e menaxhmentit, gjenezën dhe përkufizimin e tij, si dhe me parimet themelore në të cilat do të bazohet puna e secilit menaxher të ardhshëm. Ndjekja e kësaj lënde ka për qëllim që studentët të përfitojnë njohuri themelore nga fusha e funksioneve bazike në menaxhment si planifikimi, organizimi, koordinimi, motivi dhe kontrolli. Të mësuarit e kësaj lënde studentëve do t’u mundësojë: - T’i mësojnë bazat e menaxhmentit dhe të aftësohen për to që të japin shembuj konkretë. - Të aftësohen ta shohin këtë lëndë si nevojë për fitimin e njohurive, të cilat do të jenë në kontekst të zbatimit në praktikë të asaj që kanë mësuar. - Të mendojnë në mënyrë efikase që do t’u ndihmojë të përballen me problemet afariste në jetën e tyre te mëtutjeshme.
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze
    • [BENP-01] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 1
    • [BENP-02] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 2
    • [BENP-03] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 3
    • [BENP-04] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 4
    • [BEN-05] Gjuhë angleze 5
    • [BEN-06] Gjuhë angleze 6
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 2

  • [CBE-201] [6 SETK] Parimet e kontabilitetit
    Qëllimi i programit të lëndës është t’u ndihmojë studentëve ta kuptojnë thelbin e kontabilitetit, t’i mësojnë bazat e kontabilitetit financiar, konceptet dhe parimet e kontabilitetit. Në mënyrë më specifike, studentët të fitojnë njohuri dhe t’i kuptojnë raportet financiare, komponentët e tyre, rregullat themelore të evidentimit të të dhënave kontabël, përdorimin e dokumenteve kontabël.
  • [CBE-202] [6 SETK] Matematikë biznesi
    Qëllimet e e lëndës matematikë e biznesit janë si në vijim: - Studentët të aftësohen ta zbatojnë sistemin e ekuacioneve lineare për zgjidhjen e problemeve të ndryshme nga lëmi i biznesit dhe ekonomisë. - Studentët të aftësohen t’i zbatojnë njohuritë e tyre për modelet lineare dhe vargjet e shumta për zgjidhjen e problemeve të ndryshme në biznes dhe ekonomi. - Studentët të fitojnë njohuri të avancuara në përllogaritjen e shkallës së ndërlikuar të kamatës, depozitave periodike, të rentave periodike, huave dhe vendimeve financiare.
  • [CBE-203] [6 SETK] Mikroekonomi
    Nëpërmjet kësaj lënde arrihen njohuri themelore për fenomenet ekonomike dhe për terminologjinë universale globale mikroekonomike. Ndiqen dhe analizohen qasjet teorike që mundësojnë të arrihet pasqyra vetanake për zgjidhjet e mundshme aplikativee për problemet e prodhimtarisë, këmbimit dhe organizimit të ndërmarrjeve individuale, degës ose tregut të veçantë. Komponentët e zhvillimit japin një dimension dinamik pa të cilët qasjet më pak komplekse do të ishin të papërdorshme. Bazat e mikroekonomisë mësohen në tërë botën si pjesë e përpjekjeve universale që të përafrohen dhe të definohen problemet e ngjashme dhe të vijë deri te mundësia që ato të zgjidhen në mënyra të ngjashme gjithkund në botë, por edhe për të ardhur deri te informacionet të cilat munden në nivelin agregat të ndihmojnë në formulimin e qëllimeve makroekonomike dhe të elementeve strategjike të planifikuara. Kjo është pjesë e nevojës që të ndërtohen shoqëri të ngjashme globale në të cilat kontaktet e shpeshta biznesore, politike, afariste do të jenë të njohura për të gjithë pjesëmarrësit dhe do të zgjidhen në të njëjtën mënyrë duke përdorur instrumente të njejta komplementare të cilat gjithëkund janë të përdorshme.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze
    • [BENP-01] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 1
    • [BENP-02] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 2
    • [BENP-03] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 3
    • [BENP-04] Gjuhë angleze për komunikim të përgjithshëm dhe profesional 4
    • [BEN-05] Gjuhë angleze 5
    • [BEN-06] Gjuhë angleze 6
  • [3 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë shqipe/maqedonase
    • [MAPP1010] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 1
    • [MAPP1020] Gjuhë maqedonase për qëllime profesionale 2
    • [BS018] Gjuhë maqedonase për fillestarë 1
    • [BS152] Gjuhë maqedonase për fillestarë 2
    • [BAM1010] Gjuhë shqipe për fillestarë 1
    • [BAM2010] Gjuhë shqipe për fillestarë 2

Semestri 3

  • [CBE-301] [6 SETK] Statistika
    Qëllimi i programit është që studentët të fitojnë njohuri që të jenë të aftë: - Ta përdorin analizën deskriptive gjatë analizës së të dhënave. - Ta përdorin gjasën dhe ndryshimet e rastit në zgjidhjen e problemeve të biznesit. - Ta kuptojnë përfundimin statistikor i cili paraqet bazë për interpretimin e rezultateve dhe sjelljen e vendimeve afariste. - T’i shfrytëzojnë korrelacionin dhe regresionin e thjeshtë dhe të përbërë. - T’i dinë bazat e analizës së variances. - T’i kuptojnë bazat e numrave indeksues dhe metodat e analizës së serive kohore Parakushte për ta regjistruar këtë lëndë: Matematika e biznesit.
  • [CBE-302] [6 SETK] Kalkulus biznesi
    Qëllimi i programit është t’i aftësojë studentët: - Të dëshmojnë që kanë njohuri dhe kuptim për varësitë ndërmjet madhësive të cilat të cilat zbatohen në biznes dhe ekonomi dhe modelet e thjeshta matematikore. - T’i identifikojnë relacionet ndërmjet kalkulusit diferencial dhe funksionet e biznesit dhe ekonomisë. - T’i aplikojnë këto relacione për studimin e varshmërive ndërmjet madhësive në biznes dhe ekonomi. - Ta aplikojnë kalkulusin diferencial për zgjidhjen e problemeve të ndryshme të cilat aplikohen në biznes dhe ekonomi. Parakushte për ta regjistruar këtë lëndë: matematikë biznesi
  • [CBE-303] [6 SETK] Makroekonomia
    Studenti të do të përfitojnë njohuri për: - Termet dhe kategoritë makroekonomike, të cilat janë parakusht për funksionimin e një ekonomie nacionale e cila është pjesë e një sistemi të zgjeruar ekonomik global. - Rëndësinë e indikatorëve kryesorë makroekonomikë siç janë: bruto prodhimi kombëtar, të ardhurat kombëtare, rritja ekonomike, ciklet ekonomike, investimet dhe harxhimet publike, inflacionin, papunësinë, paratë dhe bankat, buxhetin, bilancin e pagesave etj. - Instrumentet themelore të analizës makroekonomike (oferta dhe kërkesa agregate) dhe politikat makroekonomike (politika monetare dhe fiskale) etj. - Funksionimi efikas i një ekonomike kombëtare, krahasuar me ekonomitë bashkëkohore të tregut, duke evidentuar në atë drejtim dallimet, ngjashmëritë dhe mundësitë për zhvillimin e ardhshëm të ekonomisë përkatëse; - Njohuritë nga fusha e makroekonomisë, që do t’u mundësojnë qasje të thjeshtësuar kah lëndët tjera të avancuara makroekonomike. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Hyrje në ekonomi, Mikroekonomi.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze për qëllime specifike 1
    • [BEEN-01] Аnglishtja e biznesit 1
    • [BEEN-02] Аnglishtja e biznesit 2
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 4

  • [CBE-401] [6 SETK] Menaxhmenti i operacioneve
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të fitojnë njohuri për t`u aftësuar: - Të përgatisin dhe të sjellin vendime me të cilat realizohen prodhimet dhe shërbimet. - Të përgatisin dhe të sjellin vendime me të cilat kontrollohen prodhimet dhe shërbimet. - Të gjejnë një qasje të përshtatshme për zgjidhjen e secilës situatë lidhur me problemet komplekse të prodhimeve dhe shërbimeve. - T’i mësojnë aktivitetet e ndryshme në organizatë dhe funksionimin e sistemit në tërësi të Menaxhmentit operativ. - Të përgatisin dhe të sjellin vendime me të cilat krijohen kushte për prodhimet dhe shërbimet. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Parimet e menaxhmentit.
  • [CBE-402] [6 SETK] Kontabiliteti financiar
    Qëllimi i kësaj lënde është që t’u mundësojë studentëve dije më të avancuar në fushën e kontabilitetit dhe implementimin e saj në sistemin kontabël të entiteteve biznesore. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Parimet e kontabilitetit.
  • [CBE-403] [6 SETK] Marketing menaxhment
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të përgatiten t’i përdorin dhe t’i menaxhojnë 4 P-të në një organizatë ose kompani, ashtu që të jenë në gjendje t’i dizajnojnë elementet optimale të marketingut, produktin, çmimet, promocionin dhe metodat e shpërndarjes me të cilat ballafaqohen kompanitë. Në mënyrë më specifike qëllimi është të kuptohet kompleksiteti i vendimeve në Menaxhmentin e marketingut, si dhe kornizat për analizat e tregjeve, klientëve, konkurrentëve si dhe integrimi i koncepteve me planin origjinal të marketingut. Parakusht për ta regjistruar këtë lëndë: Parimet e marketingut.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EBE-403] Plani i biznesit
    • [EBE-406] Menaxhmenti i investimeve
    • [EBE-408] Menaxhmenti i projekteve
    • [EBE-409] Etika dhe përgjegjësia shoqërore e korporatave
    • [EBEM-504] International Marketing
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore - Gjuhë angleze për qëllime specifike 2
    • [BEEN-01] Аnglishtja e biznesit 1
    • [BEEN-02] Аnglishtja e biznesit 2

Semestri 5

  • [CBEM-603] [6 SETK] Sjellja organizative
    Lënda synon t’i njoftojë studentët me sjelljen organizative dhe me psikologjinë organizative. Nga kjo pikë vështrimi studentët duhet të fitojnë njohuri përkatëse nga lëmi i liderizmit, fuqisë, autoritetit, punës ekipore, konfliktit, rolit dhe rëndësisë së organizimit të biznesit individual, etj. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Parimet e menaxhmentit.
  • [CBEM-502] [6 SETK] Menaxhmenti i burimeve njerëzore
    Qëllimi i kësaj lënde është që t’i njoftojë studentët me rolin dhe rëndësinë e Menaxhmentit të burimeve njerëzore në organizatat bashkëkohore të biznesit. Në kuadër të kësaj lënde studentët do të fitojnë njohuri lidhur me Menaxhmentin e procesit të burimeve njerëzore si në teorinë ashtu edhe në praktikën e kompanive ndërkombëtare dhe vendore. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë:Parimi i menaxhmentit.
  • [CBEM-503] [6 SETK] Hulumtimet e tregut
    Qëllimi i lëndës është që studentët t’i kuptojnë marrëdhëniet në mes të hulumtimit të tregut dhe vendimmarrjes, duke u njohur me proceset që shfrytëzohen në formulimin dhe zbatimin e hulumtimit të tregut. Gjithashtu, studentët do t’i kuptojnë dhe kushtet e tregut në të cilat realizohet dhe zbatohet hulumtimi, duke përfshirë edhe metodologjinë e përdorur në analizën e tregjeve. Do të analizohen teknikat dhe metodat sasiore dhe cilësore që janë në dispozicion në hulumtimin e tregut, duke përfshirë zbatueshmërinë e kufizimet tyre.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EBEM-606] Zhvillimi i karrierës
    • [EBEM-605] Promocioni
    • [EBEM-604] Distribuimi dhe metodat e shitjes
    • [EBEM-603] Е-tregtia
    • [EBEM-602] Teoria e lojës
    • [EBEM-701] Bazat e biznesit ndërkombëtar
    • [CBEF-501] Menaxhmenti financiar
    • [EBEM-506] Меnaxhimi i riskut
    • [EBEM-505] Menaxhmenti i sistemeve të informacionit
    • [EBEM-503] Komunikimi afarist
    • [EBEM-502] Menaxhmenti i tërësishëm i cilësisë
    • [CBEF-602] Financat publike
    • [CBEF-507] Kontabiliteti menaxherial
    • [EBE-405] Menaxhmenti i zinxhirit të furnizimeve
    • [EBE-410] E drejta tregtare
    • [CBM-501] Menaxhmenti bankar
    • [EBA3010] Planifikimi afarist
    • [EBEM-702] Marketingu i çmimeve
    • [EBEM-703] Modelet dhe metodat matematikore ne ekonomi
    • [EBA031] Menaxhmenti ndërkombëtar
    • [EBEM-704] Menaxhmenti i instituciove publike
    • [EBEM-801] Menaxhmenti i prodhimit
    • [EBEM-802] Hulumtimet operacionale
    • [EBEM-803] Ndërmarrësia e korporatave
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EBEM-606] Zhvillimi i karrierës
    • [EBEM-605] Promocioni
    • [EBEM-604] Distribuimi dhe metodat e shitjes
    • [EBEM-603] Е-tregtia
    • [EBEM-602] Teoria e lojës
    • [EBEM-701] Bazat e biznesit ndërkombëtar
    • [CBEF-501] Menaxhmenti financiar
    • [EBEM-506] Меnaxhimi i riskut
    • [EBEM-505] Menaxhmenti i sistemeve të informacionit
    • [EBEM-503] Komunikimi afarist
    • [EBEM-502] Menaxhmenti i tërësishëm i cilësisë
    • [CBEF-602] Financat publike
    • [CBEF-507] Kontabiliteti menaxherial
    • [EBE-405] Menaxhmenti i zinxhirit të furnizimeve
    • [EBE-410] E drejta tregtare
    • [CBM-501] Menaxhmenti bankar
    • [EBA3010] Planifikimi afarist
    • [EBEM-702] Marketingu i çmimeve
    • [EBEM-703] Modelet dhe metodat matematikore ne ekonomi
    • [EBA031] Menaxhmenti ndërkombëtar
    • [EBEM-704] Menaxhmenti i instituciove publike
    • [EBEM-801] Menaxhmenti i prodhimit
    • [EBEM-802] Hulumtimet operacionale
    • [EBEM-803] Ndërmarrësia e korporatave

Semestri 6

  • [CBEM-601] [6 SETK] Menaxhmenti strategjik
    Qëllimi i kësaj lënde është: vlerësimi dhe zbatimi i elementeve kyçe të analizës strategjike, duke zgjedhur strategjinë e duhur brenda një plani fleksibël, pastaj ta stimulojë të menduarit në lidhje me problemet që kanë të bëjnë me zbatimin e strategjisë së formuluar. Qëllimi i lëndës është, po ashtu, që studentët të mësojnë të mendojnë në mënyrë kritike rreth çështjeve dhe problemeve që lidhen me zgjedhjen e strategjisë në mjedisin e trazuar dhe dinamik dhe të kuptojnë se nuk ka ndonjë mënyrë të vetme të drejtë për të zhvilluar strategji. Pas përfundimit të mësimit, studentët duhet të jenë në gjendje: - T’i kuptojnë teoritë dhe konceptet e Menaxhmentit strategjik. - Ta përvetësojnë fjalorin lidhur me Menaxhmentin strategjik. - T’i integrojnë njohuritë e fituara në funksionet e veçanta menaxheriale. - T’i zhvillojnë aftësitë analitike dhe të komunikimit, si dhe aftësi për punë ekipore. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Parimet e menaxhmentit.
  • [CBEM-602] [6 SETK] Dizajni dhe menaxhmenti i produktit
    Qëllimi i kësaj lënde është që të përgatisë studentët që të përdorin teknikat dhe metodat për hartimin dhe Menaxhmentin e produkteve dhe shërbimeve për të menaxhuar ato dhe të jenë në gjendje t'i aplikojnë ato në kompanitë e biznesit. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Parimet e marketingut.
  • [CBEM-501] [6 SETK] Biznesi i vogël dhe sipërmarrësia
    Qëllimi i të mësuarit të kësaj lënde është që t’i ndihmojë studentët ta kuptojnë rëndësinë dhe thelbin, funksionimin dhe organizimin e ndërmarrjeve të vogla në ekonomi. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Hyrje në biznes dhe ekonomi.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EBEM-606] Zhvillimi i karrierës
    • [EBEM-605] Promocioni
    • [EBEM-604] Distribuimi dhe metodat e shitjes
    • [EBEM-603] Е-tregtia
    • [EBEM-602] Teoria e lojës
    • [EBEM-701] Bazat e biznesit ndërkombëtar
    • [CBEF-501] Menaxhmenti financiar
    • [EBEM-506] Меnaxhimi i riskut
    • [EBEM-505] Menaxhmenti i sistemeve të informacionit
    • [EBEM-503] Komunikimi afarist
    • [EBEM-502] Menaxhmenti i tërësishëm i cilësisë
    • [CBEF-602] Financat publike
    • [CBEF-507] Kontabiliteti menaxherial
    • [EBE-405] Menaxhmenti i zinxhirit të furnizimeve
    • [EBE-410] E drejta tregtare
    • [CBM-501] Menaxhmenti bankar
    • [EBA3010] Planifikimi afarist
    • [EBEM-702] Marketingu i çmimeve
    • [EBEM-703] Modelet dhe metodat matematikore ne ekonomi
    • [EBA031] Menaxhmenti ndërkombëtar
    • [EBEM-704] Menaxhmenti i instituciove publike
    • [EBEM-801] Menaxhmenti i prodhimit
    • [EBEM-802] Hulumtimet operacionale
    • [EBEM-803] Ndërmarrësia e korporatave
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EBEM-606] Zhvillimi i karrierës
    • [EBEM-605] Promocioni
    • [EBEM-604] Distribuimi dhe metodat e shitjes
    • [EBEM-603] Е-tregtia
    • [EBEM-602] Teoria e lojës
    • [EBEM-701] Bazat e biznesit ndërkombëtar
    • [CBEF-501] Menaxhmenti financiar
    • [EBEM-506] Меnaxhimi i riskut
    • [EBEM-505] Menaxhmenti i sistemeve të informacionit
    • [EBEM-503] Komunikimi afarist
    • [EBEM-502] Menaxhmenti i tërësishëm i cilësisë
    • [CBEF-602] Financat publike
    • [CBEF-507] Kontabiliteti menaxherial
    • [EBE-405] Menaxhmenti i zinxhirit të furnizimeve
    • [EBE-410] E drejta tregtare
    • [CBM-501] Menaxhmenti bankar
    • [EBA3010] Planifikimi afarist
    • [EBEM-702] Marketingu i çmimeve
    • [EBEM-703] Modelet dhe metodat matematikore ne ekonomi
    • [EBA031] Menaxhmenti ndërkombëtar
    • [EBEM-704] Menaxhmenti i instituciove publike
    • [EBEM-801] Menaxhmenti i prodhimit
    • [EBEM-802] Hulumtimet operacionale
    • [EBEM-803] Ndërmarrësia e korporatave

240 SETK (të vazhduara + 1 vit)

Semestri 7

  • [EBE-401] [6 SETK] Sjellja e konsumatorëve
    Qëllimi kryesor i kësaj lënde është që studentët të fitojnë njohuri për sjelljen e konsumatorëve. Kjo lëndë do të përqëndrohet në analizimin e faktorëve që kontribojnë në procesin e vendimmarrjes për blerjen e produkteve ose shërbimeve. Një ndër aspektet më komplekse të marketingut është të kuptuarit e konsumatorit. Në zemrën e çdo biznesi është kërkesa për produkte ose shërbime. Prandaj, të kuptuarit e asaj se çfarë, kur, pse, ku dhe si konsumatorët zgjedhin produkte është e rëndësishme për tregun. Dekadat e fundit kërkimet për sjelljen e konsumatorëve përpunohen edhe në fusha të tjera siç janë psikologjia, ekonomia, antropologjia dhe sociologjia që më mirë të kuptohet sjellja e konsumatorëve.
  • [CBEM-701] [6 SETK] Teoria e vendimmarrjes
    Qëllimet e lëndës: Teoria e vendimmarrjes ka objektivat e mëposhtme: • Studentët të mësojnë për rëndësinë e vendimmarrjes të biznesit në botën moderne. • Studentët të jenë në gjendje për të kryer vlerësimin e situatave të biznesit dhe në përputhje me të njëjtën të ofrojnë alternativa. • Studentët të pajisen me njohuri të thella rreth teknikave moderne dhe qasjeve në vendimmarrje të biznesit.
  • [CBEM-702] [6 SETK] Menaxhmenti i ndryshimeve dhe inovacionit
    Qëllimet e lëndës : • Të dinë si të menaxhohen ndryshimet në suaza të biznesit, • T’i mësojnë metodat se si mundë të i përmirësojnë inovacionet dhe kreativitetin në suaza të ndërmarrjes, • Të kuptohet domethënia, sfidat dhe benefitet e inovacionëve të ndryshme, • Të shihen mënyrat se si mund të përmirësohet përparësia konkurruese e ndërmarrjes, • Të mësohen elementet dhe proceset e zhvillimit të mënyrave alternative të shfytëzimit të dijes në krijimin e përparësive konkurruese.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EBEM-606] Zhvillimi i karrierës
    • [EBEM-605] Promocioni
    • [EBEM-604] Distribuimi dhe metodat e shitjes
    • [EBEM-603] Е-tregtia
    • [EBEM-602] Teoria e lojës
    • [EBEM-701] Bazat e biznesit ndërkombëtar
    • [CBEF-501] Menaxhmenti financiar
    • [EBEM-506] Меnaxhimi i riskut
    • [EBEM-505] Menaxhmenti i sistemeve të informacionit
    • [EBEM-503] Komunikimi afarist
    • [EBEM-502] Menaxhmenti i tërësishëm i cilësisë
    • [CBEF-602] Financat publike
    • [CBEF-507] Kontabiliteti menaxherial
    • [EBE-405] Menaxhmenti i zinxhirit të furnizimeve
    • [EBE-410] E drejta tregtare
    • [CBM-501] Menaxhmenti bankar
    • [EBA3010] Planifikimi afarist
    • [EBEM-702] Marketingu i çmimeve
    • [EBEM-703] Modelet dhe metodat matematikore ne ekonomi
    • [EBA031] Menaxhmenti ndërkombëtar
    • [EBEM-704] Menaxhmenti i instituciove publike
    • [EBEM-801] Menaxhmenti i prodhimit
    • [EBEM-802] Hulumtimet operacionale
    • [EBEM-803] Ndërmarrësia e korporatave
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [EFE-107] Të folurit publik
    • [EFE-127] Debat dhe shkathtësi prezantimi
    • [EFE-108] Studime ndëkulturore
    • [EFE-108] Aftësitë e komunikimit
    • [EFE-110] Excel i avancuar
    • [EFE-111] Aftësitë të avancuara të TI-së
    • [EFE-112] Word i avancuar
    • [EFE-113] Google Apps
    • [EFE-114] Access-i i avancuar
    • [EFE-115] Desktop publikimi
    • [EFE-116] Publikimi ueb
    • [EFE-129] Gjuhë shqipe me kulturë shkrimi
    • [EFE-131] Gjuha shqipe për qëllime specifike
    • [EFE-102] Të shkruarit akademik në gjuhën angleze
    • [EFE-103] Të shkruarit akademik në gjuhën maqedonase
    • [EFE-104] Të shkruarit akademik në gjuhën shqipe
    • [EFE-105] Gjuha gjermane (niveli 1-4)
    • [EFE-117] Mbrojta e ambientit
    • [EFE-121] Zhvillimi profesional i karrierës
    • [EFE-132] Liritë dhe të drejtat e njeriut

Semestri 8

  • [EBE-404] [6 SETK] Marketingu i shërbimeve
    Objektivi kryesor i lëndës është që ta zhvillojë të kuptuarit menaxherial të marketing - shërbimeve. Lënda do t’i ndihmojë studentët ta përmirësojnë njohuritë e tyre në hartimin e strategjive të marketingut për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve që kanë për qëllim përmbushjen e pritjeve të konsumatorëve. Qëllimi i lëndës është që të prezantohen, të diskutohen dhe të analizohen disa çështje që lidhen me ndërmarrjet shërbyese. Pas përfundimit të suksesshëm të këtij kursi, studentët do të fitojnë njohuri për sfidat që paraqiten në shërbimet e marketingut, me çka do të identifikohen dallimet në mes shërbimeve të marketingut kundrejt marketingut në ndërmarrjet prodhuese. Lënda do t’u mundësojë studentëve t’i identifikojnë dhe t’i analizojnë komponentët e ndryshëm të marketingut miks të shërbimeve. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Parimet e marketingut.
  • [CBEM-801] [6 SETK] Udhëheqja
    Qëllimet e lëndës: Pas ndjekjes së lëndës studentët duhet të jenë të trajnuar; • Ta përshkruajnë natyrën e lidershipit dhe udhëheqjen VWP dhe Menaxhmentin; • Të diskutojnë për qasjet gjenerike të lidershipit; • T’i identifikojnë teoritë e lidershipit në botën moderne;
  • [EBEM-501] [6 SETK] Menaxhmenti korporativ
    Qëllimi i kësaj lënde është t’i njoftojë nga afër studentët: me themelet teorike të qeverisjes korporative, me rëndësinë dhe rolin e qeverisjes korporative në botën e biznesit modern, si dhe me stejkholderët e qeverisjes korporatave dhe studentët të fitojnë njohuri dhe t’i krijojnë qëndrimet e tyre kritike rreth stejkholderëve të qeverisjes korporatave te ne dhe në botë nëpërmjet një analize krahasuese të praktikave të mira të qeverisjes korporative. Lënda e menaxhmentit korporativ do t’u mundësojë studentëve: - Të fitojnë njohuri të zgjeruara mbi korporatat dhe rëndësinë e tyre për funksionimin e shoqërive moderne. - Të fitojnë njohuri të zgjeruara për modelet e qeverisjes korporative që zbatohen në vise të ndryshme të botës bashkëkohore. - Të fitojnë njohuri dhe të aftësohen t’i krijojnë qëndrimet e veta rreth stekloderëve kryesorë të qeverisjes korporatave etj. Parakusht për të regjistruar këtë lëndë: Parimet e menaxhmentit.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EBEM-606] Zhvillimi i karrierës
    • [EBEM-605] Promocioni
    • [EBEM-604] Distribuimi dhe metodat e shitjes
    • [EBEM-603] Е-tregtia
    • [EBEM-602] Teoria e lojës
    • [EBEM-701] Bazat e biznesit ndërkombëtar
    • [CBEF-501] Menaxhmenti financiar
    • [EBEM-506] Меnaxhimi i riskut
    • [EBEM-505] Menaxhmenti i sistemeve të informacionit
    • [EBEM-503] Komunikimi afarist
    • [EBEM-502] Menaxhmenti i tërësishëm i cilësisë
    • [CBEF-602] Financat publike
    • [CBEF-507] Kontabiliteti menaxherial
    • [EBE-405] Menaxhmenti i zinxhirit të furnizimeve
    • [EBE-410] E drejta tregtare
    • [CBM-501] Menaxhmenti bankar
    • [EBA3010] Planifikimi afarist
    • [EBEM-702] Marketingu i çmimeve
    • [EBEM-703] Modelet dhe metodat matematikore ne ekonomi
    • [EBA031] Menaxhmenti ndërkombëtar
    • [EBEM-704] Menaxhmenti i instituciove publike
    • [EBEM-801] Menaxhmenti i prodhimit
    • [EBEM-802] Hulumtimet operacionale
    • [EBEM-803] Ndërmarrësia e korporatave
  • [CBE-802] [6 SETK] Projekt - Studimi i rastit
    Qëllimet lëndës: - Të nxit të mësuarit aktiv; - Të ofroj mundësi për zhvillim të shkathtësive bazike si komunikim, punë ekipore dhe zgjidhje të problemit; - Lejimin e aplikimit të njohurive teorike me çka zvogëlon hendekun mes teorisë dhe praktikës; - T’u asistoj studentëve për ballafaqimin me paqartësitë; - T'u mundësojë studentëve të gjenerojnë dhe vlerësojnë zgjidhje të shumta;
Google+