Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Menaxhmenti shëndetësor dhe shëndeti publik

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Instituti i mjedisit jetësor dhe shëndetit - IMJSH
Kodi i programit: N-MHMPH120C
Viti akademik: 2014 / 2015
Titulli: Magjistër i menaxhmentit shëndetësor dhe shëndetit publik
SETK: 120 (2 vite) Akreditimi

- Qëllimi kryesor i programit studimor është të nxjerrë kuadro sa më të afta dhe profesionale në fushën e shëndetit publik, të rrisë nivelin arsimor përmes përforcimit të kapaciteteve në menaxhimin shëndetësor që do të kontribuojë në përmirësimin e menaxhimit në veprimtaritë shëndetësore dhe në këtë mënyrë do të përmirësojë shërbimet shëndetësore dhe statusin shëndetësor të popullatës në Republikën e Maqedonisë. 
- Veprimtari kërkimore-shkencore.

- Pas përfundimit të studimeve, studentët do të marrin një diplomë prej 120 kredi ECTS. Ata do të mund t’i aplikojnë njohuritë e tyre në fushën e menaxhimit shëndetësor dhe të shëndetit publik. Gjithashtu, ata do të mund të punojnë në institucionet e specializuara në fushën e menaxhimit shëndetësor dhe të shëndetit publik, ku do të mund t’i zbatojnë njohuritë e marra në praktikë.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Tregon njohuritë dhe të kuptuarit e fushës shkencore të studimit (ose të studimeve), që bazohet në ciklin e parë, duke përdorur metodologji përkatëse për të zgjidhur problemet komplekse, si në mënyrë sistematike ashtu edhe në atë kreative dhe që ofron një bazë ose mundësi për origjinalitet në zhvillimin dhe dhe/ose aplikimin e ideve autonome në kontekst të hulumtimit;
- Aftësi për të përdorur njohuritë duke i zgjeruar dhe duke i thelluar më tej ato;
- Tregon një nivel të lartë të kompetencës profesionale në një ose më shumë fusha të veçanta shkencore;
- Ka njohuri të një apo më shumë lëmenjve të cilat, në fusha të caktuara shkencore, bazohen në hulumtimet më të njohura ndërkombëtare shkencore të asaj fushe.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Aftësi për të zgjidhur problemet në mënyrë kritike, të pavarur dhe kreative me një origjinalitet të caktuar në mjediset e reja ose të panjohura dhe në një kontekst multidisiplinar, të lidhura me fushën e studimit;

Aftësitë për të vlerësuar

- Aftësi për sintetizim dhe integrim të njohurive;
- Aftësi për t'u ballafaquar me çështjet komplekse në mënyrë sistematike dhe kreative, për vlerësim solid edhe gjatë informacioneve jo të plota ose të kufizuara, por që përfshijnë përgjegjësitë personale, shoqërore dhe etike gjatë aplikimit të njohurive të fituara dhe të vlerësimit;
- Aftësi për të vlerësuar dhe përzgjedhur teoritë shkencore, metodologjitë, dhe aftësi të përgjithshme të fushave studimore dhe gjetje e zgjidhjeve të reja dhe analizave në bazë shkencore dhe në përputhje me standardet evropiane.

Aftësitë e komunikimit

- Aftësi për të këmbyer gjetjet dhe propozimet me argumentim të qartë dhe me mbështetjen racionale të tyre si nga personat profesionistë ashtu edhe nga ata joprofesionistë;
- Marrja e përgjegjësisë për rezultatet e përbashkëta, udhëheqja dhe inicimi i aktiviteteve që çojnë drejt një shëndetësie publike më cilësore.

Aftësitë e të mësuarit

- Aftësi për të njohur nevojën personale për njohuri të mëtejshme dhe aftësi për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe autonome gjatë përvetësimit të njohurive dhe shkathtësive të reja në nivel social;        
- Aftësi për të marrë përgjegjësi për trajnim dhe zhvillim të mëtejshëm profesional.

Semestri 1

  • [HMPH-102] [6 SETK] Shëndeti publik global
    Të fitohen njohuri, kompetenca dhe përvojë për tendencat lokale, rajonale dhe globale në shëndetin publik, të kuptohet konteksti i përgjithshëm i aspekteve moderne të shëndetit publik si bazë për t’u njohur edhe me lëndët tjera gjatë realizimit të këtij programi.
  • [HMPH-103] [6 SETK] Metodat epidemiologjike dhe bisostatika
    Qëllimi i kësaj lënde është që t’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri të avancuara mbi metodën epidemiologjike dhe kontributin e saj në analizat dhe testet e ndryshme; të menaxhojnë me të dhëna të kompjuterizuara epidemiologjike; të zbatojnë analiza të duhura statistikore; të vlerësojnë rezultatet e studimeve epidemiologjike, të bëjnë interpretime dhe analiza statistikore.
  • [EHMPH-201] [6 SETK] Politika shëndetësore dhe planifikimi strategjik
    Qëllimi i lëndës: Të fitojnë njohuri dhe përvojë në fushën e politikave shëndetësore dhe të planifikimit strategjik që lidhet me politikat shëndetësore në kontekst kombëtar dhe ndërkombëtar.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EHMPH-101] Menaxhimi me mjedisin e punës dhe mjedisin jetësor
    • [EHMPH-102] Teknologjitë shëndetësore dhe siguria e pacientëve dhe punëtorëve shëndetësor
    • [EHMPH-202] Marketingu në shëndetësi
    • [EHMPH-301] Menaxhimi i projekteve
    • [EHMPH-302] Ekologjia shëndetësore
    • [EHMPH-303] Përmirësimi i shëndetit dhe edukimi shëndetësor
    • [EHMPH-304] Teknologjitë e informacionit (TI) në shëndetësi
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [MFE01] Retorika
    • [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • [MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • [MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • [MFE05] Komunikimi profesional
    • [MFE09] Tregu i punës
    • [MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
    • [MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
    • [MFE11] Menaxhimi i projekteve
    • [MFE12] Metodat e optimizimit
    • [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
    • [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut

Semestri 2

  • [HMPH-201] [6 SETK] Sistemi i mbrojtjes shëndetësore dhe sigurimit shëndetësor
    Qëllimi i lëndës - Zgjerimi i njohurive rreth koncepteve themelore të sistemeve të mbrojtjes shëndetësore; - Përvetësimi i njohurive dhe i aftësive për vlerësimin e karakteristikave të sistemit të sigurimit shëndetësor dhe propozimi i masave për përmirësimin e tij;
  • [HMPH-202] [6 SETK] Ekonomia në shëndetësi
    Qëllimi i kësaj lënde është t’i njoftojë studentët me konceptin e ekonomisë dhe ekonominë në shëndetësi, dallimet midis këtyre dy aktiviteteve, mënyrat dhe metodat moderne që përdoren në ekonominë e tregut në procesin e menaxhimit me institucionet shëndetësore. Gjithashtu, si qëllim kryesor është edhe njohja me strukturat organizative, me racionalitetin dhe menaxhimin efikas të kapaciteteve dhe operacioneve.
  • [HMPH-203] [6 SETK] Legjislacioni dhe bioetika në shëndetësi
    Qëllimi i lëndës: - T’i zgjerojnë dhe t’i zhvillojnë njohuritë mbi legjislacionin në fushën e bioetikës në shëndetësi, dhe për institucionet shëndetësore që kanë përgjegjësi në fushën e mjedisit, - Ta kuptojnë strukturën institucionale, e cila është autoritative për të marrë vendime në fushën e bioetikës në shëndetësi, - Ta kuptojnë lidhjen midis bioetikës dhe shëndetësisë, - T’i kuptojnë trendet moderne në fushën e bioetikës mjekësore, - Të aftësohen t’i analizojnë vendimet në fushën e bioetikës dhe t’i zhvillojnë aftësitë e tyre analitike dhe kritike, - Të aftësohen për të përgatitur dokumentet e nevojshme nga fusha e bioetikës, - Ta kuptojnë marrëdhënien dhe ndikimin e mjedisit, bioetikës dhe shëndetit, - Të aftësohen për punë të pavarur kërkimore shkencore.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EHMPH-101] Menaxhimi me mjedisin e punës dhe mjedisin jetësor
    • [EHMPH-102] Teknologjitë shëndetësore dhe siguria e pacientëve dhe punëtorëve shëndetësor
    • [EHMPH-202] Marketingu në shëndetësi
    • [EHMPH-301] Menaxhimi i projekteve
    • [EHMPH-302] Ekologjia shëndetësore
    • [EHMPH-303] Përmirësimi i shëndetit dhe edukimi shëndetësor
    • [?HMPH-304] Teknologjitë e informacionit (TI) në shëndetësi
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [MFE01] Retorika
    • [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • [MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • [MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • [MFE05] Komunikimi profesional
    • [MFE09] Tregu i punës
    • [MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
    • [MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
    • [MFE11] Menaxhimi i projekteve
    • [MFE12] Metodat e optimizimit
    • [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
    • [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut

Semestri 3

  • [HMPH-101] [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Qëllimi i kësaj lënde është t’i njohë studentët me metodologjinë e kërkimit shkencor në fushën e shëndetit publik dhe të shkencave shëndetësore, me thelbin e kërkimit shkencor, me metodologjinë e hulumtimit, me procedurat, me llojet e hulumtimit dhe me punimet shkencore. Vëmendje e veçantë i kushtohet orientimit të studentëve në thelbin e kërkimit shkencor, interpretimit dhe vlerësimit të rezultateve të hulumtimit, pastaj përgatitjes së punimit shkencor dhe publikimit të tij. Studentët gjithashtu njihen me procedurat dhe fazat e përgatitjes dhe shkrimit të tezës së magjistraturës.
  • [HMPH-301] [6 SETK] Menaxhmenti shëndetësor dhe udhëheqja
    Qëllimi i kësaj lënde është t’i njoftojë studentët me konceptin e menaxhmentit dhe të udhëheqjes në shëndetësi, dallimet midis këtyre dy aktiviteteve, mënyrat dhe metodat moderne që përdoren në ekonominë e tregut në procesin e menaxhimit me institucionet shëndetësore. Gjithashtu, si qëllim kryesor është edhe njohja me funksionet kryesore të menaxhimit si dhe me karakteristikat dhe aftësitë që duhet t’i posedojë një lider në shëndetësi.
  • [HMPH-302] [6 SETK] Planifikimi i burimeve njerëzore në shëndetësi
    Qëllimi i lëndës: Studentët do të fitojnë njohuri themelore në lidhje me mundësitë për përmirësimin e shërbimeve dhe të të gjithë sistemit shëndetësor përmes planifikimit të burimeve njerëzore. Gjithashtu, do të fitojnë njohuri dhe shkathtësi për të planifikuar në mënyrë të pavarur nevojat e burimeve njerëzore, do të aftësohen për të kryer kërkime lidhur me nevojat e fuqisë punëtore në sistemet e mbrojtjes shëndetësore.
  • [HMPH-303] [6 SETK] Menaxhimi i krizës në shëndetësi
    Qëllimi i lëndës: Të fitojnë njohuri dhe përvojë për dhënien e përgjigjes së duhur në sistemin shëndetësor në kushtet e krizës në shëndetësi.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EHMPH-101] Menaxhimi me mjedisin e punës dhe mjedisin jetësor
    • [EHMPH-102] Teknologjitë shëndetësore dhe siguria e pacientëve dhe punëtorëve shëndetësor
    • [EHMPH-202] Marketingu në shëndetësi
    • [EHMPH-301] Menaxhimi i projekteve
    • [EHMPH-302] Ekologjia shëndetësore
    • [EHMPH-303] Përmirësimi i shëndetit dhe edukimi shëndetësor
    • [?HMPH-304] Teknologjitë e informacionit (TI) në shëndetësi

Semestri 4

  • [IEH-THESIS-120] [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, punimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli mësimor-shkencor i Institutit. Pas versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli mësimor-shkencor formon komision tre anëtarësh, i cili përgatit raport, me çka pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli mësimor-shkencor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Pas kryerjes me sukses të mbrojtjes, studenti pajiset me diplomë – Magjistër i menaxhmentit shëndetësor dhe shëndetit publik.
Google+