Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

E drejta civile

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Drejtësia
Kodi i programit: N-MLAWCIV60C
Viti akademik: 2017 / 2018
Titulli: Magjistër i shkencave juridike - Drejtimi: E drejta civile
SETK: 60 (1 vit) Akreditimi

Programi studimor E drejta civile synon të ofrojë një gamë të moduleve që do të përbëjnë bazën e informacioneve dhe të dijeve të avancuara mbi lëndët juridike civile me qëllim të aftësimit profesional të studentëve për profesionet themelore juridike që lidhen me këtë lëmë duke ofruar njohuri solide, të veçanta dhe sistematike mbi institutet dhe konceptet e të drejtës civile në R. të Maqedonisë dhe njohuri krahasuese nga rajoni dhe  BE-ja.

Diploma e Fakultetit juridik njihet nga Oda e avokatëve dhe e noterëve në RM. Titujt profesionalë të avokatëve dhe noterëve kërkojnë regjistrim formal në këto oda. Diploma e Fakultetit juridik u mundëson studentëve një qasje relevante në organet shtetërore, sidomos në organet gjyqësore dhe të drejtësisë si: gjykatat dhe prokuroritë publike. Fakulteti juridik ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë për trajnimin e gjykatësve dhe të prokurorëve publikë në RM. Studentëve që do të kenë ambicie të merren me punë hulumtuese shkencore, Fakulteti juridik i UEJL-së, u mundëson vazhdimin e studimeve të ciklit të tretë (studime të doktoratës).

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Ka dituri të hollësishme nga e drejta civile, si ajo materiale ashtu edhe nga ajo procedurale, si dhe nga normat themelore në lëmenjtë kryesorë të së drejtës civile;
- Ka njohuri të hollësishme të parimeve dhe instituteve të së drejtës civile, përfshirë edhe origjinën dhe përmbajtjen e tyre;
- Vlerëson lëmin e së drejtës civile në mënyrë kritike, nga këndvështrimi shkencor dhe praktik;

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- I zhvillon dhe avancon shkathtësitë e hulumtimit analitik dhe të zgjidhjes së problemeve në teori dhe praktikë nëpërmjet përdorimit të akteve legjislative dhe praktikës gjyqësore;
- Identifikon dhe analizon probleme më të komplikuara, duke marrë pjesë aktive në të gjitha fazat e procedurës civile dhe mund të interpretojë çështje të ndërlikuara të legjislacionit civil (përfshirë punën si gjykatës, avokat, noter) pasi të ketë fituar kualifikimet e duhura sipas legjislacionit të RM-së;

Aftësitë për të vlerësuar

- Ka mendim më të zhvilluar kritik përmеs metodës së analizës dhe të krahasimit;
- Zhvillon shkathtësi për zgjidhjen e problemeve përmеs praktikës së zgjidhjes së rasteve më komplekse nga jurisdiksioni dhe praktika gjyqësore vendore dhe ndërkombëtare;

Aftësitë e komunikimit

- Përdor terminologji adekuate për çështje komplekse dhe specifike në sferën e shkencave juridikе-civile;
- Sjell vendime më të avancuara dhe punon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe efektive në të gjitha fazat e procedurës gjyqësore civile;
- Angazhohet aktivisht në argumentimin dhe debatin shkencor;
- I përdor gjuhët zyrtare të universitetit dhe ka shkathtësi të avancuara të teknologjive të informimit në punën shkencore;

Aftësitë e të mësuarit

- Zhvillon rregullore për punë kërkimore që përdoret në profesionin e tij;
- Zhvillon një praktikë të mësimit të vazhdueshëm duke u angazhuar në trajnimin e personave që punojnë në institucionet shtetërore për parandalimin e  kriminalitetit;

Semestri 1

  • [MCCR1120] [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Studentët do të jenë në gjendje: - T’i aplikojnë metodat kryesore juridike dhe metodat tjera hulumtuese. - Të mbledhin në mënyrë kritike materialin kërkimor që është relevant dhe që citohet në mënyrë selektive në përgjigjet e tyre. - Ta kuptojnë vëllimin e procesit të hulumtimit dhe qasjen në metoda të ndryshme të kërkimit shkencor dhe të jenë në gjendje t’i kritikojnë ato. - Ta studiojnë përmes qasjes së avancuar raportin midis teorisë juridike dhe praktikës kërkimore. - T’i aplikojnë shkathtësitë dhe njohuritë e mësuara në tezat e tyre.
  • [MCL-0102] [6 SETK] E drejta civile (program i zbatuar)
    Lënda ka për qëllim t’i pajisë studentët me aftësi përmes së cilave praktikisht do t’i aplikojnë njohuritë e tyre në fushën e së drejtës civile, aftësi që duhet ta zotërojë çdo jurist. Në pjesën e së drejtës civile - nga studenti pritet që para së gjithash ta zotërojë teknikën e aplikimit të duhur të legjislacionit (lexim dhe interpretim i normave ligjore). Gjithashtu, nga studenti pritet ta zotërojë teknikën e përgatitjes së veprave juridike (kontrata, testamente), përgatitjen e llojeve të ndryshme të parashtresave (padi, ankesa, kundërshtime, kërkesa) dhe përgatitjen e akteve të organeve gjyqësore (aktgjykime, vendime) dhe akte të tjera të organeve administrative (vendime, kontrata) me të cilat krijohen, ndryshojnë dhe pushojnë marrëdhëniet civile-juridike. Përveç kësaj, lënda e drejta civile - program i aplikuar ka për qëllim t'u mundësojë studentëve të njihen me realizimin e instituteve të së drejtës civile (pjesa e përgjithshme, e vërtetë, detyrimore dhe të drejtës trashëgimore) në praktikë. Me përvetësimin e këtij materiali pritet që studenti të fitoj aftësi që njohuritë e tyre teorike të çështjes së drejtës civile t’i përdorë për t’i zgjidhur rastet praktike.
  • [MCL-0201] [6 SETK] E drejta tregtare dhe e drejta e shoqërive
    Qëllimet e lëndës: T'u mundësojë studentëve të njihen me rregullat ligjore për t’u marrë me ndonjë aktivitet. Mënyra e organizimit të subjekteve afariste, kushtet për krijimin dhe regjistrimin e subjekteve afariste dhe tregtarëve individualë, si dhe mënyrat e ndërprerjes së subjekteve afariste; Metodat e themelimit të marrëdhënieve juridike-afariste, kushtet për e shfaqjen e këtyre marrëdhënieve, pasojat dhe efektet; puna me letra me vlerë;
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [MCL-0101] E drejta sendore (program i zbatuar)
    • [MCL-0203] E drejta familjare bashkëkohore
    • [EMCR-04] Përgatitja e provimit të jurisprudencës
    • [ECL0106] E drejta proceduralе civile
    • [EMCL-05] Klinikë ligjore - e drejta civile
    • [MCL-0103] E drejta kontraktore dhe e drejta e kompenzimit të dëmit
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [MCL-0101] E drejta sendore (program i zbatuar)
    • [MCL-0203] E drejta familjare bashkëkohore
    • [EMCR-04] Përgatitja e provimit të jurisprudencës
    • [ECL0106] E drejta proceduralе civile
    • [EMCL-05] Klinikë ligjore - e drejta civile
    • [MCL-0103] E drejta kontraktore dhe e drejta e kompenzimit të dëmit

Semestri 2

  • [LAW-THESIS-60] [24 SETK] Punimi i magjistraturës
    Kjo lëndë u mundëson studentëve t’i bartin shkathësitë dhe dituritë e tyre për hulumtimin dhe hartimin e e detyrës më të komplikuar - shkrimit të punimit të magjistraturës. Lënda është paraparë që tërësisht të jetë praktike dhe studentët t’i fitojnë dituritë dhe aftësitë, shkathtësitë dhe besimin e nevojshëm që t’i qasen hulumtimit dhe shkrimit të tezës. Lënda ka vetëm një rezultat kthyes – t’u mundësojë studentëve ta shkruajnë tezën e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me efektivitet maksimal. Gjithçka që është paraparë që të bëhet ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe të stilit të shkrimit të tezës së magjistraturës duke pasur kujdes me këtë rast për ndalimin e shërbimit me mjetet e palejueshme siç janë: plagjiatura dhe shkelja e të drejtave të autorit, që ndalohen me Statutin e UEJL-së.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [MFE01] Retorika
    • [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • [MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • [MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • [MFE05] Komunikimi profesional
    • [MFE09] Tregu i punës
    • [MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
    • [MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
    • [MFE11] Menaxhimi i projekteve
    • [MFE12] Metodat e optimizimit
    • [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
    • [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut
Google+