Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Financa dhe kontabilitet

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Biznesi dhe Ekonomia
Kodi i programit: N-MBAFINACC120C
Viti akademik: 2018 / 2019
Titulli: Magjistër i shkencave ekonomike - Drejtimi: Financa dhe kontabilitet
SETK: 120 (2 vite) Akreditimi

Qëllimet e programit janë:
- Ngritja e nivelit të administrimit dhe të udhëheqjes së ndërmarrjes dhe zhvillimi i menaxhmentit bashkëkohor;
- Aftësimi dhe ndërtimi i menaxherëve të profilit bashkëkohor: sipërmarrës, të gatshëm të ndërmarrin aksione, por edhe rreziqe të cilat ndërlidhen me çdo iniciativë, fleksibile, persona të vendosur dhe të guximshëm;
- Arsimimi i menaxherëve me kualifikim të lartë dhe profesionistë me aftësi lideri dhe dëshira për t’u ballafaquar me sfidat e mileniumit të ri;
- Krijimi i menaxherëve me pikëpamje të reja dhe me mënyra, po ashtu të reja, të të menduarit, zhvillimi i aftësive për parashikimin e të ardhmes dhe pranimi i sfidave dhe mundësive, të cilat i ofron biznesi në shekullin 21.

Pas përfundimit me sukses të programit, studentët do të mund:
- Të punojnë në mënyrë individuale dhe në grupe në hulumtimin e formave më përkatëse për plotësimin e nevojave të popullatës,
- T’i elaborojnë dallimet dhe nevojat e bashkësisë, nga aspekti shkencor dhe profesional.
- Të marrin pjesë aktive në ndërtimin e politikës makroekonomike dhe mikroekonomike.
- Të informohen dhe të kontribuojnë në elaboratet shkencore dhe profesionale.

Njohuritë dhe të kuptuarit

- Llogaritja e agregatëve themelorë makroekonomikë dhe analiza kritike e politikave aktuale makroekonomike.
- Dhënia e mendimit kritik për politikat zhvillimore dhe aplikimi i tyre në ekonominë kombëtare.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

- Aftësi për të diagnostifikuar zhvillimet aktuale të tregut, parashikimi i tendencave të këtyre zhvillimeve dhe analiza e efekteve dhe e masave të politikës ekonomike mbi lëvizjet e tregut.

Aftësitë për të vlerësuar

- Të jenë në gjendje të përfshihen në pozita udhëheqëse në organizatat fitimprurëse dhe jofitimprurëse në vend dhe nëpër botë.
- Analiza e proceseve të përgjithshme të zhvillimit ekonomik në botë dhe veçanërisht në proceset e tranzicionit, rajonalizimit dhe globalizimit të trendeve botërore ekonomike.

Aftësitë e komunikimit

- Mundësia e zhvillimit të aftësive personale, komunikimit, hulumtimit dhe fitimi i aftësive të tjera të rëndësishme të cilat janë të nevojshme për punësim.
- Mundësia që studentët të angazhohen në mënyrë aktive në ligjërata dhe të kryejnë hulumtime të pavarura në të gjitha fushat e biznesit dhe ekonomisë.

Aftësitë e të mësuarit

- Zhvillimi i konceptit i mendimit kritik të studentëve.
- Mundësia e përvetësimit të aftësive hulumtuese dhe përvojës për menaxhim, marketing dhe financa publike, në organizatat private dhe jofitimprurëse.

Semestri 1

  • [MCBA1018] [6 SETK] Financat për menaxherë
    Lënda ka për qëllim t’u ofrojë studentëve njohuri teorike dhe praktike në fushën e menaxhimit me financa të subjekteve afariste. Lënda ofron një afërsi të mjaftueshme të studentit (si menaxher potencial) me informacionet financiare me qëllim t’u mundësojë atyre analizimin dhe interpretimin e raporteve financiare si dhe marrjen vendimeve të mundshme investive dhe financiare. Gjithashtu kjo lëndë ka për qëllim edhe të zhvillojë shkathtësi të vlerësimit të subjekteve afariste, të menaxhimit me forma të ndryshme të financimit të veprimtarisë afariste si dhe parashikimin dhe vendimmarrjen investuese tani dhe në të ardhmen.
  • [MCBA1011] [6 SETK] Ekonomia e avancuar
    Kjo lëndë përbëhet prej dy pjesëve: mikroekonomisë dhe makroekonomisë. Në mikroekonomi studiohet sjellja e konsumatorit në kuadër të ekzistimit të buxhetit të kufizuar dhe funksionimit të tij të plotë – maksimalizimi i shfrytëzueshmërisë, sjellja e ndërmarrjes në strukturat e ndryshme tregtare dhe roli dhe funksioni i tyre – maksimalizimi i profitit. Në mikroekonomi studiohen edhe faktorët dhe çmimet e tyre dhe roli i shtetit në rregullimin e bizneseve dhe të segmenteve të pasuksesshme të tregut. Makroekonomia e studion funksionimin e ekonomisë në tërësi. Në këtë kontekst vëmendja është fokusuar në madhësitë më të rëndësishme makroekonomike: në prodhimin bruto të vendit, në inflacion, papunësi, kursim, investime, kursin devizor e kështu me radhë. Vëmendje e posaçme u kushtohet faktorëve të cilët e prishin baraspeshën makroekonomike në periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë dhe natyrës e karakterit të politikave të rëndësishme makroekonomike, nëpër të cilat tentohet që prodhimi bruto faktik i vendit të afrohet aq sa është e mundshme me lëvizjen e prodhimit bruto potencial të vendit.
  • [MCBA1019] [6 SETK] Menaxhementi strategjik i avancuar
    Qëllimi i lëndës në studimet postdiplomike është që studentët t’i thellojnë njohuritë e tyre në fushën e menaxhmentit strategjik, nëpërmjet analizave konkrete të ngjarjeve në Republikën e Maqedonisë dhe në vende të tjera të botës. Në këtë drejtim lënda ka për qëllim që t’i përpunojë në mënyrë më të hollësishme të gjitha temat më relevante në drejtimin e meanxhmentit strategjik si dhe ato të plotësohen edhe me shembuj praktik nga organizata të ndryshme të biznesit.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EMBA1015] Statistika aplikative
    • [EMBA1017] Paraја dhe bankat
    • [CMBA1018] Tregjet dhe institucionet financiare
    • [CMBA07] Analiza e raporteve financiare
    • [EMBA10] Revizioni
    • [EMBA1021] Teoria e lojës
    • [EMBA1022] Ekonomia urbane
    • [EMBA1023] Kontabiliteti në sektorin publik
    • [EMBA1024] Kontabiliteti i avancuar menaxherial
    • [EMBA1025] Ekonomia e investimeve
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [MFE01] Retorika
    • [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • [MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • [MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • [MFE05] Komunikimi profesional
    • [MFE09] Tregu i punës
    • [MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
    • [MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
    • [MFE11] Menaxhimi i projekteve
    • [MFE12] Metodat e optimizimit
    • [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
    • [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut

Semestri 2

  • [MCFA2012] [6 SETK] Financat e korporatave
    Lënda paraqet mundësi që studentët t’i thellojnë njohuritë e tyre nga kjo sferë. Me këtë rast, vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet këtyre sferave: burimeve të financimit të firmave, strukturës së kapitalit, financimit të punës rrjedhëse, financimit të investimeve, politikës financiare, analizës financiare.
  • [MCBA2013] [6 SETK] Kontabiliteti financiar i avancuar
    Qëllimi primar i kontabilitetit të avancuar financiar është përgatitja e raporteve kryesore financiare, si: bilanci i gjendjes, bilanci i suksesit, raporti i rrjedhës së parave, bilanci tatimor, me të cilat raporte pasqyrohet performanca operative e kompanisë në kuader të një periudhe raportimi si dhe gjendja financiare në një moment të caktuar kohor. Këto raporte që përgaditen në aspekt kuartal ose vjetor janë në harmoni me SNK dhe SNRF dhe u adresohen palëve jashtë kompanisë duke i përfshirë investitorët, kreditorët, organet regullatore dhe autoritetet tatimore. Krahas përpilimit të raporteve kryesore financare synohet të jepet edhe interpretimi кompetent profesional i të dhënave financiare në funksion të miratimit të vendimeve të drejta eknomike.
  • [MCBA2014] [6 SETK] Financat ndërkombëtare të avancuara
    Qëllimet e kësaj lënde janë që të sigurohet një hyrje në menaxhimin financiar ndërkombëtar dhe të debatohet se pse është me rëndësi të studiohen financat ndërkombëtare, sidomos kur është fjala për dallimin midis financave ndërkombëtare dhe atyre vendore. Lënda njëherësh prezanton llojet e ndryshme të sistemeve monetare ndërkombëtare, sipas të cilave ekonomia globale mund të punojë dhe të funksionojë në kohë të ndryshme. Përveç kësaj, programi i lëndës unioni monetar europian, do ta trajtojë edhe konceptin e bilancit të pagesave dhe të kontabilitetit. Lënda gjithashtu ofron një pasqyrë të menaxhimit korporativ në botë. Struktura e menaxhimit qeverisjes korporativ ndryshon shumë nga vendi në vend. Ajo reflekton diversitetin e sistemeve kulturore, ekonomike, politike dhe ligjore.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EMBA1015] Statistika aplikative
    • [EMBA1017] Paraја dhe bankat
    • [CMBA1018] Tregjet dhe institucionet financiare
    • [CMBA07] Analiza e raporteve financiare
    • [EMBA10] Revizioni
    • [EMBA1021] Teoria e lojës
    • [EMBA1022] Ekonomia urbane
    • [EMBA1023] Kontabiliteti në sektorin publik
    • [EMBA1024] Kontabiliteti i avancuar menaxherial
    • [EMBA1025] Ekonomia e investimeve
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore e lirë
    • [MFE01] Retorika
    • [MFE02] Multilingualizmi dhe multikulturalizmi
    • [MFE03] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet e TI për përpilimin e një punimi shkencor
    • [MFE04] Kapituj të zgjedhur të avancuar nga aplikacionet për përpunimin statistikor të të dhënave
    • [MFE05] Komunikimi profesional
    • [MFE09] Tregu i punës
    • [MFE08] Metodologjia e mësimdhënies
    • [MFE10] Filozofia e shkencave shoqërore
    • [MFE11] Menaxhimi i projekteve
    • [MFE12] Metodat e optimizimit
    • [MFE13] Çështjet etike dhe e drejta në teknologjitë e informacionit (TI)
    • [MFE14] Mbrojta e të drejtave të njeriut

Semestri 3

  • [FIN0101] [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Kjo lëndë fokusohet në një spektër të gjerë të metodave të studimit, të cilat mund të shfrytëzohen në kuadër të të gjitha shkencave shoqërore. Vëmendje u kushtohet metodave sasiore, po ashtu edhe cilësore të studimit. Kjo lëndë u dedikohet atyre të cilët kanë nevojë për zbatimin e hulumtimeve shoqërore, si pjesë e studimeve të tyre akademike.
  • [MCBA1014] [6 SETK] Ekonomia monetare
    Lënda përfshin konceptet dhe politikat themelore monetare, zhvillimin e kornizës monetare, analiza makroekonomike dhe monetare dhe shfrytëzimi i analizës regresive, por edhe tregjet dhe institucionet financiare. Ky kurs duhet t’u ndihmojë studentëve (në aspektin konceptual dhe metodologjik) t’i analizojnë politikat e ndryshme monetare, lidhjen midis agregateve monetare dhe viriabileve makroekonomike, si dhe rolin e institucioneve të ndryshme monetare dhe financiare në procesin e ofertës së parasë.
  • [EMFA2014] [6 SETK] Menaxhimi i portfolios dhe menaxhimi i riskut
    Lënda trajton nocionet dhe funksionet themelore të sistemit financiar, ndërmjetësit tregtar, instrumentet tregtare, parimet dhe organizimin e punës dhe rolin e tyre në ekonominë e përgjithshme dhe në sistemin financiar, posaçërisht të ekonomive kombëtare. Tregjet dhe instrumentet financiare në fjalë janë të kohës më të re. Këto funksionojnë në ekonomitë e zhvilluara të perëndimit. Paraqitja dhe zhvillimi i tyre e nxisin zhvillimin e sektorit rajonal, shfrytëzimin optimal dhe alokimin e resurseve të pakta, ndikojnë ndaj madhësive dhe vlerave makroekonomike.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EMBA1015] Statistika aplikative
    • [EMBA1017] Paraја dhe bankat
    • [CMBA1018] Tregjet dhe institucionet financiare
    • [CMBA07] Analiza e raporteve financiare
    • [EMBA10] Revizioni
    • [EMBA1021] Teoria e lojës
    • [EMBA1022] Ekonomia urbane
    • [EMBA1023] Kontabiliteti në sektorin publik
    • [EMBA1024] Kontabiliteti i avancuar menaxherial
    • [EMBA1025] Ekonomia e investimeve
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EMBA1015] Statistika aplikative
    • [EMBA1017] Paraја dhe bankat
    • [CMBA1018] Tregjet dhe institucionet financiare
    • [CMBA07] Analiza e raporteve financiare
    • [EMBA10] Revizioni
    • [EMBA1021] Teoria e lojës
    • [EMBA1022] Ekonomia urbane
    • [EMBA1023] Kontabiliteti në sektorin publik
    • [EMBA1024] Kontabiliteti i avancuar menaxherial
    • [EMBA1025] Ekonomia e investimeve

Semestri 4

  • [MA-THESIS-BE-120] [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Pas dhënies së provimeve, studenti mund të fillojë me procedurën e paraqitjes, së punimit dhe mbrojtjes publike të temës së magjistraturës. Studenti zgjedh mentorin, me udhëzimin e të cilit e përgatit aplikimin e tezës së magjistraturës. Aplikimi patjetër duhet të lejohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit. Pas punimit të versionit final të tezës së magjistraturës, Këshilli mësimor-shkencor formon komision tre anëtarësh, i cili përgatit raport, me çka pranohet ose refuzohet teza e magjistraturës. Raporti pozitiv miratohet nga Këshilli mësimor-shkencor dhe caktohet dita e mbrojtjes publike. Pas kryerjes me sukses të mbrojtjes studenti pajiset me diplomë – Magjistër i shkencave ekonomike / Drejtimi: financë dhe kontabilitet.
Google+