Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Marketing

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Biznesi dhe Ekonomia
Kodi i programit: N-MBAMAR60C
Viti akademik: 2017 / 2018
Titulli: Magjistër i shkencave ekonomike - Drejtimi: Marketing
SETK: 60 (1 vit) Akreditimi

Qëllimet e programit janë:
- Ngritja e nivelit të administrimit dhe të udhëheqjes së ndërmarrjes dhe zhvillimi i menaxhmentit bashkëkohor;
- Aftësimi dhe ndërtimi i menaxherëve të profilit bashkëkohor: sipërmarrës, i gatshëm të ndërmarrë aksione, por edhe rreziqe të cilat ndërlidhen me çdo iniciativë, fleksibile, persona të vendosur dhe të guximshëm;
- Arsimimi i menaxherëve me kualifikim të lartë dhe profesionistë me aftësi liderizmi dhe dëshira për t’u ballafaquar me sfidat e mileniumit të ri;
- Krijimi i menaxherëve me pikëpamje të reja dhe me mënyra, po ashtu të reja, të të menduarit, zhvillimi i aftësive për parashikimin e të ardhmes dhe pranimi i sfidave dhe mundësive, të cilat i ofron biznesi në shekullin 21.

Pas përfundimit me sukses të programit, studentët do të mund:
- Të punojnë në mënyrë individuale dhe në grupe në hulumtimin e formave më përkatëse për plotësimin e nevojave të popullatës,
- T’i elaborojnë dallimet dhe nevojat e bashkësisë, nga aspekti shkencor dhe profesional.
- Të marrin pjesë aktive në ndërtimin e politikës makroekonomike dhe mikroekonomike.
- Të informohen dhe të kontribuojnë në elaboratet shkencore dhe profesionale.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Llogaritja e agregatëve themelorë makroekonomikë dhe analiza kritike e politikave aktuale makroekonomike.
- Dhënia e mendimit kritik për politikat zhvillimore dhe aplikimi i tyre në ekonominë kombëtare.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Aftësi për të diagnostifikuar zhvillimet aktuale të tregut, parashikimi i tendencave të këtyre zhvillimeve dhe analiza e efekteve dhe e masave të politikës ekonomike mbi lëvizjet e tregut.

Aftësitë për të vlerësuar

- Të jenë në gjendje të përfshihen në pozita udhëheqëse në organizatat fitimprurëse dhe jofitimprurëse në vend dhe nëpër botë.
- Analiza e proceseve të përgjithshme të zhvillimit ekonomik në botë dhe veçanërisht në proceset e tranzicionit, rajonalizimit dhe globalizimit të trendeve botërore ekonomike.

Aftësitë e komunikimit

- Mundësia e zhvillimit të aftësive personale, komunikimit, hulumtimit dhe fitimi i aftësive të tjera të rëndësishme të cilat janë të nevojshme për punësim.
- Mundësia që studentët të angazhohen në mënyrë aktive në ligjërata dhe të kryejnë hulumtime të pavarura në të gjitha fushat e biznesit dhe ekonomisë.

Aftësitë e të mësuarit

- Zhvillimi i konceptit i mendimit kritik të studentëve.
- Mundësia e përvetësimit të aftësive hulumtuese dhe përvojës për menaxhim, marketing dhe financa publike, në organizatat private dhe jofitimprurëse.

Semestri 1

  • [BE0101] [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Kjo lëndë fokusohet në një spektër të gjerë të metodave të studimit, të cilat mund të shfrytëzohen në kuadër të të gjitha shkencave shoqërore. Vëmendje u kushtohet metodave sasiore, po ashtu edhe cilësore të studimit. Kjo lëndë u dedikohet atyre të cilëve kanë nevojë për zbatimin e hulumtimeve shoqërore, si pjesë e studimeve të tyre akademike.
  • [EMBA01] [6 SETK] Menaxhimi i marketingut - niveli i avancuar
    Lënda ka për qëllim t`i përgatisë studentët që t’i aplikojnë dhe t’i zbatojnë strategjitë e marketingut në praktikat e kompanive, menaxhimin me mjedisin e marketingut, tregun dhe segmentimin e tregut, kërkimet e tregut, sjelljet e konsumatorëve, gjeo-marketingun, marketing guerilën, e-marketingun, si dhe menaxhimin me elementet e marketing miksit të një organizate apo kompanie, ashtu që ato do të jenë në gjendje të bëjnë dizajnimin optimal të elementeve të marketing mikst, si ato të produktit, çmimit, promocionit dhe metodave bashkëkohore të shpërndarjes dhe shitjes me të cilat ballafaqohen kompanitë. Si zgjedhje të rëndësishme të problemeve të marketingut dhe kompanive kyçet në analizën e situatave, zbatimin e kujdesshëm të informatave nga hulumtimet si dhe parimet e marketingut. Qëllimi i lëndës është që të kuptohet ndërlikueshmëria e vendimeve të menaxhimit të marketingut, si dhe kufizimet e analizave te tregjeve, blerësve, konkurrencës si dhe integrimit të konceptit me planin origjinal të marketingut.
  • [EMBA02] [6 SETK] Marketing hulumtues
    Qëllimi i lëndës është: 1. Fitimi i njohurive dhe aftësive për kryerjen e pavarur të projekteve kërkimore të marketingut; 2. Kuptimi i fazave të ndryshme të procesit të hulumtimit-kërkimit të marketingut; 3. Kuptimi i metodave kualitative të hulumtimit në marketing; 4. Njohja e metodave sasiore të hulumtimit në marketing; 5. Kuptimi i metodave dhe instrumenteve të veçanta hulumtuese të marketingut miks;
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [BE0102] Shërbimet e marketingut të avansuar
    • [EMAR0105] Dizajni dhe menaxhimi i produktit
    • [MCMG3022] Menaxhmenti operativ
    • [EFIN0107] Menaxhimi i sistemeve të informacionit
    • [MCBA1019] Menaxhmenti strategjik i avancuar
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [BE0102] Shërbimet e marketingut të avansuar
    • [EMAR0105] Dizajni dhe menaxhimi i produktit
    • [MCMG3022] Menaxhmenti operativ
    • [EFIN0107] Menaxhimi i sistemeve të informacionit
    • [MCBA1019] Menaxhmenti strategjik i avancuar

Semestri 2

  • [BE-THESIS-60] [24 SETK] Punimi i magjistraturës
    Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, punimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit. Pas punimit të versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli mësimor-shkencor formon komision tre anëtarësh, i cili përgatit raport, me të cilin pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli mësimor-shkencor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Pas kryerjes me sukes të mbrojtjes studenti pajiset me diplomë – Magjistër i shkencave ekonomike / drejtimi: marketing.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [MFE01] Retorika
    • [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • [MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • [MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • [MFE05] Komunikimi profesional
    • [MFE09] Tregu i punës
    • [MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
    • [MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
    • [MFE11] Menaxhimi i projekteve
    • [MFE12] Metodat e optimizimit
    • [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
    • [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut
Google+