Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Studime evropiane

Diplomë e përbashkët
Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Administrimi Publik dhe Shkencat Politike
Kodi i programit: N-MESJD120C
Viti akademik: 2013 / 2014
Titulli: Magjistër i studimeve evropiane
SETK: 120 (2 vite) Akreditimi

Programi studimor studime evropiane  nga cikli i parë dhe cikli i dytë i studimeve  do t’i kualifikojë studentët për punë të pavarur dhe analitike profesionale në fushën e çështjeve evropiane në nivel kombëtar dhe në nivel të BE-së. Programi,  në të dy ciklet,  integron disa  disiplina të studimeve evropiane: shkenca politike (në veçanti marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikat krahasimtare), ekonomi, drejtësi, shkenca shoqërore (me theks të veçantë në aftësitë metodologjike) dhe komunikim (duke theksuar rëndësinë e dy gjuhëve të huaja) me zbatimin e tyre në çështjet qendrore të integrimit evropian (BE) dhe të ndërtimit më të gjerë të Evropës. Të dy programet janë të ndërlidhura, por ato mund të studiohen edhe si të pavarur, sepse janë konceptuar si tërësi  të mëvetësishme.

Programi studimor studime evropiane  do të kualifikojë  studentët për punësim në institucionet e BE-së dhe në organizatat tjera ndërkombëtare (evropiane), në nivel kombëtar, në veçanti në ministritë e punëve të jashtme, në ministritë për çështjet evropiane, ministrinë për zhvillim ekonomik dhe social; mundësi të  punësimit janë gjithashtu edhe institucionet në nivel Gjithsejal (nga komunat dhe qytetet), OJQ-të, mediat dhe partitë politike, ekspertiza në fushën e proceseve të BE-së dhe politikat. Gjithashtu, tregu i brendshëm i punës bën të diplomuarit adekuat për sektorin e biznesit brenda dhe jashtë BE-së.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Tregon njohuri themelore dhe të kuptuarit për fushën shkencore të hulumtimit (ose studimit), duke identifikuar metodologji përkatëse për zgjidhjen e problemeve, si në mënyrë sistematike ashtu edhe në mënyrë kreative, gjë që ofron një bazë ose një mundësi për origjinalitet në zhvillimin dhe/ ose aplikimin e ideve autonome në kontekst të kërkimit;
- Tregon aftësi për identifikimin e njohurive të zgjeruara dhe të thelluara;
- Tregon nivel njohurish dhe kompetencë në një apo më shumë fusha të veçanta shkencore;
- Ka njohuri të një apo të më shumë lëmenj, të cilat, në fushat e caktuara shkencore, bazohen në hulumtimet me më renome  të hulumtimeve ndërkombëtare shkencore në këtë fushë shkencore.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

Aftësi për zgjidhje kritike, të pavarur dhe krijuese të problemeve me një origjinalitet të caktuar në mjedise të reja ose  dhe në kontekst multidisiplinar  lidhur me fushën e studimit.

Aftësitë për të vlerësuar

- Aftësi sintetizimin dhe integrimin e  njohurisë;
- Aftësi për t'u përballur me çështjet, sistematikisht dhe në mënyrë krijuese, për një vlerësim solid, madje edhe kur informacionet janë  jo të plota ose të kufizuara, por të cilat i përfshijnë përgjegjësitë personale, sociale dhe etike në zbatimin e njohurive të fituara dhe të vlerësimit;
- Aftësi për identifikimin dhe përzgjedhjen e teorive shkencore, të metodologjive, mjeteve dhe shkathtësitë të përgjithshme nga fushëveprimi i lëndëve dhe inicimi i analizave dhe zgjidhjeve të reja në baza shkencore.

Aftësitë e komunikimit

- Aftësi për këmbimin e konkluzioneve dhe propozimeve me argumentim dhe me mbështetje racionale të tyre, si me persona profesionistë ashtu edhe me joprofesionistë, qartazi dhe paluhatshëm;
- Marrja e përgjegjësisë së konsiderueshme për rezultatet e përbashkëta; drejtimin dhe inicimin e aktiviteteve.

Aftësitë e të mësuarit

- Aftësi për njohjen e nevojave personale për dituri te mëtejshme edhe aftësi për veprim të pavarur dhe të mëvetësishëm gjate fitimit te diturive dhe aftësive dhe shkathtësive të reja në korniza shoqërore;
- Aftësi për marrjen e përgjegjësisë për zhvillim dhe përkryerje profesionale te mëtejshme.

Semestri 1

  • [MES-101] [9 SETK] Politikat e BE
    Lënda do të përqendrohet në temat që vijojnë: - Në analizën e politikave publike në zgjedhjen e problemeve shoqërore; në rrethanat historike që ndikojnë në gjenezën e analizës së politikave publike bashkëkohore, zhvillimi i analizës së politikave publike dhe tendat bashkëkohore në kërkimore në këtë fushë; specifika e zhvillimit të analizës së politikave publike në vende të ndryshme - SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Sllovenia ...) - Në procesin e politikave publike dhe ciklin e politikave publike (struktura / fazat e procesit të politikave publike dhe ciklin e politikave publike; ndërlidhja në mes të fazave të procesit të politikave publike; përcaktimin e agjendës dhe alternative për zgjidhjen e problemeve shoqërore). - Te aktorët relevantë në procesin e politikave publike (skena politike, rrjetet në politikë) dhe veçoritë e aktorëve shtetërorë (instrumentet e politikave publike); në llojet e analizës së politikave publike, qasjet e hulumtimit dhe modelet e analizës së politikës (pluralizmi i qasjeve dhe modeleve dhe aplikimi i të njëjtave); në rëndësinë e teorisë, qasjeve dhe koncepteve të analizës së politikave publike në hulumtimin dhe politikë-bërjen dhe zbatimi i politikave të përbashkëta evropiane në rrethanat e qeverisjes shumëshkallëshe; në zbatimin e analizës së politikave publike në tre politika; në kohezionin (politikat rishpërndarëse të BE), mjedisit (politikat rregulluese të BE) dhe arsimi (politika e zbatuar sipas metodës së hapur të koordinimit).
  • [MES-102] [6 SETK] BE në ekonominë globale
    Lënda trajton pozitën e BE-së në ekonominë globale dhe marrëdhëniet e BE-së me aktorët kyç në sferën e marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare (SHBA, BRICS). Gjithashtu, lënda analizon faktorët më të rëndësishëm për një ekonomi të suksesshme dhe karakteristikat kryesore të BE-së, dhe më konkretisht ekzaminon dilemat aktuale të politikave të BE-së. Lënda përqendrohet në krahasimin e BE-së me hapësirat tjera të rëndësishme ekonomike globale, duke identifikuar përparësitë krahasuese dhe dis-avantazhet e BE-së dhe mundësitë për të përmirësuar pozitën e saj në nivel global.
  • [3 SETK] Gjuhë e huaj profesionale 1
    • [MES-103] Gjuhë gjermane 1
    • [MES-203] Gjuhë gjermane 2
    • [MES-104] Gjuhë shqipe
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore - gjuhë e huaj 1
    • [MES-EN-01] Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 1
    • [MES-EN-02] Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 2
    • [MES-EN-03] Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 3
    • [MES-DE-01] Gjuhë gjermane 1
    • [MES-DE-02] Gjuhë gjermane 2
    • [MES-DE-03] Gjuhë gjermane 3
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [MFE01] Retorika
    • [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • [MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • [MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • [MFE05] Komunikimi profesional
    • [MFE09] Tregu i punës
    • [MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
    • [MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
    • [MFE11] Menaxhimi i projekteve
    • [MFE12] Metodat e optimizimit
    • [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
    • [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut

Semestri 2

  • [MES-201] [9 SETK] Teoritë e integrimit evropian
    Në këtë lëndë do të analizohen teoritë kyçe të integrimit evropian (federalizmi, funksionalizmi dhe neo-funksionalizmi, teoria liberale e bashkëpunimit ndërqeveritar), teoria e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe teoria e shkencave politike nga konteksti i (jo) zbatueshmërinë së tyre në interpretimin dhe kuptimin e integrimit evropian. Studentët do të fitojnë dije të thelluara në lidhje me një gamë të gjerë të qasjeve teorike për të kuptuar origjinën dhe zhvillimin e integrimit evropian duke trajtuar mendimet e dijetarëve si David Mitrany, Ernst Haas, Karl Deutsch, Stanley Hoffman, Philippe Schimitter, Robert Keohane, Wayne Sandholtz, Andrew Moravcsik, Fritz Scharpf, Gary Marks dhe Thomas Risse. Lënda do tu ofroj studentëve që paralelisht të aplikojnë çdo teori në procesin e politikave publike (politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë, politikat e drejtësisë dhe çështjet e brendshme, ekonomike dhe unioni monetar) si dhe në proceset e fundit në Bashkimin evropian, siç janë zgjerimin e Bashkimit evropian dhe ndërtimi e një identiteti evropian në sferën e mbrojtjes.
  • [MES-202] [6 SETK] E drejta e Bashkimit evropian
    Në këtë lëndë do të analizohen teoritë kyçe të integrimit evropian (federalizmi, funksionalizmi dhe neo-funksionalizmi, teoria liberale e bashkëpunimit ndërqeveritar), teoria e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe teoria e shkencave politike nga konteksti i (jo) zbatueshmërinë së tyre në interpretimin dhe kuptimin e integrimit evropian. Studentët do të fitojnë dije të thelluara në lidhje me një gamë të gjerë të qasjeve teorike për të kuptuar origjinën dhe zhvillimin e integrimit evropian duke trajtuar mendimet e dijetarëve si David Mitrany, Ernst Haas, Karl Deutsch, Stanley Hoffman, Philippe Schimitter, Robert Keohane, Wayne Sandholtz, Andrew Moravcsik, Fritz Scharpf, Gary Marks dhe Thomas Risse. Lënda do tu ofroj studentëve që paralelisht të aplikojnë çdo teori në procesin e politikave publike (politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë, politikat e drejtësisë dhe çështjet e brendshme, ekonomike dhe unioni monetar) si dhe në proceset e fundit në Bashkimin evropian, siç janë zgjerimin e Bashkimit evropian dhe ndërtimi e një identiteti evropian në sferën e mbrojtjes.
  • [3 SETK] Gjuhë e huaj profesionale 2
    • [MES-103] Gjuhë gjermane 1
    • [MES-203] Gjuhë gjermane 2
    • [MES-104] Gjuhë shqipe
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore-gjuhë e huaj 2
    • [MES-EN-01] Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 1
    • [MES-EN-02] Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 2
    • [MES-EN-03] Gjuhë angleze e avancuar dhe terminologji 3
    • [MES-DE-01] Gjuhë gjermane 1
    • [MES-DE-02] Gjuhë gjermane 2
    • [MES-DE-03] Gjuhë gjermane 3
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [MFE01] Retorika
    • [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • [MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • [MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • [MFE05] Komunikimi profesional
    • [MFE09] Tregu i punës
    • [MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
    • [MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
    • [MFE11] Menaxhimi i projekteve
    • [MFE12] Metodat e optimizimit
    • [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
    • [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut

Semestri 3

  • [MES-301] [9 SETK] Seminar hulumtues - Përgatitja e Tezës
    Në këtë lëndë studentët do të trajnohen në lidhje me metodat e ndryshme hulumtuese, do të dizajnojnë hulumtimin e tyre origjinal që mund të jetë bazë për tezën e magjistraturës. Në këtë lëndë do të përfshihen qasje dhe parime të ndryshme metodologjike (prej racionalizmit deri te relativizmi). Lënda po ashtu inkorporon qasje cilësore, sasiore dhe të përziera. Do të vlerësohen problemet reale. Me aplikimin e këtyre metodave kujdes i veçantë do t’i kushtohet: grumbullimit të të dhënave dhe vlerësimit të cilësisë së tyre edhe për burimet primare (anketa, intervista, fokus grupe) por edhe për të dhënat dytësore (vëmendje e veçantë u kushtohet të dhënave nga Eurostati), analiza e të dhënave, prezantimi i rezultateve. Rekomandohet njohuri paraprake nga statistika dhe metodat hulumtuese (metodat multivariate apo ekonometri).
  • [MES-302] [6 SETK] Çështje bashkëkohore në Bashkimin evropian si aktor kryesor
    Lënda përqendrohet në çështjet (analizë vertikale) politike, ekonomike, zhvillimin shoqëror, juridike, mbrojtjen e ambientit, energjinë në BE si aktor global. Premisa bazë e analizës është ndërrajonalizmi. Lënda ofron përkufizimin e koncepteve siç janë rajoni, rajonalizmi, rajonalizimi ndërrajonalizmi. Gjithashtu, përqendrohet në qasjet teorike të studimit të regionalizmit dhe ndër-rajonalizmit. Lënda ofron njohuri mbi aspektin historik të rajonalizmit si fenomen dhe si koncept për analizë teorike. Më pas në këtë lëndë ofrohet një mapim i aktorëve në rajonalizmin dhe rajonalizimin dhe ngrit analizën në nivel ndër-rajonal të raporteve të BE-së me: 1) rajonet e institucionalizuara (ndërrajonalizëm i 'pastër'): BE-ja në raport me rajonet dhe sub-rajonet amerikane (p.sh. OAS, Unasur, Mercosur, Komuniteti Andeve), rajonet dhe sub-rajonet afrikane (Unioni Afrikan, SADDC, ECOWAS), rajonet dhe sub-rajonet aziatike (p.sh. ASEAN), sub-rajonet pacifike (Pacific Islands Forum), Gadishulli Arabik (Liga Arabe); 2) rajonet jo të institucionalizuara (ndërrajonalizmi ‘hibrid’): BE - Unioni për Mesdheun, BE-ACP), dhe 3) çështjet brenda transrajonalizmit (p.sh. Takimi Azi-Evropë - ASEM).
  • [MES-303] [3 SETK] Punë praktike
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EMES-301] Politika e jashtme evropiane
    • [EMES-302] Siguria evropiane
    • [EMES-303] Analiza e vlerave evropiane
    • [EMES-304] Diplomacia e BE
    • [EMES-305] Mirëqeverisja në BE
    • [EMES-306] BE dhe zhvillimi global
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EMES-301] Politika e jashtme evropiane
    • [EMES-302] Siguria evropiane
    • [EMES-303] Analiza e vlerave evropiane
    • [EMES-304] Diplomacia e BE
    • [EMES-305] Mirëqeverisja në BE
    • [EMES-306] BE dhe zhvillimi global

Semestri 4

  • [PAPS-THESIS-120] [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Ky modul u mundëson studentëve të transferojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për kërkime dhe të bëjnë detyra më të ndërlikuara - punimin e magjistraturës. Moduli synon të jetë plotësisht praktik dhe studentët të fitojnë njohuritë e nevojshme dhe aftësitë e shkathtësitë që t'i qasen shkrimit të punimit. Moduli ka një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë punimin e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efikasitet maksimal. Lënda ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe stilin e shkrimit të punimit, duke mbajtur llogari për ndalesën e shërbimit me mjete të palejuara, si: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që janë të ndaluara me Statutin e UEJL-së.
Google+