Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Diplomaci

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Shkencat Shoqërore Bashkëkohore
Kodi i programit: N-MPADIPL120C
Viti akademik: 2018 / 2019
Titulli: Magjistër i diplomacisë
SETK: 120 (2 vite) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Programi studimor Diplomaci  është dizajnuar për ta sqaruar   konceptin e praktikave dhe procedurave për studentët  rreth diplomacisë moderne dhe t’i ndihmojë  ata të veprojnë efektivisht në komunitetin diplomatik. Programi është i dizajnuar për diplomatët, përfaqësuesit e lartë diplomatikë, përfaqësuesit rajonalë dhe ata ndërkombëtarë, për përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare dhe për bashkëpunëtorët ndërkombëtarë. Ky program është dizajnuar edhe për ata të cilët duan të bëjnë karrierë diplomatike në të ardhmen, të punojnë në qeveri  apo  në institucione dhe multi-korporata. Sfera e komunikimit ndërkombëtar, e drejta ndërkombëtare dhe tregu  ndërkombëtar janë shtuar në disiplina akademike të cilat studiohen. Aspektet profesionale sqarohen nga diplomatët, politikanët, si dhe zyrtarët e lartë qeveritarë që do të vijnë si ligjërues apo profesorë vizitorë. Programi përmban 120 kredi të  Sistemit evropian të transferit kreditor dhe përfshin studime të rregullta në katër semestra. Çdo semestër përfshin 30 kredi.

Të diplomuarit mund të punojnë në ministritë e punëve të jashtme në sektorin qeveritar dhe në fushën e diplomacisë ndërkombëtare, në sektorin e biznesit, në sektorin juridik, në polici, në bankat, në gazetari, në sektorin e menaxhimit të konsultuar, në biblioteka dhe mund të jenë ligjërues.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Ka njohuri të thella dhe kuptim përkatës për teorinë e diplomacisë.
- Ka njohuri specifike për bisedimet, për ndërmjetësimin dhe për  mënyrat e tjera të zgjidhjes së konflikteve.
- Ka njohuri të caktuara për rolin e organizatave ndërkombëtare në diplomaci.
- Ka njohuri të qarta  për politikën  e jashtme dhe pjesëmarrësit kryesorë të saj (shtetërorë dhe joshtetërorë), të cilët e përbëjnë rrjetin e dinamikës në ministrinë e punëve të brendshme.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Mund të angazhohen me sukses në detyra të vogla diplomatike, për të punuar në misionet diplomatike ose në departamentet e punëve të jashtme, në ministritë e ndryshme si dhe mund të jenë anëtarë të organizatave të tregtisë ndërkombëtare dhe të institucioneve të tjera.
- Mund të punojnë si anëtarë të ekipit për zhvillimin e negociatave; të angazhohen për formulimin e qëndrimeve për çështjet ligjore ndërkombëtare.
- Mund të interpretojnë perspektiva teorike në marrëdhëniet ndërkombëtare në disa raste.
- E përshkruajnë rolin e diplomacisë në politikën botërore.

Aftësitë për të vlerësuar

- Gjykon për diplomacinë aktuale dhe proceset në nivel ndërkombëtar.
- Vlerëson qëndrime të diplomacisë nga tema të ndryshme të ndërlikuara ndërkombëtare. 
- Ka aftësi  të interpretojë të  dhëna relevante për  gjykim, të cilat janë pasojë e çështjeve relevante diplomatike.
- Mund të japë mendim kritik dhe të ketë qëndrime kritike për  punën e organizatave diplomatike, siç është puna e ministrisë së jashtme dhe misionet diplomatike.

Aftësitë e komunikimit

- Mund të shkruajnë letra në kuadër të komunikimit të caktuar diplomatik.
- Mund të prezantojnë dhe të shkruajnë punime shkencore dhe të përgatitin projekte hulumtuese në lëmin e diplomacisë.
- Mund t’i drejtohen auditorit me forma të caktuara për zgjidhjen e problemeve specifike në marrëdhëniet ndërkombëtare.
- Mund të zhvillojnë komunikim diplomatik dhe të shfrytëzojnë terminologji diplomatike  me përfaqësues diplomatikë me misione në Maqedoni.

Aftësitë e të mësuarit

- Mund t’i zgjerojë  njohuritë profesionale duke punuar në përfaqësitë diplomatike.
- Është i aftë t’i identifikojë nevojat e veta për punë të mëtejme dhe të zgjerojë njohuritë e veta për ta vazhduar mësimin individual lidhur me problemet globale.
- Mund të ndërmarrë dhe të zbatojë një mënyrë të re transparente në diplomacinë maqedonase me qëllim që ta realizojë perspektivën euro-atlantike në vend.

Semestri 1

  • [MDP-01] [6 SETK] Analiza politike
    Qëllimet e lëndës: - Njohja e qasjeve analitike dhe metodologjike në analizën e politikave; - Aftësia e vlerësimit në mënyrë kritike dhe të aplikojnë teoritë dhe metodat në politikën; - Njohja e debateve analitike në politikë; - Aftësia për të analizuar aspekte të politikës nga perspektiva të ndryshme; - Aftësia për t’i aplikuar teoritë e studimeve të rasteve;
  • [MCDP1020] [6 SETK] Institucionet ndërkombëtare
    Në kuadër të kësaj lënde përfshihen çështjet teorike në lidhje me institucionet ndërkombëtare të nivelit universal dhe rajonal, me zhvillimin e tyre historik, rolin, funksionet dhe përgjegjësitë. Vëmendje e veçantë i kushtohet rolit të tyre në zgjidhjen e problemeve kolektive dhe çështjeve në politikën globale. Fokusi është në rolin e tyre në sferën e paqes dhe sigurisë, zhvillimin ekonomik, të drejtat e njeriut, në demokracinë dhe sundimin e ligjit. Po ashtu fokusohet edhe në organet kryesore të përcaktuara në kuadër të institucioneve përgjegjëse për arritjen e qëllimeve të caktuara.
  • [MDP-02] [6 SETK] Diplomacia publike
    Lënda ka për qëllim t’i paraqesë dallimet mes diplomacisë tradicionale dhe diplomacisë publike, si dhe rëndësinë e diplomacisë publike në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kursi ka për qëllim të përcaktojë mënyrën e ndikimit te diplomacisë publike dhe si ajo ndryshon në proceset zhvillimore nëpër shtete.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [MCDP2020] Bashkimi Evropian: institucionet, politikat dhe e drejta
    • [EMPS2040] Analiza e politikës së jashtme
    • [MCDP1030] Historia e diplomacisë
    • [MCPS3310] Lidershipi dhe zhvillimi organizativ
    • [EMPS1034] Zhvillimi i qëndrueshëm
    • [EMDP-01] Biznesi ndërkombëtar
    • [EMDP-02] Sistemet politike bashkëkohore
    • [EMDP3020] Protokoli diplomatic
    • [EMDP-03] Sistemet politike dhe administrative krahasuese
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [MFE01] Retorika
    • [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • [MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • [MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • [MFE05] Komunikimi profesional
    • [MFE09] Tregu i punës
    • [MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
    • [MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
    • [MFE11] Menaxhimi i projekteve
    • [MFE12] Metodat e optimizimit
    • [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
    • [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut

Semestri 2

  • [MCPS3010] [6 SETK] E drejta ndërkombëtare publike
    Përmbajtja e lëndës është e përgatitur në atë mënyrë në të cilën studentët do të njihen me konceptet bazike të së drejtës ndërkombëtare publike, shpesh herë e identifikuar me të drejtën ndërkombëtare, e cila bazat e veta i ka aty kah shek. XVII, si e drejtë e popujve, për çka dëshmon qartë ekzistimi i organizatës universale, Organizata e Kombeve të Bashkuara. Do të njihen gjithashtu edhe me të drejtën ndërkombëtare publike bashkëkohore e cila i rregullon marrëdhëniet midis shteteve, midis shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, marrëdhëniet në mes vetë organizatave ndërkombëtaredhe, sjelljet e personave fizikë dhe juridikë për të cilat shtetet dhe organizatat ndërkombëtare konsiderojnë se janë të rëndësishme për to dhe për bashkësinë ndërkombëtare në përgjithësi.
  • [MDP-03] [6 SETK] E drejta diplomatike dhe konsulare
    Lënda siguron një pasqyrë për të drejtën diplomatike dhe konsullore, zhvillimin e saj historik, rastet nga praktika që lidhen me zbatimin e rregullave të tyre, fushëveprimi i përfaqësuesve diplomatikë dhe konsullorë dhe çështjet që lidhen me zbatimin e së drejtës diplomatike në sistemet nacionale. Lënda gjithashtu i analizon dhe i studion parimet e së drejtës ndërkombëtare, zbatimin dhe ndikimin e tyre në marrëdhëniet politike mes shteteve si dhe përdorimin e marrëdhënieve diplomatike në konfliktet ndërkombëtare. Lënda do të përqendrohet në kushtet formale për funksionimin e këtyre dy profesioneve (diplomat dhe konsull) duke u mbështetur në të drejtën diplomatike dhe konsullore.
  • [MCDP2010] [6 SETK] Marrëdhëniet ndërkombëtare
    Përmes lëndës studentët duhet të nxiten të mendojnë për atë se çka ndodh në botë, t’i zotërojnë teoritë dhe ngjarjet të cilat u referohen marrëdhënieve ndërkombëtare. Kjo lëndë i njofton studentët me komponentët teorikë të marrëdhënieve ndërkombëtare, debatet kyçe dhe idetë në lëmin e marrëdhënieve ndërkombëtare, sidomos për konceptet bazike, aktorët e marrëdhënieve ndërkombëtare, politika ndërkombëtare, fuqia e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ligjëratat do të jenë të fokusuara në politikën ndërkombëtare, ekonominë, politikën globale dhe mirëqenien, problemet aktuale dhe ato të së ardhmes, përfshirë këtu edhe konfliktet e armatosura, ekonominë, demografinë dhe mjedisin jetësor.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [MCDP2020] Bashkimi Evropian: institucionet, politikat dhe e drejta
    • [EMPS2040] Analiza e politikës së jashtme
    • [MCDP1030] Historia e diplomacisë
    • [MCPS3310] Lidershipi dhe zhvillimi organizativ
    • [EMPS1034] Zhvillimi i qëndrueshëm
    • [EMDP-01] Biznesi ndërkombëtar
    • [EMDP-02] Sistemet politike bashkëkohore
    • [EMDP3020] Protokoli diplomatic
    • [EMDP-03] Sistemet politike dhe administrative krahasuese
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [MFE01] Retorika
    • [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • [MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • [MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • [MFE05] Komunikimi profesional
    • [MFE09] Tregu i punës
    • [MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
    • [MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
    • [MFE11] Menaxhimi i projekteve
    • [MFE12] Metodat e optimizimit
    • [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
    • [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut

Semestri 3

  • [MCPA1010] [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Kjo lëndë është e dizajnuar për studentët të cilët përgatiten për punimin e tezës së magjistraturës. Qëllimet kryesore janë që studentëve t’u ofrohen mjete për konceptualizimin e tezës së tyre me qëllim të gjetjes së çështjes së hulumtimit si dhe njohjen e metodave për mbledhjen e të dhënave përmes analizës sasiore dhe cilësore. Lënda është e fokusuar tek problemet e metodave dhe teknikave sasiore, siç është analiza statistikore, tekste që janë të lidhura me teorinë dhe testimin e hipotezave. Më pastaj të rëndësishme janë, po ashtu, edhe temat për interferencë deskriptive dhe kauzale, longitudiale, studimet krahasimtare dhe studimet e rasteve. Qëllimi është analiza e të dhënave cilësore, vënia finale e të gjitha praktikave teorike dhe veprave në funksion të dizajnimit të shkrimit të temës.
  • [MDP-04] [6 SETK] Globalizimi
    - Studentët do të kenë një kuptim më të thellë rreth konceptit të globalizimit si fenomen i cili bashkon botën (Fridman). - Do të kenë vizion për veten dhe shoqërinë në kushte të globalizimit. - Do të aftësohen për të debatuar në mënyrë inteligjente rreth globalizimit në dimensione të ndryshme, ekonomike, politike, kulturore, sociale dhe të mjedisit. - Do të aftësohen për të identifikuar pasojat e globalizimit dhe refleksionet problematike (për shembull, antiglobalizimi). - Do të aftësohen për të krahasuar perspektiva të ndryshme të globalizimit dhe për ndikimin e globalizimit në rrafshin nacional, rajonal dhe ndërkombëtar. - Do të kenë mundësi për të zhvilluar studim të strukturuar në "prodhim" apo (epi) fenomen të globalizimit.
  • [MCPA3040] [6 SETK] Menaxhmenti politik
    Qëllimet kryesore të lëndës janë: - Përfitimi i njohurive të termit politikë publike dhe menaxhment. - Të njihet me mjetet kryesore për aktivitetet në lidhje me dallimet e proceseve politike në krahasim me kriteret politike. - Përfitimi i njohurive adekuate për përgatitjen e anketave dhe punës në teren. - Zbatimi i njohurive të përfituara nga lëndët tjera dhe ndërtimi i një metodologjie të posaçme për punimin e eseve dhe të punimeve seminarike. - Të analizohen proceset zgjedhore dhe mënyra e manifestimit të tyre. - Të përgatiten fjalime politike dhe të simulohet dukuria e ngjarjeve politike. - Gatishmëri për pjesëmarrje aktive në debate të organizuara nga Bashkimi studentor. - Aftësi për t’u përgatitur dhe për të marrë pjesë në projekte hulumtuese, si dhe prezantimin e rezultateve nga hulumtimet e realizuara. - Të determinojë metoda të ndryshme dhe të përdorë burime shkencore, të mësojë në mënyrë selektive dhe krahasimtare dhe t’i analizojë proceset politike.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [MCDP2020] Bashkimi Evropian: institucionet, politikat dhe e drejta
    • [EMPS2040] Analiza e politikës së jashtme
    • [MCDP1030] Historia e diplomacisë
    • [MCPS3310] Lidershipi dhe zhvillimi organizativ
    • [EMPS1034] Zhvillimi i qëndrueshëm
    • [EMDP-01] Biznesi ndërkombëtar
    • [EMDP-02] Sistemet politike bashkëkohore
    • [EMDP3020] Protokoli diplomatic
    • [EMDP-03] Sistemet politike dhe administrative krahasuese
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [MCDP2020] Bashkimi Evropian: institucionet, politikat dhe e drejta
    • [EMPS2040] Analiza e politikës së jashtme
    • [MCDP1030] Historia e diplomacisë
    • [MCPS3310] Lidershipi dhe zhvillimi organizativ
    • [EMPS1034] Zhvillimi i qëndrueshëm
    • [EMDP-01] Biznesi ndërkombëtar
    • [EMDP-02] Sistemet politike bashkëkohore
    • [EMDP3020] Protokoli diplomatic
    • [EMDP-03] Sistemet politike dhe administrative krahasuese

Semestri 4

  • [PAPS-THESIS-120] [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, së punimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit. Pas punimit të versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli mësimor-shkencor formon komision tre anëtarësh, i cili përgatit raport, me çka pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli mësimor-shkencor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike.
Google+