Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Krimi kompjuterik

Studime profesionale të specializuara
Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Drejtësia
Kodi i programit: N-SPEC-CC
Viti akademik: 2018 / 2019
Titulli: Specialist në lëminë e krimit kompjuterik
SETK: 60 (1 vit) Akreditimi

Fusha e drejtësisë penale sot po ndryshon. Të arriturat më të reja teknologjike, bashkë me ndodhitë botërore bashkëkohore, krijuan nevojën për rritjen e numrit të profesionistëve për drejtësinë penale të cilët kanë njohuri nga fushat sociologjike, juridike, teorike, teknologjike dhe praktike për zbatimin e ligjit në botën e sajberit.
Ky program profesional do të mundësojë shkallë më të lartë të specializimit në të dyja fushat, drejtësi dhe IT dhe si i tillë është i paraparë për ata të cilët kanë dëshirë të përparojnë në fushën e të drejtës penale me komponent të rëndësishëm të TIK në të, ose thjeshtë të përfitojnë njohuri më të thella për këtë disiplinë fascinante në punën profesionale.
Kandidatët në këtë nivel të studimeve do të ndjekin kurse ku do t’i analizojnë sjelljet kriminale të sajber ekosistemit, do t’i aplikojnë njohuritë e tyre në ekspertime, do t’i mësojnë teoritë e kontrollit social, dhe do të përfitojnë perspektivë të informatave për zbatimin e ligjit, sistemit gjyqësor si dhe në përgjithësi për atë se çfarë do të thotë teknologjia.
Studentët të cilët do të mbarojnë këtë nivel të studimeve do të jenë në gjendje që të demostrojnë:
• Njohuri dhe aftësi të avancuara për ta vlerësuar teorinë e drejtësisë penale e kriminologjike dhe implikimet e tyre në politikën e praktikën publike në kuadër të botës së sajber ekosistemit.
• Shkathtësi në forenzikën digjitale, analiza hulumtuese lidhur me evaluimin e arsyeve të kriminalitetit të shkaktuara nga sajber bota në tërësi.
• Kompetencë të mjaftueshme që t’i vlerësojnë dhe t’i zgjidhin çështjet etike në praktikën e drejtësisë politikës dhe hulumtimit penal.
• Shkathtësi që t’i sintetizojnë, t’i vlerësojnë, t’i njohin implikimet dhe të komunikojnë në mënyrë efikase duke shfrytëzuar burime shkencore të informacioneve lidhur me teorinë dhe politikën e kriminalitetit si dhe kriminalitetin kompjuterik.
• Kuptimin e teorive dhe aftësive për lidership, si sillen ato me menaxhimin dhe udhëheqjen e organizatave për drejtësi penale.
• Të jenë të gatshëm si kuadër për tregun e punës me performanca të larta me gërshetimin e më të mirës nga teoria dhe praktika e së drejtës penale  me njohuritë dhe praktikën nga teknologjia.

- Natyra e aplikuar e këtij programi do t'ju ndihmojë të përgatiteni për një rol në sektorin publik apo privat, potencialisht duke hetuar hakerime, tregjet online të drogës, rrjetin e errët, shfrytëzimin seksual në internet, mbrojtjen e fëmijëve në internet e më shumë më tepër.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Ka njohuri të avancuara teorike, empirike dhe komparative për shkencat juridike-penale si dhe njohuri të avancuara për legjislacionin dhe praktikën gjyqësore në fushën e parandalimit të kriminalitetit.
- I kupton në mënyrë të thellësishme problemet lidhur me Kriminalitetinalitetin dhe sanksionet penale veçantërisht në fushën e të drejtës penale krahasimtare dhe të drejtës së procedurës penale, kriminnologjisë dhe penologjisë, Kriminalitetinologji dhe penologji teorike dhe të zbatuar, kriminalitetit të organizuar dhe shkenca forenzike (mjekësi ligjore, psikiatri dhe psikologji).
- Ka njohuri specifike për teknikat e avancuara dhe metodat e hulumtimit në fushën e të drejtës penale dhe procedurës penale.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Identifikon dhe analizon probleme komplekse në fushën e të drejtës penale dhe procedurës penale, ashtu që mund të luajë rol aktiv në të gjitha stadet e procedurës penale, ndërkaq mundet edhe të interpretojë çështje të avancuara nga legjislacioni penal (përfshirë punën si gjykatës, prokuror publik apo avokat, pasi që t’i fitojë kualifikimet e nevojshme sipas legjislacionit të RM)
- I zbaton njohuritë e fituara përmes hulumtimit në procesin e zgjidhjes së problemeve përmes krahasimit të praktikave dhe zgjidhjeve në fushën e parandalimit të kriminalitetit. 

Aftësitë për të vlerësuar

- Ka mendim kritik më të avancuar përmes metodave për analizë dhe zbatim.
- Zhvillon shkathtësi për zgjidhjen e problemeve përmes praktikës së zgjidhjes së rasteve komplekse nga praktika gjyqësore dhe jurisprudenca vendore dhe ndërkombëtare.

Aftësitë e komunikimit

- Përdor terminologji adekuate për çështje komplekse dhe specifike në fushën e shkencave juridike-penale.
- Sjell vendime të avancuara dhe punon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe efikase në procedurë hetimore dhe gjyqësore.
- Përfshihet në mënyrë aktive në argumentime dhe debate shkencore.
- I përdor gjuhët zyrtare të Universitetit dhe ka shkathtësi të avancuara në teknologjitë informatike në punën profesionale.

Aftësitë e të mësuarit

- Zhvillon rregullore për punë hulumtuese e cila përdoret në profesionin e tij/saj.
- Zhvillon praktikë të mësimit të vazhduar duke u angazhuar për trajnimin e personave të cilët punojnë në institucionet shtetërore për parandalimin e kriminalitetit.

Semestri 1

  • [SCC-0101] [6 SETK] Kriminaliteti kompjuterik
    Qëllimi i kësaj lënde është që t’i informojë studentët me aspektet juridike të kriminalitetit kompjuterik. Përdorimi i teknologjive informatike është karakteristikë kryesore e kohës së sotme. Jeta e njeriut bashkëkohor nuk mund të imagjinohet pa arritjet teknologjike të cilat janë pjesë e çdo segmenti jetësor. Nga ana tjetër, zhvillimi i këtillë i shpejtë teknologjik ka edhe anën e tij të errët, e cila përfshin përdorimin e tij për qëllime kriminale. Në aspektin bashkëkohor, kriminalitetinaliteti kompjuterik është forma më e përhapur e kriminalitetit duke marrë parasysh numrin e madh të shfrytëzuesve të mjeteve teknologjike i cili korrespodon me numrin e lartë të viktimave nga këto vepra. Kjo lëndë do t’u mundësojë studentëve që t’i kuptojnë format e paraqitjes së kriminalitetit kompjuterik, mënyrën e rregullimit ligjor të këtij fenomeni si dhe karakteristikat kryesore fenomenologjike, tipologjike dhe etiologjike të kësaj forme të kriminalitetit.
  • [SCC-0102] [6 SETK] Hulumtimi aplikativ digjital forenzik
    Kjo lëndë ka për qëllim që t’u sigurojë studentëve njohuri dhe kuptim për të dhënat të ndryshme digjitale të cilat mund të shfrytëzohen për hetimin e kriminalitetit digjital dhe jo-digjital, si dhe për proceset dhe mjetet të cilat përdoren për realizimin e hetimit forenzik kompjuterik. Studentët do t’u nënshtrohen rasteve të ndryshme, përmes të cilave ata do të mësojnë që t’i identifikojnë detyrat që duhet të kryhen dhe të zgjidhin qasje dhe mjete adekuate që duhet të shfrytëzohen. Studentët, gjithashtu, do të analizojnë artefakte dhe detaje të ndryshme të cilat mund të ju kenë ikur gjatë fazës hetimore. Studentët, gjithashtu, do të mësojnë si t’i ndjekin proceset sistematike gjatë kryerjes së hetimit digjital si dhe ta përforcojnë aftësinë e tyre për nxjerrjen e përfundimeve në bazë të rezultateve të tyre.
  • [SCC-0103] [6 SETK] E drejta në TI
    Qëllimet e lëndës: - të njoftohen me nocionet themelore, konceptet dhe karakteristikat kryesore në fushat të cilat e përfshijnë të drejtën e teknologjisë informative si dhe disiplinën shkencore juridike aplikative. - të diskutojnë dhe të debatojnë në tema nga fusha e interesave të ndërthurura të drejtësisë dhe teknologjive informatike. - të zhvillojnë aftësi për kërkimin e informatave në hapësirën sajber, relevante për profesionin juridik. - t’i zbatojnë normat themelore ligjore në rastet konkrete nga praktika, t’i përforcojnë kapacitetet analitike dhe aftësinë për mendim kritik.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ESCC-01] Siguria e ueb-aplikacioneve
    • [ESCC-02] Hakerimi etik
    • [ESCC-03] Politikat dhe procedurat e sigurisë së TI
    • [ESCC-04] Kriminologjia
    • [ESCC-05] Viktimologjia
    • [ECSS-06] Kriminaliteti i organizuar
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ESCC-01] Siguria e ueb-aplikacioneve
    • [ESCC-02] Hakerimi etik
    • [ESCC-03] Politikat dhe procedurat e sigurisë së TI
    • [ESCC-04] Kriminologjia
    • [ESCC-05] Viktimologjia
    • [ECSS-06] Kriminaliteti i organizuar

Semestri 2

  • [SCC-0201] [6 SETK] Menaxhimi me drejtësinë penale
    Qëllimet e programit mësimor: Konteksti i personave të cilët menaxhojnë me drejtësinë penale është mjaft i tensionuar. Kjo lëndë i identifikon strukturat themelore dhe organizimin e institucioneve të drejtësisë penale dhe i kushton vëmendje mënyrës në të cilën ato udhëhiqen dhe menaxhohen. Kjo lëndë do t’i qartësojë konceptet kyçe të menaxhimit me drejtësinë penale si dhe idetë të cilat janë kornizë për kuptimin e kompleksitetit të menaxhimit me institucionet juridike-penale.
  • [SCC-0202] [6 SETK] Siguria e zbatuar e rrjetit dhe të dhënave
    Kjo lëndë është dizajnuar që t’i mësojë studentët se si në mënyrë të drejtë të sigurojnë një ueb server, ueb faqe apo ueb aplikacion. Studentët do t’i marrin ueb aplikacionet ekzistuese dhe do t’i ridizajnojnë që të jenë sa më të sigurta. Studentët, gjithashtu, do të dizajnojnë dhe do të ndërtojnë faqe e-commerce duke përdorur praktikat më të mira për siguri. Studentët do të mësojnë edhe si t’i mbrojnë informatat konfidenciale (financiare dhe të dhënat personale). Si pjesë e sigurisë është edhe testimi i sigurisë dhe dobësitë e ueb aplikacionit. Për këtë qëllim, studentët do t’i mësojnë teknikat ekzistuese për pushtimin e ueb aplikacioneve dhe ueb servereve. E gjithë kjo studentëve do t'u sjellë disa teknika për testim të drejtë të ueb aplikacioneve të tyre në karrierat e tyre akademike dhe profesionale.
  • [SCC-0203] [6 SETK] Punë praktike
    Qëllimi i punës praktike është t’u ofrojë studentëve mundësinë të fitojnë përvojë nga kjo lëmi. Puna praktike do të zhvillohet me mbështetje nga: Katedra për shkencë dhe shkathësi ushtarake, Njësisa për luftë kundër krimit kompjuterik, Prokuroria publike në RM, Departamenti për krim kompjuterik në Ministrinë e punëve të brendshme në RM etj.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ESCC-01] Siguria e ueb-aplikacioneve
    • [ESCC-02] Hakerimi etik
    • [ESCC-03] Politikat dhe procedurat e sigurisë së TI
    • [ESCC-04] Kriminologjia
    • [ESCC-05] Viktimologjia
    • [ECSS-06] Kriminaliteti i organizuar
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [ESCC-01] Siguria e ueb-aplikacioneve
    • [ESCC-02] Hakerimi etik
    • [ESCC-03] Politikat dhe procedurat e sigurisë së TI
    • [ESCC-04] Kriminologjia
    • [ESCC-05] Viktimologjia
    • [ECSS-06] Kriminaliteti i organizuar
Google+