Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Menaxhimi profesional i shitjes

Studime profesionale të specializuara
Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Biznesi dhe Ekonomia
Kodi i programit: N-SPEC-PSM
Viti akademik: 2018 / 2019
Titulli: Specialist i menaxhimit profesional të shitjes
SETK: 60 (1 vit) Akreditimi

Ky program profesional studimor me 60 kredi është dizajnuar për studentët të cilët janë të interesuar të bëjnë karrierë në shitjen me pakicë dhe menaxhim të shitjes. Programi studimor merret me atë se si të menaxhohet me personelin e shitjes në shitjen me pakicë dhe shitjen në përgjithësi me qëllim të maksimizimit të shitjes së përgjithshme. Theksi këtu vihet në menaxhimin e personelit të shitjes me pakicë dhe shitjes mes bizneseve (në vend të konsumatorëve). Programi shfrytëzon diskutim të bazuar në format dhe kërkon pjesëmarrje aktive të studentëve në secilën orë. Temat që përfshihen në këtë program studimor i përfshijnë: krijimin e vlerës në raportin shitës-blerës, negociatat për zgjidhje win-win, kompletimin e shitjes, si motivimin, kompensimin dhe trajnimin e personelit në shitjen me pakicë dhe shitjen e përgjithshme. Studenti do të duhet të zhvillojë kompentecë në qasjen profesionale, në diskutime dhe prezantime, si dhe në teknikat për menaxhim të shitjes me pakicë/shitjes me shumicë, përmes shfrytëzimit të studimit të rastit dhe përmes përvojës praktike të fituar gjatë periudhave të kryerjes së praktikave në kompanitë e ndryshme.

Qëllimi kryesor i këtij programi studimor profesional është të trajnojë studentët në metodat e shitjes me pakicë dhe shitjes në përgjithësi. Për t’u arritur kjo, programi studimor profesional është i strukturuar që t’u ndihmojë studentëve që pas studimeve t’i arrijnë këto qëllime:
1. Të zhvillojë kuptim të thelluar në  mjetet dhe teknikat që sot përdoren në shitjen me pakicë dhe shitjen me shumicë.
2. T’i kuptojë funksionet themelore të menaxhimit të personelit për shitje me pakicë dhe shitjes, si dhe teoritë dhe konceptet për menaxhim adekuat me funksionet e shitjes me pakicë ose shitjes, dhe të arrihen qëllimet e marketingut  të firmës.
3. Ta përmirësojë mendimin kritik të studentit, shkathtësitë prezantuese dhe komunikuese përmes diskutimeve në pyetjet dhe rastet e dhëna, dhe  përgatitjen e detyrave.
4. T’i përmirësojë shkathtësitë për zgjidhje të problemeve përmes aplikimit të rasteve dhe koncepteve teorike  dhe përvojës praktike në punë në kompanitë në situata praktike biznesore.
5. Ta ndërtojë aftësinë e studentit për punë në sisteme të menaxhimit të bazuar në ekip dhe t’i lehtësojë shkathtësitë ekipore të nevojshme për sukses në shitjen me pakicë dhe shitjen në përgjithësi.
 

Studimi në programin menaxhim professional të shitjes u lejon zhvillimin e shkathtësive që shpijnë drejt shumë mundësive në karrierë.  Kjo gjithashtu do t’ju ndihmojë në zgjerimin e rrjetit tuaj profesional, do t’ju mundësojë të vazhdoni të mësoni dhe të përparoni profesionalisht. Ky program studimi ju mundëson një spektër të gjerë të mundësive të punësimit në çdo lloj të biznesi qoftë kjo shitje me pakicë apo shumicë, biznes i vogël apo i madh.

Njohuritë dhe të kuptuarit

Studentët do të demonstrojnë kuptim bazik të strukturës dhe qarkullimit të brendshëm të logjistikës dhe menaxhimit të zinxhirit të furnizimit të bizneseve dhe ndërmarrjeve të cilat lëvizin nga biznese të vogla e deri në ato multi-nacionale. Ato do të jenë në gjendje të kuptojnë edhe marrëdhënine mes mjedisit organizativ dhe atij ekonomik dhe tregut të jashtëm. Në këtë mënyrë, studentët do të arrijnë të kuptojnë se si vendimet menaxheriale do të kenë efekt në aktorët relevantë të interesuar (stakeholders)   si brenda firmës ashtu edhe jashtë saj.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

Studentët do të jenë në gjendje të integrohen dhe t’I aplikojnë mjetet dhe teknikat e biznis logjistikës dhe zinxhirit të furnizimit, dhe duke u thirrur në njohjen e gjërë të funksioneve kryesore të biznesit (menaxhimi me strategjinë, kontabilitet, llogaritje, financa, marketing, menaxhim i operacioneve, sisteme informative) për analizë dhe zgjidhje të problemeve të komplikuara biznesore në logjistikë dhe zinxhir të furnizimit dhe të merren vendime që do të kenë efekte pozitive në firmë.

Aftësitë për të vlerësuar

Studentët do të jenë në gjendje të bëjnë vlerësim në bazë të njohurive të tyre të thelluara në mjetet analitike biznesore bashkëkohore dhe në përsiatje kritike për problemet e logjistikës dhe zinxhirit të furnizimit nga këndvështrime të ndryshme.

Aftësitë e komunikimit

Studentët do të jenë në gjendje të demonstrojnë shkathtësi mikro-sociale, shkathtësi të lidershipit dhe shkathtësi prezantuese për nevojat për suksese afatgjate në karrierë.  Këto pasqyrojnë vetëvlerësim, komunikim, prezantim si dhe bashkëpunim në kuadër të organizatës.

Aftësitë e të mësuarit

Studenti do të arrij të fitojë aftësi për njohje të nevojave personale për fitim të mëtëtutjeshëm të diturive dhe aftësi për veprim të pavarur gjatë përfitimit të njohurive dhe shkathtësive të reja në kornizat shoqërore; Gjithashtu studenti do të fitojë aftësi për marrje të përgjegjësisë për zhvillim dhe formim të mëtutjeshëm profesional.

Semestri 1

  • [SPSM-0101] [6 SETK] Zhvillimi organizativ dhe rritja
    Qëllimet e lëndës: T’i përgatisë studentët me teoritë themelore të rritjes dhe zhvillimit si dhe mënyrës së "përballimit" me to për zbatimin më efektiv në sistemin. Theksi gjithashtu do të vendoset në organizimin dhe funksionimin e institucioneve të sistemit ekonomik të cilat janë përgjegjëse për rritjen dhe politikat zhvillimore. Është me rëndësi mënyra e funksionimit efikas dhe efektiv e këtyre institucioneve në hartimin e politikave të rritjes dhe zhvillimit si dhe në zbatimin e tyre e monitorimin e efekteve të tyre për përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit.
  • [SPSM-0102] [6 SETK] Menaxhimi i logjistikës
    Me miratimin e njohurive që kjo lëndë ofron, studentët: - do ta kuptojnë vendosmërinë konceptuale, domethënien dhe përmbajtjen e logjistikës dhe menaxhimit të zinxhirit të furnizimit; - do t’i zbatojnë njohuritë e fituara; - do t’i indentifikojnë elementet kryesore të menaxhimit të zinxhirit të furnizimit dhe lidhshmërinë e tyre me zinxhirët e krijimit të vlerës së shtuar në prodhimtari dhe në rrjetat e vlerave; - do t’i përdorin potencialet e sistemeve informative për përkrahje në menaxhimin e zinxhirit të furnizimit dhe zinxhirit të krijimit të vlerës së shtuar në prodhimtari; - do t’i kuptojnë metodat e parashikimit dhe do t’i aplikojnë ato gjatë parashikimit të kërkesës; - do t’i njohin dhe do t’i aplikojnë metodat e menaxhimit të inventarit dhe prokurimit.
  • [SPSM-0103] [6 SETK] Marketing - Menaxhmenti
    Lënda në fjalë do t’i përgatisë studentët t’i përdorin dhe t’i menaxhojnë 4 P-të të një organizate ose kompanie, ashtu që të jenë në gjendje t’i dizajnojnë elementet optimale të marketingut si produktin, çmimet, promocionin dhe metodat e shpërndarjes me të cilat ballafaqohen kompanitë. Si zgjidhje e rëndësishme marketingu përfshin analizën e kujdesshme të situatës, përdorimin inteligjent të hulumtimit si dhe parimet e marketingut. Qëllimi i lëndës është të arrihet të kuptohet kompleksiteti i vendimeve në marketing menaxhment, si në kuadër të analizës së tregjeve, klientëve, konkurrencës ashtu edhe në integrimin e koncepteve me planin fillestar të marketingut.
  • [4 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ESPSM-01] Menaxhimii shitjes dhe tregtia me pakicë
    • [ESPSM-02] Identifikimi i klientit
    • [ESPMS-03] Planifikimi dhe përgatitja e shitjes dhe tregtisë me pakicë
    • [ESPSM-04] Menaxhimi i komunikimit
    • [ESPSMS-05] Formimi i çmimit të shitjes
    • [ESPSM-06] Punë praktike
    • [ESPSM-07] Ndërmarrësia dhe menaxhimi i inovacionit
    • [ESPSM-08] Menaxhmenti i burimeve njerëzore
    • [ESPSM-09] Menaxhimi i cilësisë dhe performanca
  • [4 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ESPSM-01] Menaxhimii shitjes dhe tregtia me pakicë
    • [ESPSM-02] Identifikimi i klientit
    • [ESPMS-03] Planifikimi dhe përgatitja e shitjes dhe tregtisë me pakicë
    • [ESPSM-04] Menaxhimi i komunikimit
    • [ESPSMS-05] Formimi i çmimit të shitjes
    • [ESPSM-07] Ndërmarrësia dhe menaxhimi i inovacionit
    • [ESPSM-08] Menaxhmenti i burimeve njerëzore
    • [ESPSM-09] Menaxhimi i cilësisë dhe performanca
  • [4 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ESPSM-01] Menaxhimii shitjes dhe tregtia me pakicë
    • [ESPSM-02] Identifikimi i klientit
    • [ESPMS-03] Planifikimi dhe përgatitja e shitjes dhe tregtisë me pakicë
    • [ESPSM-04] Menaxhimi i komunikimit
    • [ESPSMS-05] Formimi i çmimit të shitjes
    • [ESPSM-06] Punë praktike
    • [ESPSM-07] Ndërmarrësia dhe menaxhimi i inovacionit
    • [ESPSM-08] Menaxhmenti i burimeve njerëzore
    • [ESPSM-09] Menaxhimi i cilësisë dhe performanca

Semestri 2

  • [SPSM-0201] [6 SETK] Kontabiliteti financiar
    Lënda do t’u mundësojë studentëve zhvillim të shkathtësive të veçanta për aplikim adekuat në njohurive teorike të kontabilitetit financiar përmes softuerit aplikativ të kontabilitetit në pajtueshmëri me ligjin për kontabilitet dhe standardet e kontabilitetit të cilat janë në fuqi në legjislacionin e Maqedonisë. Lënda gjithashtu do t’u mundësojë trajnim studentëve për një aplikim të theksuar të softuerit të kontabilitetit si një pajisje ndihmëse për udhëheqjen e evidencës financiare të kontabilitetit tek subjektet mikro, të vogla dhe të mesme biznesore në Republikën e Maqedonisë. Përgatitja e të gjitha dokumenteve financiare dhe materiale të nevojshme në aktivitetin e përditshëm biznesor të subjekteve, përpilimi i shpejtë i raporteve financiare si dhe finalizimi i llogarive vjetore të SHT për nevojat e brendshme dhe atyre të klientëve, të Regjistrit qendror dhe DAP-it në RM. Studentët me këtë lëndë fitojnë mundësi që të jenë më afër vetëpunësimit përmes krijimit të zyrës së tyre të kontabilitetit ose të udhëheqin kontabilitetin financiar të bizneseve të tyre familjare. Realizimi i këtyre qëllimeve i rrit atributet e studentëve dhe i bën ata më konkurrues në tregun e punës.
  • [SPSM-0202] [6 SETK] Menaxhimi i zinxhirit të furnizimeve
    Qëllimet e lëndës: Studentët do të fitojnë njohuri për tërë procesin e menaxhimit të zinxhirit të furnizimit, duke filluar nga lënda e parë e deri te produkti final; analiza e situatave konkrete logjistike, diagnostifikimi I problemeve në zinxhirin e furnizimit dhe ofrimi i zgjidhjeve alternative për zgjidhjen e këtyre problemeve; aplikimi i modelit SCOR; indentifikimi i elementeve kryesore të menaxhimit të zinxhirit të furnizimit dhe lidhjes së tyre me zinxhirin e krijimit të vlerës së shtuar në prodhimtari dhe rrjetet e vlerës; aplikimi i teknologjive informative për integrim dhe menaxhim me logjistikën; ndërveprimi mes internetit dhe menaxhimit të zinxhirit të furnizimit.
  • [SPSM-0203] [4 SETK] Punimi profesional
    Kjo paraqet një aktivitet pune dhe përgatitje e punimit profesional në një fushë përkatëse. Studentët do të duhet ta përfundojnë punimin në fushën e studimit të tyre, ta bëjnë përshkrimin e strukturës, të bëjnë hulumtime dhe të zhvillojnë një metodologji të caktuar.
  • [4 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ESPSM-01] Menaxhimii shitjes dhe tregtia me pakicë
    • [ESPSM-02] Identifikimi i klientit
    • [ESPMS-03] Planifikimi dhe përgatitja e shitjes dhe tregtisë me pakicë
    • [ESPSM-04] Menaxhimi i komunikimit
    • [ESPSMS-05] Formimi i çmimit të shitjes
    • [ESPSM-06] Punë praktike
    • [ESPSM-07] Ndërmarrësia dhe menaxhimi i inovacionit
    • [ESPSM-08] Menaxhmenti i burimeve njerëzore
    • [ESPSM-09] Menaxhimi i cilësisë dhe performanca
  • [4 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ESPSM-01] Menaxhimii shitjes dhe tregtia me pakicë
    • [ESPSM-02] Identifikimi i klientit
    • [ESPMS-03] Planifikimi dhe përgatitja e shitjes dhe tregtisë me pakicë
    • [ESPSM-04] Menaxhimi i komunikimit
    • [ESPSMS-05] Formimi i çmimit të shitjes
    • [ESPSM-06] Punë praktike
    • [ESPSM-07] Ndërmarrësia dhe menaxhimi i inovacionit
    • [ESPSM-08] Menaxhmenti i burimeve njerëzore
    • [ESPSM-09] Menaxhimi i cilësisë dhe performanca
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [MFE01] Retorika
    • [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • [MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • [MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • [MFE05] Komunikimi profesional
    • [MFE09] Tregu i punës
    • [MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
    • [MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
    • [MFE11] Menaxhimi i projekteve
    • [MFE12] Metodat e optimizimit
    • [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
    • [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut
Google+