Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Financa

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Biznesi dhe Ekonomia
Kodi i programit: N-MBAFIN60C
Viti akademik: 2018 / 2019
Titulli: Magjistër i shkencave ekonomike - Drejtimi: Financa
SETK: 60 (1 vit) Akreditimi

Qëllimet e programit janë:
- Ngritja e nivelit të administrimit dhe të udhëheqjes së ndërmarrjes dhe zhvillimi i menaxhmentit bashkëkohor;
- Aftësimi dhe ndërtimi i menaxherëve të profilit bashkëkohor: sipërmarrës, të gatshëm të ndërmarrin aksione, por edhe rreziqe të cilat ndërlidhen me çdo iniciativë, fleksibile, persona të vendosur dhe të guximshëm;
- Arsimimi i menaxherëve me kualifikim të lartë dhe profesionistë me aftësi lideri dhe dëshira për t’u ballafaquar me sfidat e mileniumit të ri;
- Krijimi i menaxherëve me pikëpamje të reja dhe me mënyra, po ashtu të reja, të të menduarit, zhvillimi i aftësive për parashikimin e të ardhmes dhe pranimi i sfidave dhe mundësive, të cilat i ofron biznesi në shekullin 21.

Pas përfundimit me sukses të programit, studentët do të mund:
- Të punojnë në mënyrë individuale dhe në grupe në hulumtimin e formave më përkatëse për plotësimin e nevojave të popullatës,
- T’i elaborojnë dallimet dhe nevojat e bashkësisë, nga aspekti shkencor dhe profesional.
- Të marrin pjesë aktive në ndërtimin e politikës makroekonomike dhe mikroekonomike.
- Të informohen dhe të kontribuojnë në elaboratet shkencore dhe profesionale.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Llogaritja e agregatëve themelorë makroekonomikë dhe analiza kritike e politikave aktuale makroekonomike.
- Dhënia e mendimit kritik për politikat zhvillimore dhe aplikimi i tyre në ekonominë kombëtare.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Aftësi për të diagnostifikuar zhvillimet aktuale të tregut, parashikimi i tendencave të këtyre zhvillimeve dhe analiza e efekteve dhe e masave të politikës ekonomike mbi lëvizjet e tregut.

Aftësitë për të vlerësuar

- Të jenë në gjendje të përfshihen në pozita udhëheqëse në organizatat fitimprurëse dhe jofitimprurëse në vend dhe nëpër botë.
- Analiza e proceseve të përgjithshme të zhvillimit ekonomik në botë dhe veçanërisht në proceset e tranzicionit, rajonalizimit dhe globalizimit të trendeve botërore ekonomike.

Aftësitë e komunikimit

- Mundësia e zhvillimit të aftësive personale, komunikimit, hulumtimit dhe fitimi i aftësive të tjera të rëndësishme të cilat janë të nevojshme për punësim.
- Mundësia që studentët të angazhohen në mënyrë aktive në ligjërata dhe të kryejnë hulumtime të pavarura në të gjitha fushat e biznesit dhe ekonomisë.

Aftësitë e të mësuarit

- Zhvillimi i konceptit i të të menduarit kritik të studentëve.
- Mundësia e përvetësimit të aftësive hulumtuese dhe përvojës për menaxhim, marketing dhe financa publike, në organizatat private dhe jofitimprurëse.

Semestri 1

  • [BE0101] [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Kjo lëndë fokusohet në një spektër të gjerë të metodave të studimit, të cilat mund të shfrytëzohen në kuadër të të gjitha shkencave shoqërore. Vëmendje u kushtohet metodave sasiore, po ashtu edhe cilësore të studimit. Kjo lëndë u dedikohet atyre të cilëve kanë nevojë për zbatimin e hulumtimeve shoqërore, si pjesë e studimeve të tyre akademike.
  • [MCBA2014] [6 SETK] Financat ndërkombëtare të avancuara
    Qëllimet e kësaj lënde është që të sigurojë një hyrje në menaxhimin financiar ndërkombëtar dhe të debatojë se pse është e rëndësishme që të studiohen financat ndërkombëtare, sidomos për dallimin midis finanave ndërkombëtare dhe atyre vendore. Lënda njëherësh prezanton llojet e ndryshme të sistemeve monetare ndërkombëtare, sipas të cilave ekonomia globale mund të punojnë dhe funksionoi në kohë të ndryshme. Përveç kësaj, program i lëndës unioni monetar europian, koncepti i bilancit të pagesave dhe kontabilitetit. Kursi gjithashtu ofron një pasqyrë të qeverisjes korporative në botë, struktura e qeverisjes korporative ndryshon shumë nga vendi në vend, duke reflektuar diversitetin e sistemeve kulturore, ekonomike, politike dhe ligjore.
  • [CMBA07] [6 SETK] Analiza e raporteve financiare
    Lënda përfshin temat në vijim: bazat e analizës financiare, llojet e analizave financiare, kornizën e raporteve financiare, sistemin e raporteve financiare, raportet themelore financiare, fitimi kontabël dhe mjetet, analizat e rrjedhës së parasë, bazat e koeficientit dhe analizën financiare, analizën e mjeteve afatgjate, analizën e integruar, analizën e raporteve financiare, sintezat, analizën e strukturës së kapitalit.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [CMBA1017] Financat publike
    • [EMBA1017] Paraја dhe bankat
    • [EFIN0107] Menaxhimi i sistemeve të informacionit
    • [EFIN0108] Kontabilitet me kompjuter
    • [EFIN0110] Menaxhmenti financiar
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [CMBA1017] Financat publike
    • [EMBA1017] Paraја dhe bankat
    • [EFIN0107] Menaxhimi i sistemeve të informacionit
    • [EFIN0108] Kontabilitet me kompjuter
    • [EFIN0110] Menaxhmenti financiar

Semestri 2

  • [BE-THESIS-60] [24 SETK] Punimi i magjistraturës
    Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, punimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli-Mësimoro Shkencor i Fakulteti. Pas punimit të versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli Mësimoro-Shkeconr formon komision tre anëtarësh, i cili përgatit raport, me të cilin pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli Mësimoro-Shkecor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Pas kryerjes me sukes të mbrojtjes studenti pajiset me diplomë – Magjistër i shkencave ekonomike / Drejtimi: Financa.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [MFE01] Retorika
    • [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • [MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • [MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • [MFE05] Komunikimi profesional
    • [MFE09] Tregu i punës
    • [MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
    • [MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
    • [MFE11] Menaxhimi i projekteve
    • [MFE12] Metodat e optimizimit
    • [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
    • [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut
Google+